Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shoqata patriotike Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan
Publikuar më 29 qershor, 2015 në orën 21:30 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shoqata patriotike Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan dënon ashpër akuzat raciste dhe antishqiptare të deputetes turko-gjermane Sevim Dagdelen kundër Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare (UÇK)-së dhe Popullit të saj.

Shoqata patriotike Froni i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan me qendër në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka pritur me shqetesim dhe indinjatë të madhe akuzat fallco e me natyrë raciste të deputetes turko-gjermane, zonjës Sevim Dagdelen, kundër Republikës së Kosovës, Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare (UÇK-së) dhe popullit të saj.

Zonja Sevim Dagdelen me origjinë aziatike, nga Turqia, nuk duhet të harroj kurr të mirat që i ka sjell demokracia euro-perndimore. Falë vlerave të saj dhe bujarisë, mikpritjes e kulturës së madhe të popullit vital gjerman, ajo jeton sot në këtë shtet të zhvilluar dhe ka arritur të bëhet edhe deputete e këtij vendi. Si e till ajo duhet ta kuptoj drejt qënien e saj në këtë post kaq të lart e të nderuar, detyrë e cila e obligon atë që të punoj akoma më shumë dhe me të gjitha mundësitë e saj, jo vetëm për zhvillimin e mëtejshëm të Gjermanisë që ka pritur dhe pret çdo vit miliona e miliona emigrant të varfër nga të tëra kontinentet, por edhe për vendosjen dhe konsolidimin e demokracisë në shtete të ndryshme kudo nëpër botë.

Kohët e fundit kjo deputete e krahut të majtë ekstrem në kundërshtim të plot me traditat dhe kulturën politike gjermane ka lëshuar disa deklarata të pa përgjegjëshme, që flasin për një sulm të hapur racist dhe antishqiptar të shfrenuar kundër Kosovës, Popullit Shqiptar dhe Ushtrisë Çlirimtare të tij, duke u shprehur konkretisht se: ”…Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK-ja) dhe liderët e saj që tani drejtojnë Qeverinë e Kosovës kanë lidhje me sulmet terroriste në Maqedoni dhe vendet fqinje….si është e mundur që nga Kosova dalin shumë ekstremist islamik për ISIS-n, Irakun dhe Sirinë…,Kosova është kthyer në një strehë e varfërisë së Europës….”¨

Pas një analize të thellë e të gjithanshme që u është bërë deklaratave të saj në Parlamentin Gjerman (Bundestag), ne i cilësojmë ato jo vetem si të pa baza , por edhe të mbushura plot me urrejte raciste e diskriminuese, për të errësuar të vërtetën dhe goditur hapur ose pas shpine Popullin e Kosovës, Kombin Shqiptar, historinë e tij të ndritur, si dhe paqen, lirinë, stabilitetin dhe demokracinë në Gadishullin Ilirik (Ballkan), Europë dhe më gjerë. Deklaratat e kësaj deputete nga tribuna e foltores së këtij parlamenti me kulturë të madhe demokratike na zgjuan në kujtesën tonë fjalimet vrastare të Sulltanëve të Turqisë që pushtuan, dhunuan, grabitën, terrorizuan, masakruan dhe mbytën në gjak kombe të tërë që nga Azia e Vogël, Kurtistani, Arabia, Afrika dhe deri në Europë për pesëqind vjetë me rradhë.

Parlamentaria Sevim Dagdelen duhet ta njoh mirë historinë e cila na tregon mjaft qart se në botë nuk ka patur kurr asnjë ushtri çlirimtare me nartyrë terroriste, por për kundrazi ato kanë sjellë gjithmonë çlirimin e njerzimit nga vargonjtë dhe prangat e robërisë, duke prur lirinë, paqën, stabilitetin dhe demokracinë. Falë këtyre ushtrive çlirimtare dhe gjakut të derdhur prej tyre u bë e mundur edhe shkatërrimi i “Portës së Lartë” të Perandorisë Turke dhe çlirimi i popujve tanë nga Murtaja e Osmanëve të Stanbollit e Ankarasë që rrënuan gjithë kulturën dhe vlerat e qytetërimit të hershëm mesjetar, duke e kthyer këtë periudhë në një epokë të zezë, ku mbizotëroi errësira. Si e till edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës e dalë nga gjiri i populli martir të saj që vuajti gjashtë shekuj nën thundrën e egër të pushtuesve turq e sërb, nuk mund të ishte terroriste dhe as ka patur e ka lidhje me terrorizmin, ashtu siç dëshiron dhe mundohet ta paraqis e njollos kjo zonjë, duke e pare atë me dylbitë e vjetëruara të Beogradit, Athinës, Madridit, Ankarasë dhe Moskës. Ushtria e lavdishme e Kosovës së bashku dhe në aleancë me NATON-n e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkroi një faqe heroizmi të ndritur kundër bishës neofashiste e gjakatare Sërbe, pamvarsisht në se i pëlqen ose jo zonjës Dagdelen, forcës politike që përfaqson në Gjermani, apo klaneve të saj antishqiptare turko-sllave e greke që u përket.

Po kështu edhe sulmin barbar me tanke, topa e murtaja që ndërmori policia dhe ushtria kriminale maqedonase kundër shqiptarëve të pafajshëm në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës duke terrorizuar dhe shkatërruar gjithcka, kongresmenja Sevim e quan të mirëqenë dhe në mënyre të pa skrupullt e cinike akuzon ishë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe liderët e saj që drejtojnë sot Qeverinë e këtij vendi, se paskan lidhje me disa shqiptar kriminel në Kumanovë dhe nuk e kërkon revoltën e bashkëkombësve tanë te moszbatimi i Marrveshjes së Ohrit e cila nuk po kryhet qëllimisht nga pushtetarët sllav të Shkupit. A thua nuk e di kjo zonjë se sot në Qeverinë e Maqedonisë bënë pjesë edhe partia e BDI –së së drejtuar nga Zoti Ali Ahmeti, ish lider i UÇK-së dhe bashkluftëtar i zotit Hashim Thaçi që çliruan Kosovën dhe sollën Bisedimet e Ohrit? Po atëhere për cilë UÇK-ë apo lider të UÇK-së dhe drejtues të qeverisë së Prishtinës aludon zonja Sevim që kanë lidhje me elementët “terrorist” në Kumanovë? Të akuzosh sot qeveritarët e Kosovës, apo liderët e djeshëm të UÇK-së si kriminel, të cilët kanë qenë viktima të dhunës dhe terrorit shtetëror sërbo-maqedonas-malazez ky është një veprim tepër i ulët dhe i turpshëm, që mund të bëhet vetëm nga njerëz apo pseudolider jo normal që udhëhiqen nga urrejtja dhe nxiten prej racizmit.

Eshtë e vërtetë se nga gjiri i popullit shqiptar të Kosovës, kanë
dalë edhe element të veçant me natyrë kriminale e rrezikshmëri shoqërore, por ata janë përballur me drejtësinë për veprat e tyre punale dhe kanë marë dënimin e merituar sipas ligjeve në fuqi, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe jashtë saj dhe nuk është aspak për tu habitur, sepse ndodhi të tilla bile edhe më të mëdha se në Kosovë ne sot kemi në çdo shtet tjetër të botës. Por ti drejtohesh dhe ti kërkosh llogari Popullit Shqiptar se si ka mundësi që sot në Kosovë dalin element ekstremist islamik, sic bënë zonja Sevim, kjo është një pyetje naïve dhe pa llogjikë. Nuk e dimë në se kjo deputete u është drejtuar edhe popujve të tjerë në këtë mënyrë nga foltorja e Bundestagut, duke i pyetur dhe u kërkuar llogari se si kanë dalë ekstremistë të ndryshem e islamik në Iran, Çeceni, Ukrahinë, Rusi, Irak, Jemen, Arabinë Saudite, Egjypt, Serbi, Mal te Zi, Maqedoni, Greqi, Turqi, Francë, Itali, Spanjë, Angli, e tj, e tjerë si Sulltanët e Turqisë, Adolf Hitleri, Musolini, Josif Broz Tito, Rankoviçi, Millosheviçi, Karaxhiçi, Ratko Mlladiçi, Bin La Deni, Sadami Huseini, Muamer Kadafi, Muhamed Morsi, Boko Harami, Taip Erdogani e shumë e shumë të tjerë?

Meqënse zonja Dagdelen bënë sikur nuk e dini se nga vjen ekstremizmi islamik në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë. Maqedoni, Çamëri(Greqi), Çeçeni, por edhe në Europë, Kanada, Amerikë, Australi e tj, atëhere po mundohemi ta ndihmojmë ne duke i thënë hapur së këtë ekstremizem kriminal fetar nëpër Gadishullin Ilirik te Populli Shqiptar e ka mbjell dhe kultivuar me dhunë e terror vet Turqia e saj e cila na masakroi për pësë shekuj me rradhë, prandaj dhe rrënjët e helmit që mbartë kjo e keqe nuk mund të largohen kaq lehtë prej nesh siç mendon ajo, në një kohë kur edhe sot shumë vende të botës të infektuara nga ky virus ushtrojnë një presion të vazhdushëm e të gjithanshëm politik, ekonomik e financiar, ndaj popullit tonë të mbajtur në varfëri, të maltrajtuar, të vrarë e traumatizuar deri kohët e fundit. Nuk mund të jetë terrorist dhe ekstremist islamik populli hyjnor shqiptar(pellazgo-ilir) zonja Sevim, nga i cili kanë dalë figura të mëdha e të shquara botërore, që nga Gjergj Kastrioti që mbrojti qytetrimin europian perndimor duke thyer me turp Perandorinë tuaj Turke për 25-së vjetë, Qemal Ataturku, Sami Frashri dhe deri te Nënë Tereza që shpëtoi nga vdekja miliona e miliona njerëz në Indi dhe kudo nëpër botë. Për terrorizëm zonjë është akuzuar gjithmonë Turqia e cila për shekuj të tërë ka bërë gjenocid të pashëmbullt në histori duke vrarë një million e gjysëm armen dhe miliona e miliona shqiptar, krim të cilin ajo po e vazhdon edhe sot kundër popullit të pafajshëm Kurd (liderit të tij Oçalan), të cilin po e mban të pushtuar, duke e shtypur dhe gjakosur pa mëshirë për çdo ditë.

E veshur bukur allafrënga si një gjermane, jashtë traditës dhe modës së saj turke dhe me një pamje pak si të egërsuar turkesha Sevim Dagdelen e“akuzon” rëndë dhe me përbuzje Kosovën duke thënë se ajo është kthyer në një strehë e varfër e Europës dhe për çudi harron miliona turq që ja mbathën nga vendi i tyre dhe shkuan në Gjermani, Angli e Amerikë për ti shpëtuar vdekjes nga ekstremizmi islamik dhe uria. Po se kush e ka lënë Popullin Shqiptar të Kosovës në këtë mjerim kjo turkeshë e anashkalon dhe nuk i përmend fare shkaqet e vërteta të krijimit të kësaj gjëndje të nderë, sepse ka frikë se mos i cënohen interesat Ankarasë, Beogradit, Cetinjës, Maqedonisë, dhe Moskës. Meqënse kjo politikane po mundohet të fsheh realitetin se kush e formoi një situatë të till në Kosovë duke na bërë moral dhe shitur leksione të vjetra diplomacie turko-sllave që u ka ikur koha, atëherë është detyra jonë ti themi asaj hapur se gjëndjen e varfër ekonomike në Kosovë, por edhe të shqiptarëve në Maqedoni, Sërbi, Mal të Zi, Çamëri(Greqi) dhe Shqipëri e ka krijuar Turqia e saj, duke na shtypur, vrarë, terrorizuar, grabitur të gjithë pasurinë dhe shitur trojet tona. Ndoshta pas kësaj akuze apriori, zonja Dagdelen mund të fsheh edhe qëllimin e saj pro aleatëve të vjeter sërb të Ankarasë për të mbështetur politikën, diplomacinë dhe skenarët e tyre antishiptar, si dhe mbushur mëndjen Bungestagut Gjerman, Parlamentit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se gjoja Kosova është e varfër dhe pa të ardhme, prandaj ajo duhet ti aneksohet përsëri Sërbisë, që të “pasurohet” dhe të ekzistoj si popull. Duhet ti përmendim edhe një herë kësaj zonje se koha e lojnave të tilla tepër të rrezikshme ka perënduar përgjithmonë dhe trojet shqiptare të Kosovës kurr nuk do të kthehen më as nën Sërbi e as nën Turqi.

Për zonjën Sevim, si deputete e një parlamenti me demokraci të konsoliduar siç është Bundestagu do të ishte më mirë që nga ajo nga kjo tribunë e popullit gjerman ti drejtohej Turqisë, Sërbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, por edhe Greqisë duke ju bërë thirrje që ti kthejnë Kosovës e Shqipërisë, si dhe shqiptarëve që mbahen të okupuar në ato shtete, miliarda e miliarda dollar të grabitur për gjashtë shekuj dhe ti kompensojnë ata për pasojat e pariparueshme dhe tragjike që i kanë shkaktuar tërë Kombit Shqiptar. Si zonja Dagdelen, por edhe shumë të tjerë që mendojnë si ajo duhet ta dinë mirë se Kosova nuk ka kërkuar kurr ndihmë dhe lëmoshë nga Turqia e cila kohët e fundit në mënyrë djallëzore po tregohet e gatshme për të ndërtuar disa xhami me emra turko- arab nëpër trojet shqiptare, bile edhe atje ku nuk kanë ekzistuar fare, apo mbi rrënojat e qindra kishave katolike që i shkatërroi dhe shkuli dikur nga themelet, por ajo kërkon mbi të gjitha liri, paqe dhe të drejtën e saj që e meriton me ligj, të cilës i ka ardhur koha për ta kërkuar dhe mbrojtur deri në gjyqin e Hagës kundër Sulltanëve të Ankarasë, Krajlive të Beogradit, Knjazëve të Cetinjë dhe Monarkistëve të Greqisë. Zhdukja e varfërisë si dhe e çdo lloj ekstremizmi, qoftë ky islamik, ortodoks, apo sllav e tj, do të arrihet vetëm duke mbrojtur lirinë, paqen dhe drejtësinë, zhvilluar ekonominë dhe forcuar kudo shtetin ligjor të së drejtës e demokracinë dhe jo duke nxitur urrejten raciste dhe armiqsinë midis popujve dhe kombeve tanë, siç bënë sot deputetja gjermane, turkesha Dagdelen.

Këshilli Drejtues
Themi J . Tushe
Pashko Rr. Camaj
New York 06, 29, 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 797 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi