Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Këshillit Organizativ i Protestës “PROTESTOJ SHQIP”: Protesta ishte e suksesshme
Publikuar më 14 qershor, 2015 në orën 20:49 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Këshillit Organizativ i Protestës “PROTESTOJ SHQIP” e njofton opinionin se protesta e djeshme nën moton “Protestoj shqip”, e organizuar në Shkup, ka qenë e suksesshme dhe ka kaluar në mënyrën më të qetë të mundur. Protestuesit nga të gjitha anët e Maqedonisë janë tubuar në orën 17.00 në parkun e Çairit në Shkup, e pastaj në një marsh të përbashkët, nën brohoritmat “Liri, demokraci”, “Nuk duam BDI – duam drejtësi”, “Merreni Alinë – e duam lirinë”, “Menduhin e japim – lirinë s’e japim” etj., janë drejtuar drejt Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Përkundër presioneve të ndryshme nga pushteti, që nga bllokimi medial, e deri në pengimin e njerëzve për të ardhur në protestë, përsëri kësaj proteste – sipas kalkulimeve të sipërfaqes së mbuluar me njerëz – i janë bashkuar diku 13.000 shqiptarë.
Prezantimet në skenë filluan me himnin kombëtar, duke i ngritur lart flamurët kombëtarë dhe duke e mbuluar kështu gjithë sipërfaqen kuq e zi.
Pas kësaj vijuan fjalimet e anëtarëve të Këshillit Organizativ të Protestës “PROTESTOJ SHQIP”. Me këtë rast fjalime rasti patën Skender Rexhepi, përgjegjës për organizimin e protestës, Nexhat Bexheti, kryetar i PPD-së, Hisni Shaqiri, kryetar i FRD-së, Qemal Krosi, përfaqësues i shoqatave joqeveritare, Firdevse Sulejmani, përfaqësuese e nënave shqiptare, Shaban Limani nga familjarët e dënuarve të Sopotit, Bedri Ajdari nga familjarët e të dënuarve në rastin “Monstra” dhe në fund Afrim Gashi nga Lëvizja BESA.
Në mesin e këtyre prezantimeve ishte edhe deklarata e protestës, e lexuar nga Abdush Demiri, e cila i kishte disa kërkesa, ndër to:
- dorëheqja e qeverisë antishqiptare, të inkriminuar dhe të korruptuar Gruevski & Ahmeti;
- një marrëveshje e re për Maqedoninë, që do ta përkufizojë Maqedoninë si shtet konsensual të shqiptarëve dhe maqedonasve; dhe
- zbardhja e të vërtetave shqiptare në Maqedoni.

Në këtë mënyrë, në këtë kohë krize për Maqedoninë, u dëgjua edhe zëri shqiptar dhe kërkesat e tyre për zgjidhjen e saj.

Protesta përfundoi në orën 19.30, ndërsa protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë. Sipas njoftimeve të organeve të rendit, gjatë protestës nuk është shënuar asnjë incident, ndërsa meritorë për këtë janë edhe më shumë se 200 të rinj që u angazhuan vullnetarisht për mbajtjen e rendit.
E veçanta e protestës ishte se në fund të rinjtë pjesëmarrës në protestë u ndihmuan punëtorëve të Higjienës Komunale në mbledhjen e shisheve të plastikës, sepse gjatë protestës është shpërndarë ujë falas për pjesëmarrësit në të.
Organizatorët e kësaj proteste i falënderojnë të gjithë shqiptarët e Maqedonisë që iu bashkuan kësaj proteste dhe që protestuan në mënyrë dinjitoze, ndërsa falënderim të veçantë u shpreh të gjitha subjekteve politike të vendit, organizatave joqeveritare nga Amerika, Evropa e Kosova e Shqipëria, si dhe personaliteteve të ndryshme publike gjithandej, që me mbështetjen e tyre u dolën krah shqiptarëve të Maqedonisë dhe kërkesave të tyre për liri, drejtësi dhe barazi.

Këshillit Organizativ i Protestës “PROTESTOJ SHQIP”

Shkup, 14.06.2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 960 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi