Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Arka e kujtimeve
Publikuar më 27 korrik, 2015 në orën 00:46 ( ) Afrim Morina | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
E shikonte të birin që shfletonte abetaren, duke shikuar secilën fotografi. U ngit dhe i zgjati dorën dhe bashkë dolën jashtë. Shkuan në një kthinë që e kishte rregulluar mirë, hoqi pak kashtë dhe nën te qoi një kapak, ku shihej një gropë. Zbriti shkallëve duke ia bërë me shenjë edhe të birit për ta ndjekur.

E ndezi fitilaqen dhe e vendosi me një skaj, që e kishte mbaruar nga një copë guri. Iu afrua një arke prej druri, në kapakun e së cilës ishte gdhendur me një mjet të mprehtë apo daltë “Arka e kujtimeve”, hapi kapakun e saj dhe filloi të nxjerr
Një pendë
Një armë
Një flamurë
Një hartë
Pastaj
Katër palë rroba të veshjes kombëtare
Katër plisa kombëtar
Filloi t’ia shpjegojë të birit peshën e secilës, nga ku e kishin prejardhjen dhe cilat anë i vishnin e mbanin ato.
Nxori edhe disa vegla muzikore autoktone
Nxori një abetare të vjetër
Nxori edhe disa fotografi të vjetra, me veshje të ndryshme kombëtare, pranë flamurit kombëtar, të armatosur me llojin e armës, varësisht nga koha.
Sa herë hiqte diçka, në fund të tyre ishte edhe një hartë, të cilën e nxirrte dhe e vendoste mbi sendet e nxjerra. Harta sikur ndante shtresa- shtresa pjesët.
U mundua për çdo gjë që nxirrte nga arka t’i fliste, që të ishte më e kapshme për moshën e Tij.
Djali nuk e kuptonte gjithë atë punë që bënte babai. Edhe plaku e dinte se Ai nuk kuptonte. Herë-herë shikoheshin, djaloshi i befasuar e plaku i mallëngjyer, që kishte arritur t’ia tregonte dikujt fshehtësinë e vet, që e kishte trashëguar nëpër breza. Jo vetëm që e kishte trashëguar, por herë pas here edhe Ai kishte vendosur diçka të re, diçka të kohës së Tij, që ajo arkë kujtimesh të ishte më e pasur. Por kjo nënkuptonte, se edhe trashëgimtarët duhet të vendosnin diçka të re nga kohët e tyre.
Pasi i përhapi të gjitha nëpër kthinë, me kujdes dhe mendoi se ia kishte shpjeguar të gjitha aq sa kishte ditur Ai dhe sa kishte pasur mundësi t’ia shpjegonte të birit, me gjuhën që përdorte për ta kuptuar, filloi sërish t’i tubojë dhe t’i vendosi në vendin e vet. I biri kishte zgurdulluar sytë dhe e vështronte punën e Tij. U befasua kur pa se po i fuste përsëri, me kujdes të shtuar, brenda
Kur i vendosi të gjitha brenda dhe i erdhi radha tri të parave, e morri një hartë në dorë dhe i tha:
- Peshoje këtë hartë me të tjerat. Duhet të jetë me e madhe, ja ku i ka pjesët e shqyera, që herë me gërshërë, e herë duke e shqyer, ia kanë hequr. Për ta bërë këtë, duhet me këtë pendë t’i qesësh të gjitha në letër dhe bashkë me shok t’i analizoni. Kur ta kryeni këtë punë, duhet menduar mirë, në je i gatshëm t’i dalësh në fund. Nëse mendon se mundësh, merre këtë – i zgjati flamurin- për t’u betuar dhe në momenti e betimet, kape armën, se të gjitha punët nuk kryhen vetëm me pendë.
Herë pas here eja këtu dhe hape këtë arkë kujtimesh, shikoi të gjitha ngadalë, nëse ke diçka për të vendosur bëje, nëse nuk ke, mos e zbraz.
Atë ditë kur mendon se je lodhur, gjë që nuk guxon të ndodh pas betimit, sigurohu që kjo arkë të përcillet në brezat që do të vijnë.

*
Pas shumë e vitesh rastisa ta shoh këtë arkë kujtimesh, për të cilën kisha dëgjuar, u ndala dhe e shikova. Dikush ia kishte fshirë pluhurin herë pas here. E hapa me kujdes dhe pash se kishin vendosur edhe diçka të re. U mendova mirë e mirë. Bekimin prej familjes e kisha. Mundësit për të vepruar i kisha dhe thash me vet, mund të betohem. Një zë i brendshëm më tha
- Bëje!
E bëra. Dallgët e jetës më vunë përpara. Përballesha me to. Herë nën to e herë mbi to. Familja zgjerohej, lufta me dallgët ashpërsohet. Lypej përkushtim më i madh në të dyja frontet
- Bëje!
Hapërova dhe erdha deri këtu ku jam. Më mbështetën të gjithë, edhe gruaja kur e pa qëllimin e jetës, edhe fëmijët që nga mosha kur filluan të kuptonin përballjen me dallgët, por për arkën e kujtimeve nuk u kisha fol asnjëherë.
Sot të gjithëve po u tregojë, se edhe unë po vë diçka në atë arkë kujtimesh, gjurmët e ecjes për jetë a vdekje të kobit tim dhe besojë se koha e vdekjes ka kaluar, ndërsa përpjekjet kanë filluar dhe së shpejti duhet bërë krahasimin e hartave, që shikuar nga koha kur plaku i tregoi birit të vet hartën, kjo e sotmja është më e madhe, por nuk është ngjitur mirë, që mos t’i dihen shenjat e prerjes dhe duhet të gjitha pjesët e shkëputura t’i bashkojmë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 297 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi