Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Në Rochester NY, u vra Jehon Gërvalla, djali i atdhetarit dhe bashkëpunëtorit të Adem Demaçit, poetit Zeqir Gërvalla
Publikuar më 27 korrik, 2015 në orën 00:41 ( ) Agim Vuniqi | Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lajmi për vrasjen e Jehonit, djalit të atdhetarit dhe bashkëpuntorit te Adem Demaçit, poetit të Shqiperise Etnike ka tronditur çdo familje shqiptare në Amerikë, të cilin e kemi njohur si djalosh me tipare dhe karakter te pathyeshem, i cili mobilizonte edhe të tjerët me përkushtimin e tij ndaj punës. Ajo që është verejtur te ai ka qene kultura teknike dhe novatorizmi në zgjidhjen e problemeve teknike në makina. Jehoni ka punuar edhe në Bazën Ushtarake në Indianë si perkthyes i ushtrisë Amerikane, gjate përgatitjeve të ushtarëve amerikanë për dislokim në Kosovë, në kuadër të forcave amerikane te KFOR-it amerikan.

Jehoni është vra me arme të ftohtë në rrethana të pasqaruara, njëri ndër akterët e vrasjes është zënë, tjetri është në arrati dhe në kërkim të policisë së Rochesterit. Shefi i Policisë së Rochesterit ka vizituar familjen Gërvalla dhe u ka shprehur ngushllime.

Sipas informatave Jehoni gjendet akoma në morg. Për shkak të gjendjes së vështirë materiale familja do të detyrohet që Jehonin ta varrosë në Rochester.
Eshtë detyrë e mërgates shqiptare të gjindet në keto momente pranë famijes Gërvalla dhe te jap kontributin e vet. Telefoni ku mund te shprehni konsideratën tuaj dhe ngushllimet është 1 585 260 1177. Ky eshte telefoni personal i arsimtares Hana Gervalla, nënës së Jehonit dhe bashkëshortes së Zeqir Gervallës.

Konsideroj që institucionet e Kosovës dhe ambasada e Kosovës në Ëashington DC duhet të angazhohet më shumë për të kontaktuar poetin e mërgates dhe Shqiperise Etnike Zeqir Gervalla, që ai ta ndien zërin ngushllues të të gjithëve. Eshtë obligim dhe detyrë e të gjithëve, ia kemi borgj vetes dhe atdhetarit Zeqir Gërvalla, njeri nder personat më të anatemuar të rexhimit komunist lugosllav, i cili ishte i burgosur në kazamatet më të egra të rexhimit fashist serb, të cilit i shprehim ngushllime te sinqerta per humbjen e djalit, Jehon Gervalla

Siç lajmerojne mediat: Dje në rrethana të pasqaruara ende, në Rochester të Neë Yorkut është vrarë djali i bashkepuntorit te ngusht, veprimtarit dhe poetit te Shqiperise Etnike Zeqir Gërvalla, Jehon Gërvalla.
Jehon Gërvalla ishte 39 vjeçar, ndërsa kishte emigruar së bashku me familjen gjatë kohës së luftës në SHBA, transmetojnë mediat.

Policia ka njoftuar se Gërvalla është gjetur i vdekur në një dhomë moteli ku ishte ndalur pas punës.
Shefi i policise se Rochester-it, Neë York ka kontaktuar familiaret dhe iu ka shprehur ngushllime. Ne vrasjen e tij me arme te ftohte kane qene te perfshire dy persona te dyshuar, qe tashmë janë zene.

Rilind Gervalla duke rikujtuar Jehonin ne “facebook”shkruan: Po kthehem në kujtime Jehon, pse çfarë mund të bëj tjetër?! S'po tregohem burrë tipik nga Kosova që përmbahem nga lotët, mos ma ze për të madhe se gjithmonë kam qenë më i dobët se ti. 8 vjet bashke në një bankë në shkollë fillore, karate ushtruam bashkë, ushtrimet ushtarake në UÇK bashkë i mbaruam, bashkë kudo na kane pa njerezit qe na njohin para lufte, e lufta na ndau. Cdo bisedë dije ta bëje me humor, por kur ishe i prerë e edhe në ton zëri, nuk ka pas aty ëfare te kontestohet. Se di, nuk ngeli dekade pa na vra dikush. Të vranë edhe ty Jehon, të vrau koha e mbrapsht fillimisht ti që s'ke shikuar asnjëherë se sa vajti ora. Mua më le ato kujtime e shumë nga to vetem unë dhe ti i dimë. Por, ma këpute një krah, aty ku qendrojë gjithmonë. Tash jam gjysmë që do ta ketë vështirë, po krenaria për ty vëlla që kur të thoja s'kam vëlla më suleshe duke më bertite"e unë!", kjo po më mban e po më nxit qe të lexoj bisedat, të shoh fotot, të vazhdoj ta gërvish mbamendjen. Kur pashë që Feston Gërvalla kishte vënë foton e zezë, të shkrova shpejt në Viber, nuk mu pergjigje. Unë isha ai që s'përgjigjesha nganjëherë jo ti. Përgjigju Jehon!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 1,027 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi