Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVES NUK ËSHTË THEMELUAR NGA NDONJË HASHIM POR NGA LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS
Publikuar më 29 qershor, 2015 në orën 21:32 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në foltoren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga goja e Hashim Thaçit, shqiptarët dëgjuan edhe një “perlë”, një të pavërtetë të madhe (mahi a mashtrim) publike…! Ai mori përsipër (përvetësoi) hiç më pak se themelimin e FAMËMADHES,-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…!!! Mirëpo, për fatin e madh të Kosovës dhe të kombit shqiptar, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ishte vepër (nuk u themelua) nga ndonjë individ-person (nga ndonjë Hashim…) apo nga ndonjë grup aventurierësh, por nga një organizatë politike, kombëtare, dhe çlirimtare, nga Lëvizja Popullore e Kosovës, e cila ishte vazhdimësi e përpjekjeve, e mundit, e flijimeve dhe e luftrave për liri e bashkim të kombit shqiptar.

Lëvizja Popullore e Kosovës “urdhërin” për themelimin e UÇK-së e mori nga ndërgjegjia e kombit, e mori nga ata dhjetra mijëra dëshmorë, atdhetarë, veprimtarë e luftëtarë të pathyeshëm për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe për bashkimin e tyre në një shtet, në një Shqipëri, e mori nga populli që e lindi dhe e mbajti në girin e tij. Kjo ishte dëshira, ky ishte vullneti suprem (i padiskutueshëm) i një kombi dhe i një vendi të copëtuar dhe të pushtuar nga shtetet fqinje… Kjo ishte edhe dëshira, ky ishte edhe vullneti i shtetit shqiptar (një e katërta e Shqipërisë) dhe e popullit të tij… Kjo ishte POROSIA (amaneti) e shenjtë e dëshmorëve dhe atdhedashësve të të gjithë brezave shqiptarë. Nga kjo dëshirë dhe nga ky vullnet, i përfshirë edhe në programin e LPK-së dhe të UÇK-së (shih BETIMIN e UÇK-së), udhëhiqej Lëvizja Popullore e Kosovës. Kjo ishte ideja e madhe e saj, kjo ishte ideologjia, kjo ishte partia, kjo ishte krahina dhe kjo ishte feja (religjioni) i saj…
Hashim Thaçi, nga foltorja e Kuvendit të Republikës, deklaroi edhe një të pavërtet tjetër: “UÇK-ja, tha ai, është krijuar në vitin 1992” (kuptohet prej tij!). E vërteta është se Sektori i Veçantë i LPRK-së (nga Mbledhja e Katërt e Përgjithshme, LPK), me vendim të Kryesisë së LPRK-së, është krijuar në vitin 1991. Qëllimi i këtij SEKTORI ishte përgatitja e organizatës dhe e kombit për luftë të armatosur kundër Serbisë pushtuese dhe pushtuesve tjerë të viseve shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia (më vonë RSFJ). Përgjegjës të këtij sektori ishin zgjedhur-emruar Xhavit Haliti (jashtë vendit) dhe Xhavit Haziri (Brenda vendit). Por, akoma nuk mund të flitej për UÇK. Shqiptarë që luftuan dhe ranë me armë në dorë kundër forcave të pushtuesit dhe kolaboracionistëve “jugokosovarë” kishte edhe para këtij viti, por vendim historik, vendim politik të një organizate apo të ndonjë grupi për luftë të organizuar nuk kishte akoma. Madje, në OML-k qysh në vitin 1985 kishte Sekretar për çështje ushtarake (ishte Heroi i Kombit, Fehmi Lladroci), ka qenë edhe Partia e Luftës, etj. Xhavit Haziri, Ahmet Haxhia dhe Xhavit Haliti në vitin 1991 ishin takuar edhe me Kryetarin e shtetit shqiptar, Ramiz Alia, dhe kishin marr mbështetje për luftë të armatosur kundër Serbisë… Lufta e armatosur si mjet dhe formë për çlirimin e Kosovës doli edhe në Konferencën Konsultative të LPRK-së në Kërqovë (Kollare). Por, vendimi historik e politik i përmasave kombëtare për Luftë të Armatosur Çlirimtare u mor nga Mbledhja e IV e Përgjithshme e LPRK-së (më 28-29 korrik 1993, në Prishtinë), e cila që nga kjo Mbledhje do të quhej LPK. Pra akoma nuk flitej për UÇK, edhe pse në këtë kohë kishte Këshilla të LPK-së që qysh nga viti 1991 (kur u krijua Sektori i Veçantë i LPRK-së) ishin ndarë, sipas porosive dhe vendimeve të organizatës, në krah politik dhe në krah ushtarak… Më vonë, dihet kush e propozoi dhe kush e miratoi emërtimin e krahut të armatosur të LPK-së në Ushtri Çlirimtare të Kosovës, kush e propozoi dhe kush e themeloi Fondin “Vendlindja Thërret”, kush e bëri dizajnin dhe kush e punoi emblemën e UÇK-së, kush, kur dhe ku e shkroi Betimin e UÇK-së, etj. Dihet që “shefi” i LPK-UÇK-së në Kosovë ishte Xhavit Haziri. Pastaj Nait Hasani, pastaj Shtabi Qendror i UÇK-së, pastaj Shtabi i Përgjithshëm, etj. Pra, nuk ishte Hashim Thaçi, por LPK-ja dhe organet e saj. Pak para Konferencës së Rambujes dhe pak para përfundimit të Luftës u krijua Drejtoria Politike (jo nga LPK-ja dhe organet e saj) për ta “zëvendësuar” dhe “mohuar” LPK-në. Dihet edhe kjo se si është bërë… Në këto përpjekje të LPK-UÇK-së dhe të popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës vend të merituar, mbase edhe qendror, ka shteti shqiptar dhe populli i asaj pjese të lirë të Shqipërisë. Kjo është e vërteta e vetme historike dhe politike e LPK-UÇK-së dhe e Luftës Antipushtuese-Çlirimtare të kombit shqiptar për Kosovën. Kjo e vërtetë nuk përjashton, nuk mohon dhe nuk nënvlerëson meritat individuale-personale të askujt, por ato merita janë të lidhura ngushtë dhe përjetësisht (të pandashme) nga emri LPK-UCK-së. E thash edhe më lartë se pati persona që, pas themelimit, organizimit dhe strukturimit të UÇK-së, sidomos pasi Ajo fitoi naming dhe përkrahjen e mbarë kombit dhe të botës demokratike, u përpoqën të iknin nga LPK-ja dhe ta ndanin UÇK-në nga prej saj, duke falsifikuar “atësinë” e UÇK-së…! Janë këta që po rrahin gjoks si "themeluesë" privat të UÇK-së, janë këta që po hiqen edhe si "etër" të Pavarësisë dhe të lirisë së Kosovës, duke harruar përpjekjet, mundin, luftën dhe gjakun e dëshmorëve të të gjithë brezave, të LPK-UÇK-së dhe të mbarë kombit shqiptar, brenda e jashtë atdheut! Janë këta që po hiqen edhe si “pronarë” të Kosovës, me të cilën, sipas tyre, mund të bëjnë ç'të duan vetëm e vetëm për t'i ruajtur dhe fuqizuar pozitat dhe fitimet (pasuritë) e tyre të paligjshme…

P.S.
Më poshtë po sjell për lexuesin pjesë nga Deklarata Politike e LPK-së (Mbledhja e IV e Përgjithshme), të botuara nga gazeta e LPK-së, “Zëri i Kosovës” (Ribotuar nga Pashtriku.org) Nuk janë botuar ato pjesë që flasin hapur për luftë të armatosur, por edhe nga ky tekst vendimi i LPK-së për luftë të armatosur dhe e drejta për vetëvendosje është i qartë…

ZËRI I KOSOVËS Nr.14, 1. 09. 1993 - DEKLARATË POLITIKE E MBLEDHJES SË KATËRTË TË PËRGJITHSHME TË LPK-së. ÇELËSI I ÇLIRIMIT TONË KOMBËTAR ËSHTË NË VEPRIMTARINË TONË TË GUXIMSHME KUNDËR PUSHTUESIT

(Pjesë nga Deklarata Politike)
LPK, rithekson edhe një herë se çelësi i çlirimit tonë kombëtar nuk është as në Konferencat ndërkombëtare e as në rezolutat e panumërta, po në duart tona, në unitetin tonë dhe në veprimtarinë tonë të guximshme kundër pushtuesit.
LPK, afirmon qëndrimin e njohur se, përkundër forcës ushtarake e policore të pushtuesit serb, fitimtar do të dalë forca e popullit të organizuar dhe të vendosur në realizimin e vullnetit të tij për çlirim, jetësimin e Republikës së Kosovës dhe bashkimin e viseve të banuara me shqiptarë.
LPK, do t’i orientojë dhe do t’i vërë të gjitha energjitë dhe forcën tonë në shërbim të realizimit të këtij vullneti të popullit, pa realizimin e të cilit nuk ka asnjë perspektivë për popullin tonë.
LPK fton të gjitha forcat që janë të interesuara sinqerisht për çlirim, të kontribuojnë për krijimin e frontit të përbashkët çlirimtar popullor.
LPK, fton komunitetin ndërkombëtar të njohë Republikën e Kosovës dhe të drejtën e popullit të robëruar shqiptar për vetëvendosje.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 841 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi