Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Nė Kosovė nuk ka as “komb kosovar” e as “nacionalizėm kosovar”, por vetėm SHTET KOSOVAR!
Publikuar më 20 qershor, 2015 nė orėn 04:45 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik - Speciale

*** “Njėriu mund tė zgjedhė cilėndo fe qė ka trashėguar prej stėrgjyshėrve dhe qė i pėlqen, por s'mund tė zgjedhė njė tjetėr kombėsi dhe tė luftojė tė tijėn, pa vėnė nė ballė njė vulė tė madhe prej tradhėtari". (Fan S. Noli)

*** Deri tani, “fabrika standardizuese” e Nexhmedin Spahiut ka prodhuar “dy produkte shkencore”: 1) “kombin kosovar” dhe 2) “nacionalizmin kosovar” ?!

Mirėpo, me gjithė kėtė “zbulim shkencor”, N. Saphiu nuk ka asnjė shans, qė kėto prodhime t’i shes dhe t’i praktikojė nė Kosovė, pa marrjen e pėlqimit paraprak tė romėve, tė ashkalinjve, tė boshnjakėve, tė goranėve, tė turqve, tė serbėve, tė malazezėve, tė kroatėve, tė egjiptianėve, si dhe pėlqimin e Tiranės, tė Podgoricės, tė Beogradit, tė Zagrebit, tė Ankarasė, se a do tė pranonin, qė pjesėtarėt e kombeve tė tyre, tė integroheshin nė “thesin” e “kombit kosovar” artificial politik, kur dihet sė nė Kosovė ekziston mė se gjysma e kombit shqiptar, i cili,me plot tė drejtė nuk e njeh, as kurrė nuk do tė njohė kurrfarė “kombi kosovar”, sepse nuk ka asgjė tė pėrbasdhkėt me komponentet e tij, pėrpos SHTETIT KOSOVAR, tė cilin N. Spahiu gabimisht nga mosdija e tij, e quan “KOMB KOSOVAR”. Ky ėshtė problemi i tij i pazgjidhshėm me tė cilin po i “torturon” tė tjerėt, qė e kanė tė qartė se koncepti “ shtet kosovar”, nė asnjė mėnyrė nuk do tė thotė “komb kosovar”!

Prandaj, nuk ka asnjė dilemė se, qė tė dyja kėto projekte janė tė gabueshme, fallso dhe tė pajusitifikueshme si teorikisht, ashtu edhe praktikisht, sepse deri mė sot, pjesėtarėt e “kombit kosovar”(turq, serbė, romė, ashkalinj, boshnjakė, kroatė, egjiptianė) asnjėherė nuk janė deklaruar, as nuk kanė shprehur kurrfarė dėshire ose interesimi tė tyre, qė tė “regjistrohen” dhe tė bashkohen nė “kombin” e tyre “kosovar”, tė “patentuar” nga N.Spahiu sipas “Planit tė Marti Ahtisarit pėr Kosovėn”, i cili, sipas Spahiut, ai qenka njė “lloj kushtetute” e “kombit kosovar”.

Mirėpo, edhe ky far konstatimi nuk ėshtė i qėndrueshėm, sepse nė asnjė pasus tė Planit tė Ahtisarit, nuk flitet pėr kurrfarė “kombi kosovar”, por vetėm pėr shtet multietnik kosovar. Fatkeqėsisht, edhe nė kėtė rast, N. Spahiu e ngatėrron konceptin “shtet” dhe “komb” mbase termi nė anglisht the “ Kosovar Nation”, kur tė pėrkthehet shqip, do tė thotė “SHTET KOSOVAR”, jo kursesi “komb kosovar”. Por kot, sa ia vlen tė “qash dėrrrasa” nė kėtė temė, kur pronari i “fabrikės kombėtare kosovare” nocionin “nation”, qė do tė thotė shtet, nė ēdo kontekst e njėjtėson me nocionin “komb”, gjė qė ky ėshtė njė gabim i madh lėndor, sepse “kombi” dhe “shteti” nuk janė nocione tė barsvlerėshme. Kėtė e kanė shpjeguar, edhe teoricienėt mė tė njohur nė botė, qė kanė dhėnė pėrkufizimin e tyre se ē’ėshtė “kombi” dhe ē’ėshtė “shteti”.

Edhe “ nacionalizmi kosovar”, INEKZISTENT sikurse “kombi kosovar”!

-Sipas “zbuluesit” N. Spahiu, “Nacionalizmi kosovar ėshtė njė refleksion i nacionalizmit serb…Mendėsia monoetnike e kosovarėve ėshtė importuar nga Bogradi e jo nga Tirana. Por nacionalizmi kosovar dhe nacionalizmi shqiptar dallojnė thellėsisht nga nacionalizmi serb nė shkallėn e tyre tė zhvillimit. Nacionalizmi serb ėshtė tamam njė nacionalizėm kombėtar d.m.th ėshtė njė ndjenjė shteti, kurse nacionalizmi kosovar dhe ai shqiptar ėshtė mė tepėr njė ndjenjė komuniteti”?! (N. Spahiu, Foshnjėria e kombit kosovar, 2014:180-181).

Sė pari, ashtu sikurse “kombi kosovar”-projektide e “kombit jugosllav”, ashtu edhe “nacionalizmi kosovar”, ėshtė inekzistent, edhe nė aspektin doktrinar, ashtu edhe nė atė praktik, sepse nė Kosovė, kurrėnjėherė nuk ka pasur “ nacionalizėm kosovar”, ashtu sikurse nuk ka pasur dhe, as sot, nuk ka kurrfarė “kombi kosovar”, por vetėm njė SHTET KOSOVAR” (17 shkurt 2008).

Sė dyti, nacionalizmi serb nė Kosovė, kurrėnjėherė nuk ka pasur karakter pozitiv “kombėtar serb”, ashtu siē ka pasur dhe ka karakter pozitiv nacionalizmi kombėtar shqiptar, por vetėm karakter negativ tė nacionalizmit shovinist, regresiv, gjeopolitik, agresiv, fashist dhe gjenocidal shtetėror, kishtar, kulutror dhe politik serbomadh, jo nė asnjė mėnyrė “nacionalizėm kombėtar”, siē e ka pasyqyruar gabimisht dhe naivisht, N.Spahiu. , si “ndjenjė shteti”?!

Ēfarė absurdi intepretues ky, po ēfarė “ndjenje” mund tė ketė shteti, kur dihet se shteti nuk formohet, dhe nuk funksion nė bazė tė kurrfarė ndjenjash dhe fantazish emocionale, eksperimentale dhe imagjinare tė autorit tė “kombit kosovar” dhe tė “nacionalizmit kosovar”, por nė bazė tė ligjeve dhe tė Kushtetutės sė tij.

Vetėm njerėzit kanė ndjenja, emocione, dhimbje…etj., kurse kjo nuk mund tė thuhet pėr shtetin (edhe pse shtetin e pėrbėjnė njerėzit-populli), i cili, nuk vepron nė saje tė “ndjenjės” si “refleksion i pėrbashkėt i nacionalizmit kosovar” (siē ėshtė shprehur N.Spahiu), por vetėm nė bazė tė ligjeve dhe tė kushtetutės sė tij nė fuqi. Lidhur me kėtė, ja njė shembull i thjeshtė ilustrues: Nėse ndonjė ngasės nuk ndalon makinėn e tij nė dritėn e kuqe tė semaforit nė trafik, ai automatikisht dėnohet me gjobė nga paolici nė bazė tė ligjit mbi trafikun, jo sipas “ndjenjės si refleksion i pėrbashkėt i nacionalizimit kosovar”.

Sė treti, ēfarė do tė thotė kjo “teoremė filozofike” iracionale spekuluese e Spahiut: “ Nacionalizmi kosovar ėshtė njė refleksion i nacionalizmit serb…”?!

–Asgjė e shpjegueshme, as e qėndrueshme e as e justifikueshme mbi bazėn e ndonjė teorie shkencore mbi nacionalizimin ngase nė Kosovė nuk ekziston kurrfarė “nacionalizmi kosovar”, ashtu sikurse nuk ekziston kurrfarė “kombi kosovar”, por vetėm njė “shtet kosovar” multietnik, qė pėrbėhet nga tė gjithė qytetarėt e tij (shqiptarė, serbė, malazezė, kroatė, romė, ashkalinj, boshnjakė, goranė, egjiptianė etj.)

Siē theksuam mė sipėr, nė Kosovė nuk ekziston, as nuk reflekton kurrfarė “nacionalizmi kosovar”, ndaj, rrjedhimisht, asnjėra nga grupet etnike nė Kosovė nuk kanė “reflektuar”, as nuk kanė “impotuar” kurrfarė “nacionalizmi kombėtar serb nga Beogradi”, por u ėshtė imponuar me dhunė, me terror dhe me gjenocid, nacionalizmi shovinist serbomadh, me qėllim tė asimilimit, tė spastrimit dhe tė shfarsjes sė tyre, e para sė gjithash, tė shfarosjes sė 90 pėr qind tė shqiptarėve, qė me rrėnjė, me lozė dhe me gjethe i pėrkasin trungut tė KOMBIT SHQIPTAR dhe Shqipėrisė tyre etnike-atdheut tė stėrgjyshėrve tė tyre, jo kurrfarė “kombi kosovar”, as kurrfarė “ndjenje komuniteti” tė pėrbashkėt tė “nacionalizmit kosovar”, tė shpikur nga patentuesi “shekncor” N. Spahiu.

Sė katėrti, ēfarė kuptimi dhe interpretimi “shkencor” ka ky far konstatimi: “nacionalizmi kosovar dhe ai shqiptar ėshtė mė tepėr njė ndjenjė komuniteti”?! – Ēfarė “ndjenje” dhe ēfarė “komuniteti”?!
As dreqi nuk i bie nė “fije” kėtij farė “konstruksioni” abstrakt, pa kurrfarė shpjegimi konkret se gjoja nacionalizmi shqiptar na qenka vetėm “njė ndjenjė komuniteti”, e barasvlerėshme me “ndjenjėn e nacionalizmit kosovar”?!

Nacionalzimi shqiptar nuk ėshtė kurrfarė “ndjenje” simetrike ose e ngjashme me “ndjenjėn” e “nacionalzimit kosovar” tė N. Spahiut, por, para sė gjithash, vetėdije e lartė kombėtare, pozitive, progresive, qytetėruese dhe racionale, gjithmonė nė funksion tė mbrojtjes dhe tė kultivimit tė vlerave tė tij kulturore, kombėtare, politike dhe shtetėrore, pa dėmtuar asnjė komb dhe asnjė kulturė tė popujve tė tjerėr nė Ballakn.

Nacionalizmi pozitiv shqiptar nuk ka asnė lidhje me teorinė dhe me praktinė gjenocidale tė nacionalizmave negativė sllavo-bizantinė, fashistė dhe neofashistė nė Ballkan. Ndaj, ėshtė e padrejtė dhe e pajustifikueshme ēdo iniciativė dhe ēdo fushatė politiko-strategjike pėr luftimin e tij pėrmes strategjive dhe metodave perfide ponderuese multietnike, multikulturore, integraliste, kozmopolite dhe antidemokratike, me bazė dhe me synim tė fundit tė bastardimit dhe tė shthurjes sė kombit dhe tė Shqipėrisė Etnike sipas modelit dizajnues strategjik tė “kombit kosovar” dhe tė “ncionalzimit kosovar”.
Si mund tė krahasohet “nacionalzimi shqiptar” me “ndjenjėn e pėrbashkėt” tė “nacionalzimit kosovar”, kur nacionalzmi shqiptar, kurrėnjėherė nė historinė e tij tė deritashme, nė asnjė formė, qoftė edhe nė formėn “reflkesive” negative tė “ndjenjės” pėrgjithėsuese tė paqartė tė “komunitetit” tė N.Spahiut, nuk ka luftuar dhe, nuk ka asnjė meritė pėr fomimin e “kombit kosovar”!

– Andaj, si ndodhi qė N. Spahiu, ndjenjėn kombėtare tė nacionalizmit shqiptar, ta fusė nė “njė thes” hybrid , si “REFLEKS” tė pėrbashkėt me ndjenjat e grupeve tė ndryshme etnike(turq, serbė, kroatė, boshnjakė, romė, ashkalinj, egjiptianė, goranė) tė “nacionalizmit kosovar”, tė importuar nga Beogradi, jo nga Tirana, kjo ėshtė mė se e saktė pėr faktin se “kombi kosovar” ėshtė pjellė e “kombit jugosllav”, tė cilėn N. Spahiu (nė frymėn ideologjike, politike dhe propagandistike proletare jugosllave) po mundohet qė ta “ringjallė “ nė Kosovė, duke e mohuar dhe bastarduar nacionalizmin shqiptar dhe kombin shqiptar tė mė se 90 pėr qind tė shqiptarėve nė Kosovė!

Nacionalizmi shqiptar nuk njeh, as nuk ka asgjė tė prėbashkėt, as tė ngjashme me “nacionalzmin kosovar”, as me “kombin kosovar”, sepse “krijesa” tė tilla nuk “banojnė nė Kosovė (1878-2015)!

Nacionalizmi kombėtar shqiptar nuk ka kurrfarė “ndjenje” tė pėrbashkėt etnike, as kombėtare tė “kombit kosovar” as tė “nacionalzimit kosovar” (turq, serbė, kroatė, boshnjakė, romė, ashkalinj, egjiptian etj.), sepse as teorikisht, as praktikisht nuk ekzistojnė asnjėri e as tjetri, pėrveē “vizatimit” tė tyre nė paēavuret politiko-propagandistike antikombėtare tė N. Spahiut.

Ėshtė tėrėsisht padituri, amoralitet, antihumane, mėkat, padrejtėsi dhe verbėri profesionale, tė shpiket, tė trillohet dhe tė manipulohet me tė ashtuquajturin “nacionalizėm kosovar”, kur dihet se qė mė se dy shekuj, nė Kosovėn e Shqipėrisė Etnike pėrplasen vetėm dy nacionalizma:
1) Nacionalizimi kombėtar shqiptar dhe
2) nacionalizmi hegjemonist, regresiv, gjenocidal dhe iracional shtetėror dhe kishtar serbomadh, i cili, gjithmonė e ka luftuar nacionalizmin kombėtar shqiptar pozitiv racional, me qėllim tė zhdukjes sė qenies shqiptare nė Ballkan.


Nė fund, duhet tė kemi kujdes, qė tė mos i ofendojmė dhe tė mos i akuzojmė pa asnjė tė drejtė morale dhe ligjore grupet e ndryshme etnike nė Kosovė, duke ua atribuar “nacionalzimin kosovar”, gjoja tė “importuar nga Beogradi, jo nga Tirana”, siē shkruan krejt gabimisht autori i librit “Foshnjėria e kombit kosovar”(2014), sepse as shqiptarėt si komb mė vete, as turqit, as kroatėt, as romėt, as boshnjakėt, as ashkalinjtė, as egjiptianėt etj. , si grupe etnike, qė sot jetojnė nė njė shtet tė pėrbashkėt multietnik dhe nuk njohin kurrfarė “kombi kosovar”, as kurrfarė “nacionalizmi kosovar”, kurrnjėherė nė historinė e tyre tė derisotme nuk kanė qenė “importues” tė nacionalizmit serbomadh tė Beogradit nė Kosovė.

Deri mė sot, nuk ka ndodhur qė, ndonjė popull nė botė, tė ketė “importuar” nacionalzima tė huaj, e posaēėrisht qė ndonjė popull i robėruar, tė ketė “importuar” nacinalizmin e shtypėsve dhe kolonizatorėve tė tij, siē paska vepruar populli i kolonizuar i Kosovės nga Serbia, i cili, sipas N. Spahiut paskėsha “importuar”: “Nacionalizmi kosovar si njė refleksion i nacionalizmit serb…Mendėsia monoetnike e kosovarėve ėshtė importuar nga Bogradi e jo nga Tirana.”?! - Ja, kėsaj i thonė “shkencė moderne” e shkollės sė “nacionalzimit kosovar” tė N.Spahiut!?

Kjo ėshtė njė e pavėrtetė e madhe mbase nuk ka kurrfarė mbėshtetje teorike e as praktike, sepse njė “import” i tillė i “nacionalzimit serb nga Beogradi”, deri mė sot, nuk ka ndodhur nė Kosovė (1912-20o15).

-Pėrkundrazi, asgjė nuk ėshtė “imoportuar” nga Beogradi, as “mendėsia”, as asimilimi, as robėria e as “ndjenja”, as “nacionalzimi kombėtar” serbomadh, as hegjemonzimi, as shtypja, as terrori, as gjenocidi, as aparteidi, as shpėrngulja sistematike, por tė gjitha kėto tė zeza antinjerėzore dhe anticivilizuese me forcė policore dhe ushtarake u janė imponuar shqiptarėve nė Kosovė(1912-1999).

Shqiptarėt e kolonizuar dhe tė shtypur nga Serbia kolonialiste, nuk kanė pasur kurrfarė nevoje qė tė “importojnė” kurrfarė ideologjie nacionaliste serbomadhe ose tė indoktrinohen nga “nacionalzimi kombėtar serb”, sepse kanė pasur dhe, edhe sot e kanė nacionalzimin kombėtar shqiptar, i cili, ėshtė antitezė i nacionalzimit shovinist, gjeopolitik dhe agresiv serbomadh.

-Po, kėtė far “shkence” injorante antishqiptare tė N.Spahiut, nuk e kap logjika e shėndoshė, si ka qenė e mundur qė shqiptarėt e shtypur, tė kolonizuar dhe tė robėruar nga Serbia (1878-1999), tė influencohen ose pėr mė keq, ta “importojnė” nga Beogradi nacionalzimin shfarosės gjenocidal serbomadh pėr ta vrarė vetėvetėn?!

Tė mos luftohet nacionalizmi kombėtar pozitiv shqiptar, sepse nuk ka asnjė element tė pėrbashkėt ose gjasues me nacionalzimin serbomadh, as me tė ashtuquajturin “nacionalizėm kosovar”!

-Sepse nacionalzimi shqiptar ka meritat kryesore historike pėr formimin e kombit shqiptar nė Ballkan, jo kurrfarė “kombi kosovar”, as “nacionalzimi kosovar”, qė janė janė shpifje ordinere poltiko-propagandistike, ideologjike, politike dhe tregtare me pėrmbajtje “mafioze” e jo kurrfarė kopjeje tė kombit dhe tė nacionalzimit shqiptar, siē shkruan N. Spahiu nė librin e tij “Foshnjėria e kombit kosovar”(2014: 175: “Kombi kosovar ėshtė kopje e kombit shqiptar…”(!?)
–Pėrkundrazi, “kombi kosovar” asgjė nuk ka tė pėrbashkėt me kombin shqiptgar, por ėshtė kopje origjinale e “kombit jugosllav” tė shkollės komuniste Tito-Kardel-Bakariq, nė funksion tė shthurjes dhe tė asimilit tė kombeve tė ndryshme nė ish-RSFJ-nė e tyre.


Prandaj, ėshtė antihumane, anrtietike, antiprofesionale, antikombėtare dhe anticivilizuese, qė “kombin kosovar” ta cilėsosh si “kopje tė kombit shqiptar”!?

Kėso tezė skandaloze krejtėsisht antishkencore dhe antishqiptare, deri mė sot nuk kanė shpikur, as trilluar as akademikėt e rangut mė ekstrem tė nacionalizmit shovinist serbomadh: Vladan Gjorgjeviq, Dobrica Qosiq, Vasa Qubrilloviq, Ivo Andriq, Dimitrije Bogdanoviq, as Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Serbisė, as shkenca historiko-politike dhe diplomatike, as Kisha Ortodokse e Serbisė me nė krye Irinej e tė tjerė, se gjoja “kombi kosovar ėshtė kopje e kombit shqiptar…” dhe se “nacionalzmi kosovar ėshtė importuar nga nacionalzimi serb nga Beogradi, jo nga Tirana.”!?

Asmiteria e nacionalizmit shqiptar

Historikisht, nacionalizmi shqiptar, ėshtė sulmuar, anatemuar dhe keqtrajtuar nga ana historiografisė dhe e politikės falsifikatore serbomadhe, grekomadhe dhe bullgaromadhe, si dhe nga ana e disa kuazihistorianėve dhe e kryeliderėve politikė kuislingė nazifashistė dhe komunistė, gjoja se ka karakter primordial shovinist, ideologjik dhe gjeopolitik, gjė qė tė gjitha kėto primesa tendencioze, tė atribuara, tė trilluara dhe tė mistifikuara pėrbėjnė negativen e pėrkufizimit tė nacionalizmit pozitiv shqiptar. Mirėpo, me gjithė kėtė tendecė doktrinare dhe praktikė shumė negative dhe, tejet tė rrezikshme, nė thelb, nacionalizmi pozitiv shqiptar nuk ka asnjė element tė pėrbashkėt me nazifashizmin dhe me komunizmin, as nė kuptimin e trajtimit tė tij qoftė si doktrinė, apo qoftė si praktikė ideologjike dhe partiake, pavarėsisht nga skenat e derisotme teatrale tė protagonistėve tė ndryshėm pėr ta ideologjizuar dhe, pėr ta pėrvetėsuar si pronė tė tyre partiake, sepse nacionalizmi pozitiv ėshtė pronė e patundshme dhe e patjetėrsueshme e gjithė kombit shqiptar, jo e asnjė grupi a partie, sepse themelues, kultivues dhe trashėgimtar i pėrjetshėm i tij, ėshtė ideali dhe ndjenja e zjarrtė shpirtėrore patriotike dhe revolucionare e mbarė popullit shqiptar. Ndaj, legjitim, sovran dhe, i vetmi titullar i nacionalizmit pozitiv shqiptar ( cili nuk njeh kurrfarė nacionalizmi serbomadh, as “nacionalizmi kosovar”), ėshtė vetėm POPULLI SHQIPTAR, askush tjetėr. Sė kėndejmi, edhe nė kuptimin e pėrgjithshėm, nocioni i nacionalizmit pozitiv nuk njeh parti, thjesht, nga fakti se, asnjė parti nė botė nuk ėshtė themeluese e nacionalizmit pozitiv, por ėshtė e kundėrta, vetė POPULLI (vetėdija e tij e lartė dhe vizionare, shpirti revolucionar, liridashės dhe atdhedashės i tij) ėshtė burimi, kultivuesi dhe promovuesi i tij si nė kuptimin teorik, ashtu edhe nė atė praktik.

Nacionalizmi kulturologjik dhe kombėtar shqiptar ėshtė asmiterik me nacionalizmat primoridalė, fashistė dhe gjeopolitikė negativė serbosllavė nė Ballkan. Ndaj tė gjitha frocat, tendecat dhe pėrpjekjet e ndryshme politike dhe jopolitike pėr luftimin dhe pėr zhdukjen e kėtij lloj nacionalizmi pozitiv shqiptar (duke e futur nė njė thes tė pėrbashkėt me nacionalizmat negativė me primesa fashistoide, kolonialiste dhe imperialiste sllavo-bizantine tė vendeve fqinje ballkanike), janė tė gabueshme dhe tė pajustifikueshme si mbi bazėn historike, politike, juridike, ashtu edhe mbi atė demokratike ngase deri mė sot, (dekada e dytė e shekullit XXI, viti 2015) nacionalizmi pozitiv shqiptar ka qenė nė funksion vetėm tė mbrojtjes dhe tė ruajtjes sė identitetit tė kombit dhe tė shtetit shqiptar-Shqipėrisė Etnike, pa prekur asnjė pėllėmbė territor tė huaj tė vendeve kolonialiste dhe imperialiste sllavo-bizantine fqinje. Pėrkundrazi, nacionalizmi pozitiv kombėtar shqiptar, si dhe shteti shqiptar (me mbi 50% territor dhe popullėsi), edhe sot, janė tė dėmtuar nga nacionalizmat negativė gjeopolitikė tė fashizmit dhe tė kolonializmit tė vendeve fqinje (Serbia, Greqia, Mali i Zi, “Maqedonia”).

Prandaj, realisht, de fakto dhe de jure, do tė ishte e pranueshme dhe e justifikueshme qė, strategjia integruese rajonale, evropiane dhe globale, si dhe politika aktuale e qendrave shqiptare nė Ballkan, tė pėrqėndroheshin nė luftimin dhe nė spastrimin pėrfudnimtar tė nacionalizmave negative me bagazh kolonialist dhe hegjemonist tė shteteve tė theksuara tė aleancės sllavo-bizantine, sepse (edhe pas vetėvrasjes sė Slobodan Milosheviqit), sidmos, nacionalizmi shovinist, fashist, kolonial dhe neokolonial i Serbisė, ende ėshtė tejet aktiv-prush i pashuar, i cili drejtpėrdrejt po rrezikon paqen, stabilitetin dhe sigurinė nė Ballkan, jo nacionalizmi pozitiv shqiptar, i cili historikisht, nė vijimėsi ka qenė, dhe ende ėshtė nė funksion tė mbrojtjes sė identitetit tė vet, sė kėndejmi edhe tė ruajtjes sė ekuilibrit tė marrėdhėnieve paqėsore me vendet fqinje sllave nė Ballkan, edhe pse kėto, ende nuk ia kanė kthyer borxhin historik (50% tė territorit dhe tė popullėsisė sė copėtuar dhe tė kolonizuar qe 131 vite tė plota) shqiptarėve dhe Shqipėrisė Etnike. Kjo ėshtė njė nga arsyet kryesore pse nacionalizmi pozitiv shqiptar nuk mund tė vihet nė tė njėjtėn shėnjestėr tė luftimit tė tij, sė bashku me nacionalizmat e tjerė negativė serbo-sllavė nė Ballkan.

Historikisht, lindja dhe kultivimi i nacionalizmit shqiptar ėshtė i lidhur ngusht me ekzistencėn dhe me mbrojtjen e qenies shqiptare nė Ballkan. Prandaj, si nė kuptimin historik, ashtu edhe nė atė psikologjiko-politik dhe sociologjik, pėrmbajtja e nacionalizmit shqiptar ka karakter kulturologjik dhe kombėtar, sepse buron nga shpirti revolucionar i popullit shqiptar pėr t’u skapulluar nga skllavėria dhe tirania e huaj, qė nga periudha e lavdishme dhe e ndritshme e luftėrave dhe e kryengritjeve ēlirimtare tė shqiptarėve me nė krye heroin zulmėmadh legjendar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu kundėr hordhive pushtuese osmane, e deri nė ditėt e sotme tė kohės mė tė re tė fundshekullit XX, qė identifikohet me pasardhėsin e Skėnderbeut, heroin gjithėkombėtar shqiptar, Adem Jashari.

Nacionalizmi shqiptar ėshtė i vjetėr aq sa ėshtė mosha shekullore e vetė kombit shqiptar dhe e Shqipėrisė Etnike. Kėshtu qė, ēdo prerje dhe “megjė” tjetėr pėrkufizuese e historisė sė tij, ėshtė e gabueshme dhe e papranueshme moralisht, kombėtarisht dhe shkencėrisht, sepse ka vetėm karakter politik dhe propagandistik, tė importuar, tė imponuar dhe tė sofistikuar nga invaduesit, nga kolonizuesit dhe nga copėtuesit e sundimeve tė huaja bizantine, anadollake, serbosllave, fashiste, borgjeze, komuniste dhe antidemokratike mbi shqiptarėt dhe mbi Shqipėrinė Etnike nė Ballkan.

Tezat e kuazihistorianėve, tė pseudopolitikanėve dhe tė shtetarėve tė ndryshėm shqiptarė, serbė, grekė, francezė, italianė, rusė, bullgarė…, etj. me bazė sllavobizantine, fashiste komuniste, kozmopolite, pluraliste, integraliste dhe globaliste, se kinėse nacionalizmi shqiptar daton dhe identifikohet si fenomen politik kombėtar shqiptar vetėm nga periudha e Luftės sė Dytė Botėrore (1939-1945), shkencėrisht ėshtė krejtėsisht e gabueshme dhe e paqėndrueshme, sepse bie ndesh me vjetėrsinė shekullore historike, kombėtare, kulturore, tradicionale dhe shtetėrore tė lindjes dhe tė zhvillimit tė nacionalizmit pozitiv shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan.

Sikundėr edhe me rastin e formimit tė kombeve tė tjera nė Evropė, ashtu edhe formimi i kombit shqiptar nė Ballkan, ėshtė fryt, meritė dhe vepėr e drejtpėrdrejtė pozitive historike, kombėtare dhe politike e zgjimit tė ndėrgjegjės dhe tė vetėdijes sė nacionalizmit shqiptar, qė rrėnjėt burimore dhe shpirtėrore tė tij zėnė fill me luftėrat dhe me kryengritjet ēlirimtare kombėtare shqiptare tė Skėnderbeut dhe tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878) kundėr sundimit pushtues 500-vjeēarė tė Perandorisė Osmane, si dhe me kryengritjet dhe me luftėrat e pėrgjakshme heroike tė fillimshekullit XX tė lėvizjeve guerile popullore shqiptare kundėr pushtimit dhe sundimit kolonialist dhe imperialist serb, malazez, grek dhe bullgar (1907-1945), qė identifikohen me veprėn dhe me kryebartėsit e tyre revolucionarė dhe nacionalistė kombėtarė shqiptarė, siē ishin: Azem Bejta, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Bajram Curri, Avni Rrustemi…, etj.

“Kombin kosovar” nuk e ka njohur asnjė shtet dhe, asnjė komb nė botė, veē pronarit dhe “punonjėsėve” nostalgjikė tė fabrikės sė “kombit jugosllav”!

Prandaj, edhe ky konstatim nė “erė” i N.Spahiut nuk ėshtė i saktė, kur thotė se “ Ekzistenca e kombit kosovar ėshtė evidente pėr faktin se ky komb njihet nga gati gjysma e kombeve tė botės.” (Fosjnjėria e kombit kosovar,2014: 174).

Edhe nė kėtė rast, pronari i shkollės sė “kombit kosovar” dhe tė “nacionalizmit kosovar” bėn tėrkuzė konceptet “shtet” dhe “komb”, duke i interporetuar gabimisht, me qėllimin e fundit, qė ta “bindė” opinionin publik se gjoja “fėmija i tij ka lindur, por po pret tė regjistrohet nė regjistrin civil. Mopranimi nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara nuk ėshtė fakt i mosekzistencės sė tij”. Sipas tij, kjo do tė thotė se, tanimė, “ekziston foshnja e tij-kombi kosovar”, tė cilin e kanė njohur “gati gjysma e kombeve tė botės”!?

-Ēfarė mashtrimi, ēfarė manipulimi dhe ēfarė difekti i interpretimit “shkencor” tė tezės sė “kombit kosovar” kinėse, tanimė, shpėrpallja e “kombit kosovar”, ėshtė akt i kryer dhe i pranueshėm “nga gjysma e kombeve tė botės” vetėm se po pritet “regjistrimi” dhe “vulosja” e tij nga ana e KS tė Kombeve tė Bashkuara?!

Edhe nė kėtė kontekst, shtruaja e tezės sė tij apolitike dhe antijuridike bie nė kundėrshtim flagrant me parimet dhe me normat jurdike tė sė drejtės ndėrkombėtare, kur dihet se deri mė sot, OKB-ja (1945-2015) nuk ka pranuar nė radhėt e saj “kombe” tė tipit tė “kombit kosovar” tė N. Spahiut, por vetėm shtete tė mirėfillta sipas sė drejtės ndėrkombėtare dhe Kartės sė Kombeve tė Bashkuara. Kėtė fakt e dėshmon edhe struktura e shteteve anėtare tė saj prej 193 shtetesh.
Pra, assesi nuk ėshtė e vėrtetė se “kombin kosovar”, tanimė, e kanė njohur “gjysma e botės”!?

-Nė kuptimin juridik tė drejtės dhe tė sistemit juridik pozitiv ndėrkombėtar, sintagma e N. Spahiut “gjysma e botės”, do tė thotė asgjė, sepse OKB-ja nuk ėshtė tėrė bota (por pėrbėhet vetėm nga 193 shtete tė botės). Madje, edhe nė kuptimin e pėrgjithshėm spekulues tė nocionit “bota”, nuk do tė thotė se gjysma e asaj, tanimė, e ka njohur “kombin kosovar”, tė patentuar nga “fabrika e kombeve” tė N.Spahiut. Pra, “bota” si nocion i tillė pėrgjithėsues (sepse ka disa lloj botėsh: bota njerėzore, bota bimore, bota shtazore etj.), nuk njeh kombe e as shtete, por OKB-ja ėshtė ajo qė njeh shtete, jo kombe, sepse kombe janė edhe : kurdėt, ēeēenėt, tibetianėt, por nuk kanė shtetet e tyre.

Madje, nė kėtė kontekst, kur ėshtė fjala pėr njohjen e shteteve tė reja, kemi edhe njė paradoks absurd jurdik nė kuptimin e sė drejtės ndėrkombėtare, sepse OKB-ja pėr shkak tė veto-s sė Rusisė nė KS tė Kombeve tė Bashkuara ka bllokuar njohjen e shtetit tė pavarur dhe sovran tė Republikės sė Kosovės ( jo tė “kombit kosovar” tė N.Spahiut) , edhe pse shpallja e saj ėshtė bėrė nė frymėn dhe, nė pėrputhje me parimet dhe me normat e sė drejtės ndėrkombėtare, si dhe me objektivat dhe parimet e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara. Kėtė e ka vėrtetuar edhe Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė Hagė, mė 22 korrik 2010).

Pra, “baba” i “kombit kosovar” dhe i “nacionalizmit kosovar”, nuk duhet tė jetojė nė iluzione dhe nė vetėkėnaqėsi , duke falsifikuar dhe ndėrruar tezat historike, politike dhe juridike, kur ėshtė fjala pėr interpretimin e drejtė dhe tė saktė shkencor tė nocioneve “komb shqiptar” dhe “shtet kosovar”, i cili, nė asnjė mėnyrė nuk mund tė dėshmohet, as tė kualifikohet si “komb kosovar”, sepse pjesėtarėt a atij far “kombi kosovar” (serbė, romė, turq, goranė, boshnjakė, ashkalinj, egjiptianė, kroatė, malzezė etj.) kurrė nuk kanė luftuar, as nuk kanė kėrkuar, as nuk janė deklaruar, as nuk kanė votuar qė tė formojnė ndonjė “shtet kosovar” apo nė rastin edhe mė absurd, tė formojnė ndonjė “komb kosovar” me nė krye N. Spahiun (sepse nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me 90% tė shqiptarėve, pėrveē njė SHTETI TĖ PĖRBASHKĖT KOSOVAR) , por shqiptarėt mbi 90%, janė ata, qė me gjenerata dhe breza kanė luftuar dhe kanė derdhur gjak, duke flijuar jetėt e tyre, qė Kosova tė bėhet shtet i lire, i pavarur dhe sovran, si dhe tė ribashkohet me Shqipėrinė mėmė.

Sa mė sipėr, nė Kosovė nuk ka kurrfarė “kombi kosovar”, as kurrfarė “nacionalizmi kosovar, tė “importuar nga Beogradi”, ashtu siē ka konkluduar gabimisht “fabrikuesi” i tyre N. Spahiu. Por kemi vetėm njė SHTET KOSOVAR, qė ende ėshtė duke pritur nė “sportelin” e KS tė Kombeve tė Bashkuara, tė njihet si shtet (jo si “komb kosovar” assesi) i pavarur dhe sovran sikurse 193 shtetet ekzistuese tė nomenklaturės sė OKB-sė.

Ndėrkaq, “kombi kosovar” kurrė nuk do tė njihet as nga kombi shqiptar, as nga OKB-ja, as nga BE-ja, as nga Amerika, as nga NATO-ja, as nga OSBE-ja e as nga nomenklatura e tij spekuluese: serbė, turq, kroatė, malazezė, boshnjakė, goranė, egjiptianė etj., ku as njė pėrfaqėsues i tyre, deri mė sot, nuk kanė deklaruar regjistrimin nė “kombin kosovar”, as njohjen e tij. Kjo dėshmon se “ gjysma e botės” sė N. Spahiut, as qė ka ndonjė far njohurie pėr “zbulimin shkencor” , si dhe pėr njohen e tij nė shkallė vendore, ballkanike, evropiane dhe botėrore tė “kombit kosovar” , ashtu sic po propagandon “baba” i “kombit kosovar”, por fatbardhėsisht pėr “produktin shkencor” tė tij, deri tani, askush nga “konsumatorėt” dhe nga “klientėt’ e tij, nuk kanė shprehur kurrfarė interesimi pėr blerjen e tij, nė asnjė variant tė shitjes sė tij nė tregun “global” ballkanik.

Sė fundi, N. Spahiu, mund t’i shkruajė edhe 10o libra-paēavure pėr “kombin kosovar” dhe pėr “nacionalizmin kosovar”, por me to mund ta “zbavit” vetėm vetėvetėn dhe laraskat e zeza pansllave, por jo KOMBIN SHQIPTAR, nė asnjė mėnyrė, sepse shqiptarėt kanė vetėm njė komb, tė formuar, nė shekullin XIX, kur janė fromuar, edhe kombet e tjera nė Evropė.

Ndryshe nga nostaligjikėt dhe “gardianėt” e “kombit jugosllav”, shqiptarėt nė Ballkan nuk po mendojnė fare se si tė formojnė “kombin kosovar”, sepse ata e kanė kombin e vet ( dhe se janė shumė tė vetėdijshėm, se asnjė njė popull nuk mund t’ i ketė dy kombe). Pra shqiptarė si nė Shqipėri, ashtu edhe nė Kosovė po bėjnė pėrpjekje tė vazhdueshme se si tė ribashkohet Kosova me Shqipėrinė, pėrkatėsisht Shqipėria Etnike, jo se si t’ i hipin “kaligulės” sė “kombit kosovar”, tė cilin nuk e njohin as romėt e as ashkalinjtė nė Kosovė, lere mė “gjysma e botės” siē ka fantazuar ai.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 564 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Me largimin e “misioneve tė huaja, fillon str...
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:09
Baromteri diplomatik *** Mos e kritikoni dhe mos e fajėsoni BE-nė, se mund tė ndodhė ajo mė e keqja, qė disa shtete tė saj ta tėrheqin njohjen ndėrkomb...
EDHE TI O RAMUSH I LĖVIZE FJALĖT?!?
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:05
...O POPULLI IM! PASKE PASUR FATIN E KEQ QĖ, NUK U MĖSOVE DHE AKOMA NUK PO MĖSOHESH ME KĖTO LOJRAT E NDĖRKOMBĖTARĖVE SI DHE ME DREDHITĖ E HILET E KĖTYRE TĖ...
Zoti ambasador, me gjepura nuk hidhet poshtė ...
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:35
Reagim ndaj qėndrimit tė Ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, z. Greg Delawie Nė intervistėn ekskluzive pėr emisionin « Rubikon » tė datės 5 dhjetor Ambasa...
Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojė S...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:28
Barometri diplomatik Jo, Serbia me liderėt, me akademikėt, me popat e saj, dhe me patriarkun Irinej nė krye, tė kėrkojnė rikthimin e Kosovės nėn “ombre...
ZGEDHJET E JASHTĖZAKONSHME KOMUNALE NĖ PRESHE...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:25
Jemi nė prag tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme Komunale nė Preshevė. Deri te ky proces ka ardhur pėr shkak tė dėshtimit tė Koalicionit tė fundit ndėrmjet tė...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi