Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Thaçi, Zhbogar, Mustafa, Jahjaga, Tadiq e Vuçiq të zhgënjyer me mos-votimin e Gjykatës
Publikuar më 27 qershor, 2015 në orën 03:32 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mos-miratimi i ndryshimit të amendamentit 24 të Kushtetutës, i cili do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, ka zhgënjyer tejmase politikën pacifiste të Kosovës, politikën zyrtare të Beogradit, një segment antishqiptar të BE-së, veçmas mediet jugo-shqipshkruese si dhe të gjithë jugo-tellallët e Kosovës e më gjerë.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka reaguar kundër deputetëve të partisë së tij, të cilët me votat e tyre pamundësuan themelimin e Gjykatës Speciale. Ai ka ironizuar deputetët se vendimin e tyre e kanë bërë nga mosdija dhe patriotizmi i rrejshëm.
Të zhgënjyer kanë mbetur të gjithë deputetët e PDK-së që i thanë po gjykatës, të gjithë deputetët e LDK-së pa asnjë përjashtim dhe deputetët e Listës Serpska, të cilët pas sabotimit disa mujor ishin kthyer në Kuvend vetëm me qëllim për ta votuar Gjykatën.
Edhe Beogradi zyrtar është ndier shumë i zhgënjyer me pamundësinë e votimit të Gjykatës kundër UÇK-së. Edhe protektori i BE-së në Kosovë, slloveni Zhbogar është ndier shumë i zhgënjyer me deputetët që dëgjuan zërin e popullit, të ndërgjegjes së tyre e jo zërin e Zhbogarit e kompanisë së tij.

Mosvotimi i i ndryshimit të amendamentit 24 të Kushtetutës, jep për të kuptuar se luftës së UÇK-së, sado me vonesë po i kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur nga protektorët e huaj por edhe nga klasa pacifiste, madje edhe në radhët e atyre eprorëve të dikurshëm, të cilët kredibilitetin e rezistencës e kthyen në përfitimet ekonomike dhe tani qëndrojnë tërë rehati në ulëset e Kuvendit dhe nëpër ministri.

Deputetët e opozitës do të krenohen me të drejtë se qëndrimi i tyre unik, për një qëllim të shenjtë dha rezultat, madhe me përkrahjen edhe të nëntë deputetëve të PDK-së të cërët dëgjuar zërin e tyre të ndërgjegjes kombëtare e politike dhe jo zërin, apo kërcënimet e kryetarit të partisë.
(RKL)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 644 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi