Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FRONTI BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR
Publikuar më 26 maj, 2015 në orën 13:32 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mbi Testamentin e Shqiptarësisë.
Pronocim i FBKSH-së kundruall relacioneve dhe konteksteve gjeopolitike në Rajon.
1.
Testamenti shpirtëror i shqiptarësisë ndryen në thelbin e vet një të vërtetë madhore: Ribashkimin e Kombit.
Të gjithë brezat e Shqipërisë së Përjetshme i janë falur një përbetimi të vetëm: Bashkimit të Popullit Shqiptar.

Pytni Ju, të shumë respektuar miq të denjë të këtij populli antik, pyetni shlirshëm secilen shqiptare, dhe secilin shqiptar, pyetni se cfarë fshihet në thelbin e zemrës së tyre.Një përgjigje të vetme do ta keni: Përbashkimin e Shqiptarëve në një Kushtetutë të vetme.
Pyetni Ju, pushtetarë aktual nëpër qeveritë e kryeqendrave shqiptare, pyetni shlirshëm secilen shqiptare dhe secilin shqiptar, pyetni se çfarë nënkupton për ata Bashkimi Kombëtar. Shumë përgjigje do të keni: mirëqenie, fuqi gjeopolitike në rajonin e trandur të Siujdhesës, sublimim i arritjeve në shkencë, në kulturë, koordinim i bashkëpunimit të mirëfilltë me kryeqendrat europiane.

2.
Përballë gjykimit të qartë, me premisa historike, qëndrojnë të gjithë ata të cilët janë përbetuar mbi Testamentin e Shqiptarësisë.
Ata kanë qenë dhe janë ajo konstanta qenësore mbi të cilën ndërtohet e ardhmja e një kombi të qytetëruar.
Të tillë kanë qenë edhe ATA të cilët gjatë gjithë këtyre viteve të mbasluftës, larg kujës së përditshmërisë, me devotshmëri e vetëdije të kulluar kombëtare, i kanë qëndruar në besë përbetimit të Ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare: Bashkimit Shqiptar.
Përbetimi, dhembja, shqetësimi, flijimi i Luftëtarit të Bashkimit Kombëtar, kudo nëpër truallin shqiptar, duhët të shëndrrohet në detyrim për të gjithë shqiptarët.
Flijimi i Luftëtarit të Bashkimit Kombëtar është akti më madhor brenda të vërtetës së përjetshme të popullit shqiptar.
Përkushtimi dhe përulja ndaj një akti të këtillë kaq sublim, nënkupton vetëdije dhe rezonim të qartë historik.E kundërta e kësaj nuk është tjetër pos shfytyrim njerëzor e shkallmim kombëtar.

3.
FRONTI BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR ua tërheqë vëmendjen të gjithë pushtetarëve, intelektualëve, shtresave nga më të ndryshmet të shoqërisë, se vetëm Ribashkimi i Kombit përmbledh në vetvete platformën e mirëqenies në trojet shqiptare.
Të përbetuarit mbi Testamentin e Shqiptarësisë frymojnë kudo. Të devotshëm, në heshtje, të pathyeshëm në përbetimin e vet, ATA i nënshtrohen vetëm thelbësisë së Testamentit të Bashkimit Shqiptar. Ata janë konstanta që gjëllon nëpër histori, ata janë vetë kujtesa dhe identiteti i shqiptarësisë. Ata janë determinuesit e së ardhmes së kombit tonë. Vizioni i tyre tejkalon secilën rrokulli. Luftëtarët e Bashkimit Kombëtar janë trajta metafizike e ekzistencës shqiptare.

Shqiptarët, duke iu përmbajtur normave etike dhe juridike dhe të pozicionuar qartë brenda rrjedhave gjeopolitike të Aleancës Euro-Atlantike do të dijnë ta përmbyllin procesin e gjatë historik të Çështjes Shqiptare.
Shqiptarët, duke iu përmbajtur normave etike dhe juridike, duke iu përmbajtur të gjitha akteve ndërkombëtare, do ta përmbyllin dinjitetshëm procesin afatgjatë të Bashkimit Kombëtar.
Kombi Shqiptar ka dëshmuar qartësi monumentale në të orientuarit kulturo-politik e socio-psikologjik përmes vlerave të qytetërimit Euro-Antlantik.

Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar.
Ismail Bajrakjtari, kryetar i FBKSH-së për Kosovën Historike.

Prishtinë, Maj 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 36 vizitorë
Lexuar: 807 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi