Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Homazhe përkujtimore për Dëshmorin e Atdheut Agron Dragoj, eshtrat e të cilit rikthehen në Mauzoleumin e Durrësit
Publikuar më 17 korrik, 2015 në orën 12:48 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Histori- përkujtimore

Aktiviteti që u zhvillua më datën 15 korrik 2015 në qytetin bregdetar të Durrësit iu kushtohej kthimit e rivarrimit të eshtrave të dëshmorit të atdheut Agron Zaim Dragoj. Ceremonia nisi në orën 10- të, te holli i Pallati të Kulturës ''A. Moisiu'' dhe aty u bënë homazhe e u vendosën kurora me lule nga organet e pushtetit vendore të qytetit të Durrësit si dhe nga veteranët e pasardhësit e familjeve të dëshmorëve të atdheut, nga të afrimit e dëshmorit, nga shokët e repartit ku ai kishte punuar, të afërm e shokët e fëmijërisë së Agronit, nga gjithë qytetarët pjesëmarrësit që ishin të shumtë në këtë ceremoni përkujtimore. Eshtrat e dëshmorit Agron Zaim Dragoj u vendosën në shtëpinë e përjetësisë në Mauzoleumin e dëshmorëve të atdheut të qytetit të Durrësit.

Kurora me lule vendosi kryebashkiaku Vangjush Dako, Prefekti i Qarkut Roland Xhelili, kryetari i Këshillit të Qarkut Alfred Mullaraj.Gjithashtu kurora me lule u vendosën edhe në emër të Ministrisë së Mbrojtjes.Dëshmori Agron Zaim Dragoj u lind në prill të vitit 1974 në fshatin Zhepovë të Përmetit. Studimet i mori në vendlindje, dhe në vitin 1995 emërohet nënoficer pranë bazës së flotës sonë detare.Në vitin kobzi të ''97-ës shkon në mbrojtjen e disa tregëtarëve të vegjël atje në vendlindjen e tij. Keqbërsit zënë pusi në rrugën që të çonte drejtë Këlcyrës.Kështu keqbërësit e asaj zone, dhe një dorë kriminale vrasin babesisht djalin e Zhepovës, Agron Zaim Dragoj.
Në këtë aktivitet ceremonal kishin ardhur edhe nga Shoqata Atdhetare e Kulturore ‘’Dëshnica’’, si dhe nga Organizata e Familjeve të Dëshmorëve të rrethit Tiranë: Kryetari I. Shkëmbi, nënkryetari Y. Halipaj, S. Agalliu. Kryetari i familjeve të dëshmorëve për Kombinatin, Nuredin Nurçe etj.
Komisioni Qëndror për statusin e Dëshmorëve të Atdheut pranë Ministrisë së Mbrojtjes me vendim Nr. 572 datë 07.03. 2012 nderon Agron Zaim Dragoj me titullin e lartë Dëshmor i Atdheut.
Lavdi dëshmorëve të Atdheut!

Xhevahir Cirongu

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 620 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi