Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ja përmbajtja e projektligjit për Gjykatën Speciale
Publikuar më 23 qershor, 2015 në orën 03:14 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gjykata Speciale do të jetë mbi çdo sistem juridik të Kosovës. Ajo nuk do t’i nënshtrohet auditimit të Kosovës. Kjo Gjykatë mund të dënojë me 250 euro dëshmitarët që nuk duan të paraqiten, e në rastin më të keq edhe t’i arrestoj. Për ata që do t’i ndjekë e mund t’i dënojë parasheh edhe dënimin maksimal – burgim të përjetshëm.

Krimet për të cilat mund të ndiqen disa ish-pjesëtarë të UÇK-së janë të shumta. Edhe pse është hequr fjala gjenocid në projektligj përmendet “përndjekja mbi baza politike, racore, etnike ose fetare”.

Gjykata Speciale pritet të jetë autoriteti suprem i drejtësisë në Kosovë. Kryeministri e ministri i Drejtësisë e kanë dërguar në Kuvend të hënën, që deputetët ta lexojnë, raporton KTV.
Fjala gjenocid vërtetë është hequr, por rangu i krimeve për të cilat mund të gjykohen disa ish-pjesëtarë të UÇK-së është tepër i madh. Më e afërta e gjenocidit është përmendja e “përndjekjes mbi politike, racore, etnike ose fetare”.

Neni 13 - Krimet Kundër Njerëzimit sipas së Drejtës Ndërkombëtare

1. Për qëllime të këtij ligji, në bazë të së drejtës zakonore ndërkombëtare gjatë juridiksionit kohor të Dhomave të Specializuara, krime kundër njerëzimit janë veprat e paraqitura në vijim, kur ato kryhen si pjesë e ndonjë sulmi të gjerë ose sistematik të drejtuar kundër popullatës civile, duke qenë në dijeni për sulmin:

a. vrasja,
b. shfarosja,
c. skllavërimi,
d. dëbimi,
e. burgosja,
f. tortura,
g. përdhunimi seksual, skllavërimi seksual, prostitucioni i detyruar, shtatzënia e detyruar dhe çdo formë tjetër e dhunës seksuale,
h. përndjekja mbi baza politike, racore, etnike ose fetare,
i. zhdukja e detyruar e personave dhe
j. veprimet e tjera çnjerëzore.

Kjo gjykatë mund të marrë përsipër kurdo që dëshiron edhe raste që veç janë duke u gjykuar në të tjera gjykata, pos asaj Kushtetuese.
Projektligji përcakton edhe kohën për të cilën do të veprojë e që është nga 1 janari 1998 e deri më 31dhjetor 2000.

Për çka do që bën Gjykata Speciale nuk mund t’i nënshtrohet asnjë lloj audtimi në Kosovë,
Nëse dëshmitarët që synon t’i ketë Prokuroria nuk paraqiten vullnetarisht, Gjykata Speciale i dënon.

7. Nëse dëshmitari që është thirrur në mënyrë të rregullt nuk paraqitet ose nuk e arsyeton mosparaqitjen e tij ose në qoftë se ai largohet nga vendi ku ai duhet të merrej në pyetje pa leje apo ndonjë arsye të vlefshme, ai dëshmitar mund të detyrohet të paraqitet dhe mund të gjobitet deri në dyqind e pesëdhjetë (250) euro për secilën herë që ai ose ajo nuk paraqitet.

Nëse dëshmitari paraqitet pasi të jetë thirrur por pasi paralajmërohet për pasojat refuzon të dëshmojë pa arsyetim ligjor, ai mund të gjobitet deri në dyqind e pesëdhjete (250) euro. Nëse dëshmitari refuzon të dëshmojë edhe pasi të jetë gjobitur, ai mund të burgoset. Burgimi zgjat për aq kohë sa dëshmitari refuzon të dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura penale të përfundojë, por nuk e tejkalon periudhën prej një (1) muaji.

Paraburgimi mund të bëhet jashtë shtetit, përkatësisht në shtetin pranues, por edhe në Kosovë në formën e arrestit shtëpiak, përderisa i akuzuari pranon të gjykohet me telekonferencë.

E nëse Gjykata e shpallë ndonjë fajtor për krimet e supozuara të luftës, individi mund të dënohet me burgim të përjetshëm si dënim maksimal.
Qeveria e ka pranuar se ky tekst është shkruar nga ndërkombëtarët, dhe gjithçka që ata bashkë me Kuvendin mund të bëjnë është Amin.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 570 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi