Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Grupi i Kumanovës”: Qëllimi ynë, lufta për të drejtat e shqiptarëve
Publikuar më 05 qershor, 2015 në orën 18:12 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shkup, 5 qershor – Grupi i armatosur që mori pjesë në luftimet e 9 majit në Kumanovë dhe që iu dorëzua policisë maqedonase ka deklaruar para organeve hetuese se “kanë ardhur në Maqedoni për të luftuar për më shumë të drejta për shqiptarët dhe se janë të pakënaqur nga veprimet e liderëve shqiptarë”, mëson Zhurnal.

Gjithashtu “Zhurnal” mëson jozyrtarisht se 90 për qind e të arrestuarve kanë dhënë deklaratë identike në polici dhe prokurori, se qëliimi i tyre ka qenë lufta për më shumë të drejta për shqiptarët e Maqedonisë.

Poashtu merret vesh se pjesa dërmuese e të arrestuarve kanë pasur qëllim të sinqertë kur flitet për vendosmërinë e tyre për të luftuar mirëpo ata nuk kanë qenë të vetëdijshëm se janë pjesë e skenarëve maqedonase që do të thotë se kanë qenë të manipuluar nga “koka” e grupit.

Zhurnal mëson se të arrestuarit para organeve të hetuesisë edhe pse kanë qenë nën trysni të dhunës dhe brutalitetit policor kanë pohuar se kanë ardhur në lagjen e Trimave në Kumanovë për të luftuar kundër padrejtësive që iu bëhen shqiptarëve nga regjimi maqedonas.

Madje në deklaratat zyrtare thuhet se janë të pakënaqur nga arritjet e deritanishme të partive shqiptare në Maqedoni. Pritet që në procesin gjyqësor ndaj tyre që do të fillojë së shpejti në gjykatën penale të dalin dëshmi tjera zyrtare për motivet se përse ata u përleshën me policinë e Maqedonisë.

Ndryshe, deri më tani ende janë të paqarta motivet e vërteta të këtij grupi i cili gjendet në paraburgim dhe së shpejti duhet të fillojë procesi gjyqësor ku duhet të shpalosen provat dhe dëshmitë para prokurorit dhe gjykatësit.

© ZHURNAL.mk

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 862 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi