Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TEORI KONSPIRACIONI ME QËLLIME ANTIKOMBËTARE!
Publikuar më 07 korrik, 2015 në orën 00:04 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gazeta "Sot", ka hedhur teorinë e konspiracionit krejtësisht pa bazë se vrasja e turistëve çekë në zonën e Dukagjinit është bërë nga shërbime të huaja (!)
Teksa kjo teori është hedhur pa qëllime të këqija nga disa komentues me imagjinatë edhe në rrjetin social Facebook, hedhja e saj në një gazetë me tirazh të lartë të Tiranës (siç është fatkeqësisht "Sot') në këtë kohë, nuk është e rastësishme, por ka qëllime tejet antikombëtare.

Gazeta "Sot", me këtë shkresë, tenton edhe një herë ta paraqet në mënyrë indirekte (në shkrim nuk përmendet direkt) shërbimin shqiptar si i dobët, sepse nuk është parandaluar një skenar i supozuar i shërbimeve të huaja...

E them këtë gjë sepse dihet shumë mirë misionin antikombëtar i "Sot" për ta paraqitur shërbimin shqiptar si i dobët dhe i paaftë, madje se ka lidhje me politikën.

"Sot" kishte provuar në mënyrë konstante vitin e kaluar të përmbushë këtë mision, i porositur pikërisht nga armiqtë antishqiptarë, të krijojë "skandale" të ndryshme të medias kundër shërbimit shqiptar, por që gjithmonë ka dështuar në të!
Pra, nëse dikush bën punën e dreqit në Shqipëri për shërbimet e huaja, është pikërisht media antikombëtare, pjesë e së cilës është edhe "Sot"!

Vrasja e turistëve çekë në Shqipëri, fatkeqësisht është bërë nga vet shqiptarët dhe është turp i zi për Shqipërinë, për motive të rëndomta kriminale.
Atë që e bëjmë ne me dorën tonë për turp dhe kundër vetvetës nuk është e nevojshme ta kryejnë shërbimet e huaja...!

Duke shprehur ngushëllimet e mia popullit çek, them përfundimisht se është koha për një reflektim të gjerë në shoqërinë shqiptare për largimin e antivlerave dhe kriminalitetit, për një kthim në vlerat tradicionale të besës dhe mikpritjes shqiptare për parandalimin e akteve të tilla kriminale, siç është edhe kjo vrasje makabër!

Alban Bardhyli

Tiranë, 5 korrik 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 355 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi