Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Vuçiç sfidon shqiptarët: Forcat tona janë shumë të mëdha në krahasim me ata që mund të duan të na sulmojnë
Publikuar më 27 korrik, 2015 në orën 01:00 ( ) Sejdi Veseli | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
http://www.gazetadita.al/vucic-sfidon-shqiptaret-forcat-tona-jane-shume-te-medha-ne-krahasim-me-ata-qe-mund-te-duan-te-na-sulmojne/
Postuar më: 25 Korrik, 2015 tek Aktualitet
“Serbia është forca dominuese në rajon në industrinë ushtarake”, është kjo dekl;arata që kryeministri serb Vuccicc do të bënte gjatë inspektimit të një prej fabrikave ku prodhohen mjete ushtarake.
Kryeministri serb Aleksandar Vucic njoftoi sot se Serbia do të fillojë në mars të vitit të ardhshëm prodhimin në seri të një prej mjeteve më moderne të blinduara, me një mitraloz 12.7-milimetër, raporton gazeta serbe “Vjesti”.

Vucic vizitoi sot fabrikën ku prodhohen mjete artilerie dhe automjete të blinduara luftarake, duke shtuar se ai “mund të jetë një biznes i shkëlqyer për eksport”.
Ai theksoi se Serbia është duke hyrë gradualisht në sistemet komplekse luftarake, dhe do të përmirësojë të tërë fabrikën e municioneve dhe armatimin e saj.
“Në këtë pikë ne jemi fuqia dominuese në rajon në këtë sektor dhe ne kemi kapacitet për të mbrojtur veten. Përgjigja jonë dhe forcat tona janë shumë të mëdha në krahasim me ata që mund të duan të na sulmojnë”, vuri në dukje kryeministri.
Ai theksoi se është krenar për suksesin e industrisë ushtarake, dhe si shembull ai deklaroi se gjashtë automjete luftarake “Nora” do t’i shiten Bangladeshit.
Nga nëntori i vitit të ardhshëm, Serbia do të jetë në gjendje të prodhojë 25 deri në 30 “Nora” çdo vit. Vuçiç tha se 18 “Nora” do të prodhohen për Ushtrinë e Serbisë deri në vitin 2018.
Duke filluar nga 2016, Vuçiç dekalroi se do të fillojë dhe përmirësimi i flotës ajrore. /E.K

Vuçiç sfidon shqiptarët
Koment


Dua të ndërlidhem me reagimin e disa komentuesve të cilët më duken mjaft racional. Megjithatë, besoj se nuk do të me keqkuptojnë nëse i shtoj disa opinione apo të dhëna shtesë si shtojcë e komenteve të tyre.
Rrethanat kanë ndikuar që për nevojat e përgatitjes së luftës çlirimtare kundër shkelësit dhe përdhunuesit barbar të lirisë tonë njerëzore dhe kombëtare, të huluimtoj në vazhdimësi për njohuri të reja për ushtrinë serbijane. Këtë e bejë edhe sot. Nga njohurit që posedoj për këtë ushtri, emund të konstatoj pa u hamendur, se si në brumin ashtu dhe në skeletin saj janë të inkorporuar ata që drejtuan luftimet edhe në Kosovë, e që nga mbar opinioni dihet për krimet barbare që i kryen ndaj shqiptarëve.
Dua të shtoj, se nuk mund tëlirohem nga dyshimet e bazuara, se çka ishte shkaku apo qëllimi për kursimin nga goditjet rrënuese i pjesëve më vitale të industrisë ushtarake serbo-çetnike nga aviacionit të NATO-s, si p.sh.: Cervena Zastava, Krushik, PP Uzhice, Çaçak, Velika Plana...
Përveç kësaj, sa mund të kuptoj unë, pas përfundimit të luftës, ndodhi diçka e pa parë gjatë historisë: Një ushtri e mundur në frontin e luftës -e dorëzuar-, siç ishte ajo serbo-çetnikja u lejua që të tërhiqej, jo vetëm me krejt armatimet që posedonte, por edhe me të gjithë dokumentacionin, përfshi këtu kursimet e shqiptarëve, mjetet e tyre të sigurimit pensional, librat kadastrale dhe librat e gjendjes civile, çka është më keq, bashkë me të gjitha bandat paramilitare dhe plaçkat e tyre. Mos të harrohet një fakt, se UÇK e kishte të ndaluar me urdhër luftarak nga forcat e KFOR, që efektivat e saj të mos afroheshin më afër se 200 metra, rrugëve të tërheqjes së pushtuesve....
Dua të shtoj se Serbosllavia prodhonte armatime të llojllojshme të këmbësorisë, artilerisë, raketore, mjete të blinduara, helikopter Gazela, aeroplan “kaçiator” Jastreb, Galeb, Gazela (sipas licences së Francës), Orao 1(në bashkëpunim me rumunët), Orao 2 me forcat e veta.
Pas luftës industria e ripërtërirë serbe, pa u penguar nga askushi, fillon të prodhoj: mjete moderne të transportit ushtarak, raketa hedhës shumëtytësh (me radius veprim deri në 45 km), raketa me radius veprimi deri në 150 km, bomba mitraloz, snajper të kalibrave 12.7 dhe 20 mm, me thjerrëz normale dhe IK, raketahedhës kundër tank 136 mm, të njohur me emrin “Bumbar”, autoblinda “Car Lazar” e provuar edhe në luftën në Afganistan dhe Irak, si shumë efikase për përballimin e fushave të minuara kundër këmbsorisë...modernizon Tankun M-84A, Tankun për hapjen e shtigjeve M-84A1 dhe Obusin vetëlëvizës NORA. Ajo e mbështetur nga Rusia dhe nga disa “miqë” që po na quajnë e dhe vëllezër, modernizoi dy aeroporte ushtarake, në Nish dhe afër Kralevës, në vijë ajrore as 200 km nga trojet shqiptare, për të cilat betohet se do t’i rikthejnë.Ajo, ndërtoj baza të fuqishme ushtarake afër kufirit me Kosovës, në Luginën e Preshevës dhe atë afër merdarit...
Me siguri krejt këto përgatitje luftarake, bashkë edhe me forcat e Fedreatës ruse dhe të gjitha këto armatime, shteti serb nuk i prodhon, në rend të parë për synime paqësore në Rajon e as për tregtimin e tyre në 37 shtete të botës.
Ky koment imi nuk do të doja të merrej si defetizëm, por si një grishje për autoritet gjithëkombëtare shqiptare, të cilat paguhen nga taksapaguesit shqiptar, që të ndërmarrin të masat e duhura, të cila sigurojnë që nesër të mos befasohemi apo mos të gjendemi para ndonjë akti të kryer. Për të ardhur deri te përgjigja, se a do të na armatosin aleatët apo jo? Mjafton të analizohet sjellja e tyre ndaj shqiptarëve që pas luftës e deri në ditët e sotme; mjafton të merret parasysh forca goditëse e ushtrisë së IRJM, si nga toka ashtu dhe nga ajri (këto armatime nuk prodhohen në këtë shtet, por iu dhanë për pak mjete finasiare); mjafton të analizohen me gjakftohtësi lojërat e shumta rreth Ukrainës, Sirisë, Irakut, kurdëve,palestinezëve.......
Po e përfundoj me një mendim të strategut dhe filozofit të madh kinez SUN CU, njëri nder ndër ma të hershmit të doktrinës së mbrojtjes: Nëse e nënvlerëson forcën ushtarake të armikut, në njerëz dhe armatime, e ardhmja jote do të jetë plotë dëshpërime e dhembje.
Mjerisht në bazë të disa komentuesve, si duket edhe jemi kah e nënvlerësojmë, njërin prej rrezikut shumë të madh dhe real që po i kanoset popullit tonë!

25 korrik 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sejdi Veseli
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 690 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi