Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MIQTE PO NA KERKOJNE TA PIME GOTEN E HELMIT PER HATRIN E TYRE
Publikuar më 03 korrik, 2015 në orën 00:57 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Keta miqte tane o na duan shume-shume, o na kane zgjedhur per flijim (kurban), o na kane zgjedhur si popull te perendise, qe duhet flijuar per hater te zotit e te paqese ne token tone, ne Iliri, o s'na kane dashur kurre, s'ka patur kurre miqesi me ta...!!! Kjo e fundit eshte me e kuptueshme po te kihet parasysh qe ne politike dhe ne marredhenie midis popujve dhe shteteve ka interesa e jo miqesi, sic mashtrojne elitat tona pushtetare...!
Te gjithe ata qe na hiqen si miq po thone edhe publikisht qe Gjykata Speciale eshte nje e keqe e madhe per Kosoven, eshte nje vendim i dhimbshem, por duhet ta themeloni per hatrin tone...!!! Te njejten gje po thote e po deklaron perdite edhe klasa politike ne pushtet, sidomos kjo qe erdhi nga Lufta e shenjte per clirimin e Kosoves...!!! Vertete jemi Republike me Qeveri "SPECIALE" dhe me miq "SPECIALE"!!! Special, sepse nuk me ka takuar deri me sot qe miku t'i kerkoje mikut qe ta pij goten e helmit per te mire e tij (te ketij qe po e pi) dhe per hatrin e mikut e te miqesise...!!! Ndersa qeveri qe i kerkojne popujve te tyre qe ta pijne goten e helmit per hatrin e interesave, te pasurive dhe te pozitave te tyre ka njohur historia dhe jane quajtur e quhen QEVERI KUISLINGE... Fundi i "miqesive" dhe i qeverive te ketilla (sepse keto qeveri nuk ndertojne kurre miqesi dhe partneritet...) eshte ne koshin e plehrave...

LUM I FORTI E MJER I LIGU
Lum i forti, thoshte poipulli yne, sepse i forti gjithmone ka te drejte...! Kjo thenie shekullore e popullit tone po provohet edhe sot me punen e Gjykates Speciale...!!! Ata qe e ndoqen, e torturuan e denuan, e vrane, e dogjen, e masakruan dhe u perpoqen ta shfarosnin popullin shqiptar kerkuan nje Gjykate Speciale (e para e ketij lloji ne bote) per ta hetuar dhe denuar viktimen e tyre...!!! Kerkesa e Serbise u mbeshtet nga Rusia me disa aleate te saj ne Evrope dhe, cuditerisht, kerkesa per Gjykate Speciale, meqe mori "mbeshtetjen" nga qeveria e Kosoves, po mbeshtet edhe nga miqte tane, sepse s'po kane si me dale kunder qeverise se Kosoves...!!! Te ligun (me te dobtin), popullin shqiptar te Kosoves po e qojne si cjapin te kasapi, prandaj thoshte populli yne:MJERE I LIGU...!

I FORTI TE RRAH E S'TE LENE ME QAJT
Historia e njerezimit eshte e stermbushur me kete pervoje te hidhur kur i forti e rrah me te dobtin (te ligun) dhe s'ia lejon as te qaj...! Po qave, i thote i forti, do te te mbys fare...! Dhe, ece e qaj pastaj po guxove! Kjo pervoje e hidhur e ka ndjekur gjate gjithe historise popullin shqiptar ne Iliri (Ballkan)... Te fortit (perandaoria Romake, ajo Bizantine, sllavet ardhacake qe pushtuan dhe pervetesuan tokat ilire, Perandoria Osmane, Jugoserbia, Greqia, e krijuar ne tokat shqiptare...) e rrihnin, e ndiqnin, e digjnin, e debonin, e vrisnin, ne shume krahina e shfarosnin, shumehere edhe kufomat ia digjnin (holokausti serb edhe ne luften e fundit, i deshmuar edhe nga Natasha Kandiç) dhe nuk e lenin te qante, sepse e kercenonin se do t'ia benin edhe shtate here me zi po te qante...! Per fatin e tij te keq, populli shqiptar ishte "jetim", nuk kishte edhe ku te qahej dhe kujt t'i qaheje...! Per te qene fatkeqesia edhe me e madhe shpeshhere me te pasurut dhe me te fuqishmit e vendit, per t'i mbrojtur interesat e tyre ekonomike e politike, beheshin me te fortit..! Situate e njejte eshte krijuar dhe po vazhdon te thellohet edhe ne kete kohen tone ne Kosove dhe ne krahina tjera shqiptare...!!! Te fortit po na rrahin e s'po na lene as te qahemi dhe as te qajme...!!! Serbia e forte me miqte e saj na ndoqi, na burgosi, na vrau, na dogji te gjalle e te vdekur me qellim te shfarosjes dhe nuk po na lene (kuptohet me perkrahjen e aleateve te saj ne Kosove e jashte saj...!) as te qahemi dhe as te qajme, por po kerkon Gjykate Speciale per te na denuar dhe per te na mohuar edhe te drejten e vetembrojtjes dhe te luftes per jete...!!! Populli shqiptar e ka provuar edhe me luften e fundit se nuk ia ka friken me Serbise dhe miqve te saj, por e "frikshme" dhe e pabese eshte mbeshtetja qe po i jepet kerkese se Serbise dhe te miqve te saj Gjykate Speciale nga qeveria e Kosoves dhe nga "miqte" tane...!!!

QELLIMI I PARE DHE QELLIMI I FUNDIT I GJYKATES SPECIALE
Gjykata Speciale do te ishte vazhdimesi e UNMIK-EULEX-it ose e projektit te Fuqive te Medha per nje Kosove jo shqiptare...!!! Qellimi i pare i Gjykates Speciale eshte denimi perfundimtar (gje e pamundur) i Luftes se UCK-se dhe i perpjekjeve te kombit shqiptar per clirimin e Kosoves dhe te krahinave tjera te Shqiperise nga pushtuesit shoviniste fqinj... Ndersa qellimi i fundit eshte dekurajimi pergjithmone i shqiptareve per te luftuar per ribashkimin e Shqiperise, duke krijuar nje Kosove joshqiptare, nje Kosove "jugokosovare" (gje e paarritshme)!!!
Eliot Engeli i dha dy porosi kunderthense ne Prishtine: Vendimi i Kuvendit kunder Gjykates Speciale nuk prek, nuk luhat miqesine e forte amerikano-shqiptare, tha ai... Porosi e qarte per "jugokosovaret" qe po trumbetojne me tere kapacitetet e tyre antishqiptare prishjen e miqesise me amerikanet...! Porosia e dyte (negative) thoshte qe Gjykata Speciale do te formohet (eshte pune e kryer) nga Kosova ose nga OKB-ja! Porosi e qarte (!) per ata qe nuk po pranojne ta rivotojne Gjykaten! Ketu edhe eshte kunderthenia e Engelit. Nese miqesia shqipatro-amerikane eshte e paluhatshme, atehere si ka mundesi qe amerikanet ta votojne ne Keshillin e Sigurimit propozimin e Rusise, e cila ka pushtuar Krimen dhe po perpiqet ta pushtoje edhe pjesen tjeter te Ukraines me qellim qe ta destabilizoje Evropen dhe boten?!!!
Engeli ishte i sinqert kur thoshte (edhe kjo ishte nje porosi) qe Gjykata Speciale eshte nje e keqe e madhe per Kosoven, mirepo duhet pranuar per hir te se ardhmes me te mire te Kosoves, tha ai! Perbijeni, porositi Engeli, edhe kete te keqe...! Shqiptari i zakonshem i Kosoves dhe i mbare Shqiperise po pyet: Ore, po cfare detyrimi (obligimi) nderkombetar paska Kosova per kete Gjykate?!!! Cfare borgji i paska botes dhe kujt i paska qe ta beje nje Gjyykate Speciale per ta denuar veten e saj, perpjekjet dhe luften e saj per liri, pavaresi, demokraci?! Mor, po kujt i ka borgj Kosova?! Nese eshte fjala per "krimet" gjate luftes duhet te pyesim kush kend e vrau? Kush beri spastrim etnik? Kush beri gjenocid dhe holokaust? Kush kend e shkaterroi ekonomikisht, me shtepi e katandi? Apo bota po kerkon ta "kriminalizoje" popullin shqiptar qe ishte viktime e terrorit, e dhunes, e rrenimit, e masakres dhe e gjenocidit serb?!!! Pse Kosova dhe shqiptaret duhet te perbijne vetem te keqija per ahtrin e Serbise e te Rusise? "Hiqni dore nga bashkimi me shtetin ame, na thane, se nuk do t'i pelqente Rusise, Serbise e miqve te tyre! Pranojeni Planin e Ahtisarit, qe copeton Kosoven brenda per brenda dhe ia "garanton" Serbise pranine dhe interesat e saj ne Kosove! U pranua Plani i Ahtisarit dhe i thene ketij populli se keto jane leshimee e fundit qe po i bene Kosova dhe shqiptaret... Ky Plan u refuzua nga Serbia dhe u bllokua ne Keshillin e Sigurimit nga Rusia. Po duhen leshime te reja, na thane miqte, sepse nuk ka rruge tjeter per t'u bere Kosova shtet dhe per ta shtri "sovranitetin" e saj ne tere territorin! Kosova u detyrua (paria e saj), nen kercenimin e raportit te porositur te Dik Martit, te ulet ne bisedime te reja ne Bruksel dhe te beje leshime (koncesione) tragjike, me nje shkalle te larte rrezikshmerie per lirine, pavaresine dhe demokracine e saj...!!! Per t'i zbatuar deri ne fund keto marreveshje tragjike po behet Gjykata Speciale, qe do te jete kercenim real per secilin qe nuk do pajtoheje me projektine e nje Kosove "jugokosovare"!
Ka nje keqkuptim te madh midis Kosoves dhe botes. Kjo kryesisht per shkak te klases politike ne pushtet. Detyrimin (borgjin) qe ka bota ndaj Kosoves dhe kombit shqiptar, te cilin me traktatet e saj kriminale e copetoi ne gjashte shtete (edhe ne fund te shek XX!), po kthehet ne detyrim (obligim) te Kosoves ndaj botes per shkak te nje klase politike servile dhe hipokrite...!!! Detyrimin-borgjin qe ka bota dhe drejtesia nderkombetare per ta hetuar dhe ndeshkuar gjenocidin dhe holokaustin serb ne Kosove, me kerkese te klases politiuke ne pushtet, po ia ngarkon Kosoves, UCK-se dhe popullit shqiptar...!!! Mediat "jugokosovare" po duan te shqyhen duke bere thirrje, duke bere fushate qe te miratohet-pranohet Gjykata Speciale, sic po kerkojne "nderkombetaret"...! Ne fakt, Gjykata Speciale po kerkohet nga klasa e tredhur politike ne pushtet...! Edhe bota ka ra ne hall me kete qeveri, qe po kembengul ta denoje UCK-ne, perpjekjet e kombit shqiptar per liri, pavaresi e demokraci dhe te ardhmen e Kosoves shqiptare...! Ketij kori te korbave u jane bashkuar edhe te gjithe ata qe jeten e tyre, familjen, fatin e tyre dhe te Kosoves e kishin lidhur "perjetesisht" me Jugoserbine dhe nuk po pajtohen edhe sot me faktin qe Kosova nuk eshte me nen sqetullat e Jugoserbise...! Ka te tjere qe ne vend se te mbajne qendrim dhe te kerkojne falje nga populli shqiptar qe njerezit e tyre bashkepunuan me Jugoserbine dhe i shkaktuan vuajtje, vrasje e deme te pallogaritshme ketij vendi e ketij populli, po kerkojne Gjykate Speciale per ta denuar luften e UCK-se dhe te kombit shqiptar...!!! Madje, nje zedhenes i tyre, si Fadil hoxha dikur, po ua permend (rikujton) shqiptareve "biren e miut treqinde groshe"!!! Mirepo, ata qe ia treguan popullit shqiptar "biren e miut" nuk jane gje tjeter vec se minj te xhirizit! As ne kohet me te renda nuk pati "bire te miut" per popullin shqiptar e lere me sot, kur jemi mjaftueshem te fuqishem per me e destabilizu Ilirine (Ballkanin) ne cdo kohe... Eshte koha qe keta minjte e xhirizit ta kuptojne, sepse "nderkombetaret" e din fort mire, qe pa shqiptaret nuk ka me as zgjidhje, as stabilitet dhe as paqe ne Iliri...

SHTETI I KOSOVES PO TE ISHTE ZUZAR DO TA VOTONTE GJYKATEN SPECIALE
(Reagim ndaj deklarates bajate te Sali Berishes)

"Kosova nuk eshte shtet zuzar qe te votoje kunder themelimit te Gjykates Speciale", deklaroi dje zuzari Sali Berisha...!!! Po ndjehem shume keqe qe po i them "zuzar" Sali Berishes pavaresisht asaj qe mendoj per te... Mirepo, nese ai do ta quante "zuzar" shtetin e Kosoves nese nuk e miraton Gjykatene Speciale pse mos t'i thote cdo shqiptar Sali Berishes "zuzar"? Njeriu qe e ka ngarkuar veten me pergjegjesi dhe faje te renda ndaj Shqiperise (jo vetem ndaj Republikes se Shqiperise-Shqiperise politike), njeriu qe ka faje te renda edhe per Kosoven shqiptare para, gjate dhe pas Lufte ka fytyre ta quaj Republiken e Kosoves "zuzare" nese e refuzon Gjykaten Speciale per ta denuar veten e saj, kombin shqiptar dhe perpjekjet e ketij kombi per clirimin e Kosoves se Shqiperise nuk meriton respektin e shqiptarit dhe te njerzeve liridashes e paqedashes ne bote...
Eshte detyrim, eshte e drejte dhe eshte ne nderin dhe ne krenarine e Kosoves dhe te botes demokratike qe te themelohet nje Gjykate e Vecante per hetimin dhe ndeshkimin e krimeve, te gjenocidit dhe te holokaustit serb ne Kosove. Kete do te duhej te kerkonte dhe te kembengulte ta bente bashke me miqte tane qeveria e Hashimpacolli ose kjo e Isahashimit... Kete do te duhej te kerkonte dhe te kembengulte qe te beheje, sidomos qeveria e Sali Berishes dhe tash kjo e Edi Rames e jo t'u bashkohen zagarve e zuzareve antishqiptare...

KOSOVA SPECIALE
Qeveria e Isahashimit ose e Hashimisait e ka bindur mbare boten se Kosova eshte SPECIALE, prandaj edhe i duhet nje Gjykate Speciale...!!! Mirepo, shqiptaret kesaj radhe dolen te "pamarrur vesh" dhe nuk po e kuptojne se Gjykata Speciale eshte e mira e tyre dhe e Republikes se Kosoves...
Kjo Qeveri dhe ajo qe ishte deri tash ka tri vite qe po bisedojne me Serbine per ceshtje ekskluzivisht te brendshme dhe ekskluzivisht te Kosoves...! Kjo qeveri dhe ajo qe ishte me heret ka vite qe po bisedojne edhe per heqjen e barrikades ne uren e Ibrit me Serbine...! Po ku ndodhet kjo barrikade? Ne Serbi apo midis Kosove (60 km brenda territorit te Kosoves)?!!! Kjo qeveri dhe ajo qe ishte me heret ka vite qe po bisedon per Kosoven edhe per rregullimin dhe organizimin territorial e administrativ te shtetit te Kosoves, per sistemin e drejtesise, per telekomunikacionin, per policine, per arsimin, per shendetesine, per zgjedhjet, per liqenin, per "zajednicen" (bashksine e komunave serbe) per...!!! Jane bisedime me shtetin e Kosoves apo me krahinen e Kosoves (pjese e Serbise)?!! Po te ishin bisedime midis dy shtetesh asnjera nga keto ceshtje nuk do te ishin tema bisedimesh... Si u degradua Republika e Kosoves deri ne kete shkalle?!!! Kjo klase politike dhe "shteterore" e Prishtines eshte bere edhe vet "speciale" ne syte e botes dhe te popullit shqiptar...! I pakuptimte dhe i pakuptueshem eshte edhe qendrimi i Tiranes (e vetmja pronare e ligjshme dhe legale e Kosoves dhe e cdo pellembe te tokes se Shqiperise)...!!! Ne vend se per Kosoven te bisedoheje me Tiranen dhe te bisedonte Tirana po bisedohet me Beogradin dhe po bisedon Beogradi...!!! Vertet jemi "specialca"..!

DIKUSH THA...
Ka grupe te caktuara njerezish qe nuk duan shtet te pavarur dhe sovran, qe nuk duan krenarine, nderin dhe lavdine e perpjekjeve dhe te luftes se tyre...!!! Ka grupe te caktuara qe me me deshire deklarohen "jugokosovare" se shqiptare...!!! Ka te tjere qe nuk duan miqesi dhe partneritet me boten e perparuar demokratike, por duan te zvarriten dhe t'i iritojne miqte tane...!!! Ka te tjere qe miqesine dhe partneritetin me vendet tjera e duan per t'i mbajtur, forcuar dhe garantuar pozitate dhe pasurite e tyre e jo poziten e Republikes se Kosoves dhe te popullit te saj shqiptar, jo pasurite e Kosoves dhe te popullit vte saj...! Ka, or mik, ka...!

Xhevat BISLIMI (Autori ka qene edhe deputet ne Kuvendin e Kosoves)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 439 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi