Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ESSÉ PËR DEPUTETET KOSOVARE
Publikuar më 29 qershor, 2015 në orën 21:37 ( ) Dilaver Goxhaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Duke ndjekur punimet e seancës plenare të datës 26 qershor 2015 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga kryekuvendari Kadri Veseli, në të cilën u shqyrtua propozim-amendamenti nr. 24 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i propozuar nga Qeveria e saj, e cila pas një maratonë diskutimesh të gjata përfundoi me mos pranimin e krijimit të Gjykatës Ndërkombëtare Speciale, veçan për “krimet” e bëra nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës kundër ushtrisë e policisë serbe, të cilat vranë mbi 12 mijë shqiptarë të pafajshëm e i groposën në 550 varre masive. Veç të tjerave, në atë séancë na tërhoqi vemendjen përmbajtja e diskutimeve dhe mosmiratimi i atij propozimi nga deputetet: Donika Kadaj-Bujupi, Valdete Bajrami, Xhevahire Ismaku, Ganimete Musliu, Albulena Haxhiu dhe Flora Brovina (abstenim), të cilat përbëjnë 1/5 e deputeteve shqiptare të atij kuvendi.

Në fjalën e tyre nuk pati dallime oratorike nga ajo e deputetëve ish-luftëtarë: Ramush Haradinaj, Albin Kurti, Fatmir Limaj, Visar Ymeri, Glauk Konjufca e Nait Hasani, ku të gjithë këta deputetë e deputete me fjalën e tyre ngritën peshë shumicën e popullit shqiptar në mbrojtje të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë së saj Çlirimtare. Guximi i madh zevendëson dijen e madhe. Ato gra deputete folën dhe votuan haptas me atë guxim ngaqë janë zemëruar me qëllimin e mbrapsht të ngritjes së asaj gjykate speciale dhe, kur gratë zemërohen, thotë Taciti, më lehtë kafshojnë hekurin e nxehtë sesa heqin dorë nga mendimi i lindur prej atij zemërimi.
Jo më kot historia e njerëzimit shprehet se në çdo shoqëri të dhënë, shkalla e emancipimit të gruas është kriteri i natyrshëm për të matur emancipimin e përgjithshëm të asaj shoqërie. Fjala e këtyre shoqeve deputete nxiti edhe shumë burra deputetë të PDK-së qeveritare të votonin kundër asaj gjykate me tendenca të mirëfillta anti-UÇK.
Kushdo që e njeh sado pak historinë, e di se përmbysjet e mëdha shoqërore janë të pamundshme pa fermentin grua. Përparimi shoqëror mund të matet me saktësi sipas gjendjes shoqërore të gjinisë femërore. Vetëm duke parë e dëgjuar këto deputete nëna se si e mbronin tërë dinjitet e oratori të lakmueshme luftën e popullit të tyre dhe UÇK-në, bindesh, se është ajo Luftë Çlirimtare që e bëri të mundur faktin që gratë në Kosovë jo vetëm të zgjedhin deputetë, por edhe të zgjidhen masivisht e të mbajnë fjalime dinjitoze me të cilët të mbushin trupin gjithë mornica. Si të tilla, ato janë të detyruara dhe të afta që të marrin pjesë në luftën politike që zhvillojnë aktivisht burrat, në një mënyrë të tillë që para 16 vjetëve shumë nga ne do të na dukej e habitshme.
Në Luftën Çlirimtare të Kosovës ka pasur mbi 400 vajza e gra në rradhët e UÇK, madje edhe luftëtare të vijës së parë të frontit, të cilat përbënin dy përqind të të gjithë formacioneve të UÇK-së brenda në Kosovë. Ato e vulosën me gjak besnikërinë e tyre ndaj çështjes së lirisë së popullit shqiptar në Kosovë. Kështu që s’është për t’u çuditur që edhe në Kuvendin e Kosovës të kemi të tilla heroina të politikës, gjë që tregon pathyeshmërinë e ideve të asaj Lufte Çlirimtare, që ato e mbrojtën me dinjitet edhe në rastin e propozimit për ngritjen e një Gjykate Speciale kundër UÇK-së, rast unik në historinë e luftrave çlirimtare, ku kërkohet të dënohet ushtria që luftoi për të çliruar popullin, me mbulesën se “bëhet fjalë për individë të inkriminuar”. Ky justifikim është thjeshtë një gënjeshtër dhe asgjë tjetër, pasi dihet që gënjeshtra është feja e shërbëtorëve dhe e zotërinjve që nuk kanë kohë të skuqen. Nëse kjo gjykatë do të ngrihej veças “për individë të inkriminuar”, pse nuk i çojnë ata “individë” në Gjykatën e Hagës e cila u riaktivizua posaçërisht pasi mbaroi lufta në Kosovë dhe u pajis me kod të posaçëm penal, Statuti i Romës i datës 17 Korrik 1999? Pse nuk i çojnë këta “individë të veçantë” në atë gjykatë sikundër çuan Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Lahi Brahimaj e shumë të tjerë, për deri sa “bëhet fjalë për individë të veçantë”, apo këta nuk quhen “individë të vacantë”?!
Me fjalimet që ato gra deputete mbajtën në këtë seancë plenare të Kuvendit të Kosovës, bindën cilindo që pati rastin ta ndiqte atë seancë, se gratë kosovare nuk vuajnë më nga sëmundjet karakteristike sentimentale të grave të llastuara e shtëpiake. Diskutimet e shoqeve deputete të mësipërme të bindin plotësisht se pa e tërhequr gjithë masën e grave në Kosovë në jetën politike të saj, pa i shkëputur ato nga atmosfera shtëpiake dhe e kuzhinës që i matufos, nuk mund të shkoi Kosova drejt vetëvendosjes, nuk mund të bashkohet Kosova me shtetin amë, sikundër ishte ideali dhe programi politik i asaj lufte çlirimtare dhe i ushtrisë së saj.
Fjala dhe votimi i atyre gratve deputete kosovare në atë seancë parlamentare, ishte në një mënyrë të tillë që donte të thoshte: Ikni ju deputetët meshkuj që s’patët kurajon ta dënonit atë lloj Gjykate Speciale me personel të huaj, pasi nuk e meritoni të rini në krah të këtyre deputeteve!
Sikur Kuvendi i Kosovës të përbëhej jo më shumë se në 1/3 e vet me gra me kurajo si deputetet e lartpërmendura, që nuk u lëviz as qerpiku kur mbrojnë popullin e vet, merreni me mend se çfarë komb i tmerrshëm do të thirrej kombi shqiptar!

Tiranë, 28. 6. 2015

MIRËNJOHJE

Ne, luftëtarët vullnetarë nga Republika e Shqipërisë të grumbulluar në shoqatën atdhetare-kulturore “Vullnetari i Lirisë”, gjatë gjithë ditës së sotme, 26 Qershor 2015, qëndruam pranë ekraneve të televizorëve për të ndjekur direkt punimet e Kuvendit të Kosovës, i cili kish në rend të ditës diskutimin dhe miratimin ose jo të Gjykatës Speciale për veprimtarinë ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjykatë unikale në historinë e luftrave botërore, ku ata që luftojnë për liri duhet të gjykohen se pse luftuan për të fituar lirinë. Ishim të interesuar për vetë faktin se nismëtarët për ngritjen e kësaj gjykate ndërkombëtare kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bisedimet me ndërkombëtarët ishin vetë gjithë antarët e ish Drejtorisë Politike të kësaj ushrie çlirimtare, me në krye ISH drejtorin e saj Hashim Thaçin, (me përjashtim të z. Jakup Krasniqi dhe z. Adem Demaçi që e kundërshtuan me forcë të madhe), I cili edhe në fjalën e fundit në këtë seancë Kuvendi e tha tërë mburrje: “unë që krijova Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, e megjithatë ishte tepër iangazhuar për t’i bërë vetë varrin kësaj ushtrie dhe popullit që e lindi, e krijoi, e armatosi, e ushqeu, e veshi dhe e furnizoi me bijtë e tij më të mirë! Me këtë veprim dhe fjalim të tij ne kuptojmë se ai e quan pronë të tij Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe si i tllë e thotë pa pikë ndrojtjeje: “unë e krijova dhe unë kam të drejtë ta gropos”! Në këto kushte kur vetë qeveria e përbërë nga Partia Demokratike, e cila pretendon se është pasuesja e asaj ushtrie çlirimtare, dhe LDK-ja ishin gati të bëheshin varrmihësit e UÇK-së, kuptohet që mosmiratimi i kësaj Gjykate Speciale ishte shumë e vështirë. Atë vështirësi e bënte edhe më të madhe propaganda e gjithë mediave të shkruara dhe ato vizive, me përjashtim të disa prej tyre, Radio Kosova e Lirë, gazeta Kosova Sot, portali “Pashtriku” dhe disa portale të tjera, që megjithatë ishin minorancë në raport me mediat që ishin me PDK-në, LDK-në dhe partinë e serbëve të Kosovës. Merita e kësaj minorance mediatike qëndron në faktin që arriti ta ndërgjegjësonte Opozitën dhe një pjesë shumë të vogël të deputetëve të Partisë Demokratike, me në krye z.Nait Hasani, atdhetarë me gjak të kulluar shqiptari që ta mposhtnin koalicionin shqiptaro-serb që ai varr të mos hapej nga përfaqësuesit e popullit që e krijoi atë ushtri çlirimtare.
Për këtë fitore të madhe historike u jemi mirënjohës përjetësishtë, ne dhe brezat që do të vine, të gjithë atyre shqiptarëve por edhe dashamirëve të huaj, si z Uoker, që folën, shkruajtën, propaganduan dhe votuan mosmiratimin e asaj gjykate, e cila, po të ndodhte e kundërta, do të ishte turp kombëtar dhe i përjetshëm. Ne e dimë që ata shtete e qarqe diplomatike që nuk na e pëlqejnë krenarinë tonë janë të shumtë e shumë të fuqishëm ngaqë komandojnë edhe institucionet europiane e ato ndërkombëtare, dhe mundet që edhe të na e imponojnë me arrogancë krijimin e asaj gjykate speciale, por të paktën ne nuk pranuam si popull që t’i bënim vetë varrin vetes sonë. Këtu qëndron madhështia e kësaj fitoreje të orës 18.00 të datës 26 qershor 2015, çasti kur tabela elektronike e Kuvendit të Kosovës tregoi se vetëm 75 vota ishin për miratimin e asaj gjykate nga 80 vota që duheshin për ta miratuar.
E përjetshme do të jetë mirënjohja e jonë ndaj të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë fitore. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

PËR KRYESINË E SHOQATËS “VULLNETARI I LIRISË”
SHPËTIM GOLEMI
(Dilaver Goxhaj)

Tiranë, ora 18.30, 26. 6. 2015
Postuar nga portal i Radio Kosova e Lire dhe www.pashtriku.com nw datwn 27.6.2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Dilaver Goxhaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 920 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi