Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Njė pamflet rrėnqethės
Publikuar më 20 qershor, 2015 nė orėn 04:30 ( ) Prof. Dr. Eshref Ymeri | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mė 12 qershor 2015, nė faqet e internetit ishte botuar pamfleti i zotėrisė Rexhep Shahu, me titull “T’u shtoftė jeta, qeveri!”.
E lexova me shumė kėrshėri. Mė pikoi nė zemėr pėr ato tė vėrteta qė shpaloseshin nė atė pamflet. Kisha lexuar edhe mė parė pėr gjendjen e rėndė ekonomike qė ishte krijuar nė Kukės dhe pėr largimin masiv tė njerėzve pėr nė emigracion. Por nuk mund ta pėrfytyroja dot atė pamje tragjike qė zotėria Rexhep Shahu zbulon nė pamfletin e vet.

Fuqia stigmatizuese e atij pamfleti ėshtė e jashtėzakonshme. Ajo mė ktheu shumė prapa nė kohė dhe mė solli nė kujtesė pamfletin e Ciceronit (Marcus Tullius Cicero 106-43 p.e.r.) qė e pati botuar nė vitin 61 p.e.r. kundėr Publij Klodit (Publius Clodius Pulcher 93-52 p.e.r.), njė demagog ky nga radhėt e patricėve romakė, tė cilin gjykata e pati nxjerrė tė pafajshėm pas fyerjes qė i kishte bėrė perėndeshės sė dėlirėsisė Bona Dea.
Mė kujtoi njėrin nga mjeshtrit e shquar tė pamfletit tė periudhės sė klasicizmit, Erazmin e Roterdamit (Desiderius Erasmus Roterodamus1466-1536). Nė pamfletin me titull “Lėvdatė budallallėkut” (Lob der Torheit), tė botuar nė vitin 1509, ai stigmatizon princat, priftėrinjtė dhe skolastikėn.
Mė kujtoi pamfletin e famshėm tė Daniel Defosė (Daniel Defoe - 1660-1731), me titull “Rruga mė e shkurtėr pėr tė larė hesapet me disidentėt (The shortest Way with the Dissenters), tė botuar nė vitin 1702, nė tė cilin demaskonte obskurantizmin klerikal.
Mė kujtoi pamfletin e Lev Tolstoit me titull “Nuk mund tė hesht” (Nje mogu mollēat), tė botuar nė vitin 1908. Nė atė pamflet shkrimtari i shquar i ējerr maskėn carizmit pėr ekzekutimin e fshatarėve tė pafajshėm pas revolucionit tė viteve 1905-1907 qė pati shpėrthyer nė Rusi, me qėllim qė tė mbillte frikė dhe tmerr nė radhėt e popullit rus. Tolstoi shkruan:
“Sot, mė 9 maj, ka ndodhur diēka e tmerrshme… Sot, nė Herson… janė ekzekutuar me varje nė litar dymbėdhjetė fshatarė… Dymbėdhjetė veta, pikėrisht nga radhėt e atyre njerėzve, me punėn e tė cilėve ne ushqehemi, tė atyre njerėzve qė ne i kemi shthurur dhe po vazhdojmė t’i shthurim me tė gjitha mėnyrat, duke filluar nga helmi i vodkės e deri tek ajo gėnjeshtra e tmerrshme e besimit, tė cilin ne vetė nuk e marrim pėr tė vėrtetė, por qė po mundohemi t’ua mėkojmė atyre me se s’bėn. Dymbėdhjetė tė tillė janė varur nė litar pikėrisht nga ata njerėz qė mbahen me ushqim dhe me veshėmbathje me djersėn e atyre tė gjorėve”.
Qeveria shqiptare nuk ka ushtruar asnjė dhunė fizike ndaj qytetarėve kuksianė, por ajo ka ushtruar njė dhunė tė tmerrshme shpirtėrore kundėr tyre. U ka kėrkuar tė paguajnė faturat e prapambetura tė energjisė elektrike qė arrijnė nė miliona lekė. Nė pamundėsi pėr tė paguar dhe pėr tė mos pėrfunduar nėpėr burgje, njė masė e madhe qytetarėsh kuksianė janė detyruar tė braktisin atdheun dhe tė degdisen familjarisht nė emigracion. Pėr pasojė, siē shkruan zotėria Rexhep Shahu, shumė pallate janė boshatisur, nėpėr shkolla janė rralluar nxėnėsit, mėsuesit janė larguar, pa nxjerrė pėrfundimet vjetore, njerėz tė moshės sė tretė kanė mbetur nė mėshirė tė fatit deri nė atė shkallė, saqė, pėr shkak tė moshės sė rėnduar, nuk janė nė gjendje tė shkojnė tė tėrheqin pensionin.
Por gjendja katastrofike ku e ka katandisur vendin qeveria Rama-Meta, nuk ėshtė karakteristike vetėm pėr Kukėsin, siē pėrshkruhet vėrtetėsisht nė pamfletin e zotėrisė Rexhep Shahu. Njė gjendje e tillė ka pllakosur mbarė vendin.
Ja se si e pėrshkruan gjendjen ekonomike tė qytetit tė Vlorės gazetarja Laureta Petoshati:
“Tė gjithė mendojnė se Vlora ėshtė njė bastion i sė majtės dhe ky krah politik shpreson se edhe kėtė herė fitoren do ta ketė mė tė lehtė, aq sa nė gazetėn “Telegraf”, tė datės 08.06. 2015 nė intervistėn dhėnė gazetarit Ēlirim Hoxha, shkruhet shprehimisht: “Flet pėr “Telegraf” kryebashkiaku i ri i Vlorės”, duke zhvlerėsuar kėshtu zgjedhjet dhe demokracinė pjesėmarrėse. Asnjėherė nuk duhet folur para kohe. Atė e vendos sovrani popull, pasi nė terren gjėrat qėndrojnė ndryshe, pavarėsisht tymnajės sė mediave. Te komuniteti vlonjate, qysh vjet qė kam punuar si gazetare nė terren, kam parė se po kristalizohej mendimi se e majta qė ėshtė nė pushtet ėshtė tjetėrsuar dhe ėshtė duke e humbur thelbin e vet social. Nga dita nė ditė po rritet varfėria, si shkak i papunėsisė dhe i masave drastike tė qeverisė. Nė Vlorė pakėnaqėsia ėshtė e dyfishtė, sepse njerėzit janė tė pakėnaqur dhe nga puna e bėrė pėr 18 vjet nga pushteti vendor nė pesė mandate, ku nė dy prej tė cilave kishte nė krye dy mjekė dhe nė tre tė fundit njė mėsues tė gjuhės frėnge” (Citohet sipas: Laureta Petoshati. “Leli apo Deromemaj? - Vlora ka nevojė pėr njė menaxher transformimi”. Marrė nga faqja e internetit “VOAL”. 10 qershor 215).
Pasojat e masave drastike tė qeverisė Rama-Meta u dukėn aēik edhe nė Vlorė: me mijėra qytetarė vlonjatė morėn rrugėn e emigracionit.
Ēuditėrisht, e njėjta politikė qeveritare, me pasojė varfėrimin e njerėzve, ndiqet edhe nė Kosovė: me dhjetra mijėra qytetarė, pėr shkak tė gjendjes sė rėndė ekonomike, janė detyruar tė braktisin vendin. A thua tė jetė rastėsi ngjashmėria e njė dukuri e tillė: zbrazja e vendit nga qytetarėt e vet? Nuk e di. Por pėr njė gjė gjithsekush duhet tė ketė njė mendim tė kristalizuar: shqiptarėt, tradicionalisht, kanė qenė dhe vazhdojnė tė jenė varrmihės tė vetvetes, si pasojė e politikės mercenariste tė klasės nė pushtet.
Qeveria Rama-Meta nuk kishte se ē’t’u merrte mė atyre banorėve kuksianė, si edhe gjithė atyre tė zonave tė tjera qė qenė detyruar tė braktisin vendin. Si qytetarė qė s’kishin para pėr t’i dhėnė qeverisė, ata, me sa duket, nuk i duheshin mė asaj. Prandaj edhe ata u detyruan tė emigrojnė nė njė mėnyrė aq masive. Por a nuk do tė kishte qenė mė mirė vallė qė qeveria Rama-Meta t’ua falte kamatėvonesat tė gjithė atyre qytetarėve tė varfėr dhe ēmimin e energjisė pėr kilovatorė, t’ua caktonte pak mė tė reduktuar? Se nė fushatėn pėr zgjedhjet parlamentare tė vitit 2013, kryetari i opozitės sė asokoshme, zotėria Edi Rama, premtoi uljen e TVSH-sė sė energjisė elektrike deri nė 06%. Por nuk e mbajti fjalėn. Madje ēmimin e energjisė e ngriti mbi 20%. A nuk do tė kishte qenė mė mirė qė qeveria, pėrmes uljes sė taksave, pėrmes investimeve, pėrmes masave lehtėsuese pėr investitorėt e huaj, tė nxiste hapjen e bizneseve tė reja qė njerėzit tė punėsoheshin qė t’u rriteshin tė ardhurat?
Nė kulmin e dėshpėrimit pėr zbrazjen e Kukėsit nga qytetarėt e vet, zotėria Rexhep Shahu shkruan:
“A thua kanė ardhė nė pushtet Rama e Meta me shpopullue Shqipėrinė? A mos i ka sjellė nė pushtet ndonjė fuqi e huaj qė i intereson tė zbrazet Shqipėria nga shqiptarėt?”.
Lexuesit le ta klikojnė nė google titullin e pamfletit tė zotėrisė Rexhep Shahu dhe tė njihen vetė me tė vėrtetat drithėruese qė pėrshkruhen aty.
Mund tė jetė edhe kėshtu, siē hamendėson zotėria Rexhep Shahu, se, siē e pėrmenda mė lart, varrmihėsit e shqiptarėve kanė qenė politikanėt mercenaristė. Por mund tė jetė edhe dashuria e verbėr qė ushqejnė pėr pushtet Rama dhe Meta, tė cilėt, tė dehur prej saj, me politikėn qė po bėjnė, po sjellin si pasojė varfėrimin e popullit shqiptarė. Pikėrisht kjo politikė me pasoja varfėruese, i ka detyruar disa dhjetra mijėra qytetarė tė zbrazin atdheun pėr tė gjetur kafshatėn e gojės nė vende tė huaja. Pikėrisht kjo politikė me pasojat e lartpėrmendura qė ndjekin Rama dhe Meta, me vetėdije apo pa vetėdije, nė thelb, ėshtė njė politikė antikombėtare. Prandaj do tė ishte mirė qė ata tė heqin dorė nga dashuria e dendur pėr pushtet pėr hedhjen nė dorė tė tė gjitha levave tė tij. Sepse ėshtė si zor qė ta besosh se njė dashuri e tillė do tė ketė pasoja tė mira pėr politikėn e tyre. Se dashuria e dendur, - thotė populli, - ėshtė e keqe dhe e nėmur.

Tiranė, 18 qershor 2015

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 724 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Me largimin e “misioneve tė huaja, fillon str...
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:09
Baromteri diplomatik *** Mos e kritikoni dhe mos e fajėsoni BE-nė, se mund tė ndodhė ajo mė e keqja, qė disa shtete tė saj ta tėrheqin njohjen ndėrkomb...
EDHE TI O RAMUSH I LĖVIZE FJALĖT?!?
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:05
...O POPULLI IM! PASKE PASUR FATIN E KEQ QĖ, NUK U MĖSOVE DHE AKOMA NUK PO MĖSOHESH ME KĖTO LOJRAT E NDĖRKOMBĖTARĖVE SI DHE ME DREDHITĖ E HILET E KĖTYRE TĖ...
Zoti ambasador, me gjepura nuk hidhet poshtė ...
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:35
Reagim ndaj qėndrimit tė Ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, z. Greg Delawie Nė intervistėn ekskluzive pėr emisionin « Rubikon » tė datės 5 dhjetor Ambasa...
Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojė S...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:28
Barometri diplomatik Jo, Serbia me liderėt, me akademikėt, me popat e saj, dhe me patriarkun Irinej nė krye, tė kėrkojnė rikthimin e Kosovės nėn “ombre...
ZGEDHJET E JASHTĖZAKONSHME KOMUNALE NĖ PRESHE...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:25
Jemi nė prag tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme Komunale nė Preshevė. Deri te ky proces ka ardhur pėr shkak tė dėshtimit tė Koalicionit tė fundit ndėrmjet tė...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi