Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Rivarroset me nderime heroi kombėtar Isa Boletini
Publikuar më 10 qershor, 2015 nė orėn 18:50 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Qindra qytetarė tė veshur kuqezi dhe me flamuj kombėtar kanė marrė pjesė tė mėrkurėn nė rivarrimin e Isa Boletinit dhe bashkėluftėtarėve tė tij, nė njė ceremoni nė nder tė veprės sė heroit kombėtar.

Nė ceremoninė, e cila u zhvillua nė stadiumin olimpik “Adem Jashari” nė Mitrovicė, morėn pjesė pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė institucioneve tė Kosovės dhe Shqipėrisė, por edhe familjarė tė babait tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, Ismail Qemalit.

“Pėrtej ngurtėsive tė pragmatizmit politik, Isa Boletini ishte njeriu i idealeve madhore kombėtare. Duke qenė i kėtyre pėrmasave, ai na bashkon edhe sot, nė ditėn kur po mbyllet udhėtimi i tij i gjatė, pothuajse shekullor drejt Boletinit tė tij, aty ku lindi dhe aty ku e pret toka e tij, vendi nga i cili nga sot do tė bėhet njė panteon i ri i shqiptarizmit, njė vend i shenjtė, ku tė gjithė ne do tė pėrkulemi me nderim nė tė ardhmen”, deklaroi kryeministri Isa Mustafa.

Pėr veprėn e Isa Boletinit, gjatė ceremonisė nė Mitrovicė folėn edhe kryetari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė Lulzim Basha, kryetari i Mitrovicės Agim Bahtiri, pėrfaqėsues tė shqiptarėve nga Maqedonia, Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevės.

Ndėrsa nė emėr tė familjes tė pranishmit i falėnderoi Gazmend Boletini, stėrnipi i heroit kombėtar. Pas ceremonisė nė stadiumin e qytetit, eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkėluftėtarėve tė tij u pėrcollėn drejt fshatit Boletin, nė veri tė Kosovės, ku u rivarrosėn me nderime nė kullėn e Boletinajve, tė shoqėruar nga kalorės me veshje kombėtare.

Kjo ceremoni i dha fund edhe njė kalvari tė gjatė shumėvjeēar qė ka shoqėruar fatin e heroit, qė nga procesi i identifikimit tė eshtrave e deri tek ndėrrimet e datave dhe pėrpjekjeve pėr ta varrosur nė Vlorė.

Nė ceremoninė kryesore ka pasur njė prani tejet tė madhe tė qytetarėve tė pranishėm, tė cilėt shoqėronin eshtrat dhe nderimet ndaj Isa Boletinit edhe me thirrjet “Shqipėri Etnike”, ndėrkohė qė transferimi i eshtrave drejt Veriut tė Mitrovicės ėshtė bėrė pa praninė e qytetarėve, pasi ajo pjesė e qytetit kontrollohet ende nga forcat e KFOR-it dhe Policisė sė Kosovės.

/ Top Channel

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 616 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Grupi i Veteranėve: PĖRKRAHIM KĖRKESAT E GRU...
E dielė, 16 korrik 2017 - 03:02
Njė grup shokėsh Veteranė, pėrkrahin Grupin e Kumanovės, sidomos pėrkrahin thirrjen e Grupit tė Kumanovės, drejtuar popullit shqiptar qė jeton, nėn pushtim...
ORGANIZATA E VETERANĖVE TĖ LUFTĖS ...
E shtunė, 15 korrik 2017 - 00:39
R E A G I M Organizata e Veteranėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės reagon ndaj shkr...
Dy eurodeputetė nė Vlorė pėr ēėshtjen Ēame
E merkurė, 05 korrik 2017 - 00:05
Nė datėn 02. 07. 2017, nė lokalin ” Barakuda “ pranė Petroliferės, Vlorė u mbajt konferenca pėr ēėshtjen Ēame. Konferenca u iniciua e u organizua nga Shoq...
Histori e dhimbje, kujtime e krenari historik...
E shtunė, 17 qershor 2017 - 23:44
Me rastin e 628 vjetorit tė pėrkujtimit tė betejės sė Fushė Kosovės ku mbeti i vrarė edhe Princi Teodor Muzaka, Shoqata Atdhetare ‘’Foleja Kombėtare Shqi...
Njė prezantim i Lėvizjes ShqipON nė Vjenė
E dielė, 04 qershor 2017 - 15:51
.
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi