Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHTRESIME DHE DĖSHMI NĖ VEPRĖN POETIKE “DALLGĖ HYJNORE”
Publikuar më 14 qershor, 2015 nė orėn 20:41 ( ) Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
Vėllimi me poezi me titull „Dallgė hyjnore“ i autores Ajete U. Pavataj, shpėrfaqė elementet e natyrshme tė njė vije racionale dhe emocionale pėrmes vargut poetik, duke manifestuar artistikisht antagonizmat njerėzore me ndeshjet e ecejakeve shpirtėrore, ku autorja me penėn e saj ka artikuluar qartė realitetin diskret tė njė shtrese faktike e tė brishtė dhe tjetėrfare tė emocioneve prej poeteje qė ndėrthuren me trekėndėshin jetė, ndjenja, pėrjetime.

Mendjemprehtėsia e begatimit tė artistikes poetike tė komunikimit nė relacionin realitet ndjenjė pasqyron pėrmes vargjeve tė poezisė, akumulimin dhe pritjen paksa tė zgjatur tė erupsionit poetik, si pasojė qė neglizhenca dhe mungesa e botimit tė njė libri poetik mė herėt mbase nuk pėrkon me ndonjė mosgjeturi individuale apo pajtueshmėri tė njė kohe dhe realiteti tė caktuar.
Krijuesja Ajete Pavataj mė nė fund e pėrmbushi kėtė kriter dhe solli para lexuesve librin me poezi, madje tė botuar nė tri gjuhė, shqip, anglisht dhe italisht, qė do tė thotė se e shtrin gamėn e lejueshmėrisė sė vargjeve tė saj nė kėto rrafshe tė lexuesve qė patjetėr se do ta gjejnė atė qė pėr ta ėshtė e pranishme, e dobishme, pse jo interesante dhe e mirė pėr t’u lexuar. Kjo krijuese i takon plejadės sė poeteve e cila me kreativitetin e saj si nė kontekstin kohor dhe hapėsinor nė rrafshin vertikal dhe horizontal arrin qė pėrmes vargut poetik tė zbėrthej raportet disharmonike nė ndjenjėn e individit nėpėrmes njė fuqie mbresėlėnėse e kreative. Andaj, me penėn e vet, ia ka arritur qė tė sjellė tek lexuesi porosi pėrmes vargjeve artistike nė kontekst tė mbarėvajtjes pa marrė parasysh vendin, moshėn, gjininė apo pozitėn. Prandaj, mesazhi i krijueses, Ajete Pavataj, nė kėtė vėllim poetik ėshtė denoncimi i arrogancės, neglizhencės, urrejtjes dhe injorancės, nė njėrėn anė, ndėrsa pėrgatitet tė mbillet dhe tė kultivohet sa mė shumė ndėr njerėz dashuria, zemėrgjerėsia, bujaria, besnikėria, ēiltėrsia dhe mbi tė gjitha virtyti i faljes, nė anėn tjetėr. Ky ėshtė segmenti nėpėr tė cilin duhet tė marshojė dhe defilojė secili njeri.
Kjo vepėr mund tė shėrbej si thirrje dhe udhėrrėfyes nė koshiencė dhe vetreflektim personal dhe kolektiv.
Vepra “Dallgė hyjnore” ka nė pėrbėrjen e vet mė se tetėdhjetė (80) poezi qė janė tė pėrkthyera edhe nė gjuhėn angleze dhe italiane, por megjithatė kjo poezi vjen e natyrshme dhe e qetėsuar artistikisht, duke bėrė qė brenda vargjeve tė saj tė shpėrfaqen teket e situatave tė njė kohe e hapėsire dhe tė emocioneve qė pėrmbajnė ato.
Kjo vepėr poetike strukturoret nė katėr qerthuj poetikė qė janė: 1. “Legjendat e Dardanisė”, qė ka nėntėmbėdhjetė poezi, 2. “Mesazhi hyjnor” me trembėdhjetė, 3. “Dallgėt e jetės” ka tetė poezi dhe qerthulli i 4-tė “Vargu im” qė pėrbėn hallkėn mė tė gjerė dhe mė voluminoze tė strukturimit dhe pėrbėhet prej tridhjetė e nėntė poezive. Tė gjitha poezive dhe qerthujve u prinė poezia “Fati im”, tė cilėn autorja e ven nė vend tė prologut, apo thėnė mė mirė ėshtė hallka strukturore e prologut edhe pse kjo gjė nuk e ka epilogun strukturor, qė mbase nuk stigmatizon njė heshtje as reale, por as artistike tė autores qė figurativisht pasqyrohet me nominimin “simbolizim” tė poezisė “JETA” qė ėshtė dromcė e pasqyrimit artistik tė jetės sė individit nė njė atmosferė tė qenies njerėzore nė kėtė planetė reale, e pse jo edhe artistike tė njeriut tė sotėm, ku ndėr tė tjera ceket rrjedha e varkės qė puthė jetėn e kur zogjtė shtegtarė ngjyrosin nostalgjinė e ndėrrohen stinėt, jeta me tė gjitha peripecitė e saj gjendet nė zgrip.

Nė brigjet e lumit
varka puth jetėn.

sepse

Ndėrrohen stinėt,
jeta pėrherė gjendet nė zgrip.

(Poezia “Jeta”, faqe 91)


Larushia e tematikės dhe konceptimi i motiveve e ngėrthejnė mė tutje vrapimin e figuracionit tė krijueses Pavataj, e cila e ka gjetur nė gurrėn e frymėzimit. Ndaj kjo larushi nuk ėshtė e njėtrajtshme, madje as e tjetėrsuar, por rrjedh ngadalė, me kujdes dhe me qėllim tė caktuar. Fillimin e ka nė fėmijėrinė e subjektit lirik, i cili ka elemente autobiografike dhe depėrton pa pėrtesė nėpėr pothuajse tė gjitha poret e katrahurave dhe bėmave tė saj. Duke rrjedhur kėshtu shpėrfaqen anėt dhe trajtesat qė ngrihen nė nivelin artistik pėr t’iu serviuar lexuesit tash nė tri rrafshe gjuhėsore. Dhe kėshtu, pse jo, mė qėllim tė caktuar kėto dallgė frymėzuese tė autores tashmė shndėrrohen nė “dallgė hyjnore” sepse donė me qėllim apo pa qėllim tė marrin kėtė epitet, i cili madje mėton ta merr njė konotacion tė tillė. Kjo arrihet atėherė kur kthehet kah pėrjetimet e bukurisė sė padjallėzuar fėmijėrore duke shpalosur artistikisht, e pse jo edhe pėrjetėsisht rritėn e saj nė bjeshkėt legjendare tė Kosovės, apo mė mirė nė Bjeshkėt e Nemuna ku janė Bjeshka e Strellcit, Roshkodoli e tė tjera qė mėtojnė tė pėrjetėsohen nė frymėzimin e saj si figuracion i njė pėrkujtese qė ka lėnė shenja nė jetė, por qė fatmirėsisht del si element i njė sinqeriteti dhe padjallėzie.

Nė Bjeshkėt e Strellcit,
dashurinė e ndjeva,
kėnaqėsi e gėzime,
u rrėfeva shkėmbinjve ...

(Poezia “Vendlindja ime”, faqe 12

Pėr tė vazhduar mė tutje duke e pėrmbushur portretin e fėmijėrisė ajo degėzon mė tutje pipthat e jetės sė saj qė nė fėmijėri kėshtu:

Nė Bjeshkėt e Zllanopojės
hapėrova,
Nė Bjeshkėt e Zllanopojės
belbėzova,
I preka Majat e Roshkodolit.

thotė ajo nė kėto vargje tė poezisė “Jetė e grabitur” faqe 13.
Vargėzimet e tilla pėrkushtuese nuk janė tė pakta nė kėtė vėllim tė kėsaj autoreje dhe kanė njė vend meritor, pse jo edhe domethėnės. Andaj nuk ėshtė e tepėrt tė konstatohet nė kėtė aspekt dalin nė shesh poezi tė tjera pėrkushtuese nga fėmijėria e sidomos nga mosha e rinisė. Bile tė gjitha kėto dominohen me pėrkushtimet e vargjeve paksa mė ndjenjėsore kushtuar anėtarėve tė familjes si: prindėrve, babait e nėnės, vėllait, motrės e tė tjerėve. Binomi i kėtij vargėzimi gėrshetohet me jetėn e subjektit poetik me gamėn autobiografike dhe korrespondon me bėrthamėn e domethėnies frymėzuese qė shpesh duket e pėrjetuar dhe rrėshqet e ngjyrosur me petkun e baladės.
Edhe Kosovės, historisė sė saj, luftove ēlirimtare pėr ēlirimin si dhe luftėtarėve tė tė gjitha kohėve autorja u kushton vargje me qėllim tė caktuar. Madje tė pėrkushtuara dhe mjaft efektive janė edhe vargjet pėrkushtuese pėr luftėtarėt, dėshmorėt dhe heronjtė e UĒK-sė.
Poezitė e kėsaj natyre kanė njė pozitė tė duhur dhe meritojnė qė tė lexohen, pse jo edhe tė pėrjetohen paksa mė ndryshe, sepse jeta e kėtyre martirėve tė lirisė tė tė gjitha kohėrave e ka peshėn e vet specifike, ngase ėshtė peizazh i skalitur me gjakun e derdhur pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.

Tė moēme e kishte dashurinė
pėr atdhe,
pėr diell,
Sali Ēekaj

(Poezia: “Legjenda e kroit tė Dardanisė”, faqe 23)

Gjaku i derdhur i kėtyre trimave solli lirinė e cila ka ngjyrėn e gjakut, por edhe aromėn e tokės, gėzimit dhe tė pavarėsisė. Kjo liri frymon tash lehtė, nuk gjėmon, nuk rėnkon, madje as nuk pėrplaset. Mbi kurrizin e saj shkėlqejnė rreze, ēelin lule kėndshėm dėgjohen kėnga e bilbilit:

Mbi shkėmbinjtė e atdheut tim
rrezon dielli,
ēelin lule tė bukura,
lirshėm ligjėron bilbili.

(Poezia: “Liria”, faqe 39)

Edhe plaga e mėrgimit ėshtė njė hallkė e jetės qė trajtohet nė vargjet e Ajete U. Pavatajt. Kjo plagė sot e ka mė tė pranishme rrjedhėn e mallit, nostalgjisė, por edhe tė dashurisė pėr vendlindjen, atdheun, Kosovėn dhe vendet e tjera tė saj. Ky element nė vargėzimin poetik tė kėsaj krijueseje tingėllon me jehonė pėrmallimi qė ėshtė disi tjetėr, ngase, mbase, ndonjėherė e ka pėrjetuar vet ajo.
Kėto dhe elemente tė tjerė qė i shpreh subjekti lirik me penėn e autores janė tė skalitura dhe tė pėrjetėsuara mirė edhe figurshėm. Tė gjitha kėto autorja i mbarėshton me kujdes dhe frymėzim nėpėrmes vargjeve tė veta tė bukura tė cilėve nuk ua do ofshamat, nuk ua pėlqen lotėt.
Vepra poetike “Dallgė hyjnore” e Ajete Pavatajt ėshtė njė pasuri pėr poezinė tonė, sidomos pasi qė ėshtė e pėrkthyer edhe nė italisht e anglisht.

Halil Haxhosaj

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 569 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Dallgė poetike
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:23
(Duke lexuar vėllimin “Thashė, tė bėhem edhe unė poet!” tė shkrimtarit Viron Kona). Kėto ditė lexuesit dhe kritika u njohėn me vėllimin poetik “Thashė,...
MOTI I VOCĖRR I CEN DESKUT
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:48
Nė shenjė rrespekti pėr herojntė tė cilėt shtrinė dorėn e pajtimit nė vitin 1990, reagoj ndaj librit Pajtimet nė Motin e Madh. Cen Desku pasi k...
DRENICA E PUSHKĖS DHE E PENĖS
E martė, 05 dhjetor 2017 - 19:40
(Vėshtrim pėr librin e Bedri Tahirit, Toponimia e Galicės, Prishtinė, 2014) Prelud Pena mėmėdhetare gjithmonė u ngre njė himn pushkėve liridashėse, kri...
Orė letrare festive me rastin e Ditės sė Flam...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 22:51
Njė kurorėzim afirmativ i konkursit letrar mbėshtetur nga Ministria e Diasporės. Nė prozė, tregimi “I huaj” me autor Hazir Mehmetin, ēmimi i parė. Nė ...
Nėnė Shqipėri
E merkurė, 29 nėntor 2017 - 06:32
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi