Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DILEMA GREKE PËR KONISPOLIN
Publikuar më 27 maj, 2015 në orën 23:05 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kanë ndodhur dy goditje të fundit, të përgatitura dhe të drejtuara nga emisari grek, në shërbim të Greqisë në Shqipëri, koloneli peshkop Janullatos. Ky kërkon ta kthejë Shqipërinë në një shtet pa kombësi shqiptare dhe shqiptarët e vërtetë te mbeten me kombësi shqiptare, pa shtet, deri në asimilim të plotë.

1. Skandali në Delvinë: Ulet flamuri shqiptar, ngrihet ai i Verio Epirit. 2. Në zgjedhjet për bashkinë e Konispolit, bëhen përpjekje, se kush do ta fitojë atë, grekët apo shqiptarët. Shqipëria s’ka as qeveri, as Akademi të shkencave, kjo është fatkeqësia që ka pllakosur këtë shtet. Është thënë disa herë. Rexhep Shahu thotë: “z. Rama nuk ka guxuar të merret me shqiptarët e Çamёrisë dhe çështjen çame, sepse për të ardhur Rama në pushtet, pati mbështetjen nga Greqia, e cila mobilizoi politikën e saj,për të nxitur shqiptarët që jetojnë në Greqi,të votojnë Ramën”... Ndërsa Sali Berishës, më 28 dhjetor 2011, (special nga AMA – New.) Kisha Greke i dha titullin e lartë “Bekimi ynë i Artë” për shërbime të shquara ndaj Greqisë”. (R. Bebo, “artikuj dhe ngjarje”, bot. 2012, f. 14).
Kështu, të dy partitë kryesore, të zgjedhura që në fillim nga Ramiz Alia, janë të shitura te greku dhe greku i përforcoi më shumë, duke pasur në krye të tyre Janullatosin, i cili ështe kthyer në një guvernator mbi qeveritë shqiptare. Pavarësisht nga konjuktura e sotme.
Ju, grekët, nuk doni ta njihni historinë, sepse u ka mbuluar një megalomani hipokrite. Por keni parë tri raste gjatë shekullit që kaloi, kur me urdhër jeni larguar nga Shqipëria e Jugut me bishtin në shalë. Po ua kujtojmë: më 17 maj 1914, u urdhëruat nga qeveritë evropiane për tu larguar nga Shqipëria e Jugut. (Pas masakrës së viteve 1913 – 1914). Herën e dytë, në “Luftën Italo-greke”, Më 5 prilli 1941, me urdhër të Berlinit, u larguat nga Shqipëria, me të 15 divizionet greke dhe pas 15 prillit në Shqipërinë e Jugut nuk mbeti këmbë e ushtarit grek. Latë kufomat e ushtarëve tuaj përrenjve, maleve dhe kodrave të pavarrosur që u bënë pre e rrëkeve që i hodhën në lumë e në det. (Temë tjetër kjo)
Herën e tretë, mars 1997, vërshuat kundra Shqipërisë së Jugut me zjarr dhe hekur, njësoj si në Luftën e Parë Botërore 1913-1914, të përgatitur nga usta Janullatosi me ndihmësit e tij Sali Berisha e Fatos Nano, duke u pleksur në një luftë civile me 3000 të vrarë dhe 11000 të plagosur. Filluat piketimin kufirit të Shqipërisë së Jugut, ndërmjet rrjedhjes së mesme dhe të poshtme të lumit Vjosa. Por nga Magdalena Ollbrajt, sekretare e SHBA, dhe prej Evropës nga Çylleri, kryeministrja e Turqisë morët ultimatum dhe u larguat me vrap nga sytë-këmbët.
Por ju prapë nuk doni ta kuptoni dhe organizuat sërish skandalin në Delvinë. Më 16 maj, me rastin e “101 vjetorit të aneksimit të jugut të Shqipërisë” (që njihet nga greket si Autonomia e Vorio Epirit) – Protokolli i Korfuzit . Sqarim : Diplomati Ferdinando Salleo, thotë: “Dispozitat e Korfuzit iu parashtruan kryeqyteteve evropiane për t’i vënë në jetë. Negociatat u mbyllën me 17 maj 1914, miratimi erdhi më 2 korrik 1914. “Dispozitat” konfirmuan domosdoshmërinë e tërheqjes së plotë të grekëve nga Shqipëria. (“Shqipëria gjashtë muaj demokraci”, bot, 2000, f. 78).Ç’farë kërkoni “Protokolli i Korfuzit” është fshirë nga diplomacia evropiane që më 17 maj 1914.
Dhe prapë një grup grekësh, të shoqëruar nga minoritarë grekë në Krane të Delvinës bënë homazhe në përmendoret e andartit grek Thimios Lolis, i cili ka kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitet 1914 dhe1944. Në homazhe është hequr flamuri shqiptar i zonës dhe është ngritur ai i “Vorio Epirit”. Ky provokim i rëndë, vijoi me Odiseas Boros, kryetar i organizatës së Vorio Epirit “Pirro” në Thesali. Ai mbajti një fjalim me tone nacionaliste ku bënte thirrje se “Vorio Epiri është tokë Greke dhe nuk e kemi harruar”. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm dhe trupa paraushtarake greke të Lidhjes Nacionaliste Greke.

Akte të tilla, si ulja e flamurit shqiptar dhe ngritja e flamurit të aneksimit të Jugut brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nxisin urrejtjen etnike midis qytetarëve shqiptarë në prag të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 21 Qershor.
Të nesërmen më 17 Maj, Stavros Gjinos, Odiseas Boros bashkë me kryetarin e OMONIA-s, Leonidhas Papas, morën pjesë në Delvinaq të Pogonit në paradën e përvitshme që organizon Mitropoliti i Konicës “për shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit – aneksimi i Jugut të Shqipërisë”. Paraushtarakë grekë, mbanin në duar parrulla ku shkruhej: Vorio Epiri Tokë greke, do të rikthehemi dhe toka do të dridhet... Kryetari i OMONIA-s, mbajti një fjalim histerik për aneksimin e Jugut të Shqipërisë dhe u takua me oficerë të lartë të sigurimit dhe ushtrisë greke. Ka mëse dy vjet që në Jugun e Shqipërisë lëvizin ish-ministri i mbrojtjes së Greqisë, ish-Shefi i Shtabit të Ushtrisë greke dhe gjeneralë të sigurimit, zbulim dhe kundërzbulimit grek. Qëllimi i tyre është njohja e terrenit shqiptar. Në të njëjtën kohë, nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule, si dhe Fredi Beleri, Anastas Guda, Jani Babi, organizuan tubim për këtë përvjetor, duke kërkuar me çdo kusht që minoritarët të votojnë vetëm për kandidatët e PBDNJ dhe OMONIAs. Vangjel Dule në vitin 2010 ishte njëri nga iniciatorët për vendosjen e përmendores së andartit Thimio Lolis në fshatin Krane të Komunës së Delvinës.

Paraushtarakë grekë mbanin në duar parrulla ku shkruhej: Vorio Epiri Tokë greke, Do te rikthehemi dhe toka do të dridhet. (A. Llalla).
Prof. Dr. Agim Shehu shkruan: “Ndjejmë kënaqësi të veçantë si shqiptarë që historiani Dieter Fahrni, Gjenevën e quan “Qyteti i Shqiponjës”. Shqiponja e Zeusit, perëndia e pellazgëve, e të parëve tanë të njohur, është simbol i herët hyjnie i mbajtur nga shqiptarët në besimet, legjendat, kurorat mbretërore e në Flamurin kombëtar; flamur nder më të lashtët e më të drejtët në botë. (“Fisnikëria Helveto-Ilire” bot. 2006, f. 10).

Në një kohë u pushtua Kosova me Çamërinë. Milosheviçi e trazoj ujin, siç thoshte Maoceduni, por Kosova mori pavarësinë në saje të miqve amerikano-anglezë. Sot ju presim “ta dridhni tokën”, se boll vajti një shekull që e keni pushtuar. Duhet turbulluar uji dhe kufiri të vijë te viti 1830, në jugë të Epirit dhe të Thesalisë dhe do t’i kthehen atdheut të tyre, Shqipërisë .

Me sa para mend, hiqni flamurin shqiptar mijëravjeçar në Delvinë, në Shqipëri dhe vini flamurin grek te vitit 1830 dhe një copë robë për flamur të Vorio-Epirit.?... MËSONI JU GREKËT: Ai Flamuri Shqiptar vjen tek ne sot nga SHQIPONJA QË MBANTE ZEUSI NË SKEPTËR dhe prej këtej ne quhemi SHQIPTARË me KOMBËSI dhe GJUHË SHQIPE. Ky Flamur kaloi mijëra vjet dhe arriti te Aleksandri i Madh, te Pirrua, te Skënderbeu dhe te Ismail Qemali, po me këtë flamur... Dhe ju sot merrni guximin e hiqni, si mysafirë të ardhur në Shqipëri... Ju e keni bërë Shqipërinë, sikur shkoni nga Seleniku në Janinë... Kështu Janullatosi juaj dhe peshkop jonë ua ka shtruar rrugën për të ardhur në shtetin Shqiptarë kur të doni dhe sa herë të doni. Ndërsa Shqiptarëve u griset pasaporta dhe u hidhet në fytyrë, kaq të pacipë jeni. Pyesim, sa kohë do të vazhdojë kjo gjendje?... Ju, tek e fundit, nuk keni faj, sepse si gjeni, bëni. Por për këta tradhtarë që u lejojnë, do të përgatitet dhënia e llogarisë në sheshin Skënderbeg...
Aneksimi i KONISPOLIT
Anastasios Gudas e filloi fushatën, jo në Mursi, as në Xarrë, as në Markat, as në Konispol, por te padronët e tij në Athinë. Ai përkrah kandidatit tjetër të PBDNJ-së për bashkinë e Himarës, pjesëmarrësin në masakrën e Peshkëpisë më 1994, ish-i burgosur ordiner Fredi Belerin, foli në greqisht për një aneksim të butë të zonës, duke ju bashkangjitur ekonomikisht Gumenicës. Guda premtoi se do të punësojë në bashkinë e Konispolit të gjithë minoritarët grek që kanë shtetësi të dyfishtë si dhe grekët e papunë të Gumenicës në Konispol, pasi Greqia gjendet në gjendje të rëndë ekonomike...

Pas takimit, Anastas Guda takoi ekstremistin Babis Karathanos, i cili njihet për aktivitetet e tij antishqiptare që në fillim të viteve 1980, si dhe deputetin e djathtë Terenc Kuik. Deputeti Terenc Kuik ka qenë njëri nga mbështetësit kryesor të regjimit të Sllobodan Millosheviçit në Greqi. Ditë më parë, Anastasios Gudas shpërndau nëpër territorin e bashkisë së Konispolit, fletushkat propagandistike të shtypura në Greqi vetëm në gjuhën greke duke i dhënë një drejtim të rrezikshme fushatës.
Shtypja e fletushkave në gjuhën greke nga Gudas, tregon se ai nuk ka qëllim për zhvillimin ekonomik të zonës, por për të bërë asimilimin e shqiptarëve dhe për të treguar se bashkia e Konispolit banohet me shumicë nga minoriteti grek.

Në zgjedhjet për bashkinë e Konispolit luftohet se kush do ta fitojë atë, grekët apo shqiptarët. (A. Llalla. 20 maj 2015. Lajmi I fundit cicerr). Greku vazhdon të ofendojë dhe poshtërojë Shqiptarët, por le të mesojnë se ç’farë thonë te huajte për shqipërinë:
Felix Zhylien, duke u lavdëruar shqiptarëve «pasionin për pavarësi e lavdi si tipar kryesor karakteri e burim heroizmi» shton: «Në të gjitha kohët Shqipëria ka qënë vëndi klasik i heronjve: atje Homeri gjeti Akilin, Greqia Aleksandrin e Madh e Papa Eugjen IV Skënderbeun». Te vepra «Shqiptarët» historiani amerikan Edvin Zhak po ashtu: «Këta bij të paepur të Shqipes ishin pasardhës të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Pirros» Jo rastësisht dy Brirët, simbol pellazg, i mbanin të tre bashkëkombasit e mëdhenj, Leka i Madh, Pirroja dhe Skënderbeu. Historiani Flori i sh. 2, thotë se para Pirros, përkrenarja me brirë, qe profil i kokës së Aleksandrit të Madh. Dijetari P. Franke, shkruan se Skënderbeu «mban një helmetë me dy brirë cjapi të mëdhenj, që nuk ndeshen gjëkund në tablotë bashkëkohore. (A. Shehu)
Zeusin e rriten dy prifteresha kurite në shpellen e malit «ID» te Kretës, Malta dhe Melisa, e para me qumushtin (malte) të dhisë mallteze dhe e dyta Melisa me mjaltë, prej kendej vjen helmeta me dy brirë. (R. Bebo ‘Zeusi’, bot 2009, f.
28).
Dijetari i shquar Karl Treimer… thotë: «Të parët e shqiptarëve të sotëm kanë qënë bartësit e një shteti të madh të fuqishëm dhe krijues të kulturës evropiane të Epokës së Hekurit, pra të një kulture të vetive të larta…». Edvin Zhak vlerëson: «Ky popull i lashtë pellazg shënon një datë më të herët se zhvillimi i qytetërimeve të Greqisë e të Romës. Ne zbulojmë gjurmë të kulturës parahelene të Shqipërisë, të cilat nuk mund të kuptohen ndryshe» (me gjithë nderimin që kemi si popull, sllavët në stepa e moçale as që zihen në gojë). Antropologu amerikan C. S. Kun te «Mbi racat e Europës» thotë: «Ilirët, racë nordike…krijuesit e qytetërimit të Hekurit në Evropën JL, kur emri Romë e Athinë ende nuk ka qenë dëgjuar»!
Për fat të keq, duke dashur të sigurojnë të sotmen e tyre, grekët shtrëmbërojnë të kaluarën e fqinjës-Shqipëri: «Maqedonia-historikisht greke…Filipi e Aleksandri i Madh grek(!)» e këtë e marrin si aksiomë për të cilën nuk qasin vërtetim. (A. Shehu).
Historiani grek Niko Kazanzaqi, manipulon në librin «Ja vdekje ja liri». Ja kushton, legjendarit të Konispolit Haxhi Mehmet Dalani që u flijua me 800 kalorës të fshatrave të Konispolit në Frangokastello të Kretës kundra turqëve në vitin 1828, dhe i ndryshon emrin nga Mehmet në Mihal dhe e vendos ne eciklopedi për grek. (R. B).

«Të hesht për të vërtetën e Atdheut do bëja tradhëti ndaj tij»
E në fund diçka më mbresëlënëse. Për punë të vet, CIA më 1996 jep një raport sekret (e publikoi dhe TV grek «Antena»): «Leka i Madh dhe Maqedonia e asaj kohe, ishin ilirë, ata ishin armiq të Greqisë kurse vetë Maqedonia nuk ka qënë greke». E më tej: «Grekët frikësohen se maqedonët do t’i kërkojnë vlerat e tyre e kjo mund të shndërrohet në një çështje serioze në atë pjesë të Evropës…». Duke iu tingëlluar hidhur, qarqet e interesuara greke para se të mendojnë ndonjë tjetër «aksident makine.» për autorin e shkrimit, le të sqarohen njëherë me CIA-n.
Ndërsa Natalie Klayer te «Fillimet e nacionalizmit shqiptar» përcakton: « Fabrikimi i Panteonit Kombëtar ka filluar shumë më parë se 1896, dhe përmblidhte figura të tilla si Aleksandri i Madh, Pirro, Skënderbeu, Bushatllinjtë dhe Ali Pashë Tepelena». (A. Shehu).

Rasim Bebo,

Addison, Çikago, maj 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 461 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi