E nderuara Familje Gërvalla!
I nderuari Baba Zeqir!
Në emër te Redaksisë së albaniapress.com dhe lexuesve që na ndjekin, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e birit tuaj e vëllaut tonë Jehonit!
Si veprimtar i denjë i çështjes sonë kombëtare dhe si poet e shkrimtar që e keni nderuar portalin tonë albaniapress.com me bashkëpunimin tuaj të çmuar dhe të sinqertë, e ndajmë dhimbjen më për së afërmi me Ju!
Si njeri i sprovave të shumta që keni përballuar në mënyrë të denjë në të kaluarën, lutemi që edhe këtë dhimbje të shkaktuar nga kriminelë që s’kanë Zot as moral njerëzor, ta përballoni sa më lehtë!
Birin tuaj dhe vëllaun tonë Jehonin, Zoti e mëshiroftë, e Juve ua lehtësoftë dhimbjen!
AMIN!
Redaksia
Albaniapress.com
|