Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Njė zė nė shkretėtirė i njė mėsuesi dhe i njė atdhetari tė nderuar
Publikuar më 04 qershor, 2015 nė orėn 21:09 ( ) Prof. Dr. Eshref Ymeri | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nė faqet e internetit kam lexuar kohė pas kohe analiza mjaft interesante tė zotit Abdurahim Ashiku, mėsues nė pension, emigrant nė Greqi. Nė ato analiza ai ka nxjerrė nė spikamė pėrpjekjet sa tė lodhshme, aq edhe tė jashtėzakonshme qė bėjnė emigrantėt shqiptarė nė Greqi, pėr tė ruajtur identitetin kombėtar tė fėmijėve tė tyre pėrmes shkollimit edhe nė gjuhėn shqipe.

Pėrveē artikujve qė ka botuar nė vijimėsi nė faqet e internetit, ai ka vėnė nė qarkullim edhe disa libra, botimin e tė cilėve e ka pėrballuar tėrėsisht me shpenzimet e veta.
Nė faqet e internetit tė datės 17 prill 2015, i nxitur nga njė skicė e gazetarit tė talentuar Albert Zholi me titull “E ē’i duhet shqipja?!” (tė botuar mė 20 mars 2015), pata pėrcjellė artikullin me titull “Fol shqip, se je shqiptar!”.
Ja se si pati reaguar ndaj kėtij artikulli mėsuesi atdhetar Abdurahim Ashiku nė rubrikėn “Komente” tė gazetės internetike “Fjala e lirė”:
“Si gazetar dhe shkrimtar nė mėrgimin e egėr grek, i kam ndjekur me penė nė dorė, me diktofon dhe me fotoaparat pėrpjekjet e mėsuesve shqiptarė (janė mbi 60) pėr t’u mėsuar fėmijėve gjuhėn shqipe vullnetarisht, pa pagesė, pa asnjė pėrkrahje nga shteti shqiptar, pa asnjė stimul moral. Kam botuar tre libra monografikė pėr mėsuesit dhe pėr problematikėn pėr gjuhėn shqipe, me mbi 1 000 faqe. Librat titullohen:
“Rilindėsit e Kohės Sonė”, “Shkolla Shqipe e Athinės”, “Shkolla Shqipe e Selanikut”.
Tė tre kėta libra janė financuar nga pensioni im dhe i bashkėshortes sime, mėsuese nė ushtrimoren e Shkollės Pedagogjike nė Peshkopi. Realizuam sė bashku me operatorin Arian Melonashi njė film domethėnės pėr mėsuesen Vera Shkurti qė kalon detin dhe u mėson fėmijėve tė shkruajnė, tė lexojnė dhe tė kėndojnė shqip nė ishujt e Tinosit dhe tė Sirosit”.
Pėrveē kėsaj, mėsuesi Abdurahim Ashiku, nė mbėshtetje tė neneve 8 dhe 57 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, nė ligjin nr. 69/2012 pėr sistemin arsimor parauniversitar nė Republikėn e Shqipėrisė, neni 11 (arsimimi pėr fėmijėt shqiptarė jashtė vendit), ka pėrgatitur edhe njė Projektligj pėr mėsimin e gjuhės shqipe nė mėrgatė. Kėtė Projektligj ai ia ka nisur parlamentit, kryeministrit, qeverisė, ministres sė arsimit dhe avokatit tė popullit. Por deri tani nuk ka asnjė reagim nga ana e tyre.
Vetvetiu lindin disa pyetje:
Kėto hallka tė qeverisjes sė vendit a kanė ndėr mend ta respektojnė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė? A duhet t’i kthejnė pėrgjigje mėsuesit mėmėdhetar Abdurahim Ashiku pėr Projektligjin qė u ka dėrguar? A mendojnė vallė kėto institucione shtetėrore se shkollimi nė gjuhėn amtare i fėmijėve tė emigrantėve shqiptarė ėshtė njė detyrė qė ua ngarkon Kushtetuta pėr ta zbatuar? Apo hallkat nė fjalė do tė vazhdojnė, si deri tani, t’i shpėrfilllin kėrkesat e mėsuesve dhe tė prindėrve emigrantė pėr shkollimin e fėmijėve tė tyre nė gjuhėn amtare dhe t’i lėnė ata nė mėshirėn e asimilimit nė vendet e huaja? Po mjetet e informimit masiv pse heshtin pėr njė problem kaq tė mprehtė?
Do tė ishte shumė mirė sikur kėshillėtarėt e Presidencės tė mendonin pėr t’i pėrcjellė Presidentit Nishani propozimin pėr ta dekoruar mėsuesin dhe atdhetarin e shquar Abdurahim Ashiku pėr atė kontribut me vlera tė jashtėzakonshme qė ka dhėnė dhe vazhdon tė japė, sė bashku me mbi 60 mėsues tė tjerė, mes prindėrve emigrantė shqiptarė nė Greqi pėr shkollimin e fėmijėve tė tyre nė gjuhėn shqipe.

Tiranė, 04 qershor 2015

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 426 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Dallgė poetike
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:23
(Duke lexuar vėllimin “Thashė, tė bėhem edhe unė poet!” tė shkrimtarit Viron Kona). Kėto ditė lexuesit dhe kritika u njohėn me vėllimin poetik “Thashė,...
MOTI I VOCĖRR I CEN DESKUT
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:48
Nė shenjė rrespekti pėr herojntė tė cilėt shtrinė dorėn e pajtimit nė vitin 1990, reagoj ndaj librit Pajtimet nė Motin e Madh. Cen Desku pasi k...
DRENICA E PUSHKĖS DHE E PENĖS
E martė, 05 dhjetor 2017 - 19:40
(Vėshtrim pėr librin e Bedri Tahirit, Toponimia e Galicės, Prishtinė, 2014) Prelud Pena mėmėdhetare gjithmonė u ngre njė himn pushkėve liridashėse, kri...
Orė letrare festive me rastin e Ditės sė Flam...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 22:51
Njė kurorėzim afirmativ i konkursit letrar mbėshtetur nga Ministria e Diasporės. Nė prozė, tregimi “I huaj” me autor Hazir Mehmetin, ēmimi i parė. Nė ...
Nėnė Shqipėri
E merkurė, 29 nėntor 2017 - 06:32
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi