Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Njė deklaratė absurde e presidentit italian Serxho Matarela
Publikuar më 01 qershor, 2015 nė orėn 19:57 ( ) Prof. Dr. Eshref Ymeri | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Para pak ditėsh, presidenti italian bėri njė vizitė nė Beograd. Pėrmes shtypit ėshtė dhėnė njė njoftim pėr njė deklaratė absurde qė ai paska bėrė nė parlamentin e Serbisė. Nė atė njoftim thuhet:
“Presidenti italian nė fjalėn e rastit nė Parlamentin e Serbisė ka thėnė njė tė pavėrtetė tė madhe.
Tė qėllimshme apo jo, por ai, ndėr tė tjera, thotė:
“Rrėnjėt e marrėdhėnieve tona, atyre mes Serbisė e Italisė, janė tė thella, ndėr shekuj nė histori. Serbia ka nxjerrė nga gjiri i saj 17 perandorė romakė, ndėr tė cilėt veēohet figura e Konstandinit”.

Qė kur paska qenė Konstandini serb???!!! Ndoshta presidenti Matarela ka nevojė pėr t’u thelluar pak mė shumė nė histori, ose ngatėrron serbėt me ilirėt” (Citohet sipas: “Presidenti italian bėn ēorbė historinė: Konstandini serb!”. Marrė nga faqja e internetit e gazetės “Koha Jonė”. 28 maj 2015).
Pas kėsaj deklarate absurde tė presidentit italian nė parlamentin e Serbisė mė 25 maj 2015, ēdo lexues apo teleshikues, normalisht, shtron njė pyetje tė thjeshtė:
Po kush ėshtė ky presidenti italian?
Presidenti Serxho Matarela (Sergio Mattarella) ka lindur nė Palermo (Sicili) mė 23 korrik 1941. Njihet si jurist dhe politikan, si anėtar i gjashtė kabineteve qeveritare nė periudhėn mes viteve 1987-1990 dhe 1998-2001, si anėtar i Gjykatės Kushtetuese tė Italisė prej vitit 2011 deri nė vitin 2015. Ėshtė zgjedhur president i Italisė mė 03 shkurt 2015.
Po ēfarė shkollimi ka presidenti italian Matarela?
Ai ka ndjekur liceun e jezuitėve nė San Leone Magno nė Romė dhe Gonzaga nė Palermo. Nė vitin 1961 ka pas drejtuar degėn e lėvizjes studentore tė organizatės katolike Azione Cattolica nė rajonin e Lacios. Kėtė detyrė e pati mbajtur deri nė vitin 1964. Nė njė sėrė gazetash italiane ėshtė theksuar se nė vitet studentore, Serxho Matarela ka pas qenė anėtar i Federatės Katolike Italiane. Nė vitin 1964 ai mbaroi studimet e larta nė Universitetin e Romės La Sapienca, ku pati studiuar pėr drejtėsi. Prej vitit 1965, Matarela ka dhėnė lėndėn mėsimore “E drejta Kushtetuese” nė Universitetin e Palermos dhe nė vitin 1967 qe pranuar nė kolegjin e avokatėvė tė Palermos.
Siē shihet nga kėto tė dhėna tė shkurtra jetėshkrimore, rezulton se ai ėshtė njė jurist me njė stazh mjaft tė gjatė, prej 51 vjetėsh. Por duhet pasur parasysh se fusha e drejtėsisė ėshtė e lidhur ngushtė me fushėn e historisė dhe njė juristi nuk mund t’i falen nė asnjė mėnyrė lajthitjet e rėnda qė ai mund t’ia lejojė vetes nė ca rrethana tė caktuara dhe pėr disa arsye tė caktuara qė i di vetė ai.
Deklarata e tij nė parlamentin e Serbisė, qė ėshtė njė shtrembėrim trashanik i sė vėrtetės historike, mund tė shpjegohet me dy arsye:
Sė pari, presidenti italian kėrkon tė vijė nė sinkron me historiografinė shoviniste tė fqinjėve tanė pėr shtrembėrimin e tė vėrtetave historike pėr iliroshqiptarėt, ashtu siē kanė mashtruar dhe vazhdojnė tė mashtrojnė serbogrekėt kundėr kombit shqiptar. Presidenti italian ėshtė nė tė drejtėn e tij pėr t’i dashur dhe pėr t’i respektuar aq shumė serbėt, por kjo nuk do tė thotė aspak qė ai duhet tė shtrembėrojė tė vėrtetat historike pėr perandorėt romakė me prejardhje ilire, tė cilėt kėrkon t’i shesė pėr perandorė “serbė”. Se dihet historikisht qė 20 perandorė romakė, duke filluar nga Deciusi (249-251) deri te Justiniani I (527-565) e kanė pasur prejardhjen nga Iliria. Perandori Konstandini i Madh, tė cilin presidenti italian na e quan posaēėrisht“serb”, ka lindur nė vitin 274, ėshtė shpallur perandor nė vitin 306 dhe ka vdekur nė vitin 337. Sipas gjykimit paradoksal tė presidentit italian, meqenėse perandori Konstandin ka lindur nė Nish, njė territor ky asokohe ilirian, por qė sot ėshtė territor serb, atėherė ai paska prejardhje “serbe”?!
Sė dyti, presidenti italian ose duhet tė ketė mangėsi tė theksuara nė fushėn e historisė ose duhet tė ketė probleme serioze me kujtesėn, e cila i qenka dobėsuar deri nė atė shkallė, saqė arrin tė nxjerr nga goja njė absurditet tė pastėr. Sepse dihet botėrisht qė caqet kronologjike tė ekzistencės sė Perandorisė Romake pėrfshijnė njė periudhė kohore qė fillon me qeverisjen e Oktavian Augustit dhe vazhdojnė deri nė ndarjen e saj nė Perandori Romake tė Perėndimit dhe nė Perandori Romake tė Lindjes, domethėnė prej vitit 27 p.e.r. deri nė shembjen e Perandorisė Romake tė Perėndimit nė vitin 476 e.r., ndėrkohė qė Perandoria Romake e Lindjes vazhdoi tė mbijetojė edhe gati 1000 vjet, deri nė vitin 1453, kur Mehmeti II pushtoi Konstandinopojėn.
Dihet, po ashtu, botėrisht, se deri nė shembjen e Perandorisė Romake tė Perėndimit, tributė serbe vazhdonin tė jetonin nė stepat ruse dhe vetėm gati dy shekuj mė vonė filluan tė shtegtojnė drejt Karpateve dhe nė drejtim tė Danubit, pėr t’u hedhur nė jug tė tij, ku shtriheshin territoret e Ilirisė. Prandaj shpikja e atyre 17 perandorėve “serbė” qė na “paskan qeverisur” Perandorinė Romake, pėrbėn njė mashtrim tė kulluar nga ana e presidentit italian.
Mė bėri shumė pėrshtypje fakti qė kjo deklaratė e lajthitur e presidentit italian nuk u bė objekt diskutimesh as nga mjetet e informimit masiv, as nga analistėt e shumtė qė kanė mbirė si fara e krisjes (e gramit), as nga politika e ditės, as nga qarqet shkencore dhe sidomos nga Akademia e Shencave, e cila, me sa duket, vazhdon tė mbetet njė ngrehinė inerte qė nuk dėshiron ta dijė se ku bien me adresė tė vėrtetat historike pėr figurat e njohura tė Perandorisė Romake me prejardhje nga Iliria.

Tiranė, 30 maj 2015

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 57 vizitorë
Lexuar: 582 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
SI MĖ MORI NĖ PYETJE UDB-a NĖ TIRANĖ?
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:23
ME SHKAS Ishte dhjetori i ftohtė i vitit 1998. Dhjetori me borė, ngrica dhe acar. Dhjetori mė i rėndė i UĒK-sė. Nė Tiranė mbahej Panairi i Librit, ku, do ...
Marie Shllaku- intelektualja shkodrane qė jet...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 23:20
(Marie Shllaku: Nuk do t’i mungojnė kurrė lulet Kosovės t’i sjellė mbi vorrin tim) Heroina Marie Shllaku la gjurmė tė pashlyeshme nė jetėn dhe mendjen e p...
28 NĖNTORI – DITA E FLAMURIT
E martė, 28 nėntor 2017 - 07:30
Fjala e rastit nė shėnimin e Ditės sė Flamurit dhe 105 vjetorit tė Pavarėsisė se Shqipėr¬isė, mbajtur mė 26 nėntor 2017, nė Qendrėn Kulturore tė Republi...
SI U SHPĖRNDA NĖ BOTĖ, “ZĖRI I KOSOVĖS”, ORGA...
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:51
ADRESAT DHE POSTIMI I ‘‘Z. K.“ NĖ VITET 1982-84 KY SHKRIM RIBOTOHET PAS 6 VITEVE, ME NJE SHTOJCĖ (HYRJE)!?..SEPSE, ĖSHTĖ E NJĖJTA SITUATĖ NĖ KOSOVĖ...PRA,...
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi