Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
VRASJA E VĖLLEZĖRVE BYTYQI ĖSHTĖ AKT GJENOCIDAR
Publikuar më 30 maj, 2015 nė orėn 14:27 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Aleksandėr Vuēiqi dhe fshehja e gjenocidit

Deklarata e Ministrit tė Jashtėm tė Kosovės, Hashim Thaēit nė OKB se Kosova do ta padisė Serbinė pėr gjenocid dhe se do tė kėrkojė dėmshpėrblim pėr krimin mė tė rėndė kundėr njerėzimit qė aplikoi shteti serb nė Kosovė nxiti reagime tė menjėhershme tė palės serbe. Nga tė gjitha reagimet serbe po veēoj reagimin e Kryeministrit serb Aleksandėr Vuēiqit, i cili deklaroi se gjoja “Ministri i Jashtėm i Kosovės, Hashim Thaēi, nuk e kupton se ēfarė ėshtė gjenocidi sepse ai nuk ėshtė jurist dhe deklarata e tij nuk ėshtė e bazuar nė fakte”.

Ēėshtjen e “domosdoshmėrisė” pėr tė qenė jurist apo “pėr t’u bazuar nė fakte” pėr krimin e gjenocidit serb nė Kosovė, e kam trajtuar nė librin «Mashtrimi i Madh». Kryeministrit serb nuk po i citoj juristė tė huaj apo fakte nga pala shqiptare pėr tė dėshmuar se nė Kosovė ka ndodhur gjenocidi dhe se falė ndėrhyrjes ushtarake tė NATO-s pėrmasat e gjenocidit ishin mė tė vogla se sa kishte paraparė shteti serb. Nė kėtė rast po pėrmendi vetėm deklaratėn e ministrit serb tė Punėve tė Jashtme, Goran Svilanoviqit, i cili nė zyrėn e Carla Del Ponte-s, mė 3 tetor 2003, pėrpiqej tė arsyetonte shkaqet e refuzimit tė dorėzimit tė arkivit tė Kėshillit Suprem tė Mbrojtjes sė Jugosllavisė. Nė kėtė takim, Goran Svilanoviqi theksoi haptazi se “nėse ua dorėzojmė arkivin e Kėshillit Suprem tė Mbrojtjes sė Jugosllavisė ju do ta dėnoni Millosheviqin pėr gjenocid, Serbia do tė dėnohet nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė pėr gjenocid dhe do tė duhet t’i paguajmė miliarda dollarė dėmshpėrblim...”
Besoj se Aleksandar Vuēiqi nuk ka harruar se Ministrit i Punėve tė Jashtme tė Serbisė, Goran Svilanoviqit ishte jurist i diplomuar dhe magjistruar nė Fakultetin Juridik tė Beogradit. Goran Svilanoviqit e dinte fare mirė, madje edhe nga kėndvėshtrimi i juristit, se tė gjitha faktet dėshmonin nė mėnyrė tė pakontestueshme se nė Kosovė shteti serb ka kryer gjenocid kundėr shqiptarėve. Prandaj, ai refuzonte ta dorėzojė arkivin pėrplot dėshmi pėr gjenocid.
Tė gjithė ata qė kanė pasur mundėsi ta lexojnė Konventėn Ndėrkombėtare pėr Parandalimin dhe Ndėshkimin e Gjenocidit, qofshin juristė, politologė, historian apo tė disiplinave tjera shkencore dhe qė kanė njohuri me atė qė ka ndodhur nė Kosovė e dinė fare mirė se krimi i shtetit serb nė Kosovė nuk ka emėr tjetėr pos GJENOCID!
Edhe Aleksandėr Vuēiqi, jurist i Universitetit tė Beogradit, qė bėnte pjesė nė aparatin shtetėror qė kreu kėtė gjenocid, ėshtė plotėsisht i vetėdijshėm, nė cilėsinė e juristit, se Ministri i Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Hashim Thaēi ka plotėsisht tė drejtė nė qėndrimet e shprehura nė OKB. Aleksandėr Vuēiqi e di fare mirė se tė gjitha faktet e krimeve serbe nė Kosovė dėshmojnė nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme se Serbia ka kryer gjenocid ndaj shqiptarėve. Por sot, nė cilėsinė e Kryeministrit, pėrpiqet tė mohojė vėrtetėsinė e krimit me qėllim tė dekurajimit tė shqiptarėve qė tė mos akuzojnė Serbinė pėr gjenocid.
Nė funksion tė kėsaj strategjie dhe me qėllim tė krijimit tė njė imazhi tė ri, dy ditė para se tė niset pėr nė SHBA, Kryeministrit serb Aleksandėr Vuēiqit paralajmėroi se do tė formojė njė komision lidhur me vrasjen e shtetasve amerikan me origjinė shqiptare, tre vėllezėrve Bytyqi (Yllit, Agronit dhe Mehmetit).
Nė vijim, duke u bazuar vetėm nė faktet serbe, do tė nxjerr nė shesh se vrasja e vėllezėrve Bytyqi ėshtė akt gjenocidar dhe se Kryeministri i Serbisė, Aleksandar Vuēiqi ėshtė pjesėmarrės nė strategjinė e fshehjes sė kryerėsve tė gjenocidit ndaj shqiptarėve.

Si u vranė dhe kush i vrau vėllezėrit Bytyqi?

Goran Radosavljeviq Guri, qė ishte drejtpėrsėdrejti i implikuar nė krimin e kryer kundėr civilėve shqiptarė nė fshatin Reēak pas tėrheqjes sė forcave serbe nga Kosova u emėrua komandant i Qendrės Mėsimore nė Petrovo Selo. Kjo qendėr ishte njėra nga qendrat mė tė njohura pėr trajnime tė forcave speciale tė Policisė sė Serbisė. Me gjithė avancimet nė funksion, gjurmėt e krimit e ndiqnin gjithkund.
I pyetur nga gazetari i gazetės serbe «Blic», se si ishte e mundur qė njė bashkėpunėtor i ngushtė i Nebojsha Pavkoviqit, Sreten Lukiqit dhe Vladimir Lazareviqit, qė kishin pėrfunduar nė Hagė pėr krimet e bėra nė Kosovė, ende nuk ishte arrestuar, komandanti i aksionit policor nė Reēak, Goran Radosavljeviq Guri, pėrgjigjet:
“Lukiqi dhe Pavkoviqi janė nė Hagė pėr shkak tė pėrgjegjėsive komanduese. Ata nuk kanė mundur ta dinė se cilėt janė autorėt e vrasjeve! Unė nė Kosovė kam qenė zėvendės i Sreten Lukiqit dhe funksioni mė ka shpėtuar nga Haga.”
Goran Radosavljeviq Guri mendon se nuk dihet se “cilėt janė autorėt e vrasjeve” nė Kosovė dhe pėrpiqet tė fshihet prapa fun¬ksionit qė ka pasur nė zinxhirin komandues. Kur ėshtė fjala pėr pėrgjegjėsitė komanduese nė kryerjen e krimeve kundėr shqip¬tarėve dhe “shpėtimi nga dėnimi vetėm pėr shkak tė funksionit”, po sjell pėr lexuesin vetėm njė shembull: «Rastin e vėllezėrve Bytyqi».
Krahas vazhdimit tė krimeve tė kėtij gjenerali tė policisė serbe, ky rast do t’i mundėsojė lexuesit tė shohė mungesėn e vull¬netit tė autoriteteve tė Beogradit pėr tė nxjerrė kriminelėt pėrpara drejtėsisė.
Nė pėrshkrimin e «Rastit tė vėllezėrve Bytyqi» do t’u refe¬rohem kryesisht burimeve zyrtare serbe. Aktakuza e Prokurorisė pėr Krime Lufte nė Beograd, Vendimi i Gjykatės sė Lartė, Seksioni pėr Krime Lufte dhe Vendimi i Gjykatės sė Apelit pėrmbajnė informata tė mjaftueshme pėr tė kuptuar se ēka ndodhi nė Qendrėn Mėsimore tė Petrovo Selo-s, tė komanduar nga Goran Radosavljeviq Guri.
Nė vijim po sjell pėr lexuesin pjesė nga kėto vendime.
Sipas tė dhėnave qė pėrmenden nė Vendimin e Gjykatės sė Lartė tė Serbisė, tė Seksionit pėr Krime Lufte, tė datės 9 maj 2012 “ēdo gjė filloi mė 26.06.1999”.
Nė kėtė ditė qershori, tre vėllezėr: Yll Bytyqi (1974), Agron Bytyqi (1976) dhe Mehmet Bytyqi (1978), shtetas amerikanė me origjinė nga Kosova, duke dashur t’u ndihmonin dy familjeve rome qė udhėtonin pėr nė Serbi, i marrin nė veturat e tyre dhe nė vend qė tė ndaleshin nė afėrsi tė kufirit, duke mos njohur vendin, kishin kaluar kufirin administrativ tė Kosovės dhe kishin hyrė nė territorin e Serbisė. Ndalohen nga pjesėtarėt e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Republikės sė Serbisė, nė njė checkpoint nė vendin Rudar. Dėnohen nga Gjykata pėr Kundėrvajtje e Kurshumlisė me nga 15 ditė burg pėr kalim ilegal tė kufirit shte¬tėror. Mė 27 qershor dėrgohen nė Burgun e Qarkut tė Prokuples pėr tė vuajtur dėnimin. Pėr shkak tė sjelljes sė mirė gjatė vuajtjes sė dėnimit, u pranua kėrkesa pėr lirim me kusht dhe u parashikua tė liroheshin para kohe, mė 8 korrik. Megjithatė, pėr rastin e tyre u njoftuan instancat mė tė larta nė Beograd, madje edhe ministri i policisė, Vlajko Stojiljkoviqi.
“Njė ditė para se vėllezėrit Bytyqi tė liroheshin nga burgu, gjenerali Vlastimir Gjorgjeviq Rogja, shef i Resorit pėr Siguri Publike nė MPB tė RS-sė, nėpėrmjet telefonit kontaktoi me Qendrėn Mėsimore nė Petrovo Selo. Nė mungesė tė komandantit Goran Radosavljeviq Guri nė linjėn telefonike u pėrgjigj Sreten Popoviqi, zėvendėskomandant i kėsaj qendre. Gjenerali Gjorgjeviq e urdhėroi tė akuzuarin, Popoviqin qė tė angazhonte disa pjesėtarė tė njėsisė sė vet, tė shkonin nė Prokuple dhe sapo tė dilnin nga burgu vėllezėrit Bytyqi tė arrestoheshin dhe tė dėrgoheshin nė Qendrėn e Petrovo Selo-s. Sipas tė njėjtave udhėzime, vėllezėrit Bytyqi duhej tė mbaheshin nė kėtė qendėr deri sa tė vinin pjesėtarė tė MPB-sė tė RS-sė qė t’i merrnin. Pėr kėtė operacion ishin tė informuar shefi i Seksionit Policor tė Prokuples dhe Drejtoria e Burgut tė Qarkut tė Prokuples. Tė gjithė sė bashku koordinuan aksionin dhe kjo dėshmon se kishim tė bėnim me njė aksion tė organizuar mirė”, theksohet nė vendimin e lartpėrmendur.
Duke vepruar sipas urdhrave tė eprorėve tė tyre, Sreten Popo¬viqi, Milosh Stojanoviqi, qi, Dejan Stamen¬koviqi dhe pjesėtarė tė tjerė tė MPB-sė tė RS-sė arrestuan tre vėllezėrit Bytyqi, i dėrguan nė Qendrėn Mėsimore nė Petrovo Selo, i mbajtėn tė lidhur nė njė lokal me derė tė hekurt dhe me 9 korrik ua dorėzuan personave tė panjohur (!!!) tė MPB tė Serbisė. Kėta pjesėtarė tė policisė serbe, qė nė dosjen e vėllezėrve Bytyqi pėrmenden si persona NN (tė paidentifikuar!), “i lidhėn me tel kėta shtetas amerikanė me origjinė shqiptare, i dėrguan rreth 500 metra nga Qendra Mėsimore, hapėn zjarr nga armėt e tyre dhe i goditėn nė pjesėn e pasme tė kokės.”
Me kėrkesė tė vazhdueshme tė SHBA-ve, autoritetet e Beogradit urdhėruan hapjen e hetimeve. Kjo detyrė iu ngarkua Gjykatės sė Qarkut nė Negotin. Pėr tė hedhur dritė mbi kėtė krim u ngarkua ekipi i ekspertėve nga Instituti i Mjekėsisė Ligjore tė Nishit, nėn udhėheqjen e dr. Vujadin Otasheviqit. Kohė pas kohe, hetimet u monitoruan nga Gjykata Penale Ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavinė, nga Qendra Juridike Humanitare dhe nga Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim Evropian.
Nė afėrsi tė Qendrės pėr trajnimin e njėsive speciale tė for¬cave policore serbe, qė ishte nėn komandėn e Goran Radosavljeviq Gurit, u zbuluan dy varreza masive.
Zhvarrosja nga varreza e parė, qė hetuesit e emėruan «Petrovo Selo I», pėrfundoi mė 26 qershor 2001, kurse nė varre¬zėn e dytė, tė emėruar «Petrovo Selo II», hulumtimet pėrfunduan mė 28 qershor 2001.
Tė njėjtėn ditė, mė 28 qershor 2001, Qeveria e Serbisė emėroi Goran Radosavljeviq Gurin nė detyrėn e shefit tė Xhandarmėrisė sė Republikės sė Serbisė. Ngritja nė funksionin e ri, qė ishte si shpėrblim pėr krimet e kryera kundėr shqiptarėve, bėri qė tė heshtej pėrgjegjėsia e komandantit tė Qendrės Mėsimore nė Petrovo Selo pėr dy varrezat masive.
Sipas ekspertizės sė Mjekėsisė Ligjore serbe pėr tė dy varre¬zat masive nė Petrovo Selo u konstatua se “nė 60 raste vdekja ishte shkaktuar nga plagėt me tė shtėna armėsh, 9 persona kishin vdekur nga plagė prej mjeteve jo tė mprehta, kurse nė 8 raste shkaktari i vdekjes ishte i panjohur.” Nė mesin e kufomave tė varrosura nė kėto varreza ishin edhe tre vėllezėrit: Mehmet Bytyqi (21-vjeēar), Agron Bytyqi (23-vjeēar) dhe Yll Bytyqi (25-vjeēar).
Kjo ekspertizė dėshmoi se Goran Radosavljeviq Guri e kishte shndėrruar Qendrėn Mėsimore tė forcave speciale tė policisė serbe nė Petrovo Selo, nė njė qendėr tė “mėsimit praktik” se si tė ekzekutoheshin shqiptarėt.
Zhvarrosja “hoqi dheun” me tė cilin autoritetet politike, ushtarake dhe policore tė Beogradit ishin pėrpjekur t’i mbulonin krimet. Njė vendim tė rėndėsishėm nė drejtim tė ndriēimit tė rasteve miratoi edhe Kuvendi i RFJ-sė. Mė 11 prill 2002, ky kuvend miratoi Ligjin pėr bashkėpunim me Gjykatėn Penale Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavinė.
Nė ditėn e miratimit tė kėtij ligji, ish-ministri i Punėve tė Brendshme tė Serbisė, Vlajko Stojiljkoviqi, ndaj tė cilit Gjykata Penale Ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavinė kishte ngritur padi penale pėr krime ndaj shqiptarėve tė Kosovės, vrau veten me plumb nė kokė! Vetėvrasjen e bėri publikisht para ndėrtesės sė Kuvendit tė RFJ-sė, nė orėn 19:10.
Sado shpresėdhėnės qė ishte vendimi pėr bashkėpunim me Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavinė, praktika dėshmoi se realizimi konkret i tij hasi nė pengesa tė mėdha, qė janė tė lidhura me logjikėn e moēme tė “fshehjes sė krimit nė rrugė institucionale.”
Pesė vjet pas zbulimit tė kufomave tė vėllezėrve Bytyqi, mė 23 gusht 2006, Prokuroria pėr Krime Lufte nė Beograd ngriti aktpadi penale kundėr zėvendėskomandantit tė Qendrės Mėsimore tė Petrovo Selo-s, Sreten Popoviqit dhe pjesėtarit tjetėr tė policisė serbe, Milosh Stojanoviqit. Akuza i ngarkoi “pėr krim lufte ndaj robėrve tė luftės.” Ndėrsa, dy pjesėtarėt e tjerė tė MPB-sė tė RS-sė, Aleksandar Nikoliqi dhe Dejan Stamenkoviqi, pėrkundėr asaj se pėrmenden nė faqen 2 tė aktakuzės si bashkėpjesėmarrės nė rrėmbimin e vėllezėrve Bytyqi, ndaj tyre nuk u ngrit akuza. Nė vend tė pėrgjegjėsive penale, me tė cilat duhej tė ballafaqoheshin, ata u ftuan nė cilėsi tė “dėshmitarėve”, nė tė njėjtėn mėnyrė siē u veprua edhe ndaj “Milenko Arsenijeviqit, Aleksandar Gjorgjeviqit, Marjan Mijatoviqit, Milovan Vuēiqeviqit, Milisav Vuēkoviqit dhe policėve tė tjerė tė implikuar nė kėtė krim.”
Pėr tė humbur gjurmėt e implikimit nė kėtė krim, “mė 17 gusht 2004, Goran Radosavljeviq Guri largohet nga posti i shefit tė Xhandarmėrisė Serbe dhe transferohet si kėshilltar nė MPB-sė tė RS-sė. Por, nė dhjetor tė vitit 2006, me urdhėresė tė Gjykatės pėr Krime Lufte, ndaj tij u lėshua njė urdhėr arresti pėr shkak tė implikimit nė vrasjen e vėllezėrve Bytyqi.”
Mė 14 shkurt 2007, gazeta qeveritare e Beogradit, «Politika» solli nė ballinėn e saj artikullin e titulluar «Guri nė arrati», nė tė cilin jepeshin detaje pėr motivet e kėsaj arratie. Nė tė njėjtėn kohė, gazeta informoi se Goran Radosavljeviq Guri ndodhej nė Libi, ku trajnonte forcat speciale tė Mouammar Khadhafit. Ikja e tij nuk ishte e papritur, theksohej nė kėtė artikull.
Krahas komandimit tė forcave speciale tė policisė serbe nė krimet e bėra nė fshatin Reēak dhe nė Petrovo Selo, Goran Rado¬savljeviq Guri komandonte edhe forcat famėkėqe “paramilitare” «Tigrovi», tė krijuara nga krimineli i njohur Zheljko Razhnatoviq-Arkan. Kėtė informatė e pohoi Aleksandar Vasiljeviqi, zėvendėsshefi i Drejtorisė sė Sigurisė sė Ushtrisė Jugosllave. Megjithatė, as funksioni i komandantit nė strukturat qė u dėshmua se kishin kryer krime nė Petrovo Selo, nuk ndikoi qė ky kriminel tė pėrgjigjej pėr veprat e kryera.
Nė shkrimin lidhur me proceset gjyqėsore nė Serbi pėr krime lufte, Fondi pėr tė Drejtėn Humanitare nė Beograd pėrmend mungesėn e vullnetit pėr tė ndriēuar krimet e bėra dhe pėr tė dėnuar ata qė ishin implikuar nė krime. Nė kėtė kontekst, ky fondacion serb theksonte: “Karakteristika kryesore e kėtyre gjykimeve ėshtė fakti se nuk ndėrmerret asgjė kundėr urdhėr¬dhėnėsve e as kundėr ekzekutuesve tė drejtpėrdrejtė tė krimeve. Ka indikacione se udhėheqėsi i Kampit nė fshatin Petrovo Selo, Goran Radosavljeviq Guri, ka ikur jashtė vendit dhe me dijeninė e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, tė Qeverisė sė Serbisė dhe tė Prokurorisė pėr Krime Lufte, para fillimit tė procesit edhe pse ėshtė ditur se dyshohej pėr pėrgjegjėsinė e tij pėr kėtė krim.”
Pas procesit gjyqėsor qė zgjati pesė vjet, me vendim tė Gjykatės sė Lartė tė Serbisė, tė Seksionit pėr Krime Lufte, tė datės 9 maj 2012, Sreten Popoviqi dhe Milosh Stojanoviqi u liruan nga aktakuza si tė pafajshėm.
Edhe Gjykata e Apelit nė Beograd, Seksioni pėr Krime Lufte, nė seancėn e 18 janarit 2013 hodhi poshtė ankesėn e prokurorit dhe vėrtetoi vendimin e Gjykatės sė Lartė tė Beogradit tė datės 12 prill 2012.
Sipas kėtyre vendimeve “nga ana e Gjykatės sė Lartė tė Beogradit janė dhėnė mjaft arsye tė argumentuara, ku nuk ka asgjė tė paqartė, asgjė jologjike dhe asnjė kundėrthėnie se vėllezėrit Bytyqi nuk kanė qenė robėr lufte:

 sepse lufta kishte pėrfunduar mė 9 qershor 1999, me nėnshkrimin e Marrėveshjes Ushtarako-Teknike tė Ku¬ma¬novės;
 edhe pse kanė qenė pjesėtarė tė «Batalionit Atlantiku», nė momentin e arrestimit nuk kanė qenė pjesėtarė tė asnjė njėsiti ushtarak ose policor dhe nuk kanė qenė duke kryer ndonjė detyrė ushtarake ose policore;
 nė ditėn e arrestimit nuk kanė qenė nė ndonjė mision tė armatosur luftarak, por misioni i tyre ishte skajshmėrisht humanitar dhe bamirės;
 nė momentin e arrestimit nuk kanė qenė tė armatosur, nuk kanė pasur uniformė ushtarake ose policore;
 kanė qenė tė veshur me tesha civile (bluza, kėmisha, pan¬ta¬llona, xhinse...) dhe rrjedhimisht nuk mund tė konsi¬derohen robėr lufte qė kanė rėnė nė duart e armikut.”

Nga ana tjetėr, u vėrtetua se:
 “tė akuzuarit, Sreten Popoviqi dhe Milosh Stojanoviqi, nuk kanė mundur ta dinė se personat NN, pjesėtarė tė policisė, do t’i vrasin vėllezėrit Bytyqi. Askush nuk u ka thėnė njė gjė tė tillė dhe se ata kanė zbatuar urdhrat e eprorėve tė tyre;
 nė bazė tė ekspertizės sė profesorit tė Mjekėsisė Ligjore tė Nishit, dr. Vujadin Otasheviqit, vėllezėrit Bytyqi kanė mundur tė dėrgohen nė Beograd dhe pas njė kohe tė konsiderueshme tė vriten e pastaj tė sillen nė varrezėn masive tė Petrovo Selo-s; “Ata kanė mundur tė jenė vrarė njė ditė, dy ditė, tre ditė, pesė ditė, njė muaj, dy muaj, tre muaj para se tė varroseshin kėtu. Kėtė gjė, nė aspektin mjekoligjor, nuk mund ta konstatoj. Por, ėshtė i e sigurt se nuk janė vrarė pranė varrezės masive!”
 Nė bazė tė ekspertizės sė kėtij profesori tė Mjekėsisė Ligjore u “vėrtetua se eshtrat e thyera qė u konstatuan gjatė autopsisė sė viktimave, nuk kishin qenė pasojė e torturės dhe se nė aspektin mjekėsor nuk mund tė thuhet se si ka ndodhur. A janė shkaktuar nga ekskavatori apo nė ndonjė formė tjetėr, nuk mund ta dimė.” “Janė gjėra qė ndodhin. Nuk duhet tė kesh shumė njohuri nga mjekėsia pėr ta ditur se edhe njeriut qė ecėn rrugės, kur i rrėshqet kėmba, rrėzohet nė diēka tė fortė e thyen kėmbėn. E lėre mė tė hidhet nga lartėsia e kamionit ose nga ndonjė lartėsi tjetėr dhe tė bjerė nė ndonjė dru, nė ndonjė gur ose nė ndonjė send tė fortė”, deklaroi dr. Vujadin Otasheviqi gjatė procesit gjyqėsor kundėr Sreten Popoviqit dhe Milosh Stojanoviqit. Nė vend tė ekspertit mjekoligjor, ai u shndėrruar nė avokat tė kėtyre dy tė akuzuarve.

Nė fund tė kėtij procesi, meqenėse nuk u konstatua se kur ishin vrarė vėllezėrit Bytyqi dhe kėmbėnguljes sė dr. Vujadin Otasheviqit se vėllezėrit Bytyqi nuk janė ekzekutuar pranė varre¬zave masive, gjykata liroi Sreten Popoviqin dhe Milosh Stojanoviqin si tė pafajshėm! Ata i liruan nga akuza dhe ua kthyen pasaportat qė u ishin marrė mė parė.
Nė vendimin e 9 majit 2012, Gjykata e Lartė e Beogradit, Sek¬sioni pėr Krime Lufte, theksoi se “Prokurorisė i mbetet njė detyrė e rėndė ta zbulojė se kush, pse dhe me urdhėr tė kujt u vranė kėta tre tė rinj. Jemi thellėsisht tė bindur se askush, madje as tre vėllezėrit Bytyqi nuk e kanė merituar qė jetėn e tyre tė re ta pėrfundojnė me plumb nė kokė, me sy tė mbyllur, me duar tė lidhura me tel dhe tė varrosen nė varrezė masive nė periferi tė Serbisė.”
Sado revoltuese tė jetė njė vendim i tillė dhe tallės “keqardhja” e lartpėrmendur pėr fundin e jetės sė tre tė rinjve “me plumb nė kokė, me sy tė mbyllur dhe me duar tė lidhura me tel” kjo dėshmon se sa thellė janė tė rrėnjosura nė strukturat politike, ushtarake, policore, gjyqėsore dhe mediatike format e mentalitetit tė vjetėr ku “tjetri” shihet si “objekt qė duhet asgjėsuar!”
Nga tė gjithė tė implikuarit nė kėtė krim, vetėm shefi i Resorit pėr Siguri Publike nė MPB tė RS-sė, gjenerali Vlastimir Gjorgjeviqi, qė u arrestua nė bazė tė akuzės sė ngritur nga Gjykata Penale Ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavinė, pėr krimet e kryera ndaj shqiptarėve tė Kosovės, u dėnua me 27 vjet burg.
Gjatė procesit tė gjykimit tė tij, ai, pėr rastin e vėllezėrve Bytyqi fajėsoi ministrin e Punėve tė Brendshme tė Jugosllavisė, Vlajko Stojiljkoviqin. Eprorin e vet, qė bėri vetėvrasje publike para ndėrtesės sė Kuvendit tė RFJ-sė!
Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet fakti se gjenerali Vlastimir Gjorgjeviqi e pranoi akuzėn, pranoi se ndihet fajtor pėr pjesė¬marrjen nė krimet kundėr shqiptarėve tė Kosovės dhe u kėrkoi falje familjarėve tė shqiptarėve tė vrarė tė Kosovės.
“Nė Kosovė, nė vitin 1999 u bėnė krime. Ato krime nuk i kam dashur dhe sikur tė kisha pasur mundėsi ta kthej kohėn prapa do tė kisha vepruar krejt ndryshe. Nuk kam pasur fuqi dhe mundėsi t’i kundėrvihem ministrit tė atėhershėm tė Punėve tė Brendshme, Vlajko Stojiljkoviqit. Nuk i jam kundėrvėnė fshehjes sė krimit. Pėr kėtė ndihem fajtor. Ndjej keqardhje tė thellė pėr tė gjitha viktimat nė Kosovė dhe vuajtjeve qė kanė pėrjetuar familjarėt e tyre. Nė veēanti u kėrkoj falje tė gjitha familjeve tė shqiptarėve tė Kosovės, qė kanė humbur jetė. U kėrkoj falje edhe personave tė shpėrngulur dhe ndaj dhembjen e tyre...” - deklaroi Vlastimir Gjorgjeviqi nė Hagė.
Ish-zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme tė Serbisė dhe shefi i Resorit pėr Siguri Publike, Vlastimir Gjorgjeviqi, pranon publikisht se nė Kosovė, me urdhėr politik, janė bėrė krime kundėr shqiptarėve tė Kosovės dhe deklaron se ndihet pėrgjegjės pse nuk i ėshtė kundėrvėnė strategjisė sė fshehjes sė krimeve tė bėra nė Kosovė.
Nuk mund tė gjykoj pėr sinqeritetin e pendimit tė kėtij kryepolici! Le tė mbetet e drejta e secilit lexues!
Ajo qė nxit tė theksohet nė kėtė rast ka tė bėjė me etikėn profesionale tė mjekėve ligjorė, qė ishin ngarkuar tė ndriēonin vrasjet e kryera me urdhėr tė strukturave politike, ushtarake dhe policore tė Serbisė.
Profesori i Mjekėsisė Ligjore tė Universitetit tė Nishit, dr. Vujadin Otasheviqi, tenton tė na bindė se “eshtrat e thyera qė u konstatuan gjatė autopsisė sė viktimave tė varrezave masive nė «Petrovo Selo I» dhe «Petrovo Selo II» nuk kishin qenė pasojė e torturės (...), por ishin shkaktuar nga ekskavatori ose nė ndonjė formė tjetėr. Edhe mė neveritėse janė banalizimet e tipit se nuk duhet tė kemi shumė njohuri nga mjekėsia pėr ta ditur se edhe njeriut qė ecėn rrugės, kur i rrėshqet kėmba, rrėzohet nė diēka tė fortė dhe e thyen kėmbėn (...).”
Kėmbėnguljet e tij se vėllezėrit Bytyqi nuk ishin vrarė pranė varrezės masive kishin pėr qėllim tė vetėm tė shfajėsonin Sreten Popoviqin dhe Milosh Stojanoviqin, qė ishin vetėm dy tė akuzuar nga tėrė zinxhiri komandues nė kuadėr tė policisė serbe qė rrėm-byen, keqtrajtuan dhe ekzekutuan vėllezėrit Bytyqi. U ekzekutuan pėr tė vetmen arsye se kėta amerikanė ishin me prejardhje shqiptare dhe qėllimi i shtetit serb ishte shkatėrrimi i tėrėsishėm apo i pjesshėm i shqiptarėve, si tė tillė.
Po pėrmend rastin kur avokati kėrkoi sqarime nga ky “ekspert i Mjekėsisė Ligjore”, se pse kufomat i kishin pasur tė lidhura duart me tel dhe sytė e mbyllur me shirit, nėse nuk janė ekzekutuar nė atė vend, dr. Vujadin Otasheviqi u pėrgjigj me arrogancė: “Jo, nuk e di! Kjo nuk ka tė bėjė me profesionin tim!” Atė qė ai mundi tė pohonte nė pėrputhje me “fushėn e tij profesionale”, nė mėnyrė tė ngjashme si tė Slaviša Dobriēaninit nė Rastin e Reēakut, ka tė bėjė me “faktet” se “gjatė zhvarrosjes u zbulua se njėra kufomė kishte uniformė me shenjėn e UĒK-sė, te tjetra u gjet e vizatuar harta e Kosovės, te i treti ishte harta e Gjermanisė nė njė bluzė e kėshtu me radhė...”
Sikur tė mos ishte bėrė publike se vėllezėrit Bytyqi nė ditėn e arrestimit “nuk kishin qenė as me uniforma, as tė armatosur e as nė ndonjė mision luftarak”, profesori i Mjekėsisė Ligjore tė Universitetit tė Nishit, dr. Vujadin Otasheviqi, do ta kishte pėrgjigjen e gatshme, nė tė njėjtėn mėnyrė, siē veproi anėtari tjetėr i ekipit serb tė Mjekėsisė Ligjore pėr “Rastin e Reēakut”, profesori i Mjekėsisė Ligjore i Universitetit tė Beogradit, dr. Dushan Dunjiqi, nė «Rastin e Srebrenicės».
Nė pyetjen e njėjtė, por nė kontekst tjetėr, si dėshmitar nė mbrojtje tė liderit tė serbėve tė Bosnjės, Radovan Karaxhiqit, nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės, dr. Dushan Dunjiqi deklaroi se “nė Srebrenicė janė ekzekutuar vetėm 400 njerėz, pėrderisa shumica e njerėzve qė janė gjetur nė varrezat masive tė Srebrenicės nuk janė aspak viktima tė ekzekutimeve tė kryera nė korrik tė vitit 1995. Shumė prej tyre kanė mundur tė kenė qenė vrarė pas korrikut tė vitit 1995 ose para korrikut 1995. Shumė plagė kanė mundur t’u bėhen viktimave pos mortem dhe nuk kemi arsye t’i konsiderojmė si viktima tė rastit tė njėjtė. Madje, vetėm njė numėr shumė i vogėl nga 400 tė vrarėt mund tė konsiderohen si viktima tė ekzekutimit. Ata qė, kur u zhvarrosėn, u konstatua se kishin duar tė lidhura me tel ose me konop mund tė konsiderohen tė ekzekutuar. Ndėrsa, pėr ata qė kishin sy tė mbyllur me shirit nuk mund tė pohohet nėse u janė vendosur kėto shirita, por se shiritat e kėtillė janė shenja qė i kanė mbajtur viktimat pėr t’u dalluar dhe pasi janė vrarė u kanė rėnė mbi sy! ”
Po e pėrsėris! Sikur tė mos ishte bėrė publike se vėllezėrit Bytyqi nė ditėn e arrestimit mė 26 qershor 1999 nuk kishin qenė as me uniforma, as tė armatosur e as nė ndonjė mision luftarak dhe se kishin qenė nė njė mision humanitar, dr. Vujadin Otasheviqi do tė kishte pėrsėritur atė qė kishte thėnė kolegu i tij, Dushan Dunjiqi pėr “shiritat qė u kishin rėnė nga balli dhe ua kishin zėnė sytė!” Sė paku ky ėshtė mendimi im. I mbetet lexuesit tė gjykojė pėr etikėn profesionale tė kėtyre profesorėve tė Mjekėsisė Ligjore qė minimizojnė krimin dhe tentojnė ta paraqesin nga njė kėnd¬vėshtrim ideologjik dhe propagandistik!
Shfajėsimi i kriminelėve qė urdhėruan rrėmbimin, keq¬trajtimin dhe ekzekutimin e vėllezėrve Bytyqi, ėshtė revoltues. Po aq revoltues ėshtė fakti se pėr viktimat e tjera tė zhvarrosura nga varrezat masive «Petrovo Selo I» dhe «Petrovo Selo II» nuk u bė fjalė aspak! Ėshtė revoltues kur dihet se nuk u dėnua askush nga zinxhiri komandues i kėsaj qendre “mėsimore”, ku njėsitė speciale tė policisė serbe kishin civilėt shqiptarė si “lėndė tė parė” pėr trajnimin praktik tė ekzekutimit me duar tė lidhura me tel dhe me sy tė mbyllur me shirit!
Shpėrthimi i revoltės qė njihet si «Pranvera arabe» e detyroi Goran Radosavljeviq Gurin qė tė kthehej nga Libia nė Serbi. Nė vend tė arrestimit pėr implikimin e tij nė krimet e kryera gjatė dhe pas luftės nė Kosovė, ai u prit si hero nė Serbi! Nga ofertat e shumta, ai zgjodhi tė bėhej anėtar i Komitetit qė kryeson Partinė Pėrparimtare Serbe, tė kryesuar nga Kryeministri aktual i Serbisė, Alеksandar Vuēiqi.
Po i sjell pėr lexuesin, qė nuk ėshtė i informuar se bėhet fjalė pėr partinė politike tė themeluar nga presidenti aktual i Serbisė, Tomislav Nikoliqi, qė ka qenė nėnkryetarė i Partisė Radikale Serbe tė Vojislav Sheshelit.
Edhe nė cilėsinė e anėtarit tė Komitetit qė kryeson kėtė parti qeveritare tė Serbisė, Goran Radosavljeviq Guri nuk mundi t’u ikte pyetjeve tė gazetarėve lidhur me «Rastin e Reēakut».
Aleksandar Vuēiqi e di fare mirė se nėn udhėheqjen e anėtarit tė Komitetit Drejtues tė partisė sė tij, Goran Radosavljeviq Gurit, shqiptarėt ishin shndėrruar nė “lėndė tė parė” nė Qendra “mėsimore” nė Petrovo Selo ku njėsitė speciale tė policisė serbe trajnoheshin praktikisht se si ekzekutoheshin shqiptarėt me duar tė lidhura me tel dhe me sy tė mbyllur me shirit! Qėllimi i kėtyre vrasjeve ishte qė tė shkatėrroheshin shqiptarėt tėrėsisht ose pjesėrisht si tė tillė. Ky akt gjenocidar, si tė gjitha vrasjet tjerra tė orkestruara dhe tė kryera nga shteti serb nė Kosovė janė nė kundėrshtim me Konventėn Ndėrkombėtare pėr parandalimin dhe Ndėshkimin e Gjenocidit. Kėtė gjė e di edhe Kryeministri i Serbisė dhe juristėt serbė qė reagojnė ashpėr sa herė qė pėrmendet ngritja e akuzės sė gjenocidit nė Kosovė.
Pa arrestimin e anėtarit tė Komitetit Drejtues tė partisė sė tij, Goran Radosavljeviq Gurit dhe tė gjithė tė pėrfshirėve nė kėtė akt gjenocidar dhe pa pranimin publik se nė Kosovė shteti serb ka kryer gjenocid, tė gjitha deklaratat pėr “krijimin e komisioneve gjoja pėr tė ndriēuar rastin e vrasjes sė vėllezėrve Bytyqi” nuk janė asgjė tjetėr pos deklarata tani mė tė njohura qė kanė pėr qėllim tė fshehin kriminelėt e vėrtetė dhe gjenocidin kundėr popullit shqiptar tė Kosovės.

Bardhyl Mahmuti

(Tė gjitha tė dhėnat pėr citatet e mėsipėrme gjenden nė librin tim «Mashtrimi i Madh», f.162-177)

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 509 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
“Masakra e Reēakut...” - libėr i dėshmive tė ...
E shtunė, 16 shtator 2017 - 00:20
Pėrkitazi me botimin e monografisė "Masakra e Reēakut – Krim kundėr njerėzimit", grup autorėsh, nė gjuhėn angleze dhe ribotimin nė gjuhėn shqipe nga Instit...
PALEOLITIKU I PARĖ DHE EVOLUIMI I NJERIUT NĖ...
E dielė, 10 shtator 2017 - 21:27
(Nga mediat elektronike dhe veprat) Po e sjellim edhe njėherė ndėr mend se banorėt e hershėm tė Evropės sė Bashkuar dhe tė kontinentit, qoftė edhe me An...
SINGIDINUMI DARDAN APO BEOGRADI SHQIPTARĖ GJ...
E merkurė, 06 shtator 2017 - 22:40
Sipas shėnimeve arkivale turke tė TAPY-TEFTERIT, Perandoria Osmane e sundoi Beogradin gjegjėsisht Singidinumin dardan prej vitit 1521-1867, ky sundim do tė...
VRASJE E INSKENUAR E USHTARIT SHQIPTAR
E hėnė, 04 shtator 2017 - 00:13
(Me rastin e 30-vjetorit tė vrasjes sė Aziz Kelmendit) Njė ndėr krimet mė tė rėnda po aq edhe tronditėse, qė arriti deri te aktivizimi i lėvizjes serboē...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi