Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PĖRKITAZI ME POEZINĖ “KALORĖSIT E SHPĖRBLIMEVE” TĖ AUTORIT TAFIL DURAKU
Publikuar më 10 qershor, 2015 nė orėn 18:24 ( ) Sami Islami | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
REAGIM

Nuk ėshtė hera e parė qė autorė tė ndryshėm tė publikimeve ose “krijimeve” artistike si z. Duraku tė dalin me “krijime poetike” tendencioze e denigruese ndaj njė aktiviteti kulturor, siē qe ai i konkursit poetik, mbajtur nė Kėlcyrė tė Pėrmetit me 25 maj 2015. Ishte kjo njė ngjarje kulturore e begatė me krijime poetike, mbajtur me rastin e ditėlindjes sė poetit tė madh tė Rilindjes Kombėtare, Naim Frashėrit.

Njė ngjarje e tillė kulturore , e pasur me pjesėmarrės tė shumtė tė fjalės poetike, shoqeruar me recitime tė shkėlqyeshme tė aktorėve pėrmetarė, si dhe me pika tė tjera muzikore, lanė mbresė tė thellė tek pjesėmarrėsit. Unė isha njė nga pjesėmarrėsit e kėtij manifestimi dhe, e them me plot bindje, se kjo ishte njė ngjarje shumė e suksesshme poetike, me pjesėmarrje tė poetėve nga e gjithė gjeografia shqiptare. Tė them tė drejtėn unė po prisja tė shihja shkrime, publikime, qoftė edhe krijime poetike, ku do tė vlerėsohej kjo ngjarje kulturore. Por, ndodhi e kundėrta! Siē u pa z. Duraku me “poezine” sarkastike tė tij, i “hodhi pėrtokė” fituesit e konkursit, e nė tė njejtėn kohė edhe gjithė atė aktivitet kulturor tė pėrmasave gjithkombėtare!

Nė “poezinė” e Tafil Durakut, shihet qartė shpirtngushtėsia e njeriut. Shihen qartė tiparet e njeriut qė e hedh gurin dhe e fshesh dorėn. Kur njeriu ka ndėr mend, qoftė edhe tė kritikojė diēka, kjo ėshtė krejt normale, por me kėtė rast ai duhet tė ofrojė fakte e jo etiketime! Kjo mėnyrė, “vlerėsimi” nuk ėshtė e mirė. Nuk ishin ata “kalorėsit e shpėrblimeve” i nderuar z. Duraku! Ata ishin, tė jemi tė sinqertė (edhe ju e dini mirė kėtė!), mė tė merituarit. Tė themi shkurt e shqip, penat mė tė forta tė krijimtarisė sonė poetike. Ishte vlerėsim i jurisė, tė cilėn nuk ngurruat ta etiketoni gjithashtu! Nėse edhe ju keni qenė i pėrfaqėsuar me ndonjė poezi, habitem se si nė kėtė manifesatim paska pasur edhe asi “krijuesish” qė nuk kanė respekt pėr jurinė dhe pėr verdiktin e dhėnė prej saj. Njė njeri me shpirt poeti nuk bėn gjėra tė tilla! Njė njeri me shpirt krijuesi i gėzohet suksesit tė njė poeti tjetėr, apo jo? Pėr mua ėshtė tepėr i pakuptimtė “vlerėsimi” juaj, duke i quajtur tė shpėrblyerit ata qė “vrasin poezi e kulturė”(!). Po tė kishit fituar ju zotėri, a do ta kishit shkruar kėtė varg? Nuk ma merr mendja!
E mira e kėtij manifestimi ishte fakti se tė gjitha poezitė ishin tė koduara, pra nuk dihej se kush ishte autori i tyre. Audienca u kėnaq, ashtu siē u kėnaqa edhe unė me koloritin e poezive dhe me recitimet brilante tė aktorėve.
Nė njė nga vargjet e “poesisė” suaj lexojmė: “kalėrojnė tėrė Shqipėrinė, kalorėsit e shpėrblimeve pa asnjė vlerė”! Unė habitem se si ju zotėri, qė e quani veten poet, ta vlerėsoni manifestimin si nje aktivitet “pa asnjė vlerė”! Kjo tregon se ju, kur e keni shkruar poezinė, sigurisht paskeni qenė tė rrėmbyer, me gjasė nga inatet e jo nga faktet.

E di se u dhanė tri shpėrblime dhe ma merr mendja se ishte njė zgjedhje e mirė, po tė quhen se tė shpėrblyerit ishin “titistė” kjo mė habiti pa masė. Tė them tė vėrtetėn pėr shpėrnblimin e tretė dhe tė dytė nuk i mbajta mend autorėt. Ata ndoshta edhe mund tė kenė qenė titistė. Unė nuk i njoh. Por pėr shpėrblimin e parė dhėnė poezisė me titull “Zėri i vjeshtės, vaji i gjetheve” tė poetit tė madh tė kombit tonė Zeqir Gėrvallės, jam i bindur se ky etiketim “titist” nuk pėrkon nė asnjė pikė me realitetin. Unė besoj se edhe ju pajtoheni me kėtė , sepse besoj se edhe ju e njihni mirė poetin Zeqir Gėrvalla! E si ju doli nga goja ku “kualifikim” pėr kėtė poet ju duhet ta dini mė sė miri!
Poeti Gėrvalla ishte dhe fatmirėsisht ėshtė edhe sot e gjithė ditėn njėri ndėr kundėrshtarėt e titizmit . Ishte dhe ėshtė njėri ndėr luftėtarėt e paepur tė bashkimit kombėtar. Ai gjatė gjithė jetės sė tij ia kushtoi kauzėz kombėtare. Ishte dhe ėshtė poeti qė gjithė jetėn e tij shkroi pėr realizimin e kėsaj kauze. Si rezultat i kėtij qėndrimi dhe kėtij pozicionimi patriotik kundėr pushtetit titist, ai qėndroi me vite tė tėra nė kazamatet serbe. Edhe kėtė besoj se e dini z. Duraku! Dhe nė fund ky tė quhet “titist” , s’ka se si tė kualifikohet ndryshe pos se autori ėshtė njė person qė ka qėllime tendencioze ndaj tij.
Ndoshta ju zotėri paskeni kokurruar (edhe vetė) nė kėtė konkurs dhe, ndoshta, paskeni “pritur” qė poezia e juaj tė zgjedhet pėr ndonjėrin nga shpėrblimet! Ndoshta? Kjo ėshtė normale, sepse tė gjithė konkurruesit, marrin pjesė pėr tė fituar! Po i nderuar, pėrsa i takon poezisė, nuk bėn tė mateni me hijen e mėngjesit! Ka poet, e poetė, ka poezi e poezi. Me sa mora vesh , pėr herė tė parė pėrzgjedhja e mė se 100 poezive ishte bėrė nga nga njė grup i studentėsh, duke i zgjedhur 30 mė tė mirat. Pastaj komisioni nga 30 sish i kishte zgjedhur 7. Kurse poezia fituese, sipas komisionit zgjedhor, kishte qenė jashtė konkurrencės!
Unė mendoj se konkurrimi ishte shumė korrekt! Fitoi mė i miri. Fitoi Zeqir Gėrvalla, poezia e tė cilit ishte, siē u tha, jashtė konkurrencės nė pėrzgjedhjen finale tė komisionit. Prapė, po them nėse keni qenė aty, nė manifestim, ka qenė shumė mė njerėzore qė ju t’ia uroni suksesin e mikut, poetit, kolegut; sepse mendoj qė suksesi i shokut ėshtė edhe suksesi juaj, e jo tė denigroni vlerat e njė poezie qė mud tė quhet hym kombėtar.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sami Islami
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 58 vizitorë
Lexuar: 1,008 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Zgjerohet Mėsimi Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe n...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:03
„Njė njeri, i cili nuk i pėrket kombit tė tij, nuk i pėrket as njerėzimit“ Hugo Wolf Mėsuesja Fahrije Basha, nė bashkėpunim me prindėrit shqiptarė,...
FILLIMI I VITIT SHKOLLOR NĖ LANDIN E BAVARISĖ...
E dielė, 24 shtator 2017 - 18:10
Bashkėkombės-mėrgimtarė, biznese dhe shoqata, Kėshilli pėr Mėsimin Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe e sheh tė obliguar t’ju informojė se, nė landin e Bavarisė ...
DĖSHMI TĖ VEPRIMTARISĖ SĖ MĖRGATĖS SHQIPTARE ...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 00:30
Fjalė nė pėrurimin e dy vėllimeve tė revistės Thesar kombėtar i mėrgatės shqiptare nė Suedi, 7 e 8, organ i Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve Shqi...
Disa konsiderata pėr shkrimtarin Bedri Tahri ...
E hėnė, 18 shtator 2017 - 22:03
Ajo se ēfarė vėrehet e konstatohet lehtėsisht nė Shqipėri dhe Kosovė nė kėto kohė moderne dhe tė pėrshpejtuara pasi qė tashmė duken dhe kanė dalė nė sipėrf...
Poezi satirike - TI, BAL, QĖ JE TOPALL…
E dielė, 17 shtator 2017 - 19:15
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi