Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Abdesllëku i ligjërimit radikal
Publikuar më 07 korrik, 2015 në orën 00:01 ( ) Bekim Rexhepi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shqetësimi është adaptuar kudo, për aq kohë sa është futur shfaqja si një koniunkturë jo më teorike nga lëvizje e grupe radikalesh e, kriminelesh, tashmë në këtë zhvendosje kanë gisht edhe akteret shqiptaret.

Le të tingëlloi si të dojë ky sugjerim i imi për shqiptaret e pa liberalizuar. Thjeshtë dhe fuqishëm një – jo, për liberalizim vizash drejtë Evropës, pa luftuar bastionin dhe exportin falas të militantëve për IS-is, brenda Kosovës dhe Shqipërisë.
Evropianet po ndihen të frikësuar nga zgjeba e militantëve të IS-it, gishti drejtuar kah Ballkani, e veçmas nga shqiptaret, do e mos e lëndon nismën dhe insiativat për liberalizimit vizash edhe për shqiptaret e Kosovës.

Shqetësimi është adaptuar kudo, për aq kohë sa është futur shfaqja si një koniunkturë jo më teorike nga lëvizje e grupe radikalesh e, kriminelesh, tashmë në këtë zhvendosje kanë gisht edhe akteret shqiptaret. Ja që qenka historia? Ajo pra, nxjerr edhe akte të panjohura brenda vetvetes. Fshehja jonë pas gishtit, nuk mund të ndodhi më, sepse për këtë shqetësim prej kohesh alarmi duket se më në fund ka mbërritur edhe përtej nesh. Në mediet ndërkombëtare, veçmas në mediet gjermane pa indinjatë është tërhequr vërejtja e madhe për një lloj “deriçke të hapur” në Kosovë, e që dukshëm shton shqetësimin në Evropën, me terrorizëm dhe me filtrim të militantëve të ISIS-it.

Ky shqetësim po bëhet edhe më i gjerë, ngase institucionet tona me qëllim kanë lejuar zhvendosjen e ekstremit në Kosovë duke i lejuar organizatat të ndryshme nga lindja qe të krijojnë celulat e ekstremit radikalizmit fetar në Kosovë. Nëse nuk është më keq, atëherë le të ndalohet kjo e keqe tani. Si?

Duhet ndaluar insiativat dhe debatet e fshehura të Imamëve që po orvaten ta kthejnë rrymën e kalifatit dhe krijimin e një shteti Islamik deri në trojet shqiptare, Me kalifatin ata orvaten qe të tri pushtete do të puqen në një regjim mbase të përbashkët:

a)Pushteti ideor - islami,
b)pushteti shtetëror - ligj/vetëm ai kuranor dhe
c)pushteti ushtarak - militanto/gjihadist.

Pra, shteti i Kosovës si një shtet i shpallur me kushtetutë laike dhe si shtet laik, ka për detyrë që në interes të tij, të zhvilloj këtë luftë të brendshme dhe të pa kompromis me të gjithë të infiltrantet e rrymave radikale fetare në Kosovë. Në mënyrë që vendi ynë të mos eksportoi radikalizëm dhe terrorist islamik drejtë vendeve të Lindjes e mbase edhe drejtë Evropës.

Imamët e Kosovës kanë shfrytëzojnë plogështin e institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe po ashtu po i shfrytëzojnë objektet e kultit për të ngjallur akoma më shumë rryma përqase dhe të rrezikshme me tendenca fare antishqiptare.

Ndalimi i ligjëratave

Mendoj që interesi i shtetit përballë përkeqësimit të imazhit të tij në botë, duhet të marri disa masa preventive, të cilat nuk janë veç: arresti i ligjëruesve radikal islam. Përjashtimi i të gjithë imamëve që nuk kanë të mbaruar shkollim kombëtar, të përpilohet lista e emrave e të gjithë atyre imamëve që shkelin kodin e ligjërimit edukativë në Kosovë. Gjobitja e ligjërimit jasht kodeksit të edukatës. Dhe masa të tjera plotësuese që duhet të nxjerrin organet e sigurisë, në mënyrë që të ndalohen dhe të arrestohen shkelësit e qëllimtë të ligjit shtetëror. Ndalesa e ligjëratave radikale, gjithsesi bënë pjesë në luftën e kastave shtetërore, madje çofshin ato edhe intelektuale, sepse roli komplementar është i përbashkët të ruhet medoemos shoqëria shqiptare.

Ndalesë e ligjërimit radikal, mund të bëhet lehtë nga strukturat e shtetit, sepse janë të njohura praktikat dhe ka metoda të shumta që e vënë në funksion ruajtjen e interesit nacionalë, në mënyrë që shoqëria siç e thamë më lartë të mos bije pre e ligjëratave të dëmshme të grupeve të caktuara dhe të disa individëve të caktuar radikalo islamik në Kosovë. Ruajtja e shoqërisë nga çfarëdo devijimi është obligim dhe përgjegjësi shtetëror, dhe në këtë nuk ka sepse të hezitoi shteti, menjëherë të marri masat e duhura ndaj të gjithë thyerësve të ligjit, dhe të përkujtojmë se nuk ka penalizëm të veçantë ndërkombëtar (për sa i përket të drejtave dhe lirive të njeriut në mënyrë qe të hezitohet aksioma shtetërore përballë radikalizmit), sepse fundi ky është qëndrim universal për mbrojtje të vlerave të njeriut dhe i të gjitha vendeve që synojnë perëndimin.

Gjoba e vënë nga shteti për ligjërata të dëmshme duhet të jetë e lartë, në mënyrë qe të përkujtohet vazhdimisht se shteti nuk ka tolerancë në shkelje të tij dhe ligjeve.

Ne kemi vërejtur viteve të fundit edhe fyerje në nivele kombëtare, siç ishte figura e Nënës Teresë, për më keq edhe figura e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit - Skënderbeu dhe po kaq edhe të tjerë figura. Gjithkund fyerja e vlerave kombëtare është e sanksionuar, në mënyrë që të ketë reduktim dhe që të parandalohet ekstremi në rritje, i çfarëdo lloji të jetë ai.

Siç e thamë më lartë, dënimi me gjoba është mënyra me efektive e një shteti ligjor. Do e mos qe praktika e gjobës është më civilizuese, se sa praktika e futjes së dhunës, për sa i përket atyre shteteve që vendosin respektimin e shtetit ligjor.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 448 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi