Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kuvendi i Kosovës është me Amerikën , me BE-në dhe me NATO-n, jo me gjykatat speciale të Serbisë, as me politikën mafioze!
Publikuar më 29 qershor, 2015 në orën 21:40 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Votimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës kundër miratimit të rezolutës për formimin e Gjykatës Speciale për Kosovën, në asnjë mënyrë, nuk do të thotë se Kuvendi i Kosovës është kundër interesave vitale të Amerikës dhe të BE-së në Kosovë. Përkundrazi, është kundër përzierjes dhe diktatit të politikës zyrtare të qeverisë së Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës. Kjo është arsyeja kryesore, pse nuk ka kaluar miratimi i propozimit të qeverisë së Isa Mustafës në seancën e Kuvendit të Kosovës, më 26 qershor 2015, e jo kurrfarë komploti, as aversioni i deputetëve sovranë të Kuvendit të Kosovës ndaj Amerikës, BE-së dhe NATO-s.

Që në fillim, duhet ta shikojmë në sy të vërtetën se, as Amerika e as BE-ja, nuk e kanë shpikur dhe nuk e kanë propozuar Gjykatën Speciale për Kosovën, por ajo është pjellë e keqe e dosjeve dhe e aktpadive false e gjykatave politike të Serbisë kundër luftës së drejtë çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, të cilat Beogradi zyrtar i ka “trashëguar” dhe riaktivizuar pas vdekjes së kryekriminelit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq, në shenjë hakmarrjeje të humbjes së kolonisë së tyre 100-vjeçare-Kosovës, që historikisht dhe territorialisht i përket Shqipërisë etnike, jo Serbisë.

Të gjithë ata, që votimin legjitim dhe sovran të Kuvendit të Kosovës kundër Rezolutës së Speciales së Serbisë, e trajtojnë në mënyrë arbitrare, sipas interesave të ngushta serbo-filoserbe, ekonomike, tregtare, mafioze, partiake, ideologjike, sahanlëpirëse, si dhe të rujatjes së karriges së tyre në pushtet, se gjoja një votim i tillë është në funksion të “prishjes së marrëdhënieve” midis Kosovës, Amerikës dhe BE-së, është totalisht i gabuar, pa asnjë bazë të qëndrueshme, përpos qëllimit destruktiv- konfrontimin e Kuvendit të Kosovës me partnerët dhe me miqtë tanë amerikanë dhe evropianë (Amerika, BE-ja, NATO).

Qeveria është e obliguar të japë pëlqimin, jo Kuvendi, as Kushtetuta!

-Gabim i pakorrigjueshëm juridiko-kushtetues , do të ishte nëse vendimi politik (i dakorduar mes qeverisë së Kosovës, qeverisë së Serbisë, i mbështetur nga BE) shndërrohet në ligjin përkatës dhe, nëse përmes ndonjë amendamenti sanksionohet në Kushtetutën e Kosovës, sepse askush nuk mund të parashikojë afatin e funksionimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë. Kjo formë e funksionimit të kësaj Gjykate, do të ketë një çmim shumë të lartë për sovranitetin, drejtësinë dhe demokratizimin e Kosovës. Prandaj, as Kuvendi, as Kushtetuta, nuk do të duhej që të mirreshin me legalizimin e Gjykatës Speciale mbase edhe në aspektin ekonomik dhe financiar do t'i kushtojë shumë shtrenjtë Kosovës, varësisht nga kohëzgjatja e funksionimit të saj, duke mos llogaritur edhe pasojat e tjera në "ngrirjen" e sovranitetit si në kuptimin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Duke qenë se qeveria e Kosovës me në krye Hashim Thaçin dhe me Isa Mustafën ka marrë përsipër themelimin e Gjykatës Speciale Evropiane në Kosovë, në këtë rast konkret nuk ka pse të involvohet Kuvendi e as të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sepse fjala është për miratimin e një vendimi politik nga ana qeverisë së Kosovës.

Prandaj, nuk ekzisotn asnjë arsye, që një vendim i tillë politik i qeverisë, të shndërrohet në ndonjë ligj, as të preket Kushtetuta e Kosovës, sepse ai është një kompromis politik i arritur mes përfaqësuesve të qeverisë së Serbisë dhe homologëve të tyre nga Kosova, në pajtim me partnerët ndërkombëtarë.

Tanimë, ky është fakt i kryer, sepse vetë qeveria e Kosovës është dakorduar me një propozim të tillë anti-UÇK, të sajuar dhe të propozuar nga qarqet zyrtare përkatëse të Beogradit, duke marrë përispër këtë, edhe si obligim ndërkombëtar, edhe pse nuk është anëtare e OKB-së. Ky është fataliteti politik, që qeveria e Kosovës symbyllazi, pa asnjë kundërshtim ka pranuar që të formohej Gjykata Speciale për dënimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Tani, si pasojë e një politike të tillë të gabuar antinacionale dhe antishtetërore, sipas disa “avokatëve” të saj, duhet të “japin llogari” disa deputetë ( “disidentë” të PDK-së) të Kuvendit të Kosovës, të cilët për herë të parë kanë votuar lirshëm dhe në mënyrë demokratike, ashtu sipas bindjes së tyre, jo sipas diktatit disavjeçar të kryeshefit të tyre partiak,-kështu thotë Hashimi, kështu duartrokitë partia, kështu thotë Hashimi, kështu aminon qeveria, kështu thotë Hashimi, kështu voton kuvendi (!)

E, kësaj here, më 26 qershor 2015, vërtet, ndodhi befasia demokratike në Kuvendin e Kosovës, sepse për herë të parë shtatë deputetë të PDK-së dolën nga skema e strategjisë frikësuese dhe nënshtruese e diktatit partiak, sepse me votën e tyre iu bashkuan deputetëve të opozitës, Jo miratimit të Rezolutës së Qeverisës për themelimin e Gjyaktës Speciale të Serbisë në Kosovë.

Kjo nuk duhet t’i shqetësojë, as fare t’i brengosë miqtë dhe aeatët tanë strategjikë amerikanë, të BE-së dhe të NATO-s, sepse vota demokratike dhe sovrane e deputetëve që votuan kundër Speciales, nuk është kundër Amerikës, as kundër BE-së e as kundër pavarësisë së Kosovës, por vetëm kundër ndërhyjres së Serbisë në punë të brendshme të Kosovës.

Fundja, të gjithë, duhet ta mbajmë parasysh faktin se, Kuvendi i Kosovës nuk është as Serbia, as partia e as qeveria e Hashim Thaçit. Ndaj, na pëlqeu apo jo vendimet pro apo kundër, që marrin deputetët e Kuvendit, janë me peshë legjitime, kushtteuese dhe demokratike.

Prandaj, askush nuk ka të drejtë morale, ligjore e as demokratike, që për qëllime dhe interesa të ndryshme politike, ta instrumentalizojë dhe ta polarizojë Kuvendin, sepse në atë rast, politizimi i tij, do të çonte vendin drejt anarkisë dhe diktaturës së egër komuniste bolshevike. Këtë po e kërkon Serbia, duke pohuar se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kjo do të ishte tragjedia më e madhe për popullin dhe për shtetin e ri të pavarur dhe demokratik të Republikës së Kosovës.
-Kuvendi është i popullit, jo i diktatorëve të ndryshëm politikë mafiozë, të cilët kuvendin e kanë shndërruar në “ oazë private” dhe në një ekspoziturë të “partive politike” të tyre, si thotë “kryediktatori, thotë partia”.

-Kjo çfarë po ndodh me instrumentalizimin dhe me manipulimin e parlamentit dhe të shpërfilljes së demokracisë në Kosovë, nuk ka asnjë lidhje as me lirinë, as me drejtësinë, as me demokracinë, as me sovranitetin, sepse në veçnati, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008), parlamenti dhe demokracia janë shndërruar në instrumente të luftës për pushtet, të mbështetjes së korrupsionit dhe të krimit të organizuar politik, ekonomik, të papunësisë, të varfërisë ekstreme dhe të eksodit sistematik… etj.

Të mos bijmë pre e akuzave të shëmtuara të politikës mafioze dhe korrupcioniste se, gjoja opozita në Kuvend "është me prirje antiamerikane" dhe "antievropiane", por është e kundërta, ata që po abuzojnë, që kanë legalizuar krimin e organziuar, duke e shndërruar Kosovën në pasuri private të tyre, janë armiqtë të mëdhenj dhe më të rrezikshëm edhe të Amerikës, edhe të BE-së, edhe të NATOs, edhe të pavarësisë dhe të sovranitetit të Kosovës.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 740 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi