Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Dy shakatarėt e Ballkanit
Publikuar më 18 qershor, 2015 nė orėn 20:10 ( ) Prof. Dr. Eshref Ymeri | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Siē bėhej e ditur nga mjetet e informimit masiv, zėvendėskryeministrit dhe ministrit tė jashtėm tė Republikės sė Kosovės Hashim Thaēi, para do kohėsh i kishte ardhur njė ftesė nga njė organizatė tė rinjsh, pėr tė marrė pjesė nė njė takim qė organizohej nė Beograd mė 23 prill 2015. Por kryeministri serb Aleksandėr Vuēiē, para mbajtjes sė atij takimi, pati deklaruar se do ta arrestonin Hashim Thaēin nėse shkonte nė Serbi. Ai qe shprehur:

“Ligjet ekzistojnė ende dhe ne do ta arrestojmė Thaēin nėse vjen kėtu” (Citohet sipas: “Vuēiē kėrcėnon Hashim Thaēin: do ta arrestojmė nėse vjen nė Serbi”. Marrė nga faqja e internetit e gazetės “Panorama”. 18 prill 2015).
Shakatar i madh ky kryeministri Vuēiē. Dhe ja sepse:
Sė pari, strukturat juridike tė shtetit serb, qė gjatė bombardimeve tė NATO-s kundėr Serbisė, pra, kur nė pushtet ishte Millosheviēi, kishin vendosur pėr tė arrestuar jo vetėm Thaēin, por edhe disa udhėheqės perėndimorė, si Bill Klintoni, Toni Bler etj, etj. Sipas kryeministrit Vuēiē, vendimet qė qenė marrė nga organet gjyqėsore serbe nė kohėn e Millosheviēit, vazhduakan tė jenė nė fuqi edhe sot, paēka se Millosheviēi pėrfundoi me duar tė prangosura dhe u ul para Tribunalit tė Hagės pėr tė dhėnė llogari pėr krimet qė kreu ndaj disa popujve tė Ballkanit. Pra, megjithėse sistemi qeverisės i Millosheviēit u pėrmbys se dėshtoi mė turp, ligjet e tij vazhduakan tė zbatohen edhe tani, kur Serbia, normalisht, duhet tė jetė njė vend, demek, i demokratizuar! Por ato ligje u zbatuakan “vetėm pėr Hashim Thaēin” dhe jo pėr udhėheqėsit e tjerė perėndimorė. Se Toni Bler ka qenė pėr vizitė nė Beograd dhe askush nga strukturat e drejtėsisė sė shtetit serb nuk qe kujtuar pėr “arrestimin” e tij. Domosdo qė kryeministri Vuēiē ka qenė i detyruar tė dilte me njė shaka zbavitėse para opinionit publik serb qė njihet mirė pėr ēmendurinė e tij politike nė qėndrimin ndaj popullit shqiptar tė Kosovės.
Sė dyti, sikur kryeministri Vuēiē tė ishte me tė vėrtetė i interesuar pėr “arrestimin” e Hashim Thaēit, ai nuk duhej tė dilte me njė deklaratė publike pėr ndalimin e tij nga organet e drejtėsisė serbe. Ai, kuptohet vetvetiu, duhej tė priste qė Hashim Thaēi tė shkonte nė Beograd dhe pastaj organet e drejtėsisė mund tė vepronin pėr “arrestimin” e tij.
Sė treti, kryeministri Vuēiē pėrsėri ka qenė i detyruar nga halli tė bėnte njė shaka jo fortė tė hollė kur pati deklaruar pėr “arrestimin” e Thaēit nėse ky do tė shkonte nė Beograd. Sepse, nė tė vėrtetė, Vuēiēi dhe gjithė -iēėt e tjerė tė politikės serbe, nuk kanė qenė dhe nuk janė kurrė tė interesuar pėr “arrestimin” e Hashim Thaēit. Sepse Thaēi pėr ta ėshtė “pasuri kombėtare” me vlera tė jashtėzakonshme pėr mbrojtjen e interesave serbe nė Kosovė. Vallė nuk ėshtė Thaēi ai, i cili, gjatė gjithė bisedimeve qė janė zhvilluar me Boegradin nė Bruksel, duke filluar nga 19 prilli i vitit 2013 dhe deri tani, i ka bėrė Serbisė lėshime pas lėshimesh, nė dėm tė interesave kombėtare tė popullit shqiptar tė Kosovės, nė dėm tė tėrėsisė territoriale tė Kosovės dhe nė tė mirė tė pakicės kriminale serbe nė Veriun e Mitrovicės?
A nuk dėshmon pėr fajin e rėndė tė Thaēit fakti qė Ura e Ibrit vazhdon tė mbetet e bllokuar me pirgje zhavorri se kėshtu u do qejfi kriminelėve serbė, tė instaluar nė Veriun e Mitrovicės? Po a nuk ishte vallė ajo pakicė terroriste serbe nė Veriun e Mitrovicės, e cila, gjatė viteve tė luftės, shėrbeu si mbėshtetje e fuqishme e bandave kriminale tė Millosheviēit, tė Sheshelit dhe tė Arkanit pėr masakrimin e popullit shqiptar tė Kosovės?
Kėto fakte Thaēi i di fort mirė, por me qėndrimet antikombėtare qė ka mbajtur nė Bruksel gjatė takimit me krerėt e Beogradit, ai ka dėmtuar rėndė interesat kombėtare tė popullit shqiptar tė Kosovės dhe kriminelėt serbė nė Veriun e Mitrovicės i ka bėrė me krahė, duke i shndėrruar nė krekacorė shovinistė, tė cilėt, shqiptarėt rrėnjės tė asaj treve nuk i lejojnė tė kthehen nė vatrat e tyre dhe tė rindėrtojnė shtėpitė e shkatėrruara. Ky ėshtė njė qėndrim antikombėtar jo vetėm i Hashim Thaēit, por edhe i shumicės parlamentare thaēiste, e cila i ka dhėnė atij mandatin, si ish-kryeministėr dhe tani si ministėr i jashtėm, pėr t’i bėrė lėshime tė turpshme Beogradit, pa kėrkuar paraprakisht daljen e tij me pendesė publike para opinionit ndėrkombėtar dhe pa dėmshpėrblimin e tė gjitha shkatėrrimeve dhe krimeve tė rėnda qė shovinizmi kriminal serb kreu nė Kosovė gjatė viteve tė luftės.
Po atėherė, pas gjithė kėtyre lėshimeve skandaloze qė Thaēi dhe klika rreth tij i ka bėrė Beogradit nė dėm tė interesave kombėtare tė Kosovės dhe tė tėrėsisė sė saj territoriale, si shpjegohet fakti qė kryeministri Vuēiē kėrkuakej “arrestimin” e tij nėse ai shkonte pėr vizitė nė Beograd?
Pėrgjigjja ėshtė fare e thjeshtė. Vuēiēi kėrkon t’ia rritė aksionet Thaēit, nė mėnyrė qė ky tė vazhdojė tė mbetet nė majat e pushtetit pėr mbrojtjen e interesave tė Serbisė nė Kosovė. Me kėtė deklaratė “kėrcėnuese”, Vuēiēi ka bėrė njė rrugė e dy punė: nga njėra anė, mundohet t’ia rritė autoritetin Thaēit (qė ka si pikėsynim tė zgjidhet president vitin e ardhshėm) nė sytė e popullit shqiptar tė Kosovės, si, demek, “njeri i rrezikshėm” i Beogradit, kurse, nga ana tjetėr, qetėson skifterėt e politikės shoviniste serbe (qė s’kanė fort haber nga marifetet e politikės sė fshehtė) nė qėndrimin ndaj Kosovės, nė mėnyrė qė ndonjė snajper i kuturisur tė mos e bėjė atė tė pėsojė fatin e ish-kryeministrit Xhinxhiē nėse do tė lejonte ardhjen e tij (Thaēit) nė Beograd.
Shakatari i dytė i Ballkanit, edhe mė zbavitės sesa kryeministri Vuēiē, ėshtė zėvendėskryeministri dhe ministri i jashtėm i Kosovės Hashim Thaēi, i cili, mė shumė se njė muaj mė parė, nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen austriake “Der Standard” ka theksuar se Kosova ėshtė duke shqyrtuar disa mundėsi pėr tė paditur Serbinė pėr krimet gjenocidale nė Kosovė.
Sipas tij, ka shumė shqiptarė qė kanė pėrgatitur dosje dhe dėshirojnė ta paditin Serbinė pėr dėmet e luftės, duke e bėrė pėrgjegjėse qeverinė e Serbisė tė viteve ’90 pėr shkatėrrimin e 65% tė pronės private tė kosovarėve.
Ai ka deklaruar:
“Duke parė qė nė Serbi ende nuk ka vullnet pėr tė kėrkuar falje, ne duhet tė gjejmė mėnyra ta dokumentojmė historinė dhe tė gjejmė sadopak ngushėllim pėr familjet e mbi 10 mijė tė vrarėve dhe 20 mijė grave tė dhunuara, duke pėrdorur instrumentet ligjore” (Citohet sipas: “Thaēi pėr “Der Standard”: Serbia do tė paditet pėr gjenocid nė Kosovė”. Marrė nga faqja e internetit e gazetės “Koha Jonė”. 30 prill 2015).
Tani, pasi kanė kaluar 16 vjet nga pėrfundimi i luftės dhe mė shumė se shtatė vjet qė nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, Hashim Thaēi “kujtohet” pėr tė gjetur mėnyra pėr tė “dokumentuar” historinė e krimeve barbare tė shovinizmit shtazarak serb, tė konkretizuara me shkatėrrime dhe me vrasje masive, si edhe me pėrdhunimin e 20 mijė femrave. Heshtja e deritanishme e Thaēit pėr ndėshkimin e Serbisė pėr ato krime tė rėnda qė kreu nė Kosovė dhe pėr dėmshpėrblimin e tė gjitha shkatėrrimeve qė la pas, i ka fyer rėndė ndjenjat kombėtare tė mbarė qytetarėve kosovarė, ka fyer dhe ka poshtėruar rėndė femrat kosovare qė bishat serbe i pėrdhunuan aq masivisht. Heshtja e deritanishme e Hashim Thaēit ka qenė njė investim i fuqishėm nė shėrbim tė shovinizmit serbomadh dhe njė shėrbim i pallogaritshėm qė ai i ka bėrė brukselizmit qė ky tė vazhdojė ta trajtojė Kosovėn, si edhe mbarė trojet etnike shqiptare, si njė parcel eksperimentale: tė ulė nė tryezėn e bisedimeve kriminelin me viktimėn, e cila, me prejardhjen e saj nga radhėt e etnisė shqiptare, pėrfaqėsuaka njė krijesė mendjelehtė, pa kurrfarė dinjiteti dhe pa kurrfarė vetėdijeje kombėtare. Vallė a nuk i pati vlerėsuar mendjelehtė shqiptarėt ish-Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, admirali Gregori Xhonson, i cili, gjatė vizitės nė Maqedoni nė vitin 2001 i pati “bindur autoritetet e qeverisė sė Shkupit se nuk mund ta fitonin luftėn kundėr shqiptarėve, por mund ta ruanin shtetin e tyre, nėse do tė nėnshkruanin njė marrėveshje, e cila do t’i joshte shqiptarėt mendjelehtė dhe do tė ruhej status quoja edhe pėr njė kohė tė gjatė nė kėtė shtet tė krijuar si Republikė jugosllave nė vitin 1945” (Citohet sipas: Ahmet Qeriqi. “I robėruari s’ka ē’humb nė luftė, pėrveē kėmishės sė zezė tė robėrisė”. Marrė faqja e internetit. 16 dhjetor 2009).
Pra, kjo ėshtė bindja e patundur e Bashkimit Evropian tė Brukselit, se shqiptarėt janė mendjelehtė dhe me ta mund tė sillesh si tė ta dojė qejfi, madje deri nė atė shkallė, saqė viktima shqiptare duhet tė ulet pėrballė kriminelit serb dhe nuk duhet tė kuturisė t’i kėrkojė atij llogari pėr krimet qė ka kryer kundėr saj.
Shqiptarėt nuk janė mendjelehtė. Pėrkundrazi, populli shqiptar ėshtė njė popull me zgjuarsi tė lindur, me njė nuhatje tė hollė politike dhe me njė vetėdije tė lartė kombėtare. Por tė huajt dhe kryesisht Bashkimi Evropian, mendjelehtėsinė mercenariste tė politikanėve shqiptarė, ia faturojnė mbarė popullit shqiptar. Pikėrisht mercenarizmi i politikanėve shqiptarė neve, si komb, na ka nxirė faqen nė sytė e botės.
Dhe viktimat shqiptare tė barbarisė serbe, sipas Hashim Thaēit, u dashka qė t’i pėrgatitin vetė dosjet e krimit pėr tė kėrkuar drejtėsi nė Gjykatėn e Hagės pėr ndėshkimin e Serbisė! Sigurisht, se s’u mbetet rrugė tjetėr. Se Kosova ėshtė njė vend pa zot. Se Hashim Thaēi dhe mbarė klasa politike udhėheqėse e Kosovės, si mercenarė tė Beogradit dhe tė Brukselit, i ka lėnė jetimė qytetarėt e vet qė ranė pre e barbarisė millosheviēiane. Se Hashim Thaēi dhe parlamenti thaēist, nė kundėrshtim flagrant me interesat e popullit tė vet, kanė rėnė nė gjunjė para Beogradit dhe para Brukselit. Prandaj unė kam plotėsisht tė drejtė kur them sė Thaēi ėshtė “pasuri kombėtare” pėr Serbinė. A nuk ishte Thaēi ai qė u ngrit e erdhi nė Tiranė dhe takoi kryeministrin Rama pėr t’i kėrkuar atij rivarrosjen nė Vlorė tė eshtrave tė Isa Boletinit? Vallė a nuk ishte paradoksale nisma e Hashim Thaēit? Sigurisht qė po. Se ai kėrkonte t’u vinte nė osh kriminelėve serbė tė Veriut tė Mitrovicės dhe politikės sė Beogradit, sipas tė cilėve eshtrat e Isa Boletinit nuk duhej tė rivarroseshin nė vendlindjen e tij. Prandaj edhe Hashim Thaēi nuk mori pjesė nė ceremoninė e rivarrimit tė eshtrave tė heroit tė Kosovės nė vendlindjen e tij se nuk arriti ta ēonte dot nė vend vullnetin e Beogradit dhe tė pakicės kriminale serbe nė Veriun e Mitrovicės.
E meritojnė tė pėrshėndeten tė gjithė ata intelektualė shqiptarė qė ngritėn zėrin e tyre tė fuqishėm pėr rivarrosjen nė vendlindje tė eshtrave tė Isa Boletinit. Midis tyre mė ra nė sy kėmbėngulja e prof.dr. Nexhmedin Spahiut, i cili pati deklaruar nė internet se nėse eshtrat e Isa Boletinit nuk rivarrosen nė vendlindjen e tij, atėherė qeveria e Kosovės Veriun e Mitrovicės e konsideruaka si pjesė tė territorit tė Serbisė.
Nisma e Thaēit pėr “ndėshkimin” e Serbisė pėr krimet e rėnda qė kreu gjatė luftės nė Kosovė, ėshtė njė parainvestim qė ai, sa pėr sy e faqe, kėrkon tė bėjė nė sytė e opinionit publik kosovar, me qėllim qe t’i ngrejė aksionet e veta pėr t’u ulur nė kolltukun e presidentit vitin qė vjen. Prandaj edhe shakaja e tij pėr “ndėshkimin” e Serbisė tingėllon mjaft e shpėlarė pėr kėdo qė i thotė vetes shqiptar me vetėdije kombėtare. Parlamenti thaēist le ta zgjedhė Thaēin president vitin tjetėr dhe populli shqiptar i Kosovės, me heshtjen e tij, le t’ia shikojė pėrsėri “hairin” si president, ashtu siē ia ka parė deri vjet si kryeministėr qė e ēoi ekonominė drejt rrėnimit katastrofik, me pasojė braktisjen e vendit nga mijėra e mijėra qytetarė kosovarė.

Tiranė, 14 qershor 2015


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 576 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Sė pari, demarkacioni me Serbinė, pastaj me M...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:56
Barometri diplomatik *** Pse Serbia pėr liberalizimin e vizave nuk e pati kusht demarkacionin me Kosovėn?! - Nga doli qė Kosova ta ketė kusht liber...
1000 LUFTĖTARĖT E ADEM JASHARIT DHE 60 MIJĖ V...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:53
Shkuan gati dy dekada prej pėrfundimit fisnik tė luftės sė lavdishme shqiptare tė UĒK-sė, nė fillet dhe nė ballė tė sė cilės qenė njėmijė luftėtarėt e Adem...
Nuk vritet njeriu edhe nė rastin kur shpėrnda...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:51
Nė muajin korrik tė kėtij viti gazetari Enver Robelli kishte publikuar njė shkrim pėrmes tė cilit njoftonte pėr hetimet qė drejtėsia zvicerane zhvillonte k...
TEORITĖ E KONSPIRACIONIT “SHQIPTAR”
E hėnė, 25 shtator 2017 - 21:35
Ēuditėrisht, viteve tė pasluftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), qė luftoi pėr liri e pėr bashkim kombėtar, dolėn nė sipėrfaqe “qendr...
Akademiku Skėnder Kodra ua pėrplasi nė fytyrė...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 21:20
Barometri diplomatik *** Objekt shqyrtimi i kėtij komenti ėshtė vizita e presidentit tė Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe tė Arteve tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi