Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DITA E PAQES DHE KUVENDI I TRALALAVE TE KOALICIONIT LDK-PDK-LISTA SERBE
Publikuar më 14 qershor, 2015 nė orėn 20:30 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Rendi kushtetues, rendi politik, rendi institucional, rendi publik, rendi i vlerave dhe cdo rend tjeter ne Republiken tone eshte bere lemsh...! Me e merituara per kete lemsh (pa i perjashtuar elitat tjera) eshte elita politike, e reja dhe e vjetra, e ketij vendi! Dymbedhjete qershori eshte shpallur Dite e Paqese ne Kosove! Nuk quhet Dite e Clirimit, sepse kjo do t'i lendonte ndejnjat e pakices serbe dhe te Serbise...! Ne te vertet, 12 qershori nuk eshte as dite e paqese dhe as dite e clirimit, por eshte dita e hyrjes se forcave te NATO-s ne Kosove...

Forcat ushtarake, paraushtarake dhe policore te Serbise pushtuese jane terhequr perfundimisht nga Kosova disa dite me vone (9 dite me vone). Ne vendet normale, Dita e Clirimit do te duhej te ishte dita kur eshte larguar ushtari i fundit i pushtuesit. Forcat aleate (amerikane, angleze...) kane zbarkuar dhe kane hyre edhe ne France, ne Itali, Danimarke, Holande, Belgjike, etj. per clirimin e atyre vendeve nga nazifashizmi, por ato dita nuk jane shenuar as si dita te paqese dhe as si dita te clirimit te atyre vendeve... Pastaj ne Kosove pa UCK-ne (fillimisht pa LPK-ne) dhe pa luften mbarekombetare (pa shtetin shqiptar) as nuk do te kishte NATO dhe as clirim nga Serbia...
Gjate dites se sotme ndodhi edhe nje "ēudi" tjeter: Kuvendi i Republikes u shnderrua ne Kuvend te tralalave...!!! "Sot nuk ka fjalime politike, tha kryetari i Kuvendit, sot fjalen e ka arti.."! Kjo ishte edhe arsyeja qe opozita nuk mori pjese ne kete "mbledhje solemne" (cirkusiade). Drejtuesit e institucioneve qenderore nuk paten asnje fjale per popullin e tyre ne kete dite te vecante (qofte edhe dite e hyrjes se NATO-s) per popullin shqiptar...! Fjala iu dha Filharmonise se Kosoves dhe koncertit te saj ne Kuvendin e Republikes! Per hatrin e LDK-se u interpretua edhe kenga e bukur, e pervetesuar nga LDK-ja per himn partiak, "Kur ka ra kushtrimi ne Kosove!" Filharmonia e Kosoves eshte nje institucion i nderuar i artit dhe i kultures muzikore, por koncerti i saj mund te mbahej (pikerisht per kete dite) diku tjeter e jo ne tempullin e demokracise, ne institucionin e ligjvenies, te perfaqesimit dhe te politikes se Republikes se Kosoves! Sot Kuvendi i Republikes ishte per kreret e institucioneve, te cilet do te duhej t'i drejtoheshin ketij populli dhe t'i thonin se cfare bene gjate ketyre viteve ne liri, cfare po bejne dhe kah po e qojne Kosoven... Sot, keta krere do te duhej t'i tregonin popullit te tyre se pse po behet Gjykata Speciale, pse po denohen me vite te tera burgimi luftetaret e lirise dhe drejtuesit e komandantet e UCK-se?!! Pse, edhe 16 vite pas luftes, Serbia vazhdon te qendroje ne Kosove: ne token e saj dhe ne institucionet e Republikes me ndihmen e marreveshjeve te Vjenes dhe, sidomos te Brukselit, permes strukturave paralele, permes Listes serbe, permes Kishes ortodokse serbe, permes mbrojtjes "civile", me ndihmen e barrikadave, qe kane ndare nje te katerten e Republikes?!! Sot, kreret e ketyre institucioneve do te duhej t'i tregonin (raportonin) ketij populli per korrupcionin astronomik, per kontrabandimin dhe trafikimin e pasurive dhe te parave te ketij vendi, per gjendjen e rende (buze degjenerimit te plote) ne shendetesi, ne arsim, ne kulture, ne administrate dhe ne cdo pore te jetes?! Sot, keta krere te korruptuar e te kapur kembe e krye, do te duhej t'i tregonin ketij populli arsyet e kesaj varferie ekstreme dhe arsyet e ikjes masive te njerezve nga ky vend permes Serbise ne Gjermani dhe vende te tjera?! Sot, keta krere do te duhej te raportonin dhe te shpjegoheshin edhe per radikalizmin ne shoqerine tone, sidomos te ketij qe ka lindur, eshte organizuar dhe eshte fuqizuar ne emer te fese e te Zotit? Kreret e institucioneve te Republikes, sot do te duhej te tregonin te verteten dhe pergjegjesine e tyre dhe te segmenteve te caktuara te shtetit te drejtuar prej tyre ne kete "shperthim", politizim dhe radikalizim ne emer te fese dhe te Zotit?! Cili eshte kontributi e i tyre ne kete gjendje ose ne kete lemsh qe po behet ne shoqerine tone edhe ne emer te fese dhe te Zotit? Jane edhe shume pyetje qe kerkonin pergjigje ne kete dite te shenuar, por duket qe klasa politike-institucionale eshte dorezuar, ka falimentuar dhe po pergatitet qe ta firmos kapitullimin me voten e deputeteve per Gjykaten e Vecante... Per ta lehtesuar dhe embelsuar kete kapitullim te turpshem dhe dorezim te pavaresise e te shtetit ne duart e nje Gjykate Speciale, kjo elite politike e koalicionit LDK-PDK-Lista serbe, ftuan sot Filharmonine e Kosoves qe te mbaj nje koncert ne mjediset e Kuvendit, qe ky koalicion e ka shnderruar ne nje cirke te papare ne ndonje shtet tjeter...! Ndjeva keqardhje per filharmonine, sepse jam i bindur qe i ka shkuar mundi huq... Nuk e njoh ndonjerin prej atyre qe ishin sot aty te kete vesh per muziken qe interpreton Filharmonia e Kosoves...

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 587 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Me largimin e “misioneve tė huaja, fillon str...
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:09
Baromteri diplomatik *** Mos e kritikoni dhe mos e fajėsoni BE-nė, se mund tė ndodhė ajo mė e keqja, qė disa shtete tė saj ta tėrheqin njohjen ndėrkomb...
EDHE TI O RAMUSH I LĖVIZE FJALĖT?!?
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:05
...O POPULLI IM! PASKE PASUR FATIN E KEQ QĖ, NUK U MĖSOVE DHE AKOMA NUK PO MĖSOHESH ME KĖTO LOJRAT E NDĖRKOMBĖTARĖVE SI DHE ME DREDHITĖ E HILET E KĖTYRE TĖ...
Zoti ambasador, me gjepura nuk hidhet poshtė ...
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:35
Reagim ndaj qėndrimit tė Ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, z. Greg Delawie Nė intervistėn ekskluzive pėr emisionin « Rubikon » tė datės 5 dhjetor Ambasa...
Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojė S...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:28
Barometri diplomatik Jo, Serbia me liderėt, me akademikėt, me popat e saj, dhe me patriarkun Irinej nė krye, tė kėrkojnė rikthimin e Kosovės nėn “ombre...
ZGEDHJET E JASHTĖZAKONSHME KOMUNALE NĖ PRESHE...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:25
Jemi nė prag tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme Komunale nė Preshevė. Deri te ky proces ka ardhur pėr shkak tė dėshtimit tė Koalicionit tė fundit ndėrmjet tė...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi