Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kuvendi i Kosovës solemnisht dhe njëzërit nderoi vlerat historike dhe kombëtare të Republikës së Kosovës
Publikuar më 03 korrik, 2015 në orën 01:02 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** I lumtë kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që thirri dhe mbajti Seancën Solemne të Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik 2015, me ç’rast së bashku me deputetët e legjislaturës së sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe me ish-delegatët e legjislaturës së Kuvendit të Kosovës 1989-1992 me në krye ish-kryekuvendarin Iliaz Ramajli, përkujtuan Datën e rëndësishme historike të shpalljes së Republikës së Kosovës, më 2 korrik 1992.

*** Hashim Thaçi (zëvendësministër dhe ministër i Jashtëm I Kosovës): “Dita e sotme na kthen në kujtesë 25 vite më parë, për të përkujtuar momentet e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990. Një akt historik ky i delegatëve tanë, që ishte edhe personifikim i aspiratave të popullit tonë asokohe për mëvetësi shtetërore e territoriale. Kthesa historike, e nisur nga shumë gjenerata me parë, filloi duke marrë formë që nga kjo kohë”. (http://time.ikub.al/Thaci-per-2-Korrikun-Akt-historik-i-delegateve-shqiptar/Thaci-per-2-Korrikun-Akt-historik-i-delegateve-shqiptar.aspx).

Nuk ka asnjë dyshim se, Deklarata kushtetuese e 2 Korrikut 1990, është bazamenti historik dhe politik i pavarësisë së Kosovës. Ky akt historiko-politik, juridik, kushtetues dhe demokratik së bashku me Kushtetutën e Kaçanikut (5 shtator 1990) dhe me Referendumin gjithëpopullor (shtator 1991), duhet të jenë pjesë e Preambulës së Republikës së pavarur të Kosovës ( 15 qershor 2008).

Kjo pjesë e historisë së Kosovës së sotme të lirë dhe të pavarur, nuk mund të falsifikohet, sepse themelet politike, juridike dhe kushtetuese, datojnë që nga 2 Korriku historik 1990, deputetët e Kuvendit të Kosovës, në qendër të sheshit të Prishtinës (në rrugë, para kërbaçit, tytave të pushkëve dhe të tankeve policore dhe ushtarake të regjimit shtypës gjenocidal dhe pushtues të Serbisë së Slobodan Milosheviqit) shpallën Republikën e Kosovës.

Prandaj, kjo pjesë e historisë së sotme të Republikës së Kosovës, nuk mund të heshtet, të minimizohet, të minohet, të falsifikohet dhe të mistifikohet ngase është pjesë e pandashme e përpjekjeve, e sacrificës dhe e qendresës së përbashkët gjithëpopullore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këtë konstatim tonin, e dëshmoi, edhe Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës (2 korrik 2015), e mbajtur në shenjë të përkujtimit dhe të nderimit të 25-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1999, ku kryeparlamentari “Kadri Veseli përgëzoi delegatët e pranishëm të Kosovës, të cilët më 2 korrik të vitit 1990 miratuan Deklaratën Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës, e njohur si Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut. Veseli theksoi: "Sot, kemi nderin t'i kemi këtu në Kuvendin e Kosovës të lirë dhe të pavarur, dhe njëkohësisht, të shprehim nderim për ata delegatë që tash nuk janë në mesin tonë.” (http://botasot.info/kosova/423331/deklarata-kushtetuese-e-1990-se-pjese-e-rendesishme-e-historise-se-kosoves/)

Pse Kushtetuta e Republikës së Kosovës pa historikun e saj më të ri (1990-1999)?

Duke qenë se, edhe Hashim Thaçi, edhe Kadri Veslei dhe i gjithë Parlamenti i Kosovës, më 2 korrik 2015, njëzërit konstatuan se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1992, “është akt i rëndësishm historik” për Kosovën, atëherë, si ka qenë e mundur, që ky “akt historik” së bashku me Kushtetutën e Kaçanikut (7.IX.1990), si dhe me Referendumi gjithëpopullor (29-31 shtator 1991), të mos stipulohen në Preambulën (pjesën historike) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (15 qershor 2008)?!

-Kur dihet se çdo kushtetutë e cilitdo shtet qoftë në botë e ka pjesën historike të saj, por jo edhe Kushtetuta e Kosovës (15.6.2008), së cilës i mungon një pjesë e tillë e historikut të saj (1990-1999). Këtë e provojnë edhe heqja e simboleve kombëtare dhe shtetërore: Flamuri, Emblema, Himni, UÇK-ja etj., si dhe 1) Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, 2) Kushtetuta e Kaçanikut e 7 shtatorit 1990 dhe Referendumi gjithëpopullor i 29-31 shtatorit 1991, të gjitha këto akte të rëndësishme dhe me vlerë historiko-politike dhe kushtetuese janë në funksion të çlirimit, të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës shqiptare nga sundimi tiranik pushtues i Serbisë kolonialiste dhe fashizoide të kryekriminelit dhe vrastarit të shqiptarëve dhe të Kosovës, Slobodan Milosheviq

Vetëm regjimi kriminel pushtues gjenocidal i Serbisë pushtuese të Slobodan Milosheviqët, i pat denoncuar dhe hedhur poshtë: 1) Deklaratën Kushtetuese të Pavarësisë së Kosovës (2 korrik 1990), 2) Kushtetutën e Kaçanikut (7 shtator 1990) dhe 3) Referendumin gjithëpopullor për pavarësimin e Kosovës nga Serbia kolonialiste (29-31 shtator 1990), sepse përbënin fundamentin historik dhe ligjor të krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës.

- Pra, edhe Dokumenti-Paltforma e UÇK-së heroike dhe të lavdishme me në krye Adem Jashari, si dhe të tria këto akte historike politike, juridike, kushtetuese dhe demokratike, nolens violens, do të duhej të figuronin në pjesën historike të Kushtetutës së sotme të Republikës Kosovës, sepse janë simbolet kryesore të zanafillës dhe të përmbylljes së pavarësisë së sotme të Kosovës.

Derisa regjimi policor fashist pushtues i Serbisë së Slobodan Milosheviqit i ka gjykuar dhe mohuar aktet e mësipërme historike, politike, juridike dhe kushtetuese të popullit shqiptar të Kosovës, atëherë, logjikisht, as ligjërisht, asnjë qeveri shqiptare e Kosovës së sotme nuk e gëzon të drejtën që këto akte historike, t’i flakë nga faqet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), sepse do të përligjte politikën gjenocidale dhe agresive antishqiptare të Serbisë së Slobodan Milosheviqit në mohimin e pavarësisë së Kosovës.

Vetëm ata që nuk kanë bërë histori, e falsifikojnë historinë; vetëm ata që kanë tradhtuar luftën, e mohojnë luftën e UÇK-së

Kushtetutat mund të shkruhen, të ndryshohen dhe të falsifikohen nga tuxharët e ndryshëm të politikës ditore, por historia e shkruar me gjak dhe me sakrifica mbinjerëzore e popullit shqiptar si në Kosovë, ashtu edhe në trevat e tjera të Shqipërisë Etnike, nuk mund të ndryshohet dhe të mohohet as nga klikat e përkohshme të qeverive të ndryshme shqiptare e as nga armiqtë shekullorë kolonialistë dhe imperialistë sllavë të Ballkanit.

Prandaj, askush nga liderët e sotëm politikë të Kosovës, nuk e ka të drejtën e diskrecionit, që këto tri akte, t’i injorojnë dhe t’i mohojnë, duke i përjashtuar nga Kushtetuta e 15 qershorit 2008, sepse në atë rast, me vetëdije, do të vinin në pikëpyetje historikun e lavdishëm të sakrificës, të përpjekjeve të pareshtura dhe të përgjakshme, si dhe kërkesën e drejtë dhe legjitime të popullit shqiptar të Kosovës për t’i dhënë fund robërisë nën Serbinë kolonialiste.

- Ata që e falsifikojnë dhe e retushojnë historinë e Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike, mund të jenë gjithçka (politikanë, biznesmenë dhe tuxharë të aftë “sipas motit, ktheje gëzofin”-ecën me kohën sipas interesit të xhepit dhe të luftës së ethshme për pushtetit), por jo, assesi, edhe patriotë dhe demokratë të mirëfilltë dhe të ndershëm, sepse ndërrimi i tezave dhe i koncepteve të tyre politike dhe historike, është simetrik me ato të politikës dhe të kuazi-shkencës falsifikatore serbomadhe të mohimit dhe të sofistikimit të së vërtetës historike mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike.

Absurditeti politik i prirjes së vetëmohimit

Rast konkret i përpjekjeve të tilla për falsifikimin e historisë së sotme të Kosovës, janë edhe aktet historiko-politike të Kosovës, siç janë 1) Deklarata kushtetuese e 2 Korrikut 1990, 2) Kushtetuta e Kaçanikut 7 Shtator 1990 dhe 3) Referendumi i 29-31 Shtatorit 1991, ku asnjëra prej tyre nuk ka gjetur vend në asnjërën nga faqet e Kushtetutës së Kosovës (15 korrik 2008), e as në ndryshimet më të reja të kësaj Kushtetute.

Na pëlqeu, nuk na pëlqeu, e pranuam apo nuk e pranuam, mospërfshirja e akteve të theksuara në pjesën historike të Kushtetutës së Kosovës (15 qershor 2008), është një falsifikat sui generis nga ana e politikanëve dhe e juristëve konstitucionalsitë të “formatit” kardelist. Vetëm këta, duhet t’i japin shpjegime popullit të Kosovës pse politikisht dhe juridikisht i kanë injoruar këto akte të rëndësishme historike për pavarësimin e Kosovës nga Serbia.

Një veprim i këtillë absurd, amoral, antiligjor dhe antikombëtar, është i papranueshëm për historinë e sotme të Kosovës, sepse është simetrik me aktvendimet policore, politike, juridike dhe gjyqësore të regjimit të Republikës së Serbisë së Slobodan Milosheviqit, e cila i përtrollisi prerazi si ilegale, si Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990, ashtu edhe Kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit, si dhe Referendumin gjithëpopullor shqiptar, bërë më 29-31 shtator 1990, sepse ishin në funksion të shkëputjes së Kosovës nga zinxhirët e përgjakshëm të kolonializmit 100-vjeçar të Serbisë.

Nuk është e çuditshme, pse Serbia gjenocidale e Slobodan Milosheviqit dhe, më pas kryeshefi i UNMIK-ut, Bernard Kushner, u hoqën vizë të kuqe UÇK-së, si dhe akteve historiko-politike, juridike dhe kushtetuese të Kosovës (Deklarata kushtetuese e 2 korrikut 1990, Kushtetuta e Kaçaniut e 7 shtatorit 1990 dhe referendumi gjithëpopullor i 29-31 shtatorit 1991) mbase të gjitha këto ishin në funksion të deserbizimit dhe të pavarësimit të Kosovës.

Një politikë e këtillë kontestuese dhe mohuese e së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve të Kosovës nga ana e Serbisë kolonialiste dhe nga Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por për çudi dhe për “ahmaki” politiko-juridike dhe kushtetuese, është përfshirë në Rezolutën e shpalljes së pavarësisë nga ana e Kuvendit të Kosovës më 17 shkurt 2008, vërtet, është e papranueshme, sepse është në kundërshtim me të drejtën historike dhe me të drejtën e vetëvendosjes ngase Kosova plot 100 vjet ishte plaçkë koloniale e Serbisë.

Gjithashtu, është e çuditshme, befasuese, skandaloze dhe e papranueshme si moralisht, kombëtarisht, ligjërisht, ashtu edhe politikisht e juridikisht, pse vetë politikanët dhe konstitucionalistët e pushtetit të sotëm në Kosovë, nuk i kanë sanksionuar në Kushtetutën e 15 qershorit 2008: 1) Deklaratën kushtetuese të 2 korrikut 1990, 2) Kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit 1990 dhe 3) Referendumin gjithëpopullor të 29-31 shtatorit 1990.

Së fundi, sido që ta kenë “justifikuar” këtë akt antihistorik, antijuridik, antikombëtar dhe antikushtetues mbidemokratët dhe mbipatriotët mbipolitikanët, mbidiplomatët dhe mbikonstitucionalistë, Kuvendi historiko-politik-kushtetues dhe kombëtar i Kaçanikut i hodhi themelet historike për shkëputjen e Kosovës nga Serbia kolonialiste dhe pushtuese, kurse UÇK-ja së bashku me Amerikën dhe me NATO-n i vunë kapak (e mbyllën) përgjithmonë statusit të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, duke e shpëtuar nga Serbia gjenocidale dhe hegjemoniste (1912-1999).
Këtë, asnjeri dhe, asnjë politikë në botë, nuk do të ketë fuqi, që ta shlyejnë nga faqet e ndritshme të historisë kombëtare shqiptare të Kosovës - Shqipërisë Etnike.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 495 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi