I
Thonë që prindi digjet për fëmijën e vet
Përgjithësim i pasaktë mund të jetë
I thënë nga prindërit vetë
Që prapsitë q’ju bëjnë fëmijve në jetë
Të mbulohen me një fletë të bardhë
Ku është shkruar vetëm kjo fjalë
E përtej s’ka .
Por s’janë të gjithë prindërit engjuj
Disa janë engjuj me brirë
Edhe brirët i fshehin mirë
Tek fjala e t’parve që ju vjen si ndihmë.
Këtë e kam parë vetë
Disa herë në jetë
Dhe ‘sipas zakonit’ heshtur e kam..
II
Thonë që fqinji i mirë është pasuri
Dhe tek e mendoj që ne të pasur s’jemi
Them që kjo është e saktë me siguri
Se.. nëse shteti është si deti
E lagj’ja si përrua
Atëherë në lagje shteti ka marrë në thua
E s’po këndellet dot
Prej këtu ku e keqja mbinë e shpejt rritet
Dalin shtetarë të vegjël e të pazot
Prej këtu ku në qendër e keqja ulet
Edhe këngës ja thotë
Pajiset shteti me smirëzinjë të mësuar
Që me paratë tona enden nëpër botë
E botë e tyre e madhe, veq sa lagj’ja ku kanë jetuar...
Dhe tek shikoj tubimet partiake me salla plotë
Ku të këqinjtë e djeshëm duartrokiten edhe sot
Më bëhet se kjo sjellje nga vjen e di
Në lagje mund të v’rehen shumë ngjajshmëri...
Se lagj’ja është si përrua
Dhe bashksia si deti, këtu merr hov a merr në thua.
Ireshtansi
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38 LEGJENDA
Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39 (Gorki dhe Kadarea)
Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...