PSE PO E RRISIN OKB, BN DHE BE, KOPILIN E TITOS NË PRISHTINË? |
Publikuar më 07 korrik, 2015 në orën 00:07 ( ) |
Tafil Duraku | Opinion | |
|
|
Po kalojnë vitet dhe me kalimin e tyre po ndërrojnë e ndryshojnë edhe brezat tanë, njerëzorë dhe “njerëzorë”. Ajo që menjëherë pas luftës së UÇK-së ngjalli revolt të vërtetë shqiptare, në Kosovën e trepushtuar shqiptare, qe, padyshim, “lindja” e projektit antishqiptar, të kamufluar jugosllavisht e “shqiptarçe”, dhe të vendosur në qendër të Prishtinës, “NEË BORN”, me autorë “shqiptarë”. “NEË BORN”-i, parë në thellësinë e tij dinake, “politike” e “patriotike” të shqiptaro-titistëve, është projekti më antishqiptar në kohët moderne, është një Kalë Troje (ose edhe Pelë Troje me nam) që s’e ka shoqin në historinë e re bashkëkohore, antishqiptare.
Dhe, çudia, për tërë historinë e tij antishqiptare, është fakti i hidhur, dhe, do ta potenconim, shumë i hidhur antishqiptar, për vetë faktin se pse po e rrisin dhe ushqejnë OKB, BN (Bashkësia Ndërkombëtare) dhe BE “NEË BORN”-in (Kopilin e Titos dhe të Ibrahim Titos) në Prishtinë, me porosi të vendorëve “patriotë” e “shqiptarë”, që, ç’ke me ta?(Sic!)…
Kopili i Titos në Prishtinë, të cilin e solli politika “patiotike” dhe “kombëtare” e njëfarë Dr. Ibrahim Rugovës&Co, është kopil me made! Parë nëpër kohët që kaluam pas luftës së lavdishme të UÇK-së, luftën politike dhe diplomatike kundër UÇK-së dhe Shqipërisë së Bashkuar e nisi “NEË BORN”-i, të cilin po e ushqejnë dhe rrisin OKB, BN dhe BE, tok me vendorët “komunistë” dhe “demokratë”. Lufta e kopilit të Titos në Prishtinë qe dhe mbetet shumëdimensionale, sidomos, kundër UÇK-së dhe kundër veteranëve e luftëtarëve të saj të radhëve të para, kundër luftëtarëve më eminentë të saj dhe kundër vlerave të luftës për Liri e për SHQIPËRI, të shqiptarëve.
Nga ai kopil(!) dolën të gjitha të këqijat, në kurriz të UÇK-së dhe të luftëtarëve të saj, duke filluar me përndjekjen dhe persekutimin e luftëtarëve të UÇK-së, me aksionin e mbledhjes së armëve nga veteranët dhe luftëtarët e UÇK-së, menjëherë pas përfundimit të luftës së lavdishme të UÇK-së, duke vazhduar mandej me burgosjen dhe dënimin e tyre të paparë në historinë njerëzore, në vend dhe duke i çuar edhe në Hagë, dhe, tash, së fundi, duke këmbëngulur për formimin e njëfarë Gjykate Speciale për kinse Krimet e Luftës së UÇK-së!…
Çfarë e çka po tregojnë dhe çka po duan OKB, BN dhe BE me “fytyrën” e tyre “demokratike” e pushtuese, të trepushtimit bashkëkohorë, në Prishtinë? Pse e inicuan një gjë të tillë dhe a do të mund ta iniconin një gjë të tillë fare, pa e pasur paraprakisht NEË BORN-in (Kopilin e Titos) në Prishtinë? Në vend që ta iniconin e themelonin një Gjykatë Speciale kundër krimeve serbe, ata (ndërkombëtarët me “patriotët” dhe “shqiptarët” vendorë) e kanë gjetur but dhe i kanë gjetur “komunistët shqiptarë” me këmbë përpjetë! Prandaj, nuk inicojnë as themelojnë gjykatë Speciale kundër krimeve serbomëdha në kurriz të shqiptarëve etnikë në trojet e veta autoktone. Dhe, a do të ndodhnin të gjitha këto të këqija po të mos ishin në skenën politike “shqiptare” – shqiptaro-titistët?...
Kjo është vetë çudia! Kopili i Titos, po krihet, në Prishinë, dhe shqiptarët nuk kanë bukë për të ngrënë, nuk kanë vende pune, nuk kanë liri. U vendos në Prishtinë, nën trysninë “komuniste-demokratike” vendore dhe evrondërkombëtare të trepushtimit modern të Kosovës shqiptare, me (para)prirjen e vendorëve “shqiptarë” dhe “patriotë” të LKJ-LDK-së&Co!...
“NEË BORN” (Kopili i Titos) në qendër të Prishtinës, para Pallatit të Rinisë, vetëm po i ndërron uniformat dhe para uniformave të tij “shqiptare” shohim të rinj e të reja, të mashtruar, tek bëjnë fotografi papushim, në lajthitjen e tyre “patriotike” e “shqiptare”!...
A do t’u ndodhnin, siç po u ndodhin, shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, të gjitha këto të zeza e të këqija po të mos ishin “komunistët”-“demokratë” shqiptaro-titistë në skenën politike “kosovare”? JO. Prandaj, …!
Mos po e rrisin dhe ushqejnë rastësisht OKB, BN dhe BE Kopilin e Titos në Prishtinë? Mos po ia ndërrojnë uniformat (ngjyrat) rastësisht? Mos po e yshtin kundër shqiptarëve, rastësisht? Dhe, kur e shohim këtë gjendje tash e gati gjashtëmbëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, padyshim, duhet të pyesim se pse po e bëjnë këtë OKB, BN dhe BE? Pse bëhet e tërë kjo luftë e ftohtë dhe speciale kundër UÇK-së e veteranëve të saj dhe kundër Shqipërisë-SHQIPËRI, kundër vlerave politike e kombëtare të Shqipërisë dhe të shqiptarëve?... Pse bëhet kjo luftë e pistë dhe antishqiptare?
Pse OKB, BN dhe BE e bëjnë dhe e ushqejnë atë luftë aq kopilçe, duke e ushqyer, rritur e mirëmbajtur Kopilin e Titos (NEË BORN”-in) në qendër të Prishtinës?... Cila është fytyra tjetër vendore-ndërkombëtare e Kopilit të Titos (“NEË BORN”-it) “patriot” e “shqiptar”, me qendër në Prishtinë?...
A ka gisht Kopili i Titos (“NEË BORN”-i) edhe në inicimin dhe themelimin e Gjykatës Speciale për “Krimet e Luftës” të UÇK-së?...
Burojë, më 5 korrik 2015
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 65 vizitorë |
Lexuar:
666 herë
|
|
|
|
|
|
|