Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Rasti i Alush Alushit dhe drejtėsia qė mungon
Publikuar më 24 qershor, 2015 nė orėn 20:29 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Javėn qė lamė pas, shqiptari Alush Alushi, i njohur edhe si Alush Suhadolli (75 vjeē) pas pėrpjekjeve shumėvjeēare arriti ka kthejė shtėpinė e tij nė pjesėn veriore tė Mitrovicės. Ky akt tepėr i rrallė i lirimit tė njė pjese tė pronės sė uzurpuar nga serbėt, shkoi aq larg sa qė u quajt edhe historik!!!

Shtėpinė e tij, qė gjendet nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, ngjitur me shkollėn fillore “Aziz Sylejmani” (qė tash ėshtė bėrė “Sveti Sava”!!!), siē tha Alushi, ia kishte uzurpuar qysh gjatė kohės sė luftės, polici i MUP-it tė Serbisė dhe pjesėtari i grupit famėkeq “Rojat e Urės”, Danillo Iliq, i pėrfshirė edhe nė kontrabandė e krim tė organizuar. Uzurpimi i pronės sė familjes Alushi, kishte ndodhur nė tė njėjtėn ditė kur njė grup i forcave policore e paramilitare serbe, Alush Alushit ia kishin vrarė nė oborrin e shtėpisė sė tij katėr anėtarė tė familjes: dy djemtė e tij Hilmiun dhe Avniun, tė vėllanė Fehmiun dhe djalin e vėllait Rexhepin.
Lidhur me kėtė rast, sipas dėshmive tė dėshmitarėve okularė, tė publikuara me kohė nga kryetari i Qendrės Rajonale pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut nė Mitrovicė, Halit Barani (shih gjerėsisht edhe: Halit Barani, Tmerri i Dokumentuar, Mitrovicė, 2009, f. 4, 230, 304-305), mė 28 mars 1999, nė orėt e pasdites, nė fshatin Suhadoll tė Mitrovicės, katėr paraushtarakė dhe katėr policė serbė, shumica prej tyre tė identifikuar, kishin hyrė nė oborrin e shtėpisė sė Alush Rexhep Alushit nė Suhadoll tė Poshtėm, ku i ekzekutuan Fehmi Rexhep Alushin (1950), Rexhep (Fehmi) Alushin (1981), Hilmi (Alush) Alushin (1967) dhe Avni (Alush) Alushin (1975). I njėjti njėsit i forcave serbe prej andej e vazhdoi rrugėn pėr nė Mitrovicė, ku nė afėrsi tė kafenesė “Te Llapa”, i ekzekutuan edhe Eshref (Fazli) Eminin (1946), Qerim (Brahim) Rexhepin (1948) dhe Ahmet (Qerim) Rexhepin (1981) nga fshati Suhadoll i Mitrovicės, miq tė familjes Alushi. Pėrveē vrasjeve e ekzekutimeve tė kėtyre anėtarėve tė familjes, nė periudhėn prej 15 prillit deri mė 19 prill 1999, nė shtėpinė e Alush Alushit, forcat okupuese serbe, disa prej tė cilėve i ka njohur pronari, plaēkitėn 420 mijė marka gjermane, 20 mijė franga zvicerane, 10 mijė dollarė amerikanė, 12 tonė qirinj nė vlerė prej 72 mijė markave, 2 mijė kilogramė kafe nė vlerė prej 30 mijė markave gjermane dhe 26 mijė kg patate nė vlerė prej 26 mijė markave gjermane, pėr tė cilat dėshmitar okular ėshtė vet Alushi dhe disa fqinj tė tij, thuhet nė dėshmitė e KMDLNJ-sė.
Gjatė kėtyre ditėve, veē tjerash, Alush Alushi, u deklaroi medieve se Danillo Iliqi jo vetėm qė ia ka uzurpuar shtėpinė, por ėshtė njė nga tė dyshuarit kryesorė qė ia ka vrarė tė dy djemtė, vėllanė dhe djalin e vėllait gjatė luftės. “Iliqi ka menduar se e tėrė familja ime ėshtė zhdukur-vrarė nga forcat serbe, por pėr fat tė mirė kam shpėtuar unė si dhe meshkuj tė tjerė, tė cilėt do t’i dalim zot pronės tonė qė e kemi nė qendėr tė pjesės veriore tė Mitrovicės... Polici i Serbisė Danillo Iliq, qė dyshohet tė jetė i pėrfshirė nė vrasjen e dy djemve tė mi, vllaut dhe nipit, pas lufte mė ka pas dėrguar fjalė se nėse tė shoh nė veri do tė tė vras edhe ty”.
Pėrveē shtėpisė, Alushit i janė uzurpuar edhe dy dyqane, po nė pjesėn veriore tė Mitrovicės. Madje, pas pėrfundimit tė luftės, polici i Serbisė, Danillo Iliq, kishte ndėrtuar edhe njė shtėpi tjetėr nė oborrin e shtėpisė sė uzurpuar, pėrkundėr ankesave dhe padive tė vazhdueshme tė pronarit legjitim Alush Alushi, tė bėra nė organet gjyqėsore. “Qė nga ajo kohė unė jam duke u endur nėpėr polici dhe gjykata dhe mė nė fund Gjykata Themelore e Mitrovicės pasi qė ka konfirmuar se prona ėshtė e imja, ka sjellė edhe vendimin pėr largimin e Danillo Iliqit nga prona e ime qė gjendet nė zemėr tė pjesės veriore tė Mitrovicės”, ka thėnė Alushi.
Dita e ekzekutimit tė vendimit tė gjykatės do tė duhej tė ishte 29 maji 2015, por si zakonisht, jo vetėm atė ditė, por edhe dy herė tė tjera mė pas, pjesėtarė tė strukturave paralele tė sigurisė nė veri tė Kosovės, kolegė tė Iliqit, tė cilėt kishin sjellė aty edhe nxėnės tė shkollave tė mesme, e kishin penguar zbatimin e vendimit tė gjykatės.
Edhe nė kėtė rast publikisht u dėshmua veprimtaria e pandėrprerė dhe e organizuar e strukturave tė tė ashtuquajturės “Civilna Zaštita” (“Mbrojtja Civile”) tė Serbisė. Siē dihet, pjesėtarėt e formacionit qė vepron jashtėligjshėm nė territorin e Republikės sė Kosovės, “Civilna Zaštita”, urdhrat i marrin nga kryetarėt e komunave serbe nė veri tė Kosovės. Ata i zbatojnė planet qė hartohen nga Beogradi zyrtar, kurse shumica e udhėheqėsve tė kėsaj organizate, janė me tė kaluar ushtarake.
Siē u tha, Danillo Iliqi e liroi shtėpinė e Alush Alushit, nėn presionin dhe me kėrkesė tė drejtuesve tė Policisė sė Kosovės nė veri, Nenad Gjuriq, dhe me kėrkesė edhe tė kryetarit tė Mitrovicės sė Veriut, Goran Rakiq. Kėshtu, tė paktėn u deklaroi medieve vet Iliqi derisa po largohej nga prona qė e kishte uzurpuar.
Njė veprim i tillė, sigurisht ka ndodhur nė prag tė bisedimeve shqiptaro-serbe, tė paralajmėruara pėr 23 qershor nė Bruksel.
Sidoqoftė rasti i Alush Alushit edhe njė herė e aktualizoi ēėshtjen e mosndėshkimit tė kriminelėve serbė tė luftės dhe padrejtėsitė e bėra ndaj shqiptarėve nė veriun e Kosovės, madje jo vetėm atje, e dėshmoi vazhdimėsinė e funksionimit tė papengueshėm tė formacioneve paralele serbe tė sigurisė nė territorin e Republikės sė Kosovės, e tregoi ndikimin e Beogradit mbi minoritarėt serbė nė Kosovė dhe e riaktualizoi ēėshtjen se kriminelėt serbė tė luftės shėtisin lirshėm dhe nuk pėrgjigjen para drejtėsisė edhe kur faktet janė tė bollshme. I tillė ėshtė rasti i Danillo Iliqit, qė nuk ėshtė rast i izoluar.

Fetnete Ramosaj
Bashkėpunėtore profesionale nė Institutin pėr Hulumtimin e Krimeve tė Luftės (IHKL) – Prishtinė

Prishtinė, 22 qershor 2015

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 381 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Sė pari, demarkacioni me Serbinė, pastaj me M...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:56
Barometri diplomatik *** Pse Serbia pėr liberalizimin e vizave nuk e pati kusht demarkacionin me Kosovėn?! - Nga doli qė Kosova ta ketė kusht liber...
1000 LUFTĖTARĖT E ADEM JASHARIT DHE 60 MIJĖ V...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:53
Shkuan gati dy dekada prej pėrfundimit fisnik tė luftės sė lavdishme shqiptare tė UĒK-sė, nė fillet dhe nė ballė tė sė cilės qenė njėmijė luftėtarėt e Adem...
Nuk vritet njeriu edhe nė rastin kur shpėrnda...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:51
Nė muajin korrik tė kėtij viti gazetari Enver Robelli kishte publikuar njė shkrim pėrmes tė cilit njoftonte pėr hetimet qė drejtėsia zvicerane zhvillonte k...
TEORITĖ E KONSPIRACIONIT “SHQIPTAR”
E hėnė, 25 shtator 2017 - 21:35
Ēuditėrisht, viteve tė pasluftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), qė luftoi pėr liri e pėr bashkim kombėtar, dolėn nė sipėrfaqe “qendr...
Akademiku Skėnder Kodra ua pėrplasi nė fytyrė...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 21:20
Barometri diplomatik *** Objekt shqyrtimi i kėtij komenti ėshtė vizita e presidentit tė Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe tė Arteve tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi