MOS RREJ O ISE DHE TI O HASHIM!!!...MOS RRENI ORE…!!! |
Publikuar më 02 korrik, 2015 në orën 04:30 ( ) |
Faridin Tafallari | Opinion | |
|
|
…NUK JANË MIQTE TANË ATA, QË “URDHËROJNË” ME ÇDO KUSHT DHE NË KUNDËRSHTIM ME VULLNETIN E POPULLIT, TË THEMELOHET GJYKATA SPECIALE!?... POPULLI I KOSOVËS I PËRJETOI KËTO LLOJ GJYKATASH, SË PARI ATË TË UNMIKUT E PASTAJ TË EULEXSIT, TË CILËT E BËNË LESH E LI KOSOVËN DHE TASH U DASHKA EDHE KJO “SPECIALJA”, QË SHQIPTARËT E KOSOVËS TË DENOJNË VETVËTEN!?!
VALLË A KANË TË SOSUR KËTO EKSPEREMENTE, PËR NE SHQIPTARËT E COPETUAR E TË NDARË ME DHUNË NGA TRUNGU I SHQIPËRISË AMË?! A NDAJ NGA SHUMË ATA MIQ, QË KEMI, NUK PO DUA TË BESOJ SE, NA QENKAN “MIQTË” TANË, KUR EDHE VETË PO E PRANOJNË SE, GJYKATA NUK NA QENKA E MIRË!? DO TË VEÇOJA KËTU SHBA, AMERIKËN DHE GJERMANINË, SI SHTETE MË ME INFLUENCË NË BOTË! KJO KËMBËNGULJE E “MIQVE” QË, ME ÇDO KUSHT DUHET TË THEMELOHET “GJYKATA SPECIALE” THEM SE I PARI APO THËNË MË MIRË, INISIATORI I KËSAJ “PUNE” ËSHTË HASHIMOVIÇI ME ISAVIÇIN E “MIRË SE ARDHUR”, SË BASHKU ME SERBET NË KOSOVË DHE JASHTË SAJ, QË JANË PA NJË PA DY, NË SHËRBIM TË SERBISE!!!...
…PRA HASHIMOVIÇI DHE ISAVIÇI JANË ATA, QË, PËR INATET E TYRE PERSONALE, TASHMË DUAN ME ÇDO KUSHT TA “NGRENË” KËTË “SPECIALEN E TURPIT”, PËR TA ÇUAR “PREMTIMIN” E TYRE NË VEND!? SEPSE, KËTA TË DY JANË ATA, QË ME SIGURI MATEMATIKE, PA E MARRË MENDIMIN E APROVIMIN NGA KUVENDI, IU KANË PREMTUAR NDËRKOMBËTARËVE SE, “…KJO “GJYKATË” DO TË THEMELOHET PA TJETËR…”!!!
Por le të besojmë se, deputetët, të cilët i kanë thënë njëherë JO kësaj gjykate, nuk do të bien në ujrat e zeza e të fëlliqura të krerëve të tyre!!! Ne kurrë nuk e harrojmë që, miqtë tanë na ndihmuan shumë dhe u vunë në KRAHUN e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (UÇK-së). Ishin ata, miqtë tanë, që e njohën UÇK-në, por për keq, nuk e njohu Isaviçi Ushtrinë tonë!? Këtë e them me fakte se, ai vetë dhe Bujar Bukoshi, më kanë thënë me gojën e tyre se, LDK-ja dhe ne të LDK-së, nuk e njohim UÇK-në.!?!Ne, LDK-ja, e kemi që, luftën ta fitojmë me paqe dhe këta të UÇK-së, nuk e dimë se, ku i kanë rrënjët…!!? Prandaj këta rugovista, në fillim nuk e kanë ndihmuar as financiarisht e as ushtarakisht UÇK-në!? (për më vonë le të flasin vetë ata, që i kanë marrë ato valuta të shumta) Sepse, LDK e formoi FARKU-në, gjë që i përçau edhe në luftë luftëtarët e lirisë, ata që kishin vendosur për të luftuare për tu çliruar nga okupatori serbosllavofashist!?
….Miqtë tanë u bindën me vendosmërinë dhe QËNDRESËN HEROIKE të familjes Jashari, në Prekazë të Drenicës! U bindën me heroizmin e pashoq të Komandantëve Legjendarë Adem e Hamz Jashari dhe babain e tyre bacën Shaban! Rasti i familjes Jashari është unikal në të gjithë botën! Po miqtë tanë ishin të bindur dhe e dinin shumë mirë se, ky popull është në të drejtën e tij dhe e kërkon këtë të drejtë deri në vetmohim,deri në flijimin e vetvetes! E dinin mirë se, shqiptarët ishin të vendosur që, më mirë të vdesin në tokën mëmë të tyre, sesa, të ikin e të ia lënë Serbisë fashiste VATANIN,TOKEN E TE PAREVE TE TYRE të VADITUR me gjakun e derdhur për lirinë e dëshiruar të bijve të tij, në shekuj e brez pas brezi!!!
…Ti o Hashim, nuk ke pse na gënjen se, edhe biografia jote është biografi e gënjeshtrave dhe e hajnisë!? Në radhë të parë ti nuk ke qenë vetë pjesëmarrës në luftë, gjë që, edhe vetë e ke deklaruar, që nuk ke qenë dhe është shumë e vërtetë!?! Dhe, për këtë “deklarim” të sinqertë të them, bravo të qoftë!?... Me qeverisjen tënde, shumë dëme i solle Kosovës dhe këtij populli!? Dhe këto ti i di vetë shumë më mirë dhe se vetë populli, sepse je i vetëdijshëm, por përherë ke bërë sikur je në gjumin e ariut polar se…ashtu të ka konvenu!?!
Tregohu korrekt vetëm një herë dhe na jep një shifër, sado të jetë simbolike se, a është dënuar ndonjë serb për shkelje të rendit apo të komunikacionit?! Nuk e besoj!!! Sepse, ata po bëjnë si po ua do qejfi dhe askush nuk guxon t’i prekë!?… Këto të këqija, që po i bëhen Republikës së Kosovës, janë bërë edhe në kohën e “sundimit” të Rugovës, por që nga ardhja jote, në krye të qeverisë, është bërë dhe po bëhen edhe më shumë…
Sa u gëzuam atëhere, kur u bëre ti kryeministër…!? Por u zhgënjyem…ama u zhgënjyem keq!!! Sepse ti, pasi i more në dorë frerët e kësaj Republike të pasluftës e përhape me shpejtësi hajdutninë në mbarë vendin, pa pasur as një fije mëshirë për këtë tokë e këtë popull!?… Këto sfida populli i shumë vuajtur i Kosovës do t’i kalojë, po ku do të mbetesh ti dhe ku do të shkosh o i mjerë me këlyshtë e tu, që të vinë nga pas, nga mëkatet që i bëre këtij populli…?!!
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 48 vizitorë |
Lexuar:
1,219 herë
|
|
|
|
|
|
|