Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Nė Universitetin e Grazit tė Austrisė u promovuan tri vepra tė Prof. Pllanės
Publikuar më 19 qershor, 2015 nė orėn 15:25 ( ) Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kėshilli Organizativ nė pėrbėrjė tė: Fatmir Osmanit - Kryetar i “Kėshillit Kordinues tė Shoqatave Shqiptare“ nė Shteimark, Rifat Krasniqi nga Unioni Humanitar i Shoqatave tė Grazit - regjioni Shtmk, Ambasada e Republikės sė Kosovės nė Vjenė nė bashkėpunim me Universitetin e Grazit, me Prof. dr. Kurt Kalcher, Prof. dr. Ahmet Hajrizi, realizuan me sukses promovimin e tri veprave tė Dr. Pllanės.

Nė Sallėn e bukur tė Universitetit nė Graz, e cila ishte stėrmbushur nga audienca, u mbajt promovimi i librit tė autorit Prof.dr.Nusret Pllana “Terrori i Serbisė Pushtuese mbi shqiptarėt nga 1844-1999“, „Intervenimi i Nato-s nė Kosovė“ si dhe i filmit dokumentar „Rrugėtimi i njė libri nėpėr botė, po nga i njėjti autor.Tė pranishėm ishin edhe autoritetet shqiptare tė akredituara nė Vjenė. Ymer Lladrovci, Konsull, nė emėr tė stafit tė Ambasadės sė Kosovės i uroi tė pranishmit si dhe pėrshėndeti autorin Prof. dr. Nusret Pllana, Si dhe falėnderoi Prof. dr. Kurt Kalcher, Prof. dr. Ahmet Hajrizin dhe Fatmir Osmanin me Shoqatėn e tij “Kėshilli Kordinues i Shoqatave Shqiptare nė Shteimark.
Po ashtu u shfaq njė film dukomentar mbi:Rrugėtimi i njė libri nėpėr botė,tė autorit Prof. dr. Nusret Pllana.
Vepra “ Terrori i Serbisė pushtuese mbi shqiptarėt nga 1844-1999 nė Kosove” ėshtė njė libėr qė vlen tė lexohet sepse ka tė bėjė me fatin e popullit tonė.
Promovimi i kėtyre veprave paraqet njė ngjarje tė rėndėsishme pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė, andaj edhe u promovuan nė shenjė tė 16 vjetorit tė ēlirimit tė Kosovės nga barbaria serbe si dhe nė shenjė falėnderimi tė Bashkėsisė Evriopiane, e sidomos tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tė cilat e udhėhoqėn suksesshėm intervenimin humanitar dhe ushtarak tė Nato-s nė Kosovė.
Edhe Fatmir Osmani kryetari i “ Kėshilli Kordinues i Shoqatave Shqiptare“ nga regjioni Shteimark“ ju drejtua tė pranishmėve me njė fjalė rasti, duke i shpreh mirėnjohje Profesor Pllannės pėr kontributin e tij tė vyer nė lidhje me librin, njiėherit i pėrshėndeti tė gjithė tė pranishmit dhe i falėnderoi pėr pjesėmarrjen e tyre masive nė kėtė eveniment kulturor.
Atasheu ushtarak, Kolonel Dedė Prenga, nė emėr tė stafit tė Ambasadės sė Shqipėrisė nė Austri i pėrshėndeti dhe i uroi tė pranishmit. Ai mes tjerash tha:”derisa udhėtova nga Vjena pėr nė Graz, i bėra njė vėshtrim kėtij libri dhe mė la tė kuptoj shumė. Vetėm ballina e librit tregon shumė dhe nuk don asnjė koment”, duke iu mbushur sytė me lot. Ai shtoi se” kjo punė ėshtė njė motiv pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė, kudo qė ata jetojnė e tregojnė vlera tė jashtėzakonshme me karakter tė veēantė kombėtar, pa harruar pėr asnjė ēast pėrkushtimin dhe detyrimin qė kanė ndaj atdheut. Kjo ėshtė vlerė e patjetėrsueshme dhe kjo do tė jetojė ndėr breza”.
Nė promovim tė pranishėm ishin edhe studentėt dhe profesorėt e kėtij universiteti.
Poashtu prezentė ishin edhe pėrfaqėsuesit nga Unioni i Shoqatave nga regjioni Shtmk. nga Shoqata ,,Mėrgimi“, Steyr, z. Ymer Aliu, nga Shoqata “28 Nėntori”- Kirchdorfi, Miftar Kastrati aktivist nga St. Georgen nga Shoqata “Kastrioti”- Graz, nga Shoqata “Belushi” - Graz, nga Shoqata “Rinia”- Graz, dhe nga Shoqata “Dardania”- Knittelfeld
Shoqata “Skenderbeu” Kapfenberg. Po ashtu prezent ishte edhe Prof.-Doz. Dr. med. univ. Emir Haxhija, Magj. i shkencave Politike - Fatos Kryeziu, si dhe Dr. Karl Bauer nga Shoqata “Europa Jugent” e Gleisdorfit.
Qė nė fillim Prof. dr. Nusret Pllana i bėri njė vėshtrim tė kaluarės dhe aktivitetit gjithėpėrfshirės kombėtar tė mėrgatės shqiptare nė Austri. Profsor Pllana potencoi faktin se falė angazhimit dhe sakrificave pėr shumė dekada tė patriotėve tė mėdhenj shqiptarė, ēėshtja e Kosovės dhe kauza e pazgjidhur shqiptare nė Ballkan, arriti tė dalė nė krye tė agjendės politike tė faktorėve mė relevantė ndėrkombėtarė. Kjo kauzė u bė vazhdimėsi legale e kėrkesave gjithė popullore pėr ēlirimin dhe pavarėsinė e Kosovės,
Nė kėtė libėr autori Prof. Dr. Nusret Pllana duke qenė vetė njė nga veprimtarėt e devotshėm tė aktiviteteve tė ngjarjeve dhe kontribues shumė meritor pėr ēlirimin dhe pavarėsimin e Kosovės, si shumė shqiptarė tjerė e pėrjetoi terrorin dhe barbarinė serbe me lėkurėn e tij, pas torturave qė kishte pėrjetuar nė kazamatet fashiste serbe. Qysh atėherė dhe deri mė sot, asnjėherė nuk e ndėrpreu aktivitetin patriotik qė ta hidhte nė shesh tė vėrtetėn pėr terrorin dhe barbaritė serbe ndaj shqiptarėve tė pa mbrojtur.
Profesor Pllana u dallua nė vazhdimėsi me aktivitetin e tij kombėtar. Angazhohet nė radhėt e UĒK-sė duke kontribuar si luftėtar i lirisė, por edhe folės dhe gazetar i Radios sė vetme tė luftės “Kosova e lirė”. Ai poashtu dha kontributin e tij maksimal nė njoftimin pėr tė gjitha ngjarjet qė ndodhnin nė Kosovė gjatė tėrė luftės, si dhe kontributin pėr ēlirimin dhe pavarėsimin e Kosovės.
Libri i sapopromovuar ėshtė njė dokument i rėndėsishėm qė dėshmon terrorin dhe barbaritė serbe mbi shqiptarėt pėr njė kohė tė rėndėsishme pėr historinė e re tė ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės. Tė gjithė ata qė mbajtėn fjalė rasti shprehėn dėshirėn qė z. Pllana tė vazhdojė edhe me pjeset e tjera, pasi qė ishte e pamundur tė pėrfshihen tė gjitha ngjarjet qa kanė ndodhur njė njė libėr tė vetėm.
Autori Pllana falėnderoi tė gjithė bashkėpunėtorėt e tij, pėr guximin dhe idenė, qė tė gjitha kėto ngjarje qė kanė pėrjetuar shqiptarėt tė mbesin tė dokumentuara me fakte tė pakontestueshme nė njė libėr tė tillė. Autori poashtu nga tė pranishmit nė mėnyrė tė fuqishme u inkurajua qė tė vazhdojė edhe me vepra tjera, e poashtu edhe mė vėllimin e gjashtė e mė tutje tė kėsaj vepre, e cila tashmė ėshtė pėrkthyer edhe nė gjuhėn japoneze e suedeze, tė cilėn lexuesit do ta kenė sė shpejti nė dorė. Ky libėr u promovua edhe nė Prishtinė, Tiranė, Shkup, Tetovė, Gjenevė, Zurich, Lugano, Paris, Lyon, Vjenė, Oslo, Stockholm, Budapest, Jovik, Katovice, Ankara, Istanbul, Bursa, Izmir, Rome, Stuttgart, Dortmund, Singen, Hechingen, Nurnberg, Hamm, Heidelberg, Munich, Ludwigsburg, Helsingen, Pforzheim, Helsinki, Toronto, Barrie, New York, Washington, Detroit, Melbourne, Mannheim, Copenhagen, Bruksel, Londėr, etj.
Nė fund autori u shpreh se ndjehet krenar pėr faktin qė ka arritur qė t’ia bėjė njė argat tė ēmuar atdheut si dhe popullit tė shumėvuajtur.

Vepra “ Terrori i Serbisė pushtuese mbi shqiptarėt nga 1844-1999 nė Kosove” ėshtė njė libėr qė ia vlen tė lexohet , aq mė tepėr sepse ka tė bėjė me fatin e hidhur dyshekullor tė popullit tonė. Ėshtė njė vepėr qė nuk tė lė pa emocione dhe mbresa. Ajo ēfarė pėrshkruhet nė libėr ėshtė reale dhe e vėrtetė. Ky ishte pėrfundimi i atyre qė e morėn fjalėn. Autori i kėtij libri z. Pllana, nuk foli pėr pėrmbajtjen e veprės sė vet me fjalė, por mbajti njė ligjėratė tė shkurtėr e konkrete pėr gjenocidin serb mbi shqiptarėt dhe pasojat e 24 elaborateve serbe pėr zhdukjen kolektive tė popullit tonė nga faqja e dheut, si pasojė e sė cilės u vranė mė shumė se gjysėm milioni shqiptarė tė pafajshėm, vetėm e vetėm pse ishin racė e kundėrt me ekzekutorin. Kėto fakte, me mė shumė se 550 fotografi ai i ka shprehur nė vepėr, tė gjitha tė dokumentuara mirė, madje shumė prej tyre tė nxjerrura edhe nga arkivat e Beogradit. Ky manifestim u ndoq nga shumė dashamirės tjerė tė librit dhe fjalės sė shkruar.
Ėshtė pėr t’u veҫuar edhe fjala e Prof. dr. Kurt Kalcher i cili i bėri njė vlerėsim tė kėtij libri, duke thėnė se, ky libėr ėshtė aq pėrmbajtėsor dhe faktografik, sa qė ēdo koment rreth tij ėshtė i tepėrt.
Sė fundi pėr tė gjithė tė pranishmit u shtrua njė koktej modest nga z. Bekim Shatri dhe Hakif Grajēevci.

Miftar Zagragja

12 Qershor 2015

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 829 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Zgjerohet Mėsimi Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe n...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:03
„Njė njeri, i cili nuk i pėrket kombit tė tij, nuk i pėrket as njerėzimit“ Hugo Wolf Mėsuesja Fahrije Basha, nė bashkėpunim me prindėrit shqiptarė,...
FILLIMI I VITIT SHKOLLOR NĖ LANDIN E BAVARISĖ...
E dielė, 24 shtator 2017 - 18:10
Bashkėkombės-mėrgimtarė, biznese dhe shoqata, Kėshilli pėr Mėsimin Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe e sheh tė obliguar t’ju informojė se, nė landin e Bavarisė ...
DĖSHMI TĖ VEPRIMTARISĖ SĖ MĖRGATĖS SHQIPTARE ...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 00:30
Fjalė nė pėrurimin e dy vėllimeve tė revistės Thesar kombėtar i mėrgatės shqiptare nė Suedi, 7 e 8, organ i Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve Shqi...
Disa konsiderata pėr shkrimtarin Bedri Tahri ...
E hėnė, 18 shtator 2017 - 22:03
Ajo se ēfarė vėrehet e konstatohet lehtėsisht nė Shqipėri dhe Kosovė nė kėto kohė moderne dhe tė pėrshpejtuara pasi qė tashmė duken dhe kanė dalė nė sipėrf...
Poezi satirike - TI, BAL, QĖ JE TOPALL…
E dielė, 17 shtator 2017 - 19:15
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi