Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kur Pleqtë e LPK Gatuajnë Pite me Lloq
Publikuar më 02 korrik, 2015 në orën 04:28 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Është e njohur lojëra fëmijësh ,, Pite me lloq ‘’: ujë, ,,miell’’ dheu e rreze dielli, është luajtur dikur nga fëmijët imagjinar. Këtë lojë ma kujtuan disa veprimtarë të LPK-së javën që lam pas, në një takim në periferi të Zyrihut.
Takimi ishte thirrur nga ,, grupi inisiatorësh’’ për t'i bërë lutje komisionit qeveritar për çështjen e statusit?! Ndonëse atyre u ishte njohur statusi Veteran i Fondit V. TH.?!
Ata nën moton: ,, një për të gjithë, dhe të gjithë për një ‘’ ishin mobilizuar në shenjë ,, solidariteti ‘’ për të rrefuzuarit , dhe ,, harruarit ‘’ e veprimtarve në mërgatën shqiptare. Ndonës ata ishin veprimtarë të LPK-së ,, pleqnimi ‘’ i tyre bëri ,, shkelje procedurale’’, sepse ata nuk ,, pleqnuan ‘’ drejtë , duke u bazuar në program dhe statut të LPK-së, por në rregullorën e Fondit V.TH . ?! Pavarësisht veprimtarisë së LPK-së në katër dimensione : Politik , Ushtarak , Logjistik dhe Finansiar, pavarësishte se LPK-ja ishte themeluese e UÇK-së, ,, grupi inisiatorë’’ e zbriti ,, pleqnimin ‘’ në vetëm dimensionin finansiar ?!
Çka ishte LPK-ja ? Fondacion apo Organizatë Politiko-Ushtarake?

Këmbëngulja e ,, inisiatorve ‘’ vetëm në këndin finansiar, përbën edhe nje përpjekje, për ta paraqitur LPK-në, vetëm si servis finansiar, ndërsa veprimtarët e saj vetëm si Tagrambledhës. Kjo ,, Doktrinë ‘’ politike është rezulltat i ,, vizionarve’’ nga krerët politik të LPK-së çë me mediokritetin, dhe klishet e tyre politike u hapën shtigje rehabilitimit të mbetjeve mortore të LKJ-së në Republikën e Kosovës.
Pikërisht ,, ekspert ‘’ lixhor nga struktura të LKJ-së bënë lixhin për veteranët e UÇK-së një lixh që i mohon LPK-së veprimtarinë themeluese dhe zhvilluese të UÇK-së. Përse mos ta mohonin mbetjet mortore të LKJ-së, veprimtarinë Liribërëse të LPK-së kur ajo mohohët dhe përbuzet nga vetëvetja ?!
Përsonalisht i kam thirrë disa ish krer të LPK-së, gjat kohës së miratimit të Lixhit për Vlerat e Luftës, dhe u kam kërkuar kordinim për kërkesen çë në Lixh të përfshihej edhe neni për Statusin e Themeluesit të UÇK-së, por ,, Fol me Zenën fol me Stenën ‘’?! Mbase u mungonte guximi politik, apo nën presionin e simptomave të Delirit të madhështisë preferonin të rrinin duarkryq, përballë mbetjeve mortore të LKJ-së?!.
Kurr nuk ka ndodh, as edhe një her në historinë e shtetit dhe luftës që Ministria e Finansave të formoj ushtri, apo të komandoi me luftën. Edhe në luftërat ku kan munguar struktura shtetërore, ushtria është formuar dhe komanduar nga subjekte politike dhe ushtarake. Në historinë tonë luftarake kemi shembullin e Komitetit Mbrojtja Kombëtare me seli në Shkodër, që komandoi me luftën Guerile ( Kaçake ) për disa vite në Kosovë. Prej nga tani ky novacion politik? Si të definohët tani ky ,, koncept ‘’ politik ?! A ka kuptim logjik, lixhi për vlerat e luftës çë përcakton status për Fondin V.TH . d.m.th. për ,, Ministri të Finansave ‘’ , kurse për Organizatën Politiko-ushtarake, themeluese e UÇK-së kurgjë ?! Natyrisht që Eunukëve të LKJ –së si: Pioner të Titos , pastaj SKOJIST, Rankoviqist e Titistë të rreshtuar në Lëvizjen ,, pacifiste ‘’, dhe në Lëvizjën ,, Jo Violente’’ u shkon ,, për fëtyre ‘’ Lixhi për Vlerat e Luftës . Por Lëvizjes Klandistine, konkretishtë LPK-së . ,, A i rrin mirë ‘‘ ky Lixh ?! Sfida e LPK-së përballë LKJ-së për Kosovën Republikë në RSFJ, dhe Pastaj sfida përballë LDK –së dhe satelitëve të saj me veprimtarinë politike dhe ushtarake në Liribërjen e Kosovës, LPK -në e pozicionon si Fitues Por pasi në Republikën e Kosovës qeverisin Lëvizjet ,, Pacifiste ‘‘ dhe ,, Jo Violente ‘‘ miratimi i Lixhit për Vlerat e Luftës ku përcakton Statusin edhe për Fondin V.TH është pretendim hileqarë. Kjo është e natyrshme duke pas parasysh origjinën e tyre politike. Por si të kuptohën pleqt e LPK-së çë me ,, pleqnimin ‘‘ e tyre ,, rrëshqitën në pistën ‘‘ e ,, armiqëve‘‘ të tyre politik , duke i kërkuar komisionit vetëm Status Veteran për ,,Tagrambledhësit‘‘ e LPK-së?!
Përfundim Është një mal burimesh juridike, poltitike, ushtarake çë përkojnë me realitetin historik dhe shkencorë të themelimit të UÇK-së nga Lëvizja Popullore e Kosovës. Zëdhënësi i parë i SH.P. të UÇK-së Jakup Krasniqi gjat një paraqitjëje publike falendëroi LPK-në për themelimin e UÇK-së. Gjenerali Wesli Klark në një intervistë dhënë mediave ka pranuar se UÇK-ja, është Guerilja më e suksesëshme në Botë pas Luftës së dytë botërore. Dhe në këtë sukses padyshim është veprimtaria e gjithëanshme e LPK-së, konkretisht Betejat Politike të LPK-së për Luftën e drejtë të UÇK-së . Prandaj për LPK-në vetëm Statusi : THEMELUES I UÇK –së.

Ragip Shala

Ish kordinator për mobilizim dhe regrutim
r.shala81@hotmail.com

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 551 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi