Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Promovim libri dhe lule te busti Tomson
Publikuar më 29 qershor, 2015 nė orėn 21:43 ( ) Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
Klubi i Artit dhe Kulturės SIGAL, nė bashkpunim me shoqatėn ‘’Miqt e Tomsonit’’ organizuan mė datėn 15 qėrshor 2015 njė aktivitet tė larmishėm pėrkujtimor pėr nder tė 101 vjetorit tė vdekjes sė kolonelit Hollandez Tomson. Atė mbasdite, pjesėmarrėsit ishin tė shumtė, e midis tyre merrte pjesė edhe ambasadorja e Hollandės nė Shqipėri znj. Dewi Van de Weerd.

Pjesėmarrėsit e aktivitetit i pėrshėndeti znj. Mimoza Mele, drejtoreshė e klubit SIGAL tė qytetit bregdetar tė Durrėsit. Midis tė tjerave, ajo vuri theksin pėr kontributin qė dhanė oficerėt e Misionit Ushtarak Holandez pėr mbrojtjen e teritoreve shqiptare gjatė viteve 1913- 1914. Me interes e vėmendje u ndoq nga tė pranishmit edhe fjala e ngrohtė e ambasadores hungareze nė shqipėri znj. Devvi Van De Weerd.
Oficerėt e Misionit Ushtarak Holandezė janė nderuar me medalje ushtarake nga Ministria e Mbrojtjes me mativacionin: ‘’Pėr kontribut tė shquar nė organizimin dhe komandimin e repareve ushtarake dhe trimėrinė e treguar pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe vendosjen e autoritetit shtetror nė vitet 1913- 1914’’. Dhe ata nuk janė pak, por 18 oficerė, e midis tyre edhe Koloneli Lodevijk W. J. K. Tomson, oficer kėmbėsorie.
Nė kėtė aktivitet pėrkujtimor u promovua edhe libri me titull : ‘’ Kolonel Tomson- Misioni Holandez ‘’ tė autorit Fluturak Gėrmenji.
Shumėkush, qė e morėn fjalėn nga ajo foltore atė mbasdite pėrkujtimore, ngritėn edhe njė herė lartė figurėn e e Kolonel Tomson. Ata pėrgėzuan edhe autorin e librit z. Fluturak Gėrmenji, sepse libri mbart me vete dėshmi historike e dokumenta tė asaj periudhe, e lexuesi do njihet mė nga afėr me historinė e atyre viteve tė shkuara, por qė tingėllojnė fuqishėm me aktualitetin e vėrtetėsisė historike edhe nė ditėt e sotme. Fluturak Gėrmenji, shkrimtar dhe studiues, ka lindur mė 21 nėntor 1948 nė Tiranė. Ai ka mbaruar Shkollėn Ushtarake ‘’Skėnderbej’’ , Fakultetin e Gjuhės dhe tė Letėrsisė Shqipe nė Tiranė. Eshtė autor i disa librave, dhe libri mė i fundit qė sjell para lexuesit tonė ėshtė ‘’Misioni Ushtarak Holandez – Kolonel Tomson’’.
Nė kėtė veprimtari kushtuar kolonelit Holandez Tomson, ishte organizuar edhe takimi muziko – letrar pėr nder tė 101 vjetorit tė tij. Pjesėmarrėsit e aktivitetit dhe amasadorja holandeze znj. Dewi Van De Weerd vendosėn kurora me lule te busti i kolonel Tomson.

Xhevahir Cirongu

Durrės, 15 qėrshor 2015

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 27 vizitorë
Lexuar: 389 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Dallgė poetike
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:23
(Duke lexuar vėllimin “Thashė, tė bėhem edhe unė poet!” tė shkrimtarit Viron Kona). Kėto ditė lexuesit dhe kritika u njohėn me vėllimin poetik “Thashė,...
MOTI I VOCĖRR I CEN DESKUT
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:48
Nė shenjė rrespekti pėr herojntė tė cilėt shtrinė dorėn e pajtimit nė vitin 1990, reagoj ndaj librit Pajtimet nė Motin e Madh. Cen Desku pasi k...
DRENICA E PUSHKĖS DHE E PENĖS
E martė, 05 dhjetor 2017 - 19:40
(Vėshtrim pėr librin e Bedri Tahirit, Toponimia e Galicės, Prishtinė, 2014) Prelud Pena mėmėdhetare gjithmonė u ngre njė himn pushkėve liridashėse, kri...
Orė letrare festive me rastin e Ditės sė Flam...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 22:51
Njė kurorėzim afirmativ i konkursit letrar mbėshtetur nga Ministria e Diasporės. Nė prozė, tregimi “I huaj” me autor Hazir Mehmetin, ēmimi i parė. Nė ...
Nėnė Shqipėri
E merkurė, 29 nėntor 2017 - 06:32
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi