Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Depresioni i arsimit kosovar, alternativa dhe ide
Publikuar më 04 korrik, 2015 në orën 06:21 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
‘’Nxënësit janë edhe njerëz gjithashtu’’ pikë.
Ajo çfarë është moderuar në legjislacionet dhe korrikulat’ arsimit të mesëm në Kosovë janë po thuajse vetëm terminologjitë, që nisin po këtu nga termi ‘korrikul’ në vend të ‘plan mësimor’ e përfundojnë me ndarjen në gjimnaze dhe shkolla profesionale e që esenca vazhdon të jetë e njëjta.
Legjislacionet edhe planet mësimore të MASHT në planin teorik nuk qëndrojnë edhe keq. Të përgatitura nga grupe ekspertësh, njerëz të tjerë me përvojë nga kjo fushë ato s’janë krejt për tu kritikuar.

Por në planin praktik ato sikur flasin për ‘alien’ edhe jo njerëz. Madje trajtimi për ‘robot’ i nxënësve duke lënë anash tërësisht shtrirjet humane edhe shpirtërore, bie tërësisht në kundërshtim me rezultatet e shumë teorive moderne të edukimit edhe mësimdhënies që përqendrim të theksuar i vënë çështjes së ‘raporteve humane’ e cila është edhe lëndë e veçantë në gjitha universitetet ku mësohet për metodologji të mësimdhënies.

Gjykime mekanike si shembull : një nxënës i dobët në esencë për me rezultate të mira në dëftesë (për çfarëdo motivesh) dhe pikë të larta nga testi i arritshmërisë (nga kopjimi apo tjetër) apo i maturës të përparoj kundrejt nxënësit të mirë në esencë madje edhe me nota të larta në dëftesë por për rezultate të ulëta në test , e që ky i fundit të mos arrij të pranohet në shkollën apo universitetin të preferuar të tij.
Matematikisht vlerësimi i ministrisë mund të arsyetohet. Logjikisht nuk mund të arsyetohet. Por pasojat e këtij gjykimi mekanik nuk janë afatgjata.
Çfarë duhet të ketë parasysh MASHT ? në këtë rast dhe pse nxënësit e shkëlqyer po dështojnë në test?
Mbase më mirë se në marrjen e masave ‘policore’ për të kontrolluar testin e maturës, MASHT duhet të hulumtojnë motivet se pse nxënësit e shkëlqyer dështojnë dhe pse ndihet nevojë kaq e madhe për të kopjuar?
Nga perspektiva ime si një ish nxënës që ka rastisur të jem gjenerata e parë që iu kemi nënshtruar këtyre ndryshimeve të procesit mësimor besoj se fakti pse shumë nxënës të shkëlqyer dështojnë është pse ata përballen me format të testit si ai i arritshmërisë dhe maturës për herë të parë po në test. Përgatitjet që i bëjnë disa profesor në prag të këtyre testeve nacionale nuk mendoj se janë alternativ. Alternativ është që të gjitha testet shkollore të jenë po të këtij formati, që nxënësit të stërviten dhe të mos befasohen me të pikërisht në ditën e testit.
Tjetër ashtu siç është thënë dhe premtuar nga ministri, me urgjencë kuota e kalueshmërisë duhet të hiqet dhe pikët e testit të mos kenë ndikimin më të madh në regjistrimin në shkolla të mesme dhe universitet por më shumë të vlerësohet suksesi i nxënësve gjatë periudhës shkollore dhe suksesi në testin pranues me që tashmë gjitha fakultetet e mbajnë.

Ndryshme me sistemimin e tanishëm të vlerësimit, tek shumë nxënës të shkëlqyer ka prodhuar vetëm depresion qysh në moshën e njomë të tyre. Ata që vazhdimisht kanë mësuar dhe kanë treguar sukses e që s’kanë arritur pikë të larta po iu nënshtrohen presioneve të familjeve dhe shoqërisë për faktin që s’kanë arritur sukses.

MASHT duhet ti trajtoj nxënësit për njerëz. Madje është për çudi se si plot psikologjist e theksojnë nevojën e futjes së psikologut në shkollë por nuk e zënë në gojë depresionin dhe irritimin që ngjallë ky sistem i vlerësimit në arsimin tonë.
Në anën tjetër ashtu qysh kanë kërkuar edhe organizatat e shoqërisë civile MASHT duhet të sugjeroj që shkollat fillore (I-V) të aktivizoj lëndën e Etikës që ndikon në formimin e karakterit etik që e kursen shkollën tutje nga problemet, e pastaj edhe shoqërinë.
Pastaj shkollat të mesme të ulëta (VI-IX) të përfshijë lëndën Orientimi në karrierë që veç ka nisur të bëhet aktive në disa shkolla e cila tashmë është pjesë e planeve mësimore teorike të MASHT.
Dhe në shkollat e mesme të larta (X-XII) të përfshij lëndën Objektivi im në jetë që ka për synim rizgjimin e aftësive të fjetura tek nxënësit, provokimin e mendjes tyre për të qenë të suksesshëm dhe për ti bërë dobi shoqërisë, duke marrë parasysh shembujt e njerëzve të suksesshëm në botë.
Po me kaq urgjencë dhe me pak zhurmë duhet të përfshijë edhe lëndën Mësime për fetë kjo për tu dhënë kulturë të përgjithshme nxënësve, për të kthjellur konceptet për fetë që të mos bien pre a asnjë ekstremi (për ata që duan të bëhen fetar të kenë koncept të qartë, për ata që duan të jenë jo fetar të mos kenë keqkuptime) .

MASHT edhe Qeveria e Kosovës duhet të ndjejnë urgjencën për të marrë në konsideratë aspektet njerëzore në shkolla. Zbrazëtia prej dekadash ka prodhuar këto gjenerata sa të hutuara, sa boshe dhe po aq pak ambicioze. Nëse ia duam të mirën popullit tonë gjithnjë.

Gentian Jetishi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 26 vizitorë
Lexuar: 195 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi