Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Fadil Shyti: Poezi
Publikuar më 07 korrik, 2015 në orën 00:19 ( ) Fadil Shyti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
.















MALLËNGJIM!

Më pushton mallëngjimi,
Këtej në mërgim, për bukuritë,

Më pushton mallëngjimi,
Për burimet, për hullitë...

Më pushton mallëngjimi,
Për freskitë mëngjesore,

Po pse ta fshehë, digjem
Dhe, për mbrëmjet vallzimore!...

Atje, -në Atmëmëdhe,
Për takimet, dëfrimet rinore!

Më pushton mallëngjimi,
Për një gocë, për një djalë,

Më pushton mallëngjimi,
Për fushë-veprimet,-për ideal!

Ah! Mallëngjim i valë, sonte më pushton,
Papritur, shpërthyen vargjet e gjakut...,

Fort më gërryen vargjet e lotëve,
Në këtë natë, të vonë!...

1 Korrik. 2015, 02.32 h.

SIKUR TË MOS ISHTE TY!

Sikur të mos ishte ty pranë meje,
Në dallgët e jetës, druaj do ta humbisja,

Do të katandisja, në ballë të rezistencës,
Në kërkim të dritës, të së VËRTETËS!

Sikur të mos ishte ty pranë meje,
Në kërkim të nderit, krenarisë,

Më zor do ta kisha, t´u dalë përballë,
Armikut dhe tradhtisë!

Sikur të mos ishe ty pranë meje,
Nuk do t´i njihja, provat e besës,

Të qëndresës, edukatës,
Më zor do ta kisha,-të hedhi vallen,

Në rezistencën me penë,
-Për Mëmëdhenë!

Në bardhësinë e Plisit,
Në majën e shpatës!...

Sikur të mos ishe ty pranë meje,
Në rrebeshet e viteve epike,

Nuk do të jetoja,-si me ajrin, me diellin,
Me stuhitë dhe mrekullitë e kësaj kohe titanike!

1. Korrik. 2015. 04.10 h.

AH MOJ SHQIPËRI!
(Motiv pashkovasian)

Ah moj Shqipëri, e mjera Shqipëri,
Kush të ka qitë, me krye në hi,

Partitë demonkratike,-me fqinjët e Zi:
Serbi, Greqi, Maqedoni e Mal të Zi,

Bashkë me llumin e shqipfolësve faqezi ,
Vasalë të euro-perëndimorëve,-jo të miqve të vërtetë,

-Me imperialistët dinakë e mizorë,
-Pamëshirë, po ta nxijnë ardhmërinë,

Po të zvetnojnë Identitetin,
po të dobësojnë sovranitetin,

Si ujqër e dhelparakë,
Po ta sulmojnë shtetin!

Kundër teje, si llavë kopeje,
Me krejt llumin e botës!

Puthathembrorë e puthathebrore ,
Puthen e puqen me agresorët,

Puqen me planet, satanike
Të -djajve të zi, në bisedimet anarkiste!

Qëndro Shqipëri!
-Po thonë,-vet e "deshe"!!!...

Të bënë të njohur,
Këto 25 vite fatet, fatkeqësitë,

Të pamë, e të panë nga -e tërë bota,
Ku ishte, ku vajte, -sa qajte sa qeshe!

Vallë. a u ngope me demonkraci?!
A u stërngope, -kaq vite me anarki...!

30. Qershor. 2015


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 490 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi