Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SY ME SY ME JETËN
Publikuar më 27 korrik, 2015 në orën 20:21 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ngushëllime të sinqerta vëllazërore, revolucionarit, të burgosurit politik, patriotit dhe atdhetarit të shquar, Zeqir Gërvalla!

- Lajmi për vrasjen mizore të birit tuaj, Jehon në Nju-Jork (të premtën), më 25 korrik 2015, thell më tronditi dhe më pikëlloi shumë në shpirt, duke më futur një thikë helmatisëse në zemër.
- Ndaj, në këto çaste të rënda të humbjes së djalit tuaj të dashur Jehon, vëlla i shumëdashur Zeqir së bashku me familjen tuaj të lartnderuar, prano ngushëllimet e mia të thella dhe më të sinqerta vëllazërore dhe shpirtërore shqipatare.

Zeqir Gervalla
Edhe në këto çaste të vështira, unë së bashku me familjen time, të gjithë jemi së bashku me ju dhe, së bashku e ndajmë dhembjen dhe pikëllimin e thellë për vdekjen e papritur të Jehonit tonë. Emri dhe kujtimi i tij qoftë i përjetshëm në zemrat tona. U prehët në paqe!

Ndaj, im vëlla Zeqir, bëhu i fortë në përballimin e kësaj tragjedie të papritur familjare. Ne jemi me Ty, edhe në këtë rast pikëllimi dhe dhembjeje, ashtu sikurse gjysmë shekulli më parë, kur më 1964, xhelatët dhe kriminelët UDBASHË serbojugosllavë, t’i vunë prangat e hekurta të robërisë. Mirëpo, Ti së bashku me Bacën Adem (babën e idealit tonë liridashës shqiptar), edhe në burgjet famëkeqe mesjetare serbojugosllave shumëvjeçare, asnjë torturë çnjerëzore dhe ataviste, nuk pati fujqi, që të thyejë idealin tuaj të çeliktë për lirinë e Kosovës dhe për bashkimin e saj me të gjitha trojet e tjera të Shqipërisë Etnike.

-Ti, im vëlla i dashur dhe i shumëçmuar,në kohën, kur edhe hekuri shkrihej nga armiqtë barbarë shovinistë serbomëdhenj, në moshën më të re-lulën rinore, ngrite zërin kundër robërisë shekullore serbosllave, dhe i dole zot Kosovës, duke përmbushur kështu detyrën e patriotit për kombin dhe atdheun e shtrenjtë.

Pse patriotët të “kalben” në mërgim, e mafia, kriminelët, spiunët, tardhtarët, hajnat në ball të Kosovës?!

-Zeqir Gërvalla luftoi për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës, pse, sot (pas pavarësimit të Kosovës, qe 16 vjet), pas arritjes së këtij objektivi kombëtar dhe atdhetar, ai së bashku me familjen e tij, u detyrua, të kalojë jetën në megrim për të siguruar kafshatën e gojës si krah pune?

Si u bë që patriotët bashkidealistë, bashkë të burgosurit dhe bashkliridashësit, në liri, nuk qenë në gjendje, që patriotit Zeqir Gërvalla, t’i siguronin ndonjë vend pune sipas meritës në organet ose në institucionet shtetërore, kulutore dhe shoqërore të Republikës së Kosovës?! -Kur dihet se veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Zeqir Gërvalla është një nga poetët më të talentuar dhe më të shquar shqiptarë, që nga vitet e 60-ta të shekullit XX,e, edhe sot, në dekadën e dytë shekullit XX, 2015).

Kush e harroi në mërgim patriotin dhe poetin Zeqir Gërvalla?

Kush e tradhtoi revolucionin për çlirimin dhe lirinë e Kosovës?
Si ndodhi që hajant dhe kriminelët, t’i gëzojnë frytet e Revolucionit për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës?

Si ndodhi që, ata që e dogjën Kosovën, vranë, masakruan me qindra e mijëra, si dhe e shpërngulën mbi një milion shqiptarë, sot “shesin dushk për gogla” në qeverinë dhe në parlamentin e Kosovës, si dhe në të gjitha organet dhe institucionet e Kosovës, kurse revolucionarët dhe patriotët, që kanë luftuar dhe flijujar tërë jetën e tyre për lirinë e Kosovës (1960-2015), qe më se tri dekada po dergjen dhe po vdesin nëpër rrugët e Evropës dhe të botës?!

Ja, kjo është ndërgjegjja e kalbur e patriotizmit të ri, e kombëtarizmit dhe e demokracisë fallso-kriza permanente organike dhe çekuilibruese institucionale, etike, profesionale, politike, kombëtare, ekonomike, sociale dhe shtetërore, e shkaktuar nga “elitat” mafioze korruptuese neokomuniste dhe neoliberale të klasës sunduese në funksion të shkatërrimit total të sistemit të vlerave dhe të shpirtit të idealit kombëtar dhe të vlerave humane universale.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 57 vizitorë
Lexuar: 1,194 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi