Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Letra e Ushtarit” të harruar ”
Publikuar më 23 qershor, 2015 në orën 15:00 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
E kujtuar e harruar gjer në ditët e sotme historia jonë e sakrificës dhe djersës ka patur një mori tregimesh e kujtimesh nga më të ndryshmet.
- Lufta e fundit ka një domethënie ndryshe sepse ka të bëjë me kuptimin qindra vjeqar të pushtimit të kësaj pjese të botës shqiptare, ku e ka lëvizur gjithë nervin kombëtar, në këtë zingjirë rrethanash ka lëvizur edhe çështja bashkë me vetë procesin.

Problemi i Kosovës në arenën ndërkombëtare para disa dekadash kishte të bënte më shumë me tejkalimin e gjendjes, ruajtjes së paqes se sa me zgjidhjen e saj përfundimtare.-Tashmë dihet që flirti i BE-së, me OKB-në, në pamundësi të zgjidhjes së çështjes shqiptare në raport me gjendjen aktuale politike në regjion, ka vendosur që Kosovës t’i jipet ky lloj statusi, kjo Republikë që tashmë e mbajmë mend vetëm për duartrokitjet na e sjellë këtë të famshmën Gjykatë Speciale, (mos jemi edhe special ne Shqiptarët)! Në raport me kohën gjithëçka që u bie shqiptarëve e mbajmë e do ta kujtojmë ndërsa çdo element, vijë, e millimeter që, ka të bëjë me Historinë e cila siç e dimë është vonuar shpesh, andaj nuk na rri, sepse rruga jonë ka mijëra vjetë . Ne ecim me mijëra vjetë, por kemi edhe Zotin edhe Tokën .
Duke kujtuar thash ndër vete se një ushtar mund të mendojë………
*Sa herë që diqka nuk shkon vaj, më bërtasin dhe fyejnë. E kanë për të nxjerrur mllefin dhe u duket sikur lirohen dhe janë më të qetë. Secili që fletë, nuk e kupton se ofshama që lëshojë nuk është nga dëshira por nga mossuksesi për ta ndryshuar realitetin. Unë, jam i vetedijshëm se qdo gjë nuk varet nga unë, pse ata a nuk janë të binduar se unë edhe po të doja nuk mund të bëjë asgjë?
Një ditë do të mblidhen, ndoshta edhe ndonjë propozim i ndonjërit do të mbledhë turmën e do t’i bëjë edhe mëtë uritur….! Për të justifikuar gjithë atë mllef, duhet dikun të shkarkohet?
Për ata, si unë që janë. Kurrë në jetë nuk jam matur me krenari dhe guxim, këto virtyte janë të mijat dhe nuk shiten tek askush edhe pse i njohin ata që i kanë më herët se unë të lindura. Jam përëjekur që të gjithë të flasim, kënaqemi dhe shijojmë jetën me mundësite që kemi dhe jemi.
Edhe unë kam fëmije e Familje edhe pse dikur nuk i shihja e dija për ta, sot askush prapë nuk e dine që i kam ndërsa fajtor jam unë në sytë e atyre që nuk shikojnë fëmijet e tyre e as të mitë por vetëm mua.
Dikur, isha me nishan dhe të gjithë farefisi krenoheshin në vesh me njëri –tjetrin pse, për mua. Më dinin për njeri bujar, fisnik e modest, sot unë eci nëpër gojën e tyre me xhemba edhe pse nuk e kisha menduar kurrë këtë rrugë. Këtu ecet si në fije të penit , gjurmët e mija askush nuk mund të mi fshinë qofshin të mira apo të këqija. Atë kohë, edhe si mysafir kur isha ndokun të gjithë sytë i mbanin te goja ime, sot veshët e mi mund të mbajnë gojën, sytë dhe zemrën e secilit .
Po deshët, qohuni dhe me ‘’vrisni” sepse tashmë e kemi Lirinë, dhe “Liria”, që sot e kemi të përgjysmuar mund vetëm ta bëjmë për vete duke e shkelur ndonjërin. Apo, mund të bëjmë qdo gjë sepse jemi të Lirë, dhe më shumë mbahen në mend ato që ndodhin në Liri.
Do tu’a fali të gjitha vetëm me një kusht, në qoftë se Atëdheu është në rrezik dhe ju nuk jeni të Lirë, dhe po nuk më ftuat, më keni borxh. Ta dini këtë. Unë vetëm këtë mbajë mend.
I juaji ushatri i harruar X.

Kastriot Bushi

Arbëri

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 531 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi