Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PERMBLEDHJE KOMENTESH PER MBLEDHJEN E KUVENDIT TE REPUBLIKES ME 25 DHE 26 QERSHOR (Percaktimi i vijes kufitare me Malin e Zi dhe Gjykata Speciale)
Publikuar më 28 qershor, 2015 nė orėn 02:39 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
KLASE POLITIKE-SHTETERORE E ĒORODITUR

Republika e Kosoves dhe populli i saj shqiptar ka nje klase politike-shteterore (gje e rralle ne bote) qe ne vazhdimesi perfaqeson, arsyeton, mbron... interesat e Serbise, te Malit te Zi e te Maqedonise sllave (jo te Maqdonise shqiptare)...!!! Eshte kjo klase politike-shteterore qe po mbron dhe arsyeton, miraton e permbush qe sa vite pretendimet dhe interesat e Serbise ne Kosove...!!! Te njejten gje degjoja sot nga goja e zevendeskryeministrit, te ish ministrit te jashtem, Hoxhaj, dhe te shume qeveritareve e deputeteve tjere gjate debatit per kufirin me Malin e Zi...!!! As qeveritaret dhe deputetet e Malit te Zi, qe dikur ishte gati teresisht shqiptar, nuk do t'i mbronin me mire e me me "dinjitet" interesat dhe pretendimet e tyre ndaj Kosoves dhe tokes se saj se disa qeveritare e deputet te Republikes se Kosoves...!!!

JU FLET "KRYEKOMANDANTI" HASHIM THAĒI

Krimet qe jane bere ne Kosove dhe ndaj popullit shqiptar nga Serbia jane fare te vogla dhe te parendesishme, sipas Hashim Thaēit, i cili ne marreveshjen per ēarmatosjen e Ushtrise Ēlirimtare te Kosoves ishte nenshkruar si "Kryekomandant" i UĒK-se...!!! Njeqindepesedhjete (150) here me shume viktima ka ne Siri, deklaroi publikisht, pa u skuqur, Hashimi!!! Prandaj, ju familje te deshmoreve, te viktimave, ju invalide, ju gra e motra te dhunuara, ju shqiptare te torturuar dhe te denuar me mijera vite burg per te drejtat tuaja, ju te terrorizuar, ju te masakruar e te poshteruar dhe ju shqiptare qe humbet shtepite dhe pasurite tuaja nga vandalizmi serbofashiste duhet te mos ankoheni, duhet t'ia falni Serbise neofashiste, sepse ka edhe me keq...!!!
"Treqinde milione, tha Hashim Thaēi, po i jeb bota demokratike (Serbia dhe Rusia me aleatet e tyre) per me na pastru nga njollat, me e pastru luften tone"...!!! Prandaj, ne duhet te jemi mirenjohes dhe falenderues ndaj Fuqive qe po themelojne Gjykaten Speciale, po thote Hashimi "kryekomandant"...!!! Votojeni Gjykaten qe do te na laj e shperlaj, po ben thirrje Hashimi!!! Menjehere pas lufte, ky Hashim Thaēi, deklaronte publikisht se nuk ka qene kurre anetar i LPK-se...!!! Para nje viti deklaroi publikisht se ka qene larg fronteve te luftes, nuk ka marre pjese ne lufte...!!! Sot, po thote dhe po bene thirrje ta denojme luften e UĒK-se dhe pavaresine e Kosoves, ta zhbejme Republiken e Kosoves...!!!

BURRAT DHE GRATE QE PO KUNDERMOJNE SOT NE KUVENDIN E REPUBLIKES

Gra dhe burra te ligj, qyqare dhe qyqare, ne syte e mi, sot ishin ata deputete dhe ato deputete qe para lufte, gjate lufte dhe pas lufte kishin qene kunder LPK-UĒK-se, kishin shpifur e kishin trilluar gjera qe nuk i shkonin ne mendje shqiptarit..., ndersa sot i thurrnin himne UĒK-se dhe luftes se saj para se te votonin per t'ia dorezuar kasapit qe po mpreh shpaten, Gjykates Speciale...
Por, bashkekombes te dashur, nuk kam njohur (uroj te mos njoh kurre me...!) burra dhe gra me te liga, nuk kam njohur deri sot dhe nuk kam urryer me shume se keto gra dhe keta burra qe, kush me shume e kush me pak, kush drejteperdrejt e kush terthorazi, ishin te lidhur me Levizjen Kombetare dhe me luften e UĒK-se..., e qe sot i thurnin himne asaj UĒK-se dhe asaj lufte, por miratonin dhe kerkonin te votoheje Gjykata Speciale sepse, po nuk u votua kjo Gjykate "Kosova do te ndalet"!!! Keta burra dhe keto gra sot u lagen, e ndoten dhe kundermonin ne institucionin me te larte perfaqesues, ne Kuvendin e Republikes se Kosoves...!!! Keto gra dhe keta burra as sot dhe as kurre, nese votojne per Gjykaten Speciale, nuk do te mund ta nxijne dhe ta denojne Luften e UĒK-se dhe te kombit shqiptar per ēlirimin e Kosoves, por do ta nxijne, do ta flliqin dhe do ta denojne per jete veten e tyre dhe pasardhesit e tyre... Ata qe erdhen ne fund te luftes per ta ēarmatosur dhe nenshtruar Ushtrine Ēlirimtare te Kosoves dhe popullin shqiptar edhe sot manifestuan "friken" e tyre, duke tentuar qe ta friksojne popullin shqiptar se nese nuk votohet Gjykata Speciale (nese nuk votohen ndryshimet kushtetuese...) "Kosova do te ndalet"!!! Por, ata harrojne se Kosova dhe mbare Shqiperia e populli i saj shqiptar nuk eshte ndalur qysh se eshte krijuar bota dhe nuk do te ndalet sa te kete jete mbi toke... Per te tillet qe sot u lagen, ndoten dhe po kundermojne ne Kuvendin e Republikes, Kosova dhe populli shqiptar ishin te "ndalur" shumehere, por "parashikimet" e tyre nuk dolen te verteta asnjehere dhe kurre nuk do te dalin...

A DO TA BIND VJOLLCA E LDK-SE LISTEN SERBE QE TE MOS VOTOJE PER GJYKATEN SPECIALE

Vjollca Osmani (e LDK-se) u mundua te na e mbush mendjen sot se po nuk u votua Gjykata Speciale nga Kuvendi i Republikes ajo do te behet nga OKB-ja (Keshilli i Sigurimit)...!!! Keshtu, tha ajo, ne Kosove do te rikthehet UNMIK-u me fuqi (kompetenca) te shtuara...! Ajo kercenoi edhe me Vitali Curkinin dhe me Rusine! Po te jete keshtu, une dhe te gjithe ne jemi te bindur, se Lista serbe dhe serbet e saj ne Kuvendin e Republikes nuk do te votojne per Gjykaten Speciale, sepse ata dhe Serbia mė me deshire do t'ia lenin themelimin e kesaj Gjykate OKB-se, e cila paska me e kthy edhe UNMIK-un ne Kosove... S'ka me mire se keshtu per serbet dhe Listen e tyre ne Kuvend... Po presim e te shohim nese Vjollca ua ka mbush mendjen deputeteve serbe qe te mos e votojne Gjykaten Speciale, meqe ajo paska me u be nga Rusia dhe OKB-ja...!!!
Nje gje e dime sakte: Gjykata Speciale do te behet (nese behet) me voten e serbeve, romeve, egjiptianeve, hashkalinjev... dhe te LDK-se dhe te shumices se atyre qe u bene si LDK-ja dhe pakicat tjera...

ROBERT BOSHI, AMBASADOR I HOLANDES, SHKEL KONVENTEN E VJENES PER DIPLOMATET DHE PERFAQESITE DIPLOMATIKE

Skandaloze! Ambasadori i Holandes, Boshi, sot ka shkele me te dyja kembet Konventen e Vjenes dhe cdo miresjellje prej diplomati dhe njeriu... ! Ky diplomat nuk respekton mikpritjen e Republikes se Kosoves si diplomat i akredituar ne vendin tone...!!! Sjellja dhe deklaratat e tij skandaloze, fyese dhe arrogante deshmojne edhe njehere (per te saten here) se Kosova jone vec shtet nuk eshte dhe se vec institucione shteterore nuk ka...! Po te ishte Kosova shtet dhe po te kishte institucione shteterore ky amabasador nuk do te guxonte ta bente kete deklarate, me te cilen nderhyn drejteperdrejt dhe me arrogance ne punet e brendshme te Kosoves, duke kerkuar doreheqjen e nje deputeti ose duke kerkuar t'i mesoj deputetet e nje Kuvendi te nje shteti se si te flasin, sa te flasin dhe cka te thone...!!! Po te kishim institucione shteterore ky Ambasador sot do te shpalleje person non grata...

FJALIMI I TERMKOLLKES SOT MA KUJTOI PROFESORIN DHE ATDHETARIN HAJRULLA GORANIN

Sot, Termkollka ne Kuvendin e Republikes po e arsyetonte themelimin e Gjykates Speciale me "argumentet" e saj perfide te shkolles se Titos, te Kurtesh Salihut, te Rrahman Morines e te Azem Vllasit se "Kosova nuk humb asgje me ndryshimet kushtetuese"!!!
Me shkoi goja me e sha njehere vendēe, por shoku qe kisha prane, I. I., me ndaloi dhe ma tregoi qendrimin qe kishte mbajtur Hajrulla Gorani ne nje rast te ketille... Ne Kuvendin e Pare te Sindikatave te Pavarura, Harulla Gorani u kishte dhene pergjigjje disa "eksponenteve" dhe kalemxhinjve titiste te LDK-se, te cilete e akuzonin aso kohe Hajrulla Goranin dhe bashkeveprimtaret e tij si "marksiste-leniniste"... Profesori, i njohur per qetesine dhe edukaten e tij kishte thene (meqe nuk donte me i sha vendēe): "Per zotin me te pa fytyre se keta te LDK-se nuk ka. Keta ta lene ne dore nenen e tyre"... Kerkoj falje nga shume anetare e votuese te LDK-se qe nuk jane si "eksponentet" e tyre te asaj kohe dhe si disa te kesaj kohe... E kam vetem per kete sojin e tyre, jo per gjithe LDK-ne, sepse edhe profesori i nderuar vetem per ta e kishte...

Xhevat BSILIMI (Deputet ne Kuvendin e Kosoves 2004-2007)

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 419 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Me largimin e “misioneve tė huaja, fillon str...
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:09
Baromteri diplomatik *** Mos e kritikoni dhe mos e fajėsoni BE-nė, se mund tė ndodhė ajo mė e keqja, qė disa shtete tė saj ta tėrheqin njohjen ndėrkomb...
EDHE TI O RAMUSH I LĖVIZE FJALĖT?!?
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:05
...O POPULLI IM! PASKE PASUR FATIN E KEQ QĖ, NUK U MĖSOVE DHE AKOMA NUK PO MĖSOHESH ME KĖTO LOJRAT E NDĖRKOMBĖTARĖVE SI DHE ME DREDHITĖ E HILET E KĖTYRE TĖ...
Zoti ambasador, me gjepura nuk hidhet poshtė ...
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:35
Reagim ndaj qėndrimit tė Ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, z. Greg Delawie Nė intervistėn ekskluzive pėr emisionin « Rubikon » tė datės 5 dhjetor Ambasa...
Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojė S...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:28
Barometri diplomatik Jo, Serbia me liderėt, me akademikėt, me popat e saj, dhe me patriarkun Irinej nė krye, tė kėrkojnė rikthimin e Kosovės nėn “ombre...
ZGEDHJET E JASHTĖZAKONSHME KOMUNALE NĖ PRESHE...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:25
Jemi nė prag tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme Komunale nė Preshevė. Deri te ky proces ka ardhur pėr shkak tė dėshtimit tė Koalicionit tė fundit ndėrmjet tė...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi