Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Çdo pushtet që të robron duhet vrarë
Publikuar më 09 korrik, 2015 në orën 04:09 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Intervistë e imagjinuar

Një nga familje që la gjurmë të pa shlyera në lëvizjen kombëtare, për bashkim kombëtar, është edhe ajo e Topollarve të Gjirokastrës. Këta do i japin shpirt kësaj lëvizje, me pendë e armë, sidomos në Kongrsin e Manastirit, për të hartuar alfabetin e gjuhës shqipe, por edhe në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë. Më të dalluarit janë Bajo e Qeqiz Topulli, të cilët nuk iu shqitën çështjes kombëtare asnjëherë, por edhe ishin ndër prijetarët e rezistencës kombëtare kundër Perandorisë turke, e, ëndrës Greke për “Verio Epirin”, përmes kryengritjes së armatosur.

MORINA:- Jehona e luftës së Mashkullores ndihet edhe sot, pas 108 vitesh dhe kjo jehonë i ka dhënë vullnet për luftë akcilit luftëtar lirie. Mu për këtë dhe shumë gjëra tjera, dua të bashkëbisedojë me Ju, për kohën t’uaj, për peripetit që kaloi kombi dhe për të sotmen, që jemi të shkapërderdhur në gjashtë shtete...

TOPULLI:- Gjashtë shtete, më bënë veshët apo dëgjova mirë?!

MORINA:- Po, po. Jemi të shpërndar në gjashtë shtete.

TOPULLI:- Nuk është luftuar nga pesëmbëdhjeta e këtej?!

MORINA:- Është luftuar, bile edhe më shumë, madje ka pasur edhe një luftë botërore dhe tri luftëra çlirimtare.

TOPULLI:- Dhe nuik keni arritur ta bëni Shqipërinë Shqipëri?!

MORINA:- Mjerisht! Kemi vetëm Shqipërinë e Londrës.

TOPULLI:- Po, mbi gjysma e Shqipërisë ku është?! Çka pritni?!

MORINA:- Këtu është halli. Për këtë kam ndar mendjen edhe për të bashkëbiseduar me Ju. Në kohën e juaj ka pasur shumë pak intelektual dhe arritet të mobilizoheshit për një kryengritje të armatosur dhe lëshuat kushtrimin kundër Perandorisë Osmane, por atyre që Ju iu drejtuat, ishin një pjesë e konsideruar me fe muslimane?

TOPULLI:- Duhet të bëjmë kurban, sakrifice e gjdo gjë që kemi, që të shpetojmë nga Turqia. Dua prap të them, se vdes per nji shqiptar të krishterë, se ay është gjak prej gjakut tonë dhe se ka eshtra prej eshtravet tona, ndersa me turqit ndryshojmë si dita nga errësira, si jeta nga vdekja! E ç’të keqe kishte?! Atdheu mbi të gjitha!

MORINA:- Ju ishit ithtar i kryengritjes së armatosur, e, jo i bisedimeve?

TOPULLI:- E fëlliqura Turqi, shqiptarët i ka rrjepur dhe i ka varfëruar kaqë shumë, sa mund të themi se varfëri si e shqiptarëve nuk gjendet gjëkundi. Pa shtëpi pa bagëti, pa mësim e pa më të voglën shpresë kanë mbetur. Dhe prap pagesatë brenda i paguajnë Turqisë e cila i merr ushtarrë që të venë e të vdesin nga klima dhe nga shigjetat e Mahmut Jahjai, ndë Arabi. Me kë të bisedoje, me atë që të mban shpatën në qafë?! Me sorollop të tillë nuk bisedohet, se nuk dinë çka është nderi e fjala!

MORINA:- Kushtrimin vinte nga malet e Shqipërisë?

TOPULLI:- Rroftë kryengritja e Shqipërisë së robëruar e cila do t’i sjelle asaj lirinë dhe mirëqenien. Po të mos kishim dal ne, nuk do të besonin të tjerët, prandej duhej bërë nga Malet.

MORINA:- Pse kontaktuar me metropolitin?

TOPULLI:- Vetëm sa të këshilloj të heqësh dore nga punët e liga, ndërsa radhën tjetër ju e kuptoni si do t’ju flas. Se Ai bënte propagandë të flliqtë dhe si njeri që personifikonte orthoksizmin, ishte i rrezikshëm, kështuqe u desht t’i tërhiqej vrejtja.

MORINA:- Pse vendoset të rrini në Shqipëri?

TOPULLI:- Kishin ndërmend që këtë dimër ta shkonim jashtë Shqipërisë, po muarrëm vesh se Islam Bej Këlcyra i është zotuar Hilmi Pashës, se dotë zëre të gjallë, ose të vrarë dhe se Maliq bej Vila përpiqet të na bënjë varrë. Nga ky shkak nuk do të dalim jasht Shqipërisë, le të bëjnë ata ç’të duan.

MORINA:- Pse u zgjodh bimbashi për t’u vrarë?

TOPULLI:- Ai ishte pushtetit dhe çdo pushtet që të robron duhet vrarë, nëse e do lirinë.

MORINA:- Lufta e Mahkullores bëri jehonë të madhe në atë kohë, por jehu i saj na përcolli deri në ditën e sotme dhe Ju kënduat?

TOPULLI:- Po, ia thamë këngës. Se përmes këngës i treguam Perandorisë dhe tukoshakëve, se ne nuk i kishim rrokur armët për të bërë lojra fëmijësh, prandaj nga thelësia e shpirtit dolën fjalët drejtuar udhëheqësit, Milazimit.
Milazim largo taborre
Leri djemt e mij të shkojnë
Se të shkuq të bej me bojë

MORINA:- Më në fund edhe Metropoliti e morri dënimin e merituar?

TOPULLI:- Të thash më herët, i sygjerova të lërë lojën e flliqtë, nuk u bind, prandaj duhej vrarë, se kjo është tokë shqiptare dhe nuk ka vend për grek e grekoshak.

MORINA:- Cila ishte më me peshë për Ju, Turqia apo amaneti?

TOPULLI:- Ne, vëllezër, nuk kemi asgjë të përbashkët me turqinë përveç fesë (edhe këtë vetëm një pjesë nga ne), e cila, përpara Atdheut, kombit dhe lirisë, amanetit të lënë nga gjyshërit për dashurinë kundrejt Atdheut dhe gjuhës, nuk do të thotë asgjë

MORINA:- Nga Gjtirokastra e Korça, shkuat në Malësi të Shodrës për të luftuar?

TOPULLI:- Edhe kjo është tokë shqiptare dhe malazezët donin ta pushtonin, prandaj ne mbronim tokën tonë.

MORINA:- Siç u thash në fillim, sot jemi të ndar në gjashtë shtete edhe pse patëm luftë të pandërprer deri para gjashtëmbëdhjetë vitesh. Këtë nuk po e kuptojë?

TOPULLI:- Me siguri nuk e keni vrarë tredhëtinë dhe pushtetin robërues. Sikur t’i kisht bërë këto dy vrasje, kishim pasur sot Shqipërinë.

MORINA:- E vërtetë. Këtë nuk e kemi bërë. Por…?

TOPULLI:- Bëjeni!

MORINA:- Sot jemi në demokraci dhe pluralizëm politik, janë krejt rretha të reja, këtu është problemi?

TOPULLI:- Çka janë këto dyja?!

MORINA:- Sundimi i popullit përmes shumicës. Kemi shumë parti politike dhe ktëa përmes votës së qytetarëve e udhëheqin shtetin apo popullin. E kemi pranuar këtë lojë

TOPULLI:- Edhe ne kishin shumë parti. Kishim turkoshakët, grekomanët, sllavët dhe pushtuesi, që u ndihmonte të trijave. Për ate u vra Bimbashi dhe Metropoliti… Si dukët Ju nuk e keni bërë asnjërën as tjetren dhe keni lejuar të trashët zullumi!

MORINA:- Bota na quan kriminel po të ndërrmarrim veptime të tilla, prandaj…

TOPULLI:- Edhe atë kohë, ajo botë na quante kriminel, por na kishim marr në dorë fatin e kombit dhe e bëmë Kongresin e Manastirit dhe Kuvendin e Vlorës, pa e pyetur askë. Atdheu mbi të gjitha!

MORINA:- Për ne po formohet një gjykatë, pse kemi rrokur armët për liri, prandaj…

TOPULLI:- E keni tumirë këtë gjykatë?!

MORINA:- Një pjesë po, një pjesë jo, por presionet janë të mëdha për ta pranuar. Kjo na ka vënë në dilemë dhe…

TOPULLI:- Se parashtroni pyetjen në jeni të lirë apo jo dhe të tjerët duhet menduar për lirinë e juaj, sipas kutiti të tyre. Nëse pranoni këtë, në radhë të parë e shpërfillill luftën çlirmtare, për të ju quajtur komitë, sikurse neve në fillim.

MORINA:- Miqët tanë na sygjerojnë për të miren tonë…

TOPULLI:- Ai që të sygjeron të mohosh luftën nuk është mik yti. Atij mshelja derën, se për të mirën tënde nuk të vjen në shtëpi. Që nga Teuta nuk kemi parë ditë të bardhë. Kanë ardhur nga ana anës e botës për të na pushtuar e fikur si qiriun nga ky dhe. Gjenerata e juaj nuk e paska kry misionin, bëjene Shqipërinë Shqipëri dhe mos të ju mbetët gjeneratave të përgjakën për këtë truall. Athdeu mbi të gjitha

Prishtinë, 07. 07. 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 79 vizitorë
Lexuar: 2,121 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi