Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TENDENCA E MUHAXHIRĖVE QĖ DHUNSHĖM TĖ KTHEHEN NĖ TROJET E VETA TĖ NISHIT, TOPLICĖS DHE KAZANĖ E VRAJĖS NDIKOI NEGATIVISHT NĖ MARRĖDHĖNIET SHQIPTARO-SERBE
Publikuar më 17 qershor, 2015 nė orėn 19:53 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sipas konsullit rus nė Prizren, Jastrebov, si pasojė e luftės serbo-turke, mė 1877, vetėm nė Vilajetin e Kosovės ishin vendosur 73.000 muhaxhirė tė pastrehė dhe tė rrezikuar nga shfarosja masive pėr shkak se nuk kishin asnjė kusht jetese. Kjo popullsi, thotė Jastrebovi, gjatė vitit 1879 kishte mbetur pa asgjė e mbi tė gjitha ishte e rrezikuar nga sėmundjet ngjitėse.[1] I mungonte edhe ushqimi mė elementar.
Qė tė shkonin deri te pronat e veta nė Sanxhakun e Nishit, muhaxhirėt organizohen nė ēeta dhe ndėrmerrnin aksione. Tė paktėn nė ish-pronat e tyre tė merrnin bereqetin dhe orenditė shtėpiake qė u kishin mbetur. Nė pamundėsi qė tė gjejnė gjurmė tė shtėpive tė tyre, ēetat shqiptare muhaxhire hakmerreshin me sulme nė brendi tė kufirit qė ishte pėrforcuar sidomos nė trevėn e Pėrpellacit-Merdarit-Vasilevės-Medvegjes-Vrajės etj.

Sulmi i parė shqiptarė do tė ndėrmerret nė rrethinėn e Kurshumlisė, mė 1 shkurt 1878. Atje popullsia e 20 fshatrave shqiptare kishte shprehur qėndrimin e prerė qė me ēdo kusht tė kthehen nė trevat e veta. Duke e kuptuar kėtė qėllim tė shqiptarėve, repartet ushtarake serbe gjatė marsit do t’i rrėnojnė tė gjitha shtėpitė dhe objektet ndihmėse qė kishin mbetur gjer atėherė. Shqiptarėve kėshtu nuk u mbetej asnjė mundėsi pėr t’u vendosur nė shtėpitė e veta. Sulmi tjetėr qė do ta ndėrmarrin shqiptarėt ndodhi mė 6 prill 1878 dhe ka pėr qėllim qė ta ēlirojė Kurshumlinė si qytezė shqiptare. Sulmin e kishin organizuar dhe drejtuar Ahmet Pasha, Bajram Qaushi, Murat Xhakja Mehmet Igrishta nga Pėrpellaci me bekimin e myftiut dhe kadiut tė Prishtinės. Aksionin e shqiptarėve e kishin pėrkrahur edhe ulematė e nahisė sė Llapit, Gallapit, Shalės, Drenicės, dhe njė pjesė e Dukagjinit. Sulmi i shqiptarėve pėr ta ēliruar Kurshumlinė ishte bėrė me moton: muhaxhirėt duhet tė kthehen nė shtėpitė e veta! Nė bazė tė dokumenteve turke, me kėtė sulm tė shqiptarėve kundėr ushtrisė okupatore serbe ishte pajtuar edhe Ali Pasha, komandant i ushtrisė pėr Vilajetin e Kosovės. Sulmi vijues mbi forcat serbe, gjithnjė sipas dokumenteve turke, ėshtė ndėrmarrė kundėr pikės strategjike nė Pėrpellac, mė 28 maj 1879. Aty Serbia kishte grumbulluar forca tė mėdha ushtarake dhe sidomos topa tė kalibrit tė rėndė. Sulmi kishte zgjatur tri ditė. Dokumentet theksojnė se armatimin shqiptarėt e kish marrė nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, konkretisht nga komiteti ushtarak i saj. Kjo do tė thotė se Lidhja e Prizrenit nuk ishte vetėm organizatė politike, por ishte njėherit edhe institucion i pėrgjegjės shtetėror i cili, me kodet e zakonet shqiptare, kishte dhėnė urdhra nėpėr kaza dhe nahi qė asnjė familje serbe nuk guxon tė dėmtohet. Institucionet e shtetit serb, pėrkundrazi, kishte lėshuar urdhra politike, diplomatike, ushtarake dhe religjioze qė, deri mė 28 qershor 1879, ēdo gjė shqiptare nė viset e okupuara duhet tė shkatėrrohet! Njėherit Serbia, e trimėruar nga vendimet e Kongresit tė Berlinit,kishte marrė qėndrim nėse pėrsėriten sulmet shqiptare, ajo do ta vazhdonte luftėn drejt Durrėsit, Manastirit dhe Selanikut. Nė pėrgjigjen diplomatike tė Portės shėnohet se shqiptarėt edhe me vendimet e Kongresit tė Berlinit kanė tė drejtė tė kthehen nė trojet e veta. Shqiptarėt, thuhej aty, janė shpėrngulur prej andej sepse ushtria serbe ka ushtruar masakra tė papara mbi civilėt shqiptarė.[2]

Nė reagimin e pėrfaqėsuesit francezė ndaj ankesės tė serbėve drejtuar ambasadave tė fuqive tė mėdha nė Stamboll, deponuar me shkrim nė adresė tė politikės serbe thuhet qė pa asnjė pėrgjegjėsi tė ushtrojnė terror tė mėtejmė nga shqiptarėve: “Ju serbėt,- thotė ambasadori francezė nė Stamboll, nuk e meritoni pavarėsinė, meqė nuk po mundeni tė mbroheni nga njė grup shqiptarėsh. E pra kur nuk mundeni ta ruani kufirin, vritni tė gjithė shqiptarėt ndiqni ata pėrtej kufirit dhe shfarosni kudo qė t’i gjeni.[3]
Dokumentet serbe, nė anėn tjetėr, i zbulojnė faktet pse i kishin ndjekur tė gjithė shqiptarėt prej trojeve tė veta nga Nishi e deri nė Graēanicė afėr Prishtinės. Ato fakte serbėt i nxirrnin nga njė politikė e kultivuar raciste me pasoja katastrofave pėr historinė e Ballkanit. Veprimet antishqiptare dokumentet serbe i konceptojnė nė kėto pika: qė Serbia tė krijohet si vend i pastėr nacional dhe shtetėror; qė tė spastrohet vendi,siē ka theksuar Njegoshi, nga myslimanėt; qė tė paralizohen hapat e Portės tė cilėt i ka bėrė nė Kongresin e Berlinit: qė tė kthehen tė gjitha trojet ku kanė jetuar shqiptarėt; qė aksioni i Serbisė nė tė ardhmen tė drejtohet pėr zgjerim kah Vilajeti i Kosovės, Manastirit dhe Selanikut, gjithnjė duke e bindur diplomacinė evropiane se kufiri i Serbisė do tė forcohet dhe se kėshtu, njė ditė osmanliu me fuqinė e armės sllave (serbe) do tė dėbohet andej detit nė Azi tė Vogėl.[4]
Lidhur me faktet qė u prezantuan si program imperialist serb, mes qeverisė serbe dhe komandės supreme serbe (kur ishte fjala pėr kthimin e shqiptarėve), do tė zhvillohen diskutime publike nė njė formė shumė tė ashpėr, por shumė me interes pėr ta kuptuar fenomenin e spastrimit tė Toplicės nga shqiptarėt. Qarqet ushtarake duke i vėrejtur mizoritė qė ishin bėrė mbi shqiptarėt, por duke e vėrejtur edhe rrezikun para tė cilit po viheshin me urdhrin e politikės dhe qeverisė sepse e dinin se shqiptarėt si edhe Porta e Lartė dhe disa fuqi nuk do tė pajtoheshin me pozitėn e muhaxhirėve shqiptarė, (sidomos Shtatmadhoria serbe) kishte reaguar se nuk duam tė kemi edhe ne Kaukazin tonė”.[5]
Ėshtė kėtu fjala pėr tragjedinė mė tė madhe tė njerėzimit qė kishte ndodhur deri atėherė, pas Luftės sė Krimesė, (tė vitit 1853-1856-vėr aut.), kur popujt tė tėrė ishin shfarosur dhe depėrtuar nė vise tė tjera tė Perandorisė Osmane si tatarėt, ēerkezėt, armenėt etj. Lidhur me pozitėn e shqiptarėve, kryetari i qeverisė serbe e mbronte qėndrimin se spastrimi i shqiptarėve nga Sanxhaku i Nishit e Pirotit dhe vendosja e tyre nė viset tjera tė Perandorisė Osmane bėhej me qėllim qė rendi dhe qetėsia nė kufijtė e rinj tė Serbisė tė sigurohet pėr aksione tė reja tė tipit tė tillė nė jug, drejt daljes sė Serbisė nė Durrės dhe Selanik. Kėtu duhet tė theksojmė se jo vetėm nė seancėn e Kongresit tė Berlinit, por edhe pas mbarimit tė tij, mes diplomatit turk Mehmet Ali Pashės dhe Jovan Ristiqit ishin zhvilluar duele tė ashpra mu nė sy tė diplomatėve tjerė, por nė prapavijė ata kishin kooperuar shkėlqyeshėm, duke ua bėrė gjithnjė regjinė diplomatėt gjermanė dhe rusė nė tė gjitha nivelet. Kėshtu shqiptarėt e Sanxhakut tė Nishit dhe tė Pirotit pėrgjithmonė ishin vėnė para aktit tė kryer.[6]
Qeveria serbe dėshironte me ēdo kusht tė krijonte marrėdhėnie armiqėsore me shqiptarėt, sepse kishte nxjerrė pėrfundimin se vetėm duke pasur frontin e luftės tė hapur, politika iperiale e Beogradit pėr zgjerim territorial kah jugu do tė kishte sukses. Dokumentet arkivore pėr kėtė politikė ruhen nė Arkivin e Serbisė (AS), nė fondin e “Gjeneralshtabit”, prej ku vėrehet se kishin dalė urdhėresat pėr likuidime masive tė shqiptarėve mė 1877. Prandaj, politika e shtirur se kinse qeveria ėshtė pėr moslejimin e shqiptarėve qė tė kthehen nė trojet e veta nė Toplicė, ndėrsa Gjeneralshtabi pėr kthim, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė kalkulim i ulėt politik pėr pėrdorim tė jashtėm. Nė dokumente thuhet decidivisht: “Sa mė pakė shqiptarė dhe turq qė do tė mbesin nė viset e ēliruara, aq mė i madh ėshtė shpėrblimi pėr ata oficerė qė kanė kryer atė detyrė. Ai oficer qė shpėrngulė sa mė shumė shqiptarė, aq mė tė mėdha i ka vlerat pėr kombin e vet. Kėshtu, nė mesin e oficerėve serbė do tė fillojė gara e dekadave qė tė dėshmohen nė kėtė detyrė tė prirė nga shtabet mė tė larta ushtarake, politike dhe religjioze serbe.[7]
Lidhur me shpėrnguljen e shqiptarėve nga trojet e veta stėrgjyshore thuhet edhe kjo: “Nė shpėrnguljen e shqiptarėve nga Toplica, disa vende nė kėto rajone tėrėsisht kanė mbetur tė shkreta. Asnjė njeri i gjallė nuk ka shpėtuar. Ka pasur fshatra pėr tė cilat, as emrat nuk ka pasur kush t’ua tregojė qarqeve qeveritare. As pushteti nuk mund t’i dinte sepse nuk kishte njeri tė gjallė qė dinte diē pėr to. Tashti ėshtė dashur qė ato vise tė shkreta t’i kolonizojnė dhe gjallėrojnė. Nė kėtė drejtim janė bėrė gabime, thotė dokumenti dhe vazhdon: ”...sepse ishte e mundshme qė edhe serbėt prej andej kufirit tė vijnė nė Serbi pėr t’i kolonizuar pronat e shqiptarėve”. Kėshtu ėshtė bėrė njė punė dyfish e gabuar, sepse Serbia ka mbetur pa popullsinė qė do tė paguante tatim, ndėrsa nė brendi tė saj nuk kishte popullsi pėr ta vendosur gjithandej. Ėshtė dashur qė atė trevė ta kolonizojmė, nė proces, pėr disa dekada duke sjellė nė mėnyra tė ndryshme sidomos malazezė dhe serbė nga Bosnja dhe Hercegovina. [8]
Me kėtė shpėrngulje tė dyanshme do tė krijohet njė atmosferė lufte midis shqiptarėve dhe serbėve, edhe pse serbėt nga Kosova u shpėrngulėn nė shkallė simbolike dhe pa u dėmtuar asgjė nga prona e tyre. Nė anėn tjetėr, sipas Jastrebovit, nga viset qė i pushtoi Serbia mė 1877, u shpėrngulėn 73.000 shqiptarė. Jastrebovi nuk i pėrmend shqiptarėt qė u detyruan t’i lėshojnė shtėpitė e veta nė valėn e luftės, sepse tė tillė, sipas dokumenteve turke, ishin 320.000 nga periferia veriore e Nishit e deri te Kumanova, Prishtina dhe Mitrovica. Ē’ėshtė e vėrteta, njė pjesė e shqiptarėve do tė kthehet nė trojet e veta. Njė pjesė e shqiptarėve, sipas dokumenteve, ishin likuiduar ose kishin vdekur nga tė ftohtit. Numri i tė tillėve arrinte nga 18 deri nė 22.000 persona. Jastrebovi, numri 73.000 e merr pėr banorėt qė kishin mbetur muhaxhirė nė fillim tė vitit 1879.[9]
Nė dokumentet serbe theksohet edhe dukuria e shpėrnguljes sė serbėve nga Kosova nė sanxhakun e Nishit. Dokumentet statistikore serbe japin tė dhėna pėr shpėrnguljen e 5.280 serbėve nga viset e Mitrovicės dhe tė Vushtrrisė. Ndėrsa nga viset e tjera tė Vilajetit tė Kosovės, nė asnjė kaza, numri i tė shpėrngulurve serb nuk arrinte mė tepėr se dy tri familje qė ishin shpėrngulur me kėrkesėn e qeverisė serbe dhe me dokumente zyrtare.[10]
Porta e Lartė ēėshtjen e muhaxhirėve do ta ngritė disa herė mė 1879, nė nivele tė caktuara diplomatike. Kėshtu, Safet Pasha, ministėr i punėve tė jashtme tė Perandorisė Osmane, do ta shtrojė pyetjen para ambasadorėve nė Stamboll: “Kur do t’u lejohet shqiptarėve tė kthehen nė trojet e veta sepse Turqia ka krijuar njė komision shtetėror qė merret me ēėshtje tė muhaxhirėve dhe ai komision ka konstatuar se muhaxheria shqiptare ėshtė buzė katastrofės ekonomike dhe shėndetėsore”. Lidhur me kėtė, nė qershor tė vitit 1879, qarqet diplomatike turke do t’ua shtrojnė pyetjen fuqive qė kishin marrė pjesė nė Kongresin e Berlinit: “Ēka ėshtė bėrė me shqiptarėt qė janė dėbuar nga Serbia dhe tė cilėt luten qė t’u lejohet kthimi nė vatrat e tyre?”. Pėr kėtė ēėshtje, sipas Safet Pashės, interesimin kryesor e kishte shfaqur diplomacia angleze me gatishmėrinė pėr t’u dalė nė ndihmė shqiptarėve. Kundėrshtimet ishin manifestuar nga pala ruse, austriake, gjermane dhe franceze.[11]
Komisari pėr caktimin e kufijve tė Serbisė. Anglezi John Ross, shkruante se pothuajse tė gjithė banorėt e pjesės perėndimore tė Sanxhakut tė Nishit tė dorėzuara Serbisė, ishin shqiptarė tė besimit mysliman..., prandaj kur ky sanxhak u pushtua nga ushtria serbe, popullsia nuk u bėri ballė pushtuesve dhe iku e tėra nė Vilajetin e Kosovės. Sipas kėtij raporti llogaritej se nė vitin 1878 kishte 60-70 mijė refugjatė shqiptar tė shpėrndarė nėpėr Vilajetin e Kosovės. Atėbotė diplomati Ross shqiptarėve u kishte treguar tė vėrtetėn e hidhur u kishte thėnė se: “Kurrė nuk do tė ktheheshin nė trojet e mėparshme”.
Kjo e vėrtetė mbytėse nga karvani i pėrgjakur i muhaxhirėve nxori edhe njerėz qė vendosėn t’ia vėnė gjoksin vullkanit. U bėnė kurban tė njė kauze tė humbur (vetėm pėr momentin e caktuar nga rrethanat e krijuara politike atėbotė nga fuqitė e mėdha evropiane. Ata janė pishtarė tė njė plage qė po pezmaton. Me dėshirėn e etshme pėr t’u hakmarrė muhaxhiri nga Toplica Mursel Dabinovci, ka marrė abdes nė oborrin e xhamisė sė Kėrpimehut tė Besjanės dhe ka nisur hapat e rėndė drejt Vukojvacit, ia kishte mėsyer njėrėn prej pikave tė kufirit tė ri. Nė mendje ai kishte vetėm se me njė qėllim “tė vriste sa mė shumė shkije-pėr me marrė hak”. Pas dy ditė luftimesh, kufiri u pėrgjakė edhe njėherė. U hap edhe njė varr. U skalit edhe njė muranė, fanar pėr kėrkuesit e mėvonshėm tė rishikimet tė padrejtėsive historike.[12]
Pėr shkak tė presionit tė madh ndėrkombėtarė, pas disa sulmeve qė kishin ndėrmarrė shqiptarėt qė edhe me fuqinė e armės tė kthehen nė trojet e veta, dokumentet konsullore shėnojnė se, mė 4 gusht 1879, ēėshtja e kthimit tė muhaxhirėve nė Toplicė do tė diskutohet nė prani tė diplomatėve tė huaj: nė njėrėn anė Zeqir Ahmeti-pėrfaqėsuesi i shqiptarėve muhaxhirė dhe, nė anėn tjetėr Dragutin Franasoviqi e Svetozar Stankoviqit-pėrfaqėsues serbė. Nė shėnimet qė janė mbajtur nga ky takim, janė ruajtur me kujdes sidomos fjalėt e Zeqir Ahmetit drejtuar qeverisė serbe: “Mirė qė po e theksoni fjalėn se ju shqiptarėt mund tė ktheheni, por nė praktikė jeni duke bėrė gjėra qė nuk pėrkojnė me asnjė normė njerėzore, sepse ju serbėt nuk keni besė. As mbreti juaj nuk ka fe (mendon nė fjalėn e dhėnė), sepse ai na e drejtoi proklamatėn nė kohėn e luftės qė ta presim ushtrinė e tij dhe na premtoi qė tė jemi tė qetė dhe tė ndershėm se kėshtu do tė na lejohet tė jetojmė nė trojet tona. Shumica dėrrmuese e shqiptarėve kėto fjalė i dėgjoi, por u tradhtuan. Ushtria e krajlit serb e pritėm pa rezistencė nė shumicėn dėrrmuese tė fshatrave dhe qyteteve, pushtetit iu nėnshtruam, por pa marrė parasysh kėtė qėndrim tė shqiptarėve, serbėt na shpėrngulėn me tė gjitha familjet, pėr tri ditė, sikur tė ishim kriminelėt mė tė egėr dhe tash t’ju besojmė fjalėve tuaja me njė mundėsi se mund tė kthehemi?! Kjo ėshtė njė tradhti e dyfishtė qė unė mund t’ia komunikojė muhaxherisė. Ju serbėt dhe mbreti juaj ēdo fjalė e keni me rrenė, me paramendim dhe me pėrfundim qė mbaron me intrigė. Tash e dimė se po tė mos i besonim fjalės sė tij ai nuk do tė hynte me ushtri nė Shqipėri, madje me asnjė ēmim”.[13]
Ēėshtja e shpėrnguljes sė shqiptarėve do tė mbetet plaga kryesore pėr njė kohė tė gjatė. Kjo ēėshtje, jo vetėm te muhaxhirėt, por edhe te tėrė popullsia shqiptare, do tė krijojė njė urrejtje tė paparė. Lidhur me kėtė, mė 4 maj 1879, ndėr tė tjera thuhet se komisioni i muhaxhirėve, i pėrbėrė prej Hys Kabashit nga Gjakova dhe Rrustem Kabashit nga Prizreni, tė drejtuar nga myftiu i Prishtinės janė duke punuar natė e ditė qė 1700 familje muhaxhire shqiptare tė vendosen nėn pėrkujdesje nė Gjilan dhe rrethinė. Nė kėtė drejtim ndihmė tė madhe muhaxhirėve u kishte dhėnė sidomos Isa Beu, tregtar nga Gjilani. Muhaxhirėve shqiptarė do t’u ndihmojnė edhe tregtarėt e Shkupit, Manastirit, Elbasanit dhe Selanikut. Duhet pėrmendur se muhaxhirėve shqiptarė do t’u ndihmojnė edhe disa tregtarė hebrenj. Nė kėtė mėnyrė do tė krijohet njė miqėsi e paparė ndėrmjet shqiptarėve tė gjendur nė tragjedi dhe hebrenjve tė pasur nė qytete e Perandorisė Osmane.[14]

RESHAT AVDIU: SANXHAKU I NISHIT NĖPĖR SHEKUJ

Autori ėshtė ish i burgosur politikė, njėherit edhe kryetar i “Shoqatės sė Muhaxhirėve” pėr Kosovėn Lindore me seli nė Preshevė.

Referencat:

1]. AS. Fond “Jovana Ristića” 1877-1878 Elaborat o osvajanje novih teritoria na jugu Niša.
2]. 96 J. H. Vasileviq: v, cit. fq. 7-Spastrimi i lokaliteteve shqiptare dhe reagimet e tyre me armė; Gazmend Rizaj: Shqipėria dhe shqiptarėt nė planet sekrete tė shteteve ballkanike dhe evropiane gjatė shek. XIX, (Koha ditore) 14 II-26 2006.
3]. Po aty fq. 8-9.
4]. V. Boban: Jastrebov u Prizrenu, Priština,1983, fq. 142.
5]. AS. MUD; Po aty-letra 1879. Pėr diplomaci afruese me Turqinė J. H. Vasiljević citirana dela str. 9.
6]. Po aty fq. 10.
7]. AS. Koleksioni “Milan Piroćanac” 1895; Inkognitus “Srpska narodna misao i gospodin M. Piroćanac” Beograd, 1895.
8]. AS. Pisma Jovana Ristića za vreme Berlinskog Kongresa 1878. (Letra ka tė bėjė me zgjerimin e Serbisė nė Vilajetin e Kosovė).
9]. Po aty.
10]. J. H. Vasiljević, cit. dela str.14.
11]. J. H. Vasiljević, cit. dela fq. 16.
12]. Bilall Shimşir:Rumeli den geēleri I dhe II (shifra e tė shpėrngulurve shqiptarė me dhunė; AS. Fond “Vrhovna komanda srpske vojske izbeglice”.
13]. 13 AS. Koleksioni “Statistika naših iselenika... Toplica u kolonizua me malazezė deri mė 1899.
14]. Jovan Hadži Vasiljević: Albanska liga... st. 17.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 52 vizitorë
Lexuar: 686 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
“Masakra e Reēakut...” - libėr i dėshmive tė ...
E shtunė, 16 shtator 2017 - 00:20
Pėrkitazi me botimin e monografisė "Masakra e Reēakut – Krim kundėr njerėzimit", grup autorėsh, nė gjuhėn angleze dhe ribotimin nė gjuhėn shqipe nga Instit...
PALEOLITIKU I PARĖ DHE EVOLUIMI I NJERIUT NĖ...
E dielė, 10 shtator 2017 - 21:27
(Nga mediat elektronike dhe veprat) Po e sjellim edhe njėherė ndėr mend se banorėt e hershėm tė Evropės sė Bashkuar dhe tė kontinentit, qoftė edhe me An...
SINGIDINUMI DARDAN APO BEOGRADI SHQIPTARĖ GJ...
E merkurė, 06 shtator 2017 - 22:40
Sipas shėnimeve arkivale turke tė TAPY-TEFTERIT, Perandoria Osmane e sundoi Beogradin gjegjėsisht Singidinumin dardan prej vitit 1521-1867, ky sundim do tė...
VRASJE E INSKENUAR E USHTARIT SHQIPTAR
E hėnė, 04 shtator 2017 - 00:13
(Me rastin e 30-vjetorit tė vrasjes sė Aziz Kelmendit) Njė ndėr krimet mė tė rėnda po aq edhe tronditėse, qė arriti deri te aktivizimi i lėvizjes serboē...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi