Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pengesa e lirisë, turp i Evropës!
Publikuar më 01 gusht, 2015 në orën 02:40 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shqiptarët janë ndër kombet evropiane më të diskriminuar sa i përket lëvizjes së lirë në shtete perëndimore evropiane sidomos, por edhe në mbarë botën.
Pashaportat e shqiptarëve vlejnë për lëvizje të lirë vetëm në disa shtete dhe më keq akoma e kanë punën në këtë drejtim shqiptarët e Kosovës.

Shqiptarët në Kosovë, pra shtetasit e saj sot janë në pozita tejet të palakmueshme sa i përket lëvizjes së mundshme në shtetet e Evropës.
Pashaporta e shtetit të Kosovës fatkeqësisht është tepër e dobët. Me të nuk mund të shkohet në asnjë vend të Evropës Perëndimore dhe për më tepër, Kosova është vendi i vetëm evropian, qytetarët e së cilës nuk lëvizin dot lirshëm në hapësirën “Shengen”.

Dhe, është pikërisht mungesa e vizave ajo e cila bën që shqiptarët në Kosovë të jenë gjithnjë e më të izoluar për karshi Evropës.
Mungesa e lirisë së shqiptarëve të Kosovës sidomos, për të lëvizur në Evropë, është një turp për kontinentin ku bëjmë pjesë.
Është pikërisht Bashkimi Europian, ai i cili parasheh në projektin e vet politik lirinë e lëvizjes, barazinë sa më të mundshme të qytetarëve dhe të drejta të barabarta për çdo evropian.

Sikur të mos mjaftonte ky lloj diskriminimi, ku një shqiptar nuk mundet të lëvizë as në zonën “Shengen”, Evropa shenjon edhe turpin tjetër të saj.
Në kufirin Serbi – Hungari, për ti bërë ballë “dyndjes prej emigrantëve” po lartësohet një mur gjigand, i ngjashëm me atë mur fatkeq të Berlinit, që ndante Lindjen nga Perëndimi, kapitalizmin nga komunizmi.

Dhe, pikërisht ky mur, për fat të keq të Evropës, e ngjall atë fantazmë të vjetër, të ndasisë mes evropianëve në Perëndim dhe në Lindje.
“Muri i Hungarisë” është turp për Evropën, pasi shenjon pengesën e lirisë, gjë e cila (pra:liria) aq shumë propagandohet nga vetë Evropa.

Për fat të keq, edhe sot, 25 vite pas rënies së Berlinit, pas rënies së perdes së hekurt që ndante dy “botët”, kapitalizmin dhe komunizmin, është e gjallë ajo frymë e pararënies së murit.
Ende sot, ka një dallim të madh, deri të skajshëm mes evropianëve në Perëndim dhe atyre në Lindje.
Aq më tepër, më e dhimbshme bëhet situata, kur një komb i dalë nga një luftë e përgjakshme me sisteme gati fashiste, trajtohet në mënyrë të këtillë!

Europa e Bashkuar është ëndrra e shqiptarëve, aspirata e tyre, por se e tillë do të jetë realisht kur të kenë dhe më tepër liri, barazi me të tjerët dhe të trajtohen me më tepër dinjitet!

Dionis Xhafa

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 338 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi