Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kemi hapėsirė pėr tė vepruar
Publikuar më 24 qershor, 2015 nė orėn 20:39 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
U bėnė gjashtė muaj qė nuk kam dhėnė mendim publik, mbi gjithēka qė ndodhi nė hapėsirėn kombėtare, por gjatė kėsaj kohe kam pėrfunduar njė projekt, i cili do tė arsyetojė gjithė kėtė.
Shumė ujė rrodhi nėn kėtė urė Ballkanike, sa interesat e tė huajve ishin qė tė shembėt kjo, kur ne nuk kemi qenė tė pėrgatitur, sepse ende vazhdojmė me, dikush thumbit e dikush patkoit. Kjo ka bėrė qė armiqtė tanė tė dikurshėm e tė sotėm, miqtė tanė tė dikurshėm e tė sotėm, tė parėt qė tė marrin timonin e tė ardhmes tonė, e tė dytėt tė lodhėn me papjekurinė tonė dhe pa pėrgjegjėsisė tonė, nė kohė e hapėsirė.


Jemi thumbuar e provokuar gjatė kėsaj kohe, por kjo vazhdon ende, jemi shtrydhur e shtrydhemi nga tė dyja palėt dhe pa pėrllogaritur gjėrat, vetėn e kemi lejuar tė jemi sandviē pėr tė tjerėt dhe atė duke ua pėrshtatur edhe shijen.
Se kemi njė liderthship tė Kosovės tė pa pėrgjegjshėm, kėtė e kemi konstatuar herėt, menjėherė pas lufte, se kemi njė liderthship tė papėrgjegjshėm nė viset e okupuara tė Serbisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi, edhe kėtė e kemi konstatuar menjėherė pas luftės, por fatkeqėsia ėshtė se, nuk kemi arritur tė kemi njė zė tė pėrbashkėt, njė veprim tė pėrbashkėt, njė artikulim tė pėrbashkėt, si komb, si akademi, si intelektual, e si ushtar pararojė e dinjitetit kombėtar.
Tė gjitha kėto kanė bėrė qė armiqtė tanė e miqtė e tyre tė na marrin erė nė qafė dhe tė na rrinė mbi kokė, si shpat Demokleu, qė nuk jemi tė zot as tė ngrehim qepallat, tė paktėn tė shikojmė se ēfarė forma kanė, ēfarė ngjyre kanė, ēfarė fytyre kanė, por kemi mbyllur sytė dhe presim qė ndonjė Dajė Hill tė na shėtitė pėr dore, pa guxuar tė shohim djegien, greminat, se kemi frikė tė madhe pėr tė sotmen vetjake mė tepėr se pėr tė nesėrmen kombėtare.
Ēdo qytetar parashtron pyetjen, pse gjendemi nė njė situatė tė tillė? Ēdo qytetar parashtron pyetjen, kemi forcė mendore, biologjike dhe financiare pėr t’u pėrballur me gjitha kėto tė kėqija? Ēdo qytetarė parashtron pyetjen, ēfarė trashėguam dhe ēka po lėmė pėr trashėgimi fėmijėve tanė? Ēdo qytetar parashtron pyetjen, pse bash nė trojet tona thyhen heshtat e tė mėdhenjve, duke mos kursyer mjetet financiare? Dhe njė pyetje qė duhet secili ta bėjė dhe tė mundohet tė japi pėrgjigje, pse Rusia dhe Kina tė merren me ne, t’i kundėrvihen Amerikės e tė tjerėve qė janė mbėshtetės tanė? Pyetje e fundit pėr kėtė trajtesė analitike ėshtė, pse shumė shtete qė na kanė njohur luajnė vallen e Serbisė e Rusisė?
Tė gjitha kėto pyetje kanė tė bėjnė me jetėn tonė si komb dhe problemet me tė cilat ballafaqohemi dhe rrjedh domosdoshmėria se pa tjetėr duhet tė pėrballemi, por, duhet, qė ne tė jemi ata tė cilėt duhet orientuar zgjidhjen e problemit nė kohėn e duhur, prandaj edhe duhet parapėrgatitur terrenin pėr pasoja mė tė vogla.

Ne i kemi paraprirė krijimit tė kėsaj gjendje

E kam theksuar shumė herė, qė nga pas lufta, se ne i kemi paraprirė tė gjitha tė kėqijave qė na kanė ndodhur, e qė pėrgatitėn tė ndodhin dhe qė do ta vuajmė me lėkurėn tonė. Kam dhėnė edhe sugjerime se si duhet ndėrpre dhe rrugėt e ndėrprerjes sė tė kėqijave, por gjithė ato kanė hasur nė vesh tė shurdhėr, por me njė anė gėzohem se analizat e mia kanė dal tė vėrteta, e nė anėn tjetėr, sikur tė ishin marrė veprime siē kam sugjerua, sot nuk do tė ishim nė kėtė gjendje tė mjerė ēfarė jemi.
Duke u nisur qė nga Rambuile-ja, e deri sot, nuk kam heshtur sė kritikuari dhe sugjeruari pėr veprim kombėtar, tė paktėn nė hapėsirat e pushtuara, qoftė nga armiqtė dhe mbėshtetėsit e tyre, por sot edhe nga njė varg shtetesh qė i kemi llogaritur si miqtė tanė, tė mos gjendemi nė pozitėn e sotme. Kėto dikur ishin edhe konstatime, por qenėsorja ėshtė rruga e zgjidhjes sė problemit, pasi tė konstaton se ekziston.
Kam bėrė edhe me gisht, se kush na e ka sjell kėtė mortajė kombėtare, arsyen pse po na e sjell, mundėsinė e eliminimit tė bartėsve tė kėsaj mortaje, pra mbylljen nė karantina, qė mos tė shtohet virusi i saj. Bartėsit e kėtij virusi, duke menduar se vet janė tė vaksinuar dhe mund t’i rezistojnė kėsaj lėngate, sot janė mu nė shėnjestėr dhe po mundohen qė tė luftojnė me grahmat e fundit, duke menduar se ende kanė imunitet. Ky imunitet jo vetėm qė ka rėnė pėr ta, por ky imunitet po i bie edhe kombit. Preparate tė shumta ka pėr shėrim tė kėsaj mortaje, specialist tė shumtė ka qė dinė si tė pėrdoren preparatet, por mungon veprimi intelektual e qytetar, sepse tė gjithė janė para dilemės, me kė dhe a do t’i pėrballojė deri nė fund kėsaj lufte?
Arsyeja e humbjes sė shpresės qėndron edhe nė zhgėnjimet qė janė krijuar te qytetari i ndershėm, intelektuali i mirėfilltė, se mė tė marrė pozitėn e dėshiruar po humbasin nė lakmi, mitomani, nepotizėm, veprim klanor, e ēka jo tjetėr, sepse mė e preferuar po del sasia nė kontonumra, se sa cilėsia e punės dhe ecja pėrpara. Edhe kjo ėshtė njė nga fenomenet qė po na ndodhin sot, e qė bėjnė pjesė nė parapritjen e zbehjes vepruese pėr perspektivėn e sė ardhmes kombėtare.

Kumanova dhe shqiptarėt

Kumanova ishte rastėsi apo veprim i koordinuar? Po tė analizohet nė tėrėsi ngjarja e Kumanovės, qoftė si ndodhi, qoftė si vend, qoftė si kohė, atėherė duhet tė jemi syqel dhe tė analizojmė situatėn reflektuese nė gjithė hapėsirėn kombėtare, por edhe regjionale, se me njė guri mbytėn dy zogj thotė njė falė e urtė, por nė kėtė rast sllavomaqedonėt e pėrdorėn guri pėr tė rihapur luftė nė mes shqiptarėve dhe sllavėve e pansllavistave.
Pse ky skenar u bart nė Kumanovė e jo diku tjetėr, ta zėmė nė Tetovė, Gostivar e gjetiu. Kumanova ėshtė qytet me laryshmėri kombėtare, ku mė sė paku janė sllavomaqedon, prandaj edhe problemi duhet bartur atje, se do tė prekej grerėza Serbi, e cila do tė alarmojė miqtė e vet nė veri e jug, lindje e perėndim, se po rrezikohet etnia serbe. Ky skenar i sllavomaqedonasve ishte i bekuar nga shqipfolės me “pedigre” vote apo ishte rastėsi? Ky rast nuk ėshtė i rastėsishėm, ishte i pėrgatitur shumė mirė, nga tė gjitha anėt, e dikush heshti, dikush ndėrmori veprime, e pėsuan njė pjesė e shqiptarėve, qė kishin idealin kombėtar. Pra na paraqiten tri kategori:
1. Skenaristėt pėr tė nxjerr pėrfitime politike e monetare nė dy taborėt: a. Sllavomaqedonase dhe b. Shqiptare nė gjithė hapėsirėn kombėtare;
2. Tradhtia qė prishi qėllimin dhe bėrthamėn e veprimit dhe mbėshteti skenarin pėr nė Tetovė, pėr t’i dhėnė krediblitet skenaristėve;
3. Tė pafajshmit, qė pėr ideal kishin ndėrgjegjėsimin kombėtar, tregimin e rrugės vepruese, padjallėzinė, por qė ishin tė prirur vetėm tė besonin e tė vepronin, pa analizuar se ku do tė arrinin me kėto veprime.
Nga Kumanova duhet tė nxjerrim mėsim, se me vrasjen e Harun Alit me shok, skenari ishte i tejdukshėm dhe arritėn tė dyja palėt ta fshehin dorėn me mjeshtri. Skenari i dėnimit tė pesėshes pėr “vrasje me paramendim tė sllavomaqedonsave” ishte njė hyrje nė lojėn pėr pėrgjakjen e Tetovės, pėr tė treguar forcėn e vet, pėr tė treguar gatishmėrinė e vet dhe pėr tė treguar, si dikur Lazar Mojsovi, pėr shtabin e ushtrisė, atėherė dhe sot, shqiptare.

Gjykata speciale

Formimi i gjykatės speciale nuk duhet shikuar vetėm si njė gjykatė qė do tė merret me njė kategori njerėzish. Themelimi i kėsaj gjykate ka njė fushė tė gjėri veprimesh, prandaj kuvendarėt duhet vėnė gishtin kokės, pa marr parasysh orientimin e tyre politik, se bartin pėrgjegjėsi historike e kombėtare, sepse nė bankėn e tė akuzuarve do tė ulėn:
a. Shqiptarėt;
b. Luftėn ēlirimtare
c. Luftėtarėt e lirisė;

a. shqiptarėt

Aty ėshtė pėrcaktuar edhe etnia, pra pa marrė parasysh se ēfarė pozite ka pasur i vrari, pa marrė parasysh hierarkinė policore, ushtarake e paramilitare ka pasur i vrari, shqiptari duhet dhėnė llogari pėr jetėn e tij, se ai ka ardhur apo ka qenė nė truallin tonė, pėr ruajtur integritetin territorial tė Serbisė, Malit tė Zi, etj. Ai ėshtė vrarė nė kryerjen e detyrave “mbrojtėse” pėr Serbin dhe gjykatėn speciale, ndėrsa shqiptarėt kanė bėrė krim duke vrarė njė “paqeruajtės” dhe mu pėr kėtė duhet dhėnė llogari. Kėtė logjikė e mbėshtetin e dhe SHBA-ja, qė pėr marrėdhėniet ndėrkombėtare paraqet njė faktor tė ri, e cila duhet tė sanksionohet me ndonjė Konventė, se pėr herė tė parė kemi krijimin e njė gjykata ku do tė dėnohet njė komb ēlirimtar, pse ka marrė armėn pėr tė shporr pushtuesin, tė vetmin e kėtij lloji nė kapėrcyellin e ndėrrim shekujve.

b. Luftėn ēlirimtare

Lexojeni me kujdes, qė nga sot do tė dėnohen tė gjitha luftėrat ēlirimtare, sepse ato do tė marrin pėrmasa tė mėdha, nėse nuk do tė dėnohen shqiptarėt. Luftėrat ēlirimtare po prishin harta gjeografike, po prishin baraspesha politike e ekonomike, po bėjnė pėrēarje ndėrshtetėrore e etnike dhe kjo praktikė duhet ndaluar. Me tregimin e dhėmbėve tė ujkut shqiptarėve, mundohen tė ndalin revolucionet e ēlirimit kundėr nazi fashizmit dhe shfrytėzimit kolonial, qė ka mbėrthyer sot botėn. Janė pėrdor tė gjitha marifetet pėr tė vepruar kundėr luftėrave ēlirimtare nė akėcilin vend tė botės, kjo tash na ka ra edhe neve nė hise, se nuk arritėn ta bėjnė kėtė me ndėrrimin e terminologjisė nga UĒK nė Konflikt, edhe pse nė tė gjitha aktet juridike kanė arritur ta bėjnė, por nė jetėn e pėrditshme dhe histori nuk po kanė suksese, sepse ushtria nuk ėshtė krijuar me dekret dhe lufta nuk ėshtė bėrė e yshtur nga tė tjerėt, por qė tė dyja janė burimore, qė kanė dal nga e drejta pėr jetė, jo vetėm kombėtare.

c. luftėtarėt e lirisė

Luftėtarėt i kishim i kemi gjithnjė nė bankat e tė akuzuarve qė nga mbarimin i luftės. Luftėtarėt u nxorėn me piceta fillimisht, nga rugovistėt e surojėt, kur u bė konstatimi pėr gjenocid e krime nga ushtarėt ēlirimtar, e deri te Karlla del Ponte e Dik Marti. Kjo nuk ėshtė risi pėr ne. Do tė befasoheshim qė ky sorollop dhe financuesit e mbėshtetėsit e tyre tė heshtin apo tė vepronin ndryshe, por neve po na befason kėmbėngulja e tė etiketuarve dhe miqtė e tyre qė pranojnė njė lojė tė ndytė. Si do tė arsyetohen bartėsit e shumė mekanizmave ushtarak e politik gjatė luftės, si do tė arsyetohen disa shtete mbėshtetėse e kėsaj lufte ēlirimtare?
Bartėsit duhet tė civilizohen dhe tė kenė guximin intelektual e luftarak, e sot institucional, pėr tė vėnė vijėn e kuqe pėr temat rreth luftės dhe pėr luftėn, qė tė mos njolloset mė tepėr dhe mos tė gjykohet i gjithė kombi. Ata duhet dėshmuar tė kaluarėn e vet me punė e jo nė nga banka e tė akuzuarve, duke mbrojtur realitetin qė ka ndodhur, e jo sot lakminė e tramakut, se do t’i mbetėt nė fyt dhe nuk mundėt pėr ta kapėrdirė as ai, e as familja. Kėta duhet tė jenė parzmore e realitetit sikur dikur, e jo pakurrizor e ushejza dhe tė lejojnė edhe kėtė gjysmė pavarėsie ta vėnė nė treg pėr hesape tė veta, kur dihet se humbėsit janė ata, por dhe kombi.
A do tė pėrfitojnė edhe trumbetuesit e krijimit tė kėsaj gjykate, SHBA-tė dhe Britania e Madhe? Bashkė me ne do tė humbin edhe ata vetė. Humbja ėshtė rrjedhojė e logjikės, sepse ishin zėdhėnėsit mė tė mėdhenj kundėr shtypjes qė na bėhej neve nga pushtuesi, por edhe vepruesit mė tė devotshėm pėr tė vėnė nė veprim mekanizmin ushtarak – NATO-n. Kėta duhet ta dinė mirė, se edhe Karlla Del Ponte, edhe Dik Marti, qė prapa tyre qėndron Serbia dhe Rusia bashkė me aleatėt e tyre, qėllim parėsor e kanė qė ata tė japin llogari nė emėr tė NATO-sė, por nė radhė tė parė tė marrin mbėshtetjen pėr tė ulur nė bankėn e tė akuzuarit shqiptarėt, luftėrat ēlirimtare dhe luftėtarėt e lirisė.
Krijimi i Gjykatės speciale ka edhe njė modifikim mė vete, qė edhe kjo duhet tė normohet me ndonjė konventė ndėrkombėtare, se pėr herė tė parė shteti qė krijon kėtė mekanizėm nuk ka tė bėjė fare me tė arrestuarit. Kujt i takojnė kjo kategori, aparthejdėve, se kosmopolizmit nuk kanė mundės t’i takojnė. Aparthejdi (pashtetėsia) tė krijohet me akte juridike, pėr qytetarėt e vet, pa i pyetur ata fare, por nė fund tė fundit shqiptarėt janė shndėrruar nė tufė eksperimentale duke marr eksperimentuesit mbėshtetje nga tė “pėrzgjedhurit” e popullit.
Edhe pėr kėtė duhet tė kenė kujdes kuvendarėt, se nuk luhet me gjakun e dėshmorėve edhe pse ky gjak u nėpėrkėmbė nga Komisioni pėr vlerėsimin e luftėtarėve.

Haradinaj dhe shtatėmilion shqiptarėt

Arrestimi nė Lubjan i z. Haradinaj nxori nė pah shumė gjėra. As ai, as mbėshtetėsit politik nė Kosovė, nuk dinin pėr ta zgjidhur enigmėn e problemit, edhe pse pėr kėtė kam shkuar disa herė. Sjellja me fodullėk e Tij dhe mbėshtetėsve tė Tij, duke menduar se rrit kredibilitetin politik, e varfėrojė atė, pėr njohėsit e politikės dhe marrėdhėnieve ndėrkombėtare, por besoj se me kėndelljen e qytetarėve edhe kėta do tė dinė se cila lojė ėshtė luajt.
E para, Sllovenia dhe shumė shtete tjera nuk e kanė bėrė njohjen e plotė tė shtetit tė Kosovės, por kanė bėrė njė njohje formale, qė tė veprojnė sipas dashjes, simpatisė dhe nė njė moment tė caktuar edhe mund ta tėrheqė njohjen.
E dyta, nėse z. Haradianj ka fituar pafajėsinė nė Hagė, kjo pafajėsi duhet tė njihet si e plotė, qė nėnkupton, shlyerjen e emrit tė Tij nga “libri i zi” i policisė dhe policisė doganore, me insistimin e vet gjykatės, deri sa ka lėshuar njė vendim pafajėsie. Ky vendim pafajėsie ka edhe njė element qenėsor, dėmshpėrblimin e kohės sė vuajtjes sė dėnimit, plus kompensimin moral qė i ėshtė bėrė Atij, familjes dhe UĒK-sė nga i akuzuari. Me sa kam informata, asnjėra nga kėto nuk ka ndodhur, prandaj kot ka akuzuar tė tretin pa argumente.
Shtatėmilionshi shqiptar i z. Haradinaj, nuk ėshtė serioz dhe kėtė e dinė tė gjithė. Ai ėshtė lider partie, si gjithė liderėt tjerė nė hapėsirėn kombėtare dhe nuk e ka tė drejtėn ligjore e morale pėr t’u thirr nė emėr tė shtatė milion shqiptarėve, madje edhe t’i kėrcėnohet njė shteti anėtare e OKB. Kėtė tė drejtė e kanė vetėm Presidenti dhe Kryeministri i Shqipėrisė, sepse kėta i obligon Kushtetuta e saj. Ne kemi pasur hapėsirė nė kohė dje e sot dhe shkak pėr tė thirr shtatė milionėt shqiptarė kundėr pushtuesve, e jo tash kundėr njė shteti qė edhe zyrtarisht tė ka treguar se mund tė flasim pėr ekonomi, tregti etj, siē po veprojnė edhe odat ekonomike ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, por pėr tė tjerat duhet pėrcjell trendėt e Bashkimit Evropian. Prandaj duhet pasur kujdes pėr ultimatume, e sidomos kur je nė zgrip pėr vet.

Ultimatumet

Ultimatumi ėshtė fjala e fundit nė diplomaci. Ultimatumi jepet nė raste tė jashtėzakonshme, prapa sė cilės qėndron forca ushtarake, policore, apo nė boks krosheu. Ultimatumi kur jepet e nuk realizohet, dhėnėsi humb kredibilitetin pėr tė vepruar mė vonė, sepse merret si shkelės i fjalės sė vet.
Ultimatumet politik mund tė jepen mė lehtė se ato shtetėror, se shtetėrorėt pėrcillen nga tė gjithė, lėvizim edhe mekanizma ushtarak, ndėrsa ultimatumet politik jepen dhe pak kush mund tė vėrej se ndėrmerren veprime pėr realizimin e tyre
Kujdes pėr dhe rreth ultimatumin, fjalės sė fundit, siē do tė shprehet populli, pas saj “lluga pėrgjysmė”, dikush duhet ta merr se nuk mundėn tė qėndrojnė tė dyja palėt.
Kohėve tė fundit patėm ultimatume, kėrkuam ultimatume, prandaj duhet pasur kujdes pėr kėto, nuk jemi fėmijė derisa udhėheqim parti politike, nuk jemi fėmijė derisa po mundohemi tė krijojmė shtet dhe tė hyjmė nė marrėdhėnie tė barabarta me mė tė fuqishmit e botės.

Kėto e pėrbėjnė njė pjesė tėrėsie

Tė gjitha kėto qė u thanė mė lartė, e pėrbėjnė njė pjesė tėrėsie tė problemit kombėtar, qė edhe mė herėt e kam thėnė, ende ka hapėsirė veprimi, por jo duke rrahur gjoks pėr tė zėnė pozitėn e liderit kombėtar pa pasur kaēikė intelektual,e elektorat sasior e cilėsor. Gjithēka duhet peshuar mirė e nė kohė, gjithēka duhet peshuar mirė pėr kombin e jo pėr vete, gjithēka duhet peshuar pėr tė nesėrmen e jo tė sotmen, gjithēka duhet llogaritur mirė pėr tė arritur edhe tė pamundurėn, gjithēka duhet llogaritur me seriozitet, me vetėdije, me mundėsi veprimi nė kohėzgjatje, e jo pėr momentin, pėr grupimin politik, pėr kredibilitet politik duke i hedhur hi syve tė qytetarėve.
Promotorėve askush nuk mundėt pėr t’ua ndėrprerė rrugėn si tė shkapėrderdhte, por nėse janė tė bashkuar ata do tė shtinin nė veprim masat e gjėra dhe e shndėrrojė problemin nė revolucione, e revolucioni ka vetėm njė pėrfundim – fitoren.

Prishtinė, 24.06.2015

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 587 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Sė pari, demarkacioni me Serbinė, pastaj me M...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:56
Barometri diplomatik *** Pse Serbia pėr liberalizimin e vizave nuk e pati kusht demarkacionin me Kosovėn?! - Nga doli qė Kosova ta ketė kusht liber...
1000 LUFTĖTARĖT E ADEM JASHARIT DHE 60 MIJĖ V...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:53
Shkuan gati dy dekada prej pėrfundimit fisnik tė luftės sė lavdishme shqiptare tė UĒK-sė, nė fillet dhe nė ballė tė sė cilės qenė njėmijė luftėtarėt e Adem...
Nuk vritet njeriu edhe nė rastin kur shpėrnda...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:51
Nė muajin korrik tė kėtij viti gazetari Enver Robelli kishte publikuar njė shkrim pėrmes tė cilit njoftonte pėr hetimet qė drejtėsia zvicerane zhvillonte k...
TEORITĖ E KONSPIRACIONIT “SHQIPTAR”
E hėnė, 25 shtator 2017 - 21:35
Ēuditėrisht, viteve tė pasluftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), qė luftoi pėr liri e pėr bashkim kombėtar, dolėn nė sipėrfaqe “qendr...
Akademiku Skėnder Kodra ua pėrplasi nė fytyrė...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 21:20
Barometri diplomatik *** Objekt shqyrtimi i kėtij komenti ėshtė vizita e presidentit tė Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe tė Arteve tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi