TIRANA, PIEMONTI I SHQIPTAREVE..! |
Publikuar më 17 qershor, 2015 në orën 05:13 ( ) |
Mr. Gafurr Adili | Opinion | |
|
|
Keshtu e ka quajtur Tiranen intelektuali atdhetar, patrioti e ideologu i UCK-se (Ushtrise Clirimtare te Kosoves) dhe edhe i ribashkimit kombetar te shqiptareve dhe te trojeve te Shqiperise Etnike, Heroi Kombetar Shqiptar, Mr. (Magjister) Ukshin HOTI, i zhdukur nga Burgu i Dubraves se Kosoves qe nga koha (1999) e bombardimeve te NATO-s mbi forcat policore e ushtarake serbe, gjate kohes se luftes se lavdishme dhe heroike te UCK-se dhe te popullit shqiptar te Kosoves Heroike. Shtrohet pyetja, a ka qene dhe a eshte vertete Tirana Piemonti i shqiptareve dhe i ceshtjes shqiptare ende te pazgjidhur, sic e konsideronte dhe edhe e deshironte Tiranen Heroi Kombetar Shqiptar, Mr. Ukshin HOTI, ne librin e Tij: "Filozofia e Ceshtjes Shqiptare"?! Pergjigja: Jo. Pyetja: Pse? Sepse.....
Edhepse Kushtetuta e Republikes se Shqiperise (e vitit 1998), Bibla dhe Kurani i shqiptareve, ne Preambulen e saj (e zeza mbi te bardhe) shkruan keshtu: "...me aspiraten shekullore te popullit shqiptar per identitet dhe bashkim kombetar", asnjera qeveri e deritanishme e Republikes se Shqiperise, qe nga viti 1998, kur kjo Kushtetute, fillimisht u miratua nga sovrani popull (permes Referendumit) dhe pastaj (nentor 1998) edhe nga Kuvendi Popullor i Republikes se Shqiperise, qofte ish qeveria e PS-se (Nano) apo e PD-se (Berisha), jo vetem nuk ka punuar per jetesimin e Preambules se Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, por perkundrazi...., me te kater kembet e tyre e kane shkelur, jo vetem Preambulen...., por edhe nenin 8 (pika 1) te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ku thuhet: "Republika e Shqiperise i mbron te drejtat kombetare te shqiptareve jashte territorit te saj".
Pra, qe nga ajo kohe (1998), asnjera nga ish qeverite e Tiranes zyrtare, Piemontit te Ceshtjes Shqiptare te Heroit Kombetar Mr. Ukshin HOTI, as ish dy qeverite Nano te PS-se (1997-2005) dhe as ish dy qeverite Berisha te PD-se (2005-2013), ne asnje rast nuk e kane respektuar, jo vetem Preambulen e Kushtetutes se Shqiperise, por as edhe nenin 8 (pika 1) te saj. Pra, jo vetem nuk i kane mbrojtur te drejtat kombetare te shqiptareve jashte territorit te saj kur, jo vetem shqiptaret e Kosoves Lindore (Presheves, Medvegjes dhe Bujanocit), shqiptaret e Shqiperise Veriore nen Mal te Zi dhe shqiptaret e Shqiperise Lindore nen IRJM jane vrare dhe jane burgosur nga serbet, nga malazezet dhe nga sllavo-maqedonasit, por...., Tirana zyrtare, Piemonti i Ceshtjes Shqiptare e Mr. Ukshin HOTIT, gjate gjithe qeverisjes se z. Fatos Nano dhe te z. Sali Berisha, nuk e kane bere as edhe nje note (diplomatike) proteste, sa here qe, gjate gjithe kesaj kohe te qeverisjes se tyre ne Tiranen zyrtare, ne "Piemontin e Ceshtjes Shqiptare", padrejtesisht jane vrare e jane burgosur, jo vetem shqiptaret e Shqiperise Etnike nga pushtuesit sllavo-greke, por nuk e kane bere as nje note (diplomatike) te protestes edhe kur jane vrare e burgosur edhe shtetasit (emigrantet dhe barinjt) e Republikes se Shqiperise nga sllavo-maqedonasit dhe nga grekèt. Por, jemi deshmitare te kohes se, pas qershorit 2013, me ardhjen nè pushtet tè z. Edi Rama (PS) dhe te z. Ilir Meta (LSI), Tirana zyrtare, apo me mire te themi Koalicioni ASHE (Aleanca per Shqiperine Evropiane, ka filluar ta zbatoje nenin 8 (pika 1) te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise. Urojme qe, me qeverisjen ASHE, Tirana zyrtare te behet Piemonti i ceshtjes shqiptare, ashtu sic dikur e konsideronte dhe e deshironte Heroi Kombetar, Mr. Ukshin HOTI.
Tirane, me 11 qershor 2015
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 40 vizitorë |
Lexuar:
800 herë
|
|
|
|
|
|
|