Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
"KRIZA" E BANIKERËVE NË GREQI!
Publikuar më 11 korrik, 2015 në orën 05:39 ( ) Sheradin Berisha | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
("Më jepni të drejtë t'i shtypi paratë e një shteti, e pastaj nuk më intereson se kush i harton ligjet e tij" - Mayer Amschel Bauer Rothschild, 1773 - 1855).

"Ne i kemi dhënë Greqisë 250 miliardë euro, por jo për pensionet e qytetarëve grekë, por për të paguar interesat bankave gjermane, franceze dhe pjesërisht italiane." - kështu ka deklaruar ish'kryeministri i Italisë - Massimo D’Alema në një intervistë dhënë kanalit televiziv "RAINew24".
Ish kryeministri i Italisë Massimo D’Alema, (një nga firmëtarët e apelit ndaj autoriteteve europiane për më shumë fleksibilitet ndaj borxheve të Greqisë dhe masave shtrënguese), në një intervistë për "RAI News24" ka shpjeguar qartë se si janë përdorur 250 miliardët që Bashkimi Europan i ka huazuar Greqisë.
Massimo D’Alema me këtë rast deklaron: "Ne i kemi dhënë Greqisë 250 miliardë euro, por jo për pensionet e qytetarëve grekë, por për të paguar interesat e bankave gjermane, franceze dhe pjesërisht italiane. 220 miliardë nga 250 që ishin ndihma iu shkuan drejt bankave gjermane, franceze dhe italiane, pra ishin interesa për huadhënësit (kreditorët). Kështu që në të vërtetë kur thuhet ne paguajmë pensionet e grekëve…Jo ne paguajmë bankat gjermane, kjo është e vërteta. Është një rreth, këto para qarkullojnë në formë rrethi, dhe grekët nuk ia ndjejnë as erën."
Shikoni një pjesë të intervistës:
D'Alema: Ndihmat në Greqi kanë shkuar për bankat gjermane e franceze! https://www.youtube.com/watch?v=5rsq4Vrmn40
***
Duke argumentuar mekanizmin e fitimit të bankave gjermane..., Ish -kryeministrit D’Alema mëtutje thotë: "Bankat gjermane mbledhin para nga kursimet e qytetarëve gjermanë dhe blejnë titujt e Greqisë. Greqia paguan 15% taksa mbi interesin që është një vend me rrezik, dhe kështu bankat gjermane fitojnë një mal me para. Nga një vend i varfër si Greqia burime të mëdha transferohen në një vend të pasur si Gjermania nëpërmjet diferencës së taksës së interesit. Kështu vendi i varfër varfërohet gjithnjë e më shumë, ndërsa vendi i pasur avansohet gjithnjë e më shumë".
Sipas D’Alemës mekanizmi i masave shtrënguese ka falimentuar dhe se tashmë Europa duhet të ketë një tjetër qasje ndaj Greqisë me investime.
***
Kundërshtimi i "mekanizmit të masave shtrënguese" nga kreditorët ndërkombëtarë, solli në pushtet koalicionin e majtë SYRIZA!

Dihet mirëfilli se zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 25 janar 2015 në Greqi, koalicioni i majtë SYRIZA i udhëhequr nga Aleksis Cipras, fitoi bindshëm ndaj "Demokracisë së Re" të Antonis Samaras'it, në saje të premtimit që i dha popullit grek se do ta kundërshtoi realizimin e "Programit (të ashtuquajtur) të shpëtimit" që kishte aprovuar qeveria e mëparshme në krye me Antonis Samaras. Pikërisht kundrejt këtij "mekanizmi të masave shtrënguese" që kishin imponuar kreditorët: Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Por ngjarjet që u zhvilluan gjatë këtyre gjashtë muajve (nga mbajtja e zgjedhje), kanë treguar se kryeministri aktual Aleksis Cipras, ka rënë në pozita të njejta të ish kryeminstrit Samaras, duke i pranuar të gjitha detyrimet dhe "masat shtrënguese" që ndërmorën kreditorët&bankierët ndërkombëtarë, edhe përkundër JO's së thënë me referendum - më 5 korrik 2015!

Kush janë kreditorët ndërkombëtarë?!

Kreditorët ndërkombëtarë janë banikerët privat (jo shtetëror) që menaxhojnë tërë sistemin e parasë, përmes Bankës Botërore (BB), Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN), Bankës Qendrore Europiane (BQE) etj., dhe si të tillë kanë nën kontroll gjithë sistemin ekonomik të shteteve në Botë.
Jo rastësisht Babai i dinastisë Rothschild, Mayer Amschel Bauer Rothschild (1773 - 1855) ka thënë: "Më jepni të drejtë t'i shtypi paratë e një shteti, e pastaj nuk më intereson se kush i harton ligjet e tij".
Në rastin konkret, Gjermania, Franca dhe Italia si 3 shtyllat kryesore të Bashkimit Europian, në raport me Greqinë nuk bëjnë asgjë tjetër përveçse i realizojnë interesat e kreditorëve&bankierëve privat!
Prandaj kjo "krizë" e krijuar sot në Greqi, nesër mund t'i ndodh çdo shteti në Botë, pikërisht për faktin sepse paranë e shtypin banikerët privat, e jo Shteti!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sheradin Berisha
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 800 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi