Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pėr solipsicistat
Publikuar më 30 maj, 2015 nė orėn 14:20 ( ) Salih Mehmeti | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lufta nė Kumanovė nuk ėshtė vetėm pėrleshja e armatosur me 9 dhe 10 maj. Mė shumė sesa autoblindat, predhat, helikopterėt sulmues, mė aktiv ishin njė pjesė e medieve nė Kosovė qė gjakojnė me e zhduk idenė e njė rebelimi tė pėrgjithshėm nė Maqedoni. Duke e absolutizuar kėtė status-quo aktuale, mediet qė shtyjnė agjenda parapolitike kanė nisur tė stigmatizojnė shumicėn e atyre qė u vranė nė luftimet nė Kumanovė.

Nė pėrpjekje pėr tė luajtur ikonoklastin, gazetari i Kohės Ditore, Enver Robelli nė njė artikull tė tij i quan shumicėn e tė vrarėve si gjoja tė pėrfshirė nė haraē, shkelje tė ligjit e akte delikuente. Ky gazetar qė pėr disa momente kishte mbresėn se ėshtė prokuror, ankohet se pėrse 9 tė vrarėt nga Kosova po celebrohen si heronj. Pėr Robellin nuk ka rėndėsi nėse Lagjja e Trimave nė Kumanovė u rrethua nga mijėra efektivė tė policisė ushtarake maqedonase, mjete tė blinduara luftarake e helikopterė sepse gjithēka ishte provokuar nga luftėtarėt e UĒK-sė. Ndryshe nga ky gazetar i Kohės Ditore, ish-kryetarja e Komitetit tė Helsinkit pėr Maqedoninė, Mirjana Najēevska qysh nė fillim ka thėnė se veprimet e policisė pėrbėjnė krim kundėr popullatės civile nė Kumanovė. Pra, ende kur dhimbja po gėrryen me dhjetėra familje nė Kosovė pėr humbjen e djemve tė tyre, gazetari Robelli nė maninė e tij prej nekrofili rropatet tė ēkuptimėsojė gjithēka, a thua sikur krejt kjo u ysht pėr njė grusht para e prej disa pėshpėrimave nė Zyrat e Shėrbimit Inteligjent tė Maqedonisė. Nė kėto kushte kur opinioni ėshtė shėrbyer pėr disa javė me raportime tė gėnjėshtėrta mbi tė vėrtetėn e Kumanovės, shkrime si kėto tė Robellit sajojnė pėrshtypjen sikur nė grup aventurierėsh pėr hesape meskine provokojnė njė pėrplasje tė armatosur. Ashtu sikur mediet e Gruevskit, edhe Robelli me disa medie po bėjnė tė pamundurėn pėr tė depolitizuar luftimet nė Kumanovė. Vetėm kėshtu sigurohet satanizimi i pjesėmarrėsve, tė cilėt tash e tutje paraqiten si njė grup te frustruarish qe pėrpiqen tė zhvatin pėrfitime. Njė logjikė e pėrēudnuar e keqkupton luftėn si e nxitur nga thellėsitė ireale tė njė invididi dhe jo si vazhdim i politikės me mjete tė tjera. Rasti i Kumanovės nuk e prodhoi situatėn aktuale nė Maqedoni por anasjelltas. Zaten ai duhet parė si metastazim i segregacionit 14-vjeēar ku shqiptarėt janė eklipsuar nė kufijtė e sė padukshmes. Luftimet nė Kumanovė doemos se do ta politizojnė ēėshtjen shqiptare nė Maqedoni, pėr tė cilėn ėshtė pandehur se me Marrėveshjen e Ohrit ėshtė mbyllur. Marrėveshja e vitit 2001 ėshtė surrogate, pėrmes tė cilės shqiptarėt flijuan mundėsinė pėr tė qenė tė pavarur me njė bashkėjetesė nė kushte poshtėruese. Pa ndihmė nga Prishtina e Tirana e tė mpleksur nė njė luftė drobitėse mbi dy partive politike, shqiptarėt nė Maqedoni janė degdisur nė atė qė nė teorinė post-koloniale quhet ‘subaltern’, njė referencė pėr klasat e rrėnuara sociale, tė nemitura e pa mundėsi tė zėrimit tė problemeve tė tyre. Njė situatė si kjo prodhon njė frymė solipsiciste, ku gjithēka pėrtej vetės shihet si e paqenė. Disa medie qėllimisht i kanė dhėnė hapėsirė njė shkrimi tė njė banori nga Lagjja e Kumanovės, nė njė pėrpjekje pėr tė pėrforcuar pretendimin se luftėtarėt e UCK-sė sollėn shkatėrrimin e gjithēkaje nė kėtė lagje. Ėshtė fjala pėr Hamdi Nuhijun, banor i Lagjes sė Trimave. Shkrimi i tij ėshtė njė lament jo pėr shqiptarėt e vrarė, por pėr atė ēka ai quan shkatėrrim tė rehatisė sė tij. Ja njė margaritar qė dėshmon kėtė rezonim pervert:
"Deri para asaj date gjithēka ishte nė rregull me jetėn dhe hallet tona tė pėrditshme. As qė kishim problem me dikė e as qė na pengonte dikush nė jetėn tonė tė pėrditshme"
Mjafton kaq pėr tė kuptuar se njė logjikė e tillė ėshtė pėrkufizimi i gjallė i solipsicizmit. Hamdiu nga Kumanova kuit sesi 9 maji zhduku atė qė pėr tė kishte qenė jetė normale. Hamdiu naiv beson se rahatia e mėparshme nė Lagje reflektonte paqen e natyrshme e cila u prish vetėm nga luftėtaret e UĒK-se. Ai beson marrėzisht se edhe tė tjerėt e ndajnė tė njėjtėn rehati si ai. Atij s’i bėn pėrshtypje se realiteti disa qindra metra larg lagjesh sė tij e tradhton rehatinė e pretenduar. Ndryshe nga Lagjja e Trimave, e mbipopulluar shtėpi mbi shtėpi si njė geto, disa qindra metra mė larg ndodhen ndėrtesa shumėkatėshe me njė planimetri tė rregullt ku jetojnė banorė sllavo-maqedonas. Mjafton ky mikrokozmos i jetės urbane pėr tė sipėrfaqė shtresėzimin e padrejtė nė Maqedoni ku qytetarėt rangohen nė kategori varėsisht etnisė sė tyre. Hamdiu ėshtė epitomė e asaj kategorie shoqėrore qė shtypjen e natyralizon, pa e kontestuar asnjėherė atė. Ajo pėr ta bėhet aq e natyrshme, diēka krejt normale saqė ēfarėdo pėrpjekje pėr t'i dhėnė fund padrejtėsisė, nė sytė e Hamdiut dhe tė tjerėve si ai shihet si jo-normale. Kjo ėshtė pikėrisht ajo ēka Owen Alik Shahadah, njė aktivist panafrikan, e quan mendėsi skllavi. Ai thotė se kur i tregon lirinė mendje-skllevėrve, ata me gjasmė do tė sulmojnė se po u prish parajsėn: pėr ta liria ėshtė nė zinxhirėt e tyre dhe ēlirimtarėt janė armiqtė e tyre. Pikėrisht me njė sprovė tė tillė do tė ballafaqohej udhėheqėsi ikonik, Kwame Nkrumah nė sendėrgjimet e tij pėr tė mėvetėsuar Ganėn. Pavarėsia politike, sipas tij, nuk do tė ishte asnjėherė e mjaftueshme nėse nuk do tė bashkėshoqėrohej edhe me mėvetėsi ekonomike. Por kur Gana po e krijonte staturėn e saj ekonomike, Nkrumah do tė nėnkuptonte se gjithēka ishte pėrpjekje donkishoteske nėse nuk arrihej njė pavarėsi psikologjike, qė do tė thoshte shqitje nga mendėsia e robit.

29 maj, 2015

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Salih Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 400 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Me largimin e “misioneve tė huaja, fillon str...
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:09
Baromteri diplomatik *** Mos e kritikoni dhe mos e fajėsoni BE-nė, se mund tė ndodhė ajo mė e keqja, qė disa shtete tė saj ta tėrheqin njohjen ndėrkomb...
EDHE TI O RAMUSH I LĖVIZE FJALĖT?!?
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:05
...O POPULLI IM! PASKE PASUR FATIN E KEQ QĖ, NUK U MĖSOVE DHE AKOMA NUK PO MĖSOHESH ME KĖTO LOJRAT E NDĖRKOMBĖTARĖVE SI DHE ME DREDHITĖ E HILET E KĖTYRE TĖ...
Zoti ambasador, me gjepura nuk hidhet poshtė ...
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:35
Reagim ndaj qėndrimit tė Ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, z. Greg Delawie Nė intervistėn ekskluzive pėr emisionin « Rubikon » tė datės 5 dhjetor Ambasa...
Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojė S...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:28
Barometri diplomatik Jo, Serbia me liderėt, me akademikėt, me popat e saj, dhe me patriarkun Irinej nė krye, tė kėrkojnė rikthimin e Kosovės nėn “ombre...
ZGEDHJET E JASHTĖZAKONSHME KOMUNALE NĖ PRESHE...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:25
Jemi nė prag tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme Komunale nė Preshevė. Deri te ky proces ka ardhur pėr shkak tė dėshtimit tė Koalicionit tė fundit ndėrmjet tė...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi