Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Dy pėrgjigje pėr Argumentplus.al!
Publikuar më 03 qershor, 2015 nė orėn 02:15 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

- Sė pari, e falėnderoj Ilir Krasniqin pėr kėto dy pyetje tė anketės sė tij pėr www.argumentplus.al., tė cilat janė sa tė thjeshta, aq edhe komplekse ngase si duket na e ka “hangėr qeni shkopin”. Jemi bėrė pikė e pesė sikur vezėt e qyqes nė shkretėtirė “njėr thumbit, tjetri patkoi” secili mė “papė se papa” dhe secili lufton pėr tė mashtruar, grabitur dhe pėr tė fituar diē nė kurriz tė interesit tė vegjėlisė dhe tė shtetit tė ri tė Kosovės. Kjo ėshtė sa e dhimbshme aq edhe tragjike pėr interesin e pėrgjithshėm tė popullit tė shumėvuajtur dhe tė Kosovės.

Ppyetja e parė:
1) “Ēka janė dėshmitarėt, tė fshehur ose publikė, qė po dėshmojnė pėr krime lufte: heronj apo tradhėtarė?”

Pėrgjigjja:
Si rregull, nė njė shtet normal tė sė drejtės, ku sundon ligji dhe fjalėn kryesore e ka drejtėsia ( jo politika, e cila pėr interesa tė saj lideriste, partiake, grupore , klanore, partiake tė luftės pėr pushtet dhe pėr pasurim me ēdo kusht nė kurrizin e popullit, me efektet e saj negative korrupcioniste dhe nepotiste ka ndikuar nė politizimin dhe instrumentalizimin e institucioneve dhe tė organave tė drejtėsisė), nuk ekziston kurrfarė nevoje qė tė mobilizohen “shtabe tė posaēme” pėr rekrutimin, pėr “trajnimin” dhe pėr mbrojtjen e tė ashtuajturėve “dėshmitarė tė fshehtė” ose siē po i quajnė me fjalorin modern politik dhe diplomatic “dėshmitarė tė mbrojtur”.

-Dėshmitarėt qoftė publikė, qoftė tė fshehur, nuk mund tė jenė kurrfarė heronjsh! Por janė ose “hallegjinj”, qė dikush u ka ndonjė “borxh”, por qė nuk kanė guximin, as frocėn qė publikisht tė pėrballėn me “borxhlinjtė” ose janė “monedhė kusuri" tė friksioneve politike

-Ky farė lloji i “dėshmitarėve tė fshehur” ose siē po i quajnė “dėshmitarė tė mbrojtur”, kushtimisht, mund tė klasifikohet nė dy kategori: 1) E para, ata qė (ndoshta) kanė fakte dhe argumente-prova materiale pėr ndonjė person a grup individėsh qė kanė kryer ndonjė krim lufte, mirėpo, shtrohet pyetja, pse “dėshmitarė tė fshehur”?

– E dyta (2) ata qė nuk kanė kurrfarė provash materiale, as kurrfarė dėshmish valide, por janė rekrutuar vetėm si “argatė”- spiunė tė dikujt me pagesė ose pa pagesė pėr dėshmuar rrjeshėm (ashtu sikurse dikur nė vitet e 50-ta dhe 60-ta tė shekullit XX, kur UDBA serbojugosllave shėrbehej me dėshmitarė tė rremė-fshehur pėr tė dėnuar dhe gjykuar sa mė shumė intelektualė patriotė shqiptarė me nė krye heroin Adem Demaēi, qė luftonin pėr liritė dhe tė drejtat e shqiptarėve nė Jugosllavi), me qėllim qė t’i denigrojnė dhe mohojnė vlerat e paēmueshme tė luftės ēlirimtare kombėtare dhe antikoloniale tė UĒK-sė, sepse dihet me kompremtimin e saj, do tė vinte nė pikėpyetje edhe statusi i pavarur i Kosovės. Kjo ėshtė lufta e hapur dhe e fshehtė e politikės, e diplomacisė dhe e propagandės sė Beogradit, qė tė vėrė nė lėvizje faktorėt e ndryshėm evropianė ndėrkombėtarė, me qėllim qė nxijė dhe tė errėsojė sa mė shumė luftėn e UĒK-sė, duke qenė se kjo ka meritat kryesore pėr ēlirimin dhe pėr pavaraėsimin e Kosovės, tė cilėn e mbėshtetėn edhe Amerika, edhe NATO-ja pėr ta pėrzėnė me forcė Serbinė militare, paramilitare dhe policore nga Kosova e pushtuar (1989-1999).

Nėse ndonjėri prej dėshmitarėve qoftė publik a i fshehur, jep prova tė sakta materiale para gjyqit, ai atė e ka pėr detyrė me ligj dhe me kushtetutė si ēdo qytetar-shtetas tjetėr i Kosovės. Kėshtu qė, nuk ekziston kurrfarė baze juridike ligjore dhe kushtetuese, qė ai tė shpallet ndonjėfarė “heroi”, sepse ai vetėm pėrmbush njė obligim ligjor ndaj shtetit dhe ndaj popullit tė vet. Ndaj, nuk mund tė bėhet fjalė pėr kurrfarė “heroizmi”, por vetėm pėr ndėrgjegjėn, moralin dhe obligimin e tij si qytetar i vetėdijshėm me tė drejta dhe detyrime tė barabarta sikurse ēdo qytetar tjetėr.

Mirėpo, prapė shtrohet pyetja dhe “dilema hamletiiane”, pse dhe nga kėta “dėshmitarė tė fshehur”?

Ndėrkaq, nė rastin e kundėrt, nėse ndonjėri nga dėshmitarėt e fshehur (tė pėrpunuar dhe tė instrumentalizuar) jep dėshmi tė rreme para trupit gjykues, atėherė, ai nuk mund quhet ndryshe veēse spiun, tradhtar, magar, zagar, hyzmeqar, vagabond, shpirt i shitur, qė ka pėr qėllim ndonjė pėrfitim personal, ose ėshtė i paguar qė dikush tjetėr tė “vjelė” ndonjė pėrfitim material, financiar, politik, ekonomik, tregtar, korrupcionist, karrierist a mafioz nė emėr tė ndonjė grupi, klani, shoqate a partie etj.

Nėse dėshmitarėt e fshehur japin deklarata tė rreme, ata do tė duhej tė pėrgjigjeshin penalisht qoftė para gjykatave vendore, qoftė para atyre evropiane a ndėrkombėtare, sepse deponimi i dėshmive tė rreme, sanksonohet edhe me ligjet e brendshme, edhe me ato ndėrkombėtare.

Deponimet e dėshmitarėve tė fshehur, mund tė jusitifikohen juridikisht, vetėm nėse pėrbėjnė prova materiale tė parrėzueshme kundėr individėve tė paditur pėr rastet e caktuara. Ndryshe jo.

Mirėpo, si duket, prapavija e “dėshmitarėve tė fshehur” mė tepėr ka karakter politik sesa juridik ligjor ngase dikush pėrfiton prej tyre (qoftė politikisht, financiarisht, materilaisht etj.). Por nė kėtė rast nuk fiton as ligji, as drejtėsia, as e vėrteta, sepse me gėnjeshtra dhe me shpifje nuk zbardhet e vėrteta, por ajo mjegullohet edhe mė shumė dhe murkullohet nė skajshmėri, me qėllim qė tė goditet kredibiliteti i sė vėrtetės, posaēėrisht kur ėshtė fjala mbi luftėn e drejtė ēlirimtare kombėtare dhe antikoloniale tė UĒK-sė, qė Kosova tė jetė shtet i pavarur dhe sovran nga Serbia kolonialiste gjenocidale.

Nėse ndonjėri nga pjesėtarėt e UĒK-sė ka kryer krime lufte, atėherė, pse qe 16 vjet Tribunali i Hagės nuk ka ushtruar aktpadi kundėr tyre? Kur dihet se pikėrisht kjo Gjykatė Ndėrkombėtare, e themeluar nga OKB-ja, mė 1993, ėshtė me kompetencė pėr gjykimin e krimeve tė luftės nė ish-hapėsirat e Jugosllavisė.

Anadaj, pse tė themelohet, edhe njė gjykatė tjetėr “sepciale evropiane” si pandan i Tribunalit tė Hagės pėr dėnimin e krimeve tė luftės nė Kosovė?

Kjo ėshtė diskutabile dhe absurde si nė kuptimin juridik, ashtu edhe nė atė ekonomik e financiar e pajustifikueshme, pse tė dyfishohen dhe tė veprojnė dy gjykata tė njėjta ndėrkombėtare pėr tė njėjtin objekt shqyrtimi-krimet e luftės qoftė nė Kosovė, nė Serbi, nė Kroaci a nė Bosnjė, kur, tanimė, qe 22 vjet ekziston dhe funksionon Tribunali i Hagės (1993).

Thejsht, nėse ndojnė pjesėtar i UĒK-sė, ka kryer krime lufte, me tė le tė mirret Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės pėr Krimet e Luftės nė hapėsirat e ish-Jugosllavisė, pse “gjykatė mbi gjykatė” pėr tė njėjtin objekt gjykimi?!

-Sepse pas gjithė kėsaj qėndrojnė dosjet dhe aktpaditė e gjyqeve policore dhe ushtarake tė Serbisė sė Slobodan Milosheviqit, tė cilat qysh para njėzet e sa vitesh qenė pėrpiluar dhe finalizuar pėr t’i ndjekur, burgosur, gjykuar, vrarė dhe shfarosur pjesėtarėt e UĒK-sė nė emėr tė “terrorizmit” tė shpifur dhe tė krimeve tė atribuara vetėm pėr vetėm pėr t’i fshehur gjurmėt e krimeve, tė masakrave dhe tė gjenocidit tė kryer nga qindra e mijėra kriminelė tė njėsiteve paramilitare, militare dhe policore barbare ēetuniko-fashiste serbe kundėr popullatė civile shqiptare tė pambrojtur nė Kosovė.

Sikur tė kishte pasur drejtėsi, deri tani, qe 22 vjet, Trbunali i Hagės, do tė duhej tė kishte pėrfunduar punėn e tij nė nxjerrjen nė gjyq dhe, nė dėnimin e tė gjithė kriminelėve serbė tė Serbisė, qė kanė kryer krime gjenocidi nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė (1992-1999).

Mirėpo, meqė nuk ka ndodhur njė gjė e tillė nė ndėshkimin e tė gjithė kriminelėve serbė tė luftės dhe tė tri gjenocideve tė Serbisė, tash, Serbia kinėse nė emėr tė “drejtėsisė” si bumerang “drejtėsisė“ evropiane dhe ndėrkombėtare, “topin e ka hudhur nė oborrin” e viktimave shqiptare tė gjenocidit serb nė Kosovė (1989-1999). Kjo ėshtė padrejtėsi ndaj viktimave tė tri gjenocideve serbe dhe, turp i madh pėr drejtėsinė evropiane ndėrkombėtare, qė ligjėrisht nuk dėnoi kryerėsit, planifikuesit dhe urdhėnėsit e tri gjenocideve tė Serbisė sė Slobodan Milosheviqit.

Pra, amnisitimi i Serbisė pėr tri gjenocidet e kryera nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė, ka ndikuar qė Boegradi, t’i riaktivizojė aktpaditė dhe dosjet e akuzuese tė gjykatave policore tė regjimit vrastar fashist tė Slobodan Milosheviqit nė pėrndjekjen, nė arrestimin, nė burgosjen dhe nė dėnimin e komandantėve kryesorė tė luftės sė drejtė ēlirimtare kombėtare tė UĒK-siē ėshtė edhe rasti mė i ri i dėnimit drakonik tė komandantėve tė UĒK-sė tė “Grupit Drenica” nė saje tė “dėshmitarėve tė fshehur”!?

Pyetja e dytė:
A ėshtė patriotizėm me dėshmue apo me heshtė tė vėrtetėn pėr hirė tė “qėllimeve mė tė larta”?

Pėrgjigja:
-E vėrteta ėshtė humanizėm, dituri, patriotizėm, drejtėsi, revolucionarizėm, qytetėrim-vlerė universale e njerėzimit.

Andaj, nuk mund tė ketė asnjė “qėllim i lartė” qoftė edhe “hyjnor” ai, qė pėr hir tė tij, tė sakrfikohej e vėrteta, pavarėsisht se kush do tė prekej nga kjo (shtetarė, politikanė, ushtarakė, njerėz tė zakonshėm etj.).

Prandaj, e vėrteta, duhet tė thuhet, tė shkruhet dhe tė mbrohet me ēdo kusht, sepse pohimi i saj ėshtė jo vetėm akt human, i drejtė, por edhe vlerė, virtyt, parim, trimėri, vetėdije e lartė njerėzore, patriotike dhe revolucionarizėm.

Ndėrkaq, heshtja e sė vėrtetės ėshtė qyqari, amoralitet, anti-humanizem, anti-etikė , tradhti, mashtrim, shitje, anti-parim, krim dhe vetėmohim si nė kuptimin e ngushtė, ashtu edhe nė atė tė gjerė(individual dhe kolektiv).

Lakimi dhe shpėrfytyrimi i sė vėrtetės ėshtė nė funksion tė pėrligjjes, tė mbrojtjes dhe tė justifikimit tė sė pavėrtetės, tė keqes, tė legalizimit dhe tė shpėrblimit tė antivlerave qoftė individale, grupore, ideologjike, religjioze, politike partiake, tė cilat qe mė se dy dekada kanė vėrshuar dhe kanė kontiminuar ambientin e florės dhe tė faunės sė vlerave tė njėmendta njerėzore, humane, profesioniste, kombėtare shqiptare.

Me njė fjalė, pravaija e heshtjes dhe e shpėrdredhjes sė vėrtetės, ėshtė tejet komplekse, sepse zakonisht pėrbėhet nga shumė qėllime dhe nga shumė aktorė me interesa tė shumta heterogjene.

Nėse sakrifikohet dhe vritet e vėrteta, atėherė, shoqėrisė sonė nuk i duhen kurrfarė insitucionesh shtetėrore tė rendit dhe tė drejtėsisė, as kurrfarė lirie, kurrfarė drejtėsie dhe, kurrfarė pavarėsie, sepse do tė vetėmjaftohej me anarkinė, me kaosin dhe me ligjet e xhunglės. Nė kėtė rast, triumfues do tė ishin ANTIVLERAT NJERĖZORE- linēi, robėria e huaj sunduese, antihumanzimi, padrejtėsia, e pavėrteta, injoranca, primitivizmi, forcat mafioze dhe gangsterizimi i nėntokės etj., qė popullin dhe shtetin e Kosovės, do ta ēonin nė greminėn e dikurshme tė skllavėrisė sė Serbisė kolonialiste dhe gjenocidale.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 522 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Me largimin e “misioneve tė huaja, fillon str...
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:09
Baromteri diplomatik *** Mos e kritikoni dhe mos e fajėsoni BE-nė, se mund tė ndodhė ajo mė e keqja, qė disa shtete tė saj ta tėrheqin njohjen ndėrkomb...
EDHE TI O RAMUSH I LĖVIZE FJALĖT?!?
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:05
...O POPULLI IM! PASKE PASUR FATIN E KEQ QĖ, NUK U MĖSOVE DHE AKOMA NUK PO MĖSOHESH ME KĖTO LOJRAT E NDĖRKOMBĖTARĖVE SI DHE ME DREDHITĖ E HILET E KĖTYRE TĖ...
Zoti ambasador, me gjepura nuk hidhet poshtė ...
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:35
Reagim ndaj qėndrimit tė Ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, z. Greg Delawie Nė intervistėn ekskluzive pėr emisionin « Rubikon » tė datės 5 dhjetor Ambasa...
Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojė S...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:28
Barometri diplomatik Jo, Serbia me liderėt, me akademikėt, me popat e saj, dhe me patriarkun Irinej nė krye, tė kėrkojnė rikthimin e Kosovės nėn “ombre...
ZGEDHJET E JASHTĖZAKONSHME KOMUNALE NĖ PRESHE...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:25
Jemi nė prag tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme Komunale nė Preshevė. Deri te ky proces ka ardhur pėr shkak tė dėshtimit tė Koalicionit tė fundit ndėrmjet tė...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi