Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ironia nė lėvizje- Pse na mallkoi historia?
Publikuar më 30 qershor, 2015 nė orėn 19:15 ( ) Mr. Ardian Ramadani | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Vėshtrim librit tė Shefki Ollomanit « Ēėshtja kombėtare shqiptare », Shkupi, Mars 2008, fq. 246)

Ciceroni nė njė rast do tė shprehej pėr historinė se ajo ėshtė njė ironi nė lėvizje. Popuj tė shumtė kanė mėsuar nga gabimet e tyre dhe nuk i kanė pėrsėritur. Ka edhe tė tillė qė kanė mėsuar nga gabimet e tė tjerėve, e ata ėshtė normale tė konsiderohen mė tė suksesshėm. Mirėpo shtrohet pyetja se ne si shqiptarė sa kemi mėsuar nga gabimet tona, e aq mė pak nga gabimet e tė tjerėve ? Them shumė pak, pėr tė mos thėnė aspak.

Kronologjinė e ngjarjeve historike shqiptare e pėrcjellin kundėrthėnie mes figurash reprezentative tė politikės shqiptare. Nuk ka periudhė historike ku mos tė ketė pasur kundėrthėnie mes tė ashtuquajturėve dyshe politike. Kėsisoj kjo pėrplasje, kjo kundėrthėnie dhe kėto divergjenca na kanė sjellur deri tek vonesat nė zgjidhje tė problemeve tona politike, shoqėrore, ekonomike. Populli shqiptar nė pėrgjithėsi nuk ka pasur liderė qė kanė ditur tė zgjedhin momentin e duhur pėr tu bėrė pjesė e aleancave gjeopolitike, me qėllim zgjidhjen e ēėshtjeve nacionale. Edhe atėherė kur pretendohet se e kanė bėrė, (lexo : rasti i Perandorisė Osmane), ata shumė shpejt e kanė braktisur aleatin e vetėm, pa kuptuar mirė momentin dhe pa gjetur aleatin e duhur. Ndėrsa periudha e Luftės Nacionalēlirimtare, edhe pse nė fillim kishte rėndėsinė e saj, mė tej do te zbehej si pasojė e zbehjes sė kuptimit tė saj si dhe alienimit nė luftė brendashqiptare me qėllimin e vetėm, kapjen e pushtetit. Ndėrsa aleanca me SHBA-tė dhe Evropėn, megjithėse nė fillim kishte frytet e saja, ka filluar tė zbehet, si pasojė e asaj se ne ende nuk kemi mėsuar leksionin e pėsimit nė histori. Ndėrsa kur ėshtė fjala pėr luftėn brenda llojit, e njėjta histori pėrsėritet edhe nė tri luftėrat mė tė fundit, ku pėrplasjet dhe kundėrthėniet janė mė se evidente. Meqenėse asnjė perėndi nuk mund ta ndryshojė tė kaluarėn (sipas Poetit tragjik athinas Agathon), shtrohet pyetja se sa kuptojmė ne sot nga e sotmja, pėr tė projektuar tė ardhmen.
Kėsisoj kėto lloj pyetjesh janė mė se tė nevojshme dhe tė domosdoshme pėr tė dalė nga nebuloza qė na shoqėron parreshtur. Autori i librit « Ēėshtja kombėtare shqiptare », Shefki Ollomani me tė drejtė dhe me njė guxim tė shquar merr pėrsipėr tė analizojė ecurinė historike tė pėrplasjeve ndėrshqiptare. Ndoshta unė tė vetmin sugjerim qė do i`a bėja autorit do tė ishte ndryshimi i titullit, pa mos hequr as edhe njė shkronjė tė vetme, e as edhe nėj shenjė tė vetme nga libri i tij. Sepse titulli mė i mirė dhe mė i pėrshtatshėm do tė ishte « Pėrplasjet dhe kundėrshtitė shqiptaro-shqiptare ».
Autori me njė intelegjencė tė theksuar, pėrdėfton se Shqipėria u bė shtet mė 1912, ndėrsa Kosova pas 96 vjetėsh, mė 2008. Nėse do tė ndiqej itinerari shqiptar, Ilirida do tė bėhet shtet nė tė ardhmen, respektivisht mė 2110-12, Kosova Lindore mė 22210-12, Malėsia e Madhe mė 2310-12, Ēamėria mė 2410-12, kurse Shqipėria Etnike (lexo : Ajo Reale) mė 2512. E njė vit pas kėtij bashkimi do tė ndodhė Apokalipsi-Kiameti-Pėrmbytja e Dytė mė e Madhe, me ē`rast do tė fillojė procesi i shtetndėrtimit nga e para. Prologu i kėtij libri mė tėrhoqi pa masė, duke vazhduar mė tej edhe me pėrmbajtjen.
Nė fillim tė librit autori merret me copėzimin e kombit shqiptar qė nga 1878, 1912, 1919 e gjer mė sot. Autori me guxim thekson se ēėshtja koloniale shqiptare lėre qė nuk ėshtė zgjidhur ende, por ajo edhe mė tej vazhdon tė ngelet e pandėrkombėtarizuar, krejt kjo pėr fajin e politikės shqiptare. Edhe pas pavarėsisė sė Kosovės, autori nuk sheh mbylljen e projektit tė (ri)bashkimit kombėtar, por edhe vėren njė morozitet dhe lodhje tė politikės dhe tė politikanėve shqiptarė.
Edhe me luftėrat mė tė fundit (qė unė do t`i quaja rebelimet apo konfliktet) shqiptarėt nuk pėrfituan rezultate nė favor tė tyre, krejt kjo pėr shkak tė indiferencės dhe miopisė sė njė politike pacifiste kozmopolite shqiptare, mosorganizimit tė njė Kryengritjeje tė Pėrgjithshme, si dhe mospėrkrahjes totale dhe tė sinqertė tė vet shqiptarėve pėr kėto projekte, e kėsisoj edhe mospėrkrahjes sa e si duhet nga ana e faktorit politik relevant ndėrkombėtar. Sipas Ollomanit, Kombi shqiptar sipas tė drejtės ndėrkombėtare dhe Neė Ėorl Order-it, nuk i pėrmbushė asnjė nga standardet dhe kriteret e tyre, tė parashikuara pėr integrim nė shkallė europiane, ndėrkombėtare e mė gjerė, ngase ende (vet)llogaritet dhe ka statusin e popullit vasal dhe tė kolonizuar (nė zemėr tė Europės demokratike), nėn sundimin hegjemonist tė shteteve ballkanike. Nga kjo rezulton mosqenia e tij si kandidat i pėrshtatshėm ligjėrisht pėr tė pranuar aderimin nė integrimet europiane, pa mos u integruar mes veti. Nuk mund tė ndodhė ky integrim pėrderisa njė pėrqindje bukur e madhe e hapėsirės sė kėtij shqiptarėve, si pėr nga numri i popullsisė e poashtu edhe pėr nga territori etnik, janė tė cunguara dhė tė pushtuara.
Dialektika e ngjarjeve pėrcaktohet nga fenomenet natyrore e shoqėrore, qė janė tė lidhura dhe nė varshmėri me njėra-tjetrėn. Njėri nga ligjet dialektike tė zhvillimit dhe transformimit tė materies dhe shoqėrisė njerezore ėshtė edhe ligji i luftės dhe ai i unitetit tė tė kundėrtave. Kėtu bėn pjesė edhe lufta kundėr luftės. Robėria ėshtė negacion i lirisė, ndėrsa lufta pėr liri ėshtė mohim i robėrisė. Sipas kėsaj del se asnjėherė nuk mudn tė ketė pajtim mes gjėrave dhe fenomeneve tė kundėrta. Sipas tij, pushtimi dhe robėria imponojnė detyrimisht fillimin e luftės pėr liri tė popullit tė nėnshtruar dhe robėruar. Ky proces ėshtė i pashmangshėm historikisht dhe determinues pėr ecurinė e mėtutjeshme. Ndėrsa asnjė pushtues nuk heq dorė vullnetarisht nga pushtimi, shtypja dhe shfrytėzimi ndaj njė populli tjetėr. Ndėrsa kur ėshtė fjala tek paqja, ajo nuk mund tė arrihet kur mungon liria. Paqja nė robėri nuk ėshtė paqė, pro ėshtė robėri e re. Pėrndryshe nė kėso rrethanash e kundėrta e paqes sė kėtillė, ėshtė Revolucioni, rrebelimi apo kryengritja. Sepse aty ku nuk ka liri, drejtėsi apo barazi, ka vend tė pėrshtatshėm pėr rrebelim dhe kryengritje. Sipas autorit aktualisht nė Shqipėrinė Etnike, jashtė Shqipėrisė londineze, mbretėron njė « paqe » nėn robėri. Me gjithė manipulimet dhe kėrcėnimet shqiptare, ndėrkombėtare … pėr ruajtjen e kėsaj paqeje artificiale, kjo nuk do tė jetė e mundur, ngase sipas autorit ėshtė e ligjshme, natyrore, ligj i paracaktuar tė ndodhė.
Autori me njė mprehtėsi tė shquar shpėrfaq dhe analizon poashtu edhe definicionet mbi kryengritjet, pacifizmin dhe lėvizjet pacifiste, luftėm duke dalluar kėtu 1. Lufėn e drejtė : ēirimtare, kombėtare, popullore, revolucionare, mbrojtėse… si dhe 2. Luftėn e padrejtė : imperialiste, pushtuese, grabitqare, robėruese, invaduese, sulmuese…
Mė tej autori ndan luftėrat nė civile, bėrthamore, tokėsore, detare, ajrore…. tė nxehta (me armė), tė ftohta (pa armė), paqėsore. Shefki Ollomani poashtu definon dhe analizon edhe revolucionin si revoltė tė masave popullore, kundėrrevolucionin si dhe marrveshjet. Kėto tė fundit ai i ndan nė tė pėrhershme (afatgjata) dhe tė pėrkohshme (afatshkurtėra). Sipas autorit me tė drejtė, kombi shqiptar ka pėrjetuar rishtazi 2 marrėveshje tė pėrkohshme, atė tė Konēulit dhe tė Ohrit. Sipas tij kėto dy marrėveshje lėre qė nuk kanė sjellur ndonjė permanencė apo afatgjatėsi, por kanė robėruar nė performim tjetėr kombin shqiptar. Aton ė vetė pėrmbajnė farėn e armėpushimit, e pėrderisa janė nė vete tė tilla e jo marrėveshje pėr pėrfundimin e luftės, janė tė pazbatueshme dhe tė dėshtuara qė nė fillim.
Autori duke analizuar mė tej ēėshtjen kombėtare shqiptare si tė pazgjidhur, vėn nė analogji edhe ēėshtjet tjera tė pazgjidhura, si nė Irlandėn e Veriut, nė Baski e Kataloni, nė Korzikė… ēėshten e pazgjidhur euro-aziatike tė Kurdistanit e kėshtu me radhė. Pushtimi i kombit shqiptar ėshtė fakt dhe ky fakt duhet tė ndryshojė, por si dhe nė ē`mėnyrė ?
Normalisht jo me fragmentarizim tė identitetit kombėtar. Me tė drejtė Shefki Ollomani sajesėn mė tė re (kombi kosovar) e quan tė dėmshme, antikombėtare bile tezė tė rrezikshme. Kjo tezė qė nė vete pėrmban farėn shkurtpamėse dhe pėrēarėse, ėshtė projekt i madh eksperimentues, laboratorik, i dhunshėm, … pėrjashtues ndaj bashkimit. Sipas tij Kombet nuk janė krijuar dhe nuk mund tė krijohen me dekrete dhe me anė tė ligjeve tė ndryshme politike apo shtetėrore, por pėrmes nėj procesi tė gatė historik dhe nė mėnyrė spontane dhe evolutive. Tentativėn pėr imponimin e njė kulture, letėrsie apo gjuhe tjėtėr shqiptarėve tė Kosovės ėshtė rrezik dhe cen i dėmshėm. Kėsisoj edhe kombi « kosovar » do tė jetė politik (artificial), e jo etnik (natyror). Sipas Ollomanit shumica e kombeve ballkanike dhe europiane kanė ndjekur ecejaken e nacionalizmit me bazė etnike. Edhe lėvizja kombėtare shqiptare qė nga 1912 (Azem Galica) e deri tek Adem Jashari, ka pasur karakterin etnik kombėtar dhe nė thelb shqiptar. Autori kombėtarinė shqiptare e sheh si tė formuar shumė mė herėt nė Kosovė, ndėrsa edhe po tė ndėrtohej kombi « kosovar », ai do tė ishte njė ndėrtim pa leje e njė shtėpie, nė njė pronė tė huaj. Pronari i tokė sė Kosovės ėshtė Kombi Shqiptar. Tentimi pėr ndarje tė kėsaj prone ka qenė nė permanencė, marrim rastin e ndarjes nė ALBANCI dhe SHIFTARI, njė tezė kjo shoviniste. Po edhe teza e ndarjes sė kombit shqiptar nė atė shqiptar dhe kosovar ėshtė vazhdimėsi e shovinizmit serb, me doras shqiptar. Sipas autorit identiteti kosovar ekziston, por vetėm nė kuadėr tė historisė kombėtare shqiptare, si identiter rajonal, krahinor, me veēoritė e tij historike, kulturore, dialektore, etnografike, zakonore, etje, mu ashti si ekzistojnė identiteti i Malėsisė sė Madhe, ai i Pollogut, Mirditės, Labėrisė, Ēamėrisė, rreth identitetit kombėtar shqiptar, si pėrbashkues i kėtyre identiteteve rajonale-krahinore. Ndėrsa flamurin si simbol tė identitetit kombėtar dhe unifikues (Flamur i Zeusit tė Pellazgjisė, Lekės sė Madh, Pirros, Skėnderbeut, Ismail Qemalit) e sheh si tė vetmin dhe tė patjetėrsueshmin. Asnjė luftė shqiptare nuk ėshtė bėrė pa kėtė flamur, e kėsisoj as edhe kėto tė fundit, andaj edhe do tė ishte paradoksale denatyrimi i asaj qė ėshtė natyrore. Nuk mund tė quhet askush kosovar e tė pėrvetsojė ēdo gjė qė ėshtė shqiptare. Nėse shqiptarėt pranojnė kėtė sajesė tė rrezikshme, sipas autorit, atėherė kjo logjikė do tė shpiente shqiptarėt e Maqedonisė, Malit tė Zi, Kosovės Lindore, Greqisė nė asimilim dhe tkurrje.
Kur autori analizon mė tej rolin e faktorit tė jashtėm dhe tė brendshėm politik, ai theksons e bėrjen e kėtij kombi e ndihmoi tė bėhet si shtet Austro-Hungaria (shėn. I imi kėtu nuk pajtohem me autorin, ngase njė rol tejet tė madh ka luajtur edhe Perandoria Osmane, duke mos mohuar edhe rolin e Austro-Hungarisė), ndėrsa e mbrojti zhbėrjen e tij Presidenti Ėilson (SHBA-tė), sikurse mė 1991, atėherė kur Kosovėn e ndihmuan SHBA-tė, BM, Gjermania…. Turqia (nuk pėrmendet nuk e kuptoj se pėrse).
Mirėpo shtrohet pyetja se si ka vepruar populli shqiptar dhe faktori i brendshėm politik. Tė gjithė nė radhėt e Shqiptarėve, sipas autorit ankohen se ndėrkombėtarėt nuk lejuan apo nuk lejojnė qė populli shqiptar tė bashkohet. Po, me tė drejtė, nuk mund tė kėrkohet faji tek pala ndėrkombėtare, kur me tė drejtė sipas autorit, shqiptarėt nuk kanė pasur konsistencė nė kėrkesat e tyre. Ata herė kanė kėrkuar autonomi, herė shtet, herė republikė, herė bashkim me Shqipėri. Tė gjitha deklarimet dhe referendumet e realizuara si nė Maqedoni , Kosovė, Kosovė lindore, kanė qenė pėr autonomi, respektivisht minimaliste. Edhe pse tė tilla, pra minimaliste, ato janė braktisur dhe kurrė nuk janė realizuar me sukses. Pra, shkurt e shqip, kombi shqiptar e ka dėshmuar me vepra (fjalėt i merr era), se nuk ėshtė i gatshėm tė luftojė me tė gjitha mjetet pėr bashkim. Autori lėshon kumtin, Tė ndryshojmė vetveten, nė mėnyrė qė tė ndryshojnė edhe tė tjerėt.

Ajo qė tė tėrheq mė tepėr te ky libėr, ėshtė analiza e saktė e mosunitetit shqiptar, respektivisht si e metė mė e madhe, ėshtė kundėrshtimi dhe pėrēarja. Sipas autorit shqiptarėt unifikohen shumė shpejt pėrballė njė rreziku tė madh, ndėrsa shumė shpejt ndahen e armiqėsohen me njėri tjetrin, pa kaluar ai rrezik. Edhe luftėrat mė tė fundit autori i sheh si projekte qė u zhvilluan ndaras, nė kohė tė ndryshme, qė flet pėr mosunitetin flagrant, bajraktarizmin, lokalizmin, karrierizmin e klasės politike shqiptare. Nė kuadėr tė kėsaj teme autori flet edhe pėr rolin e fesė (shumė fetarisė) dhe rolit tė saj. Ollomani thekson se Religjioni, Besimi nė Zot bėhet dhe pranohet me zemėr, ēiltėrsi, sinqeritet dhe jo me tru, sepse truri analizon, logjikon, kundėrshton dhe mohon. Sipas tij pėrfaqėsuesit fetarė shqiptarė, nėse kundėrshtojnė dhe kontestojnė fenė dhe besimin religjioz tė njėri-tjetrit), nuk janė besimtarė tė vėrtetė, janė armiq numėr njė tė religjionit tė vet si dhe armiq numėr dy tė religjioneve dh ebesimeve tė tjera. E nė fund nuk janė as shqiptarė, as atdhetarė. Sipas tij feja pėrhapet vetėm me predikim, por nuk guxojmė tė lejojmė qė tė lavdėrojmė njė religjion e shajmė tjetrin. Sipas Ollomanit, nuk ka fe pa komb, as komb pa atdhe, as Shqipėri pa shqiptarė.
Duke analizar projektin e luftėrave tė fundit, autori merret fillimisht me atė tė Kosovės, duke kritikuar rolin dhe qėndrimin e pacifizmit rugovist, si njė politikė pa dinjitet, pa bosht kurrizor, njė politikė inferiore dhe e lėmoshės. Sabotimi i luftės pėrmes krijimit tė formacionit tjetėr luftarak karshi atij tė UĒK-sė, autori e sheh si veprim antikombėtar dhe tentim devijimi tė kursit kombėtar. Ndėrsa demobilizimin e luftėtarėve shqiptare e sheh si dorėzim dhe pacifikim tė sėrishėm, nė ēon nė dėm tė interesave madhore kombėtare. Ky dėm shihete dhe te projekti i shtetėsisė sė Kosovės, nė atė mėnyrė ku Kosova shpallet shtet multietnik, me vetėm 10 % pakica kombėtare, edhe atė kur dihet se shumica e shteteve europiane, me njė numėr trefish mė tė madh tė pakicave kombėtare, edhe pse janė tė tilla, ato pėrsėri llogariten si shtete kombėtare. Duke qėndruar edhe mė tej nė analiza tė thukta, autori parashtron shumė dilema dhe pse, si vijojnė : 1. Pse Greqia u pranua si shtet anėtar i BE-sė, edhe pse is hpallur si shtet monoetnik dhe duke anashkaluar pėrbėrjen heterogjene tė saj 2. Pse Rumania u cilėsua si shtet demokratik kur mban nėn pushtim Transilvaninė hungareze me mbi 3 million hungarez 3. Pse Kurdistani dhe Baskia nuk kanė tė drejtėn tė bashkohen 4. Pse Moldavia mos tė bashkohet me Rumaninė 5. Pse Timori Lindor pati tė drejtė tė shkėputet nga Indonezia, ndėrsa njė tė drejtė tė tilla nuk e gėzon krahina e Acehut 6. Pse u krijua nga hiēi Republika Serbe nė Bosnjė dhe Hercegovinė, kurse krahina e Vojvodinės nuk paska tė drejtė tė ngritet nė Republikė 7. Pse 400.000 malazezėt patėn tė drejtė tė mbajnė referendum pėr shkėputje, kurse 3 milionė shqiptarėt e ish- Jugosllavisė, nuk patėn tė drejtėn e njejtė 8. Pse Osetia Jugore dhe Abkhazia paskan tė drejtė tė shkėputen nga Gjeorgjia, kurse Ēeēenia nuk paska tė drejtėn e pavarėsimit 9. Pse Tajvani duhej tė bashkohej me Kinėn, dėrsa 1/3 e Mongolosė, nuk gėzon tė drejtėn e pavarėsimit nga Kina 10. Pse Kashmiri, i ndarė pėrgjysmė, nuk paska tė drejtė ti bashkohet Indisė apo Pakistanit 11. Pse nuk ka tė drejtė Irlanda e Veriut tė bashkohet me Irlandėn, kurse dy Vietnamėt dhe dy Gjermanitė patėn tė drejtė tė ribashkohen 12. Pse Shqipėria Etnike, aktualisht e ndarė nė katėr shtete fqinje nuk paska tė drejtė tė bashkohet ??
Kėto tė drejta asimetrikem arbitrare, parabolike e diabolike, performojnė herė si Ėngjull e herė si Djall. Sipas autorit kėto ēėshtje tė sipėrpėrmendura dallojnė nė nuanca tė vogla, por nė thelb ato janė tė njejta dhe identike, ngase liria ėshtė liri, pavarėsia ėshtė pavarėsi.
Autori sipas filozofisė karteziane, qė asgjė nuk mund tė rrjedhė nga asgjėja, thekson se arsyeja qė shqiptarėt gjenden nė gjendjen e kėtillė, tė padėshiruar prej tyre, pra ende nė robėri, ėshtė se ata presin nga tė tjerėt, e nuk bėjnė asgjė. Nėse nuk ndėrmerr asgjė, prit asgjėnė. Nėse koha e bėn tė vehten, ne duhet tė bėjmė tonėn vetėm duke ecur me kohėn nė kohė. Vonesa ėshtė nėna e dėshtimit dhe humbjes. Arsyeja e humbjes sė ballistėve sipas autorit ishte vonesa kundruall partizanėve.
Sipas autorit shqiptarėt i pėrcjell mallkimi i historisė. Krejt kjo shihet nga gjendja jonė politike dhe ekonomike, nga gjendja e jonė e pushtuar dhe e robėruar, e copėtuar dhe e varfėr. Duke radhitur taksativisht arsyet e pse-ve tė mallkimit tė historisė autori me njė precizitet pėrgjigjet. Na mallkoi historia sepse Ilirėt fillimisht kurrė nuk u bėnė shtet, por mbetėn fise, sepse ata nuk u unifikuan pėrballė pushtuesve, por luftuan egėrsisht njeri-tjetrin. Sepse Dhimitėr Fari tradhėtoi Teutėn. Sepse Batoja tradhėtoi Baton. Sepse ilirėt nuk bėheshin gjeneralė dhe perėndorė tė Ilirisė, por tė Romės dhe Bizantit. Sepse Ilirėt kurrė nuk u ngritėn nė kryenfritje tė tėrė, por fis pas fisi. Sepse Ilirėt e Veriut kur u ngritėn nė vitin 156 p.e.r, fiset tjera bėnin sehir. Sepse ardianėve dhe peluratėve u dilte gjumi i robėrisė romake nė vitin 135 p.e.r, dalmatėve na vitin 78 p.e.s, pirustėve nė vitin 54 p.e.s, panonėt nė vitin 16 p.e.s, sepse edhe atėherė kur u bashkuan nė kryengritje nė vitet 6-9 tė erės sonė, ngriti krye tradhėtia. Sepse mė tej arbėreshėt nuk donin tė kishin Arbėri tė pėrbashkėt, por donin shumė principata arbėrore, sepse kapedanėt arbėreshė luftonin mė tepėr pėr pasuri, se sa pėr liri. Sepse ende pa u tharė vula nė letėr e Besėlidhjes sė Lezhės, Nikollė e Pal Dukagjini ia kthyen shpinėn Gjergj Kastriotit, sepse Mojsi Golemi e tradhėtoi Skėndėrbenė, sepse Hamzi Kastrioti tradhėtoi Skėndėrbeun, sepse nė vazhdimėsi luhej vallja e moēme iliriane, sepse Lekė Dukagjini vrau Lekė Zaharinė. Sepse Lekė Dukagjinit vonė i ra ndėrmend qė tė shkulė leshrat pėr vdekjen e Skėndėrbeut, sepse Pashallėku i Shkodrės nuk ndihmonte Pashallėkun e Janinės, sepse Ali Pasha luftone Sulin, sepse pashalleqet shqiptare luftonin njėri tjetrin. Sepse Zef Jubani mbronte kėrkesat e shqiptarėve pėr autonomi brenda, ndėrs thimi Mitko kėrkonte shkėputje. Sepse Abdullah Pashė Dreni tradhėtoi Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, sepse Lidhja e Prizrenit u nda nė dy rryma : nė rrymėn indipendiste dhe atė pėr autonimi, sepse Lidhja e Pejės, u nda nė tre rryma : turkofile, austriake dhe autonomiste, sepse para Kongresit tė Manastirit shqiptarėt pėrdornin tre alfabete : atė tė Stambollit 1879, atė tė Shoqėrisė « Bashkimi » tė Shkodrės 1899 dhe atė tė Shoqėrisė « Agimi » tė Shkodrės, ndėrsa nė Kongresin e Manastirit, nuk morėn pjesė as F. Konica, as Asdreni, F. Noli, sepse Esat Pashė Toptani ishte kundėr Ismail Qemalit, sepse shqiptarėt kishin dy qeveri njė nė Vlorė njė nė Durrės. Sepse shqiptarėt lejuan dėbimin e Ymer Prizrenit, lejuan burgosjen e Abdyl Frashėrit, lejuan varjen e Sulejman Vokshit, lejuan vrasjen nė pabesi tė Dedė Gjo Lulit e Mehmet Shpendit, lejuan vrasjen e Haxhi Zekės, Ēerēiz Topullit, Isa Boletinit. Sepse shqiptarėt lejuan bėrjen mbret tė njė katili dhe rezili si Ahmet Zogu, sepse lejuan qė mbreti tė vrasė Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Avni Rrustemin e Hasan Prishtinėn. Sepse Zogu bashkėpunoi me serbėt. Sepse Fan Noli nuk e dėgjoi Bajram Currin. Sepse Abaz Kupi dhe Mujo Ulqinaku pritėn italianėt mė 1939 me pushkė, ndėrs Xh. Ypi dhe Sh. Vėrlaci pritėn italianėt me lule. Sepse Balli Kombėtar dhe Fronti Nacionalēlirimtar nuk u pajtuan pėr luftė tė pėrbashkuar, sepse partizanėt e Shqipėrisė nuk u bashkuan me ata tė Kosovės. Sepse shqiptarėt i shoqėroi nė permanencė urrejtja mes figurave politike, ndarja nė dy tabore, mes F. Nolit dhe A. Zogut, M. Frashėrit dhe E. Hoxhės, E. Hoxhės dhe M. Shehut, S. Berishės dhe F. Nanos, I. Rugovės dhe F. Nanos, S. Berishės dhe R. Qosjes, I. Rugovės dhe Rexhep Qosjes e Adem Demaēit, Ibrahim Rugovės dhe Hashim Thaēit, Arbėr Xhaferit dhe Ali Ahmetit, sot Hashim Thacit e Albin Kurtit e Ramush Haradinajt, Edi Ramės dhe Lulzim Bashės, Menduh Thaēit e Ali Ahmetit.
Na mallkoi historia se Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės nga dy milionė shqiptarėt e Kosovės arriti tė rreshtojė 10 000-15 000 ushtarė, pra as edhe 1 % tė popullsisė, Ushtria Ēlirimtare e Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit kishte 2000- 3000 luftėtarė nga 100 000 banorėt e Kosovės Lindore, sepse Ushtria Ēlirimtare Kombėtare nga 800 000 shqiptarėt e Maqedonisė, kishte nė radhėt e saja 4000-5000 luftėtarė. Dhe kur i grumbullon ushtarėt e tri ushtrive ēlirimtare shqiptare nė njė tė vetme ai numėr nuk tejkalon shifrėn prej 22 000 luftėtarė, kurse vetėm Armata e Maqedonisė kishte 50 000 ushtarė, duke mos futur kėtu Ushtrinė e Serbisė, si njė ushtri tejet e fuqishme nė nivel rajonal e europian. Pra kronologjikisht shqiptarėt i ka shoqėruar lufta me veten dhe kundėrshtitė mes veti, tradhėtitė dhe vonesat, nxitimet dhe mungesat. Pra as paqja e demokratėve e as lufta e revolucionarėve nuk arritėn realizimin e ėndėrrė sė kahmotshme. Po sipas autorit ēfarė mund t`i bashkojė shqiptarėt. Vetėm njė politikė unifikuese dhe pėrafruese, elita politike tė etabluara mirė, projekte ideore dhe konkrete tė ravijėzuara me maturi dhe me guxim, rruga e bashkimit politik, mėtimi nė njė Shqipėri e jo nė gjashtė syresh.
Fantazia jonė thotė se kombi shqiptar nuk ka fituar as nė paqe e as nė luftė, ideologėt serbė thonė se ata humbin nė paqe e fitojnė nė luftė. Ata me tė vėrtetė erdhėn nga Karpatet me luftė, u ngulitėn me luftė, me luftė u zgjeruan, me luftė zgjeruan veten nė tokat kroate dhe boshnjake. Ndėrsa ne vetėm kemi humbur. Humbėm Gadishullin Ilirik. Edhe atė pak ēerek qė na ka mbetur, mund ta humbasim nga sulmet e pandėrprera slavvo-bizantine ortodokse.
Mesazhi i fuqishėm u autorit, ėshtė se kur ne nuk vendosim vetė, vendosin tė tjerėt pėr ne, por jashtė vullnetit dhe aspiratave kombėtare. Pra na faturohet njė ksenokraci- sundim i tė huajve.
Pėr nė fund unė do tė shtoja se unifikimi i kombit shqiptar ėshtė imperativ dhe domosdoshmėri. Jam ithtar dhe tifo i katėr dogmave geshtaltiste qė insistojnė me vėrtetėsi se :
1. E tėra (gestalt) ėshtė mė e madhe se pjesėt qė e pėrbėjnė
2. E tėra mund tė ketė cilėsi qė nuk mund t`i kenė pjesėt
3. E tėra nuk mund tė shpėrbėhet
4. E tėra nuk pėrcaktohet nga pjesėt, pėrkundrazi ajo pėrcakton natyrėn e pjesėve qė e pėrbėjnė.

Andaj edhe ky libėr i Shefki Ollomanit, ėshtė njė gur i ēmuar qė fton nė njė tė tėrė, nė trupėzim dhe nė unifikim, por duke mos nxituar. Me tė drejtė njė autor diku nė njė rast kishte thėnė se « Shqiptarėt janė populli i vetėm nė botė qė vonohen duke nxituar ». Pra, as tė mos nxitojmė e as mos tė vonohemi. Por tė shfrytėzojme momentin, i cili ėshtė krucial dhe pėrcaktues nė gjeopolitikė dhe nė gjithēka tjetėr. Mos tė urrejmė njėri-tjetrin mė shumė se hiē, sepse do tė vazhdojė tė na mallkojė historia, e do tė ēbėhemi dhe mė tej, deri nė asgjėsim.

Nga ARDIAN RAMADANI- profesor i gjuhės dhe letėrsisė frėnge, magjistėr i diplomacisė dhe shkencave politike, autor i katėr librave, si dhe opinionist dhe kolumnist i rregullt

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Ardian Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 460 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Dallgė poetike
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:23
(Duke lexuar vėllimin “Thashė, tė bėhem edhe unė poet!” tė shkrimtarit Viron Kona). Kėto ditė lexuesit dhe kritika u njohėn me vėllimin poetik “Thashė,...
MOTI I VOCĖRR I CEN DESKUT
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:48
Nė shenjė rrespekti pėr herojntė tė cilėt shtrinė dorėn e pajtimit nė vitin 1990, reagoj ndaj librit Pajtimet nė Motin e Madh. Cen Desku pasi k...
DRENICA E PUSHKĖS DHE E PENĖS
E martė, 05 dhjetor 2017 - 19:40
(Vėshtrim pėr librin e Bedri Tahirit, Toponimia e Galicės, Prishtinė, 2014) Prelud Pena mėmėdhetare gjithmonė u ngre njė himn pushkėve liridashėse, kri...
Orė letrare festive me rastin e Ditės sė Flam...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 22:51
Njė kurorėzim afirmativ i konkursit letrar mbėshtetur nga Ministria e Diasporės. Nė prozė, tregimi “I huaj” me autor Hazir Mehmetin, ēmimi i parė. Nė ...
Nėnė Shqipėri
E merkurė, 29 nėntor 2017 - 06:32
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi